20134657 biznesi i vogel dhe i mesem testi 1 dhe 2

28
1. PËRKUFIZIMI I BIZNESIT TË VOGËL DHE TË MESËM 1.1. Qasjet e ndryshme përkufizimin e BVM Disa nga karakteristikat që e bëjnë të dallojnë bizneset nga njëri tjetri janë fare të dukshme, si p.sh: Piceria, salloni i ondulimit, dyqani, servisi për automobila janë biznese të vogla, ndërkaq fabrika për prodhimin e autobusëve, fabrika e mobileve, kompania ajrore janë biznese të mëdha. Është e qartë se gjatë përkufizimit të biznesit të vogël dhe të mesëm duhet të merren parasysh më shumë kritere, si kritere konsiderohen këto: biznesi duhet të jetë i pavarur, biznesi nuk duhet jetë dominant në rajonin në të cilin vepron, numri i të punësuarve, të hyrat nga shitjet. Termi NV, i përjashton ato kompani me më pak se 10 të punësuar, të cilat përfaqësojnë 90% të të gjitha ndërmarrjeve dhe të cilat punësojnë 1/6 e të gjithë fuqisë punëtore. Franca definimin e NV e jep si pas nr të të punësuarve: më pak se 10 të punësuar janë ndërmarrje shumë të vogla, prej 10-49 të punësuar janë ndërmarrje të vogla, prej 50-500 të punësuar janë ndërmarrje të mesme, dhe mbi 500 punësuar janë ndërmarrje të mëdha Italia gjithashtu ska një definim standard të NV si p.sh: mikro-ndërmarrjet, prej 1-19 të punësuar, ndërmarrjet të vogla, prej 20 –99 të punësuar, dhe ndërmarrjet e mesme, prej 100-499 të punësuar Gjermania gjithashtu ska definicion standard të NV si p.sh: e vogël nga 0-49 të punësuar, e mesme prej 50-499 të punësuar Në bazë të të dhënave të prezentuara për këto vende të unionit evropian mund të përfundohet se NV përbëjnë deri në 98 % të të gjithë ndërmarrjeve në Unionin Evropian. Sipas Unionit Evropian bizneset ndahen në 3 kategori: ndërmarrjet (bizneset) mikro prej 1-9 të punësuar, ndërmarrjet (bizneset) e vogla prej 10-49 të punësuar, dhe ndërmarrjet (bizneset) e mesme prej 50-249 të punësuar. Ngjashëm me këtë përkufizim është edhe ai i bankës botërore si p.sh: 1- 5 mikrondërmarrje, 6-25 ndërmarrje të vogla dhe 25- 250 ndërmarrje të mesme. 1.2. Specifikat e biznesit të vogël dhe të mesëm Për të sqaruar dallimet në aplikimin e menaxhmentit në ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha, është e nevojshme që të sqarohen disa karakteristika dhe ato janë: marrja më e shpejt e vendimeve, fleksibilitet më i madh,

Upload: dardan-daja-dard-berisha

Post on 28-Oct-2014

86 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

1. PËRKUFIZIMI I BIZNESIT TË VOGËL DHE TË MESËM1.1. Qasjet e ndryshme në përkufizimin e BVMDisa nga karakteristikat që e bëjnë të dallojnë bizneset nga njëri tjetri janë fare të dukshme, si p.sh: Piceria, salloni i ondulimit, dyqani, servisi për automobila janë biznese të vogla, ndërkaq fabrika për prodhimin e autobusëve, fabrika e mobileve, kompania ajrore janë biznese të mëdha.Është e qartë se gjatë përkufizimit të biznesit të vogël dhe të mesëm duhet të merren parasysh më shumë kritere, si kritere konsiderohen këto: biznesi duhet të jetë i pavarur, biznesi nuk duhet të jetë dominant në rajonin në të

cilin vepron, numri i të punësuarve, të hyrat nga shitjet.Termi NV, i përjashton ato kompani me më pak se 10 të punësuar, të cilat përfaqësojnë 90% të të gjitha ndërmarrjeve dhe të cilat punësojnë 1/6 e të gjithë fuqisë punëtore.Franca definimin e NV e jep si pas nr të të punësuarve: më pak se 10 të punësuar janë ndërmarrje shumë

të vogla, prej 10-49 të punësuar janë ndërmarrje të vogla, prej 50-500 të punësuar janë ndërmarrje të

mesme, dhe mbi 500 të punësuar janë ndërmarrje të mëdhaItalia gjithashtu ska një definim standard të NV si p.sh: mikro-ndërmarrjet, prej 1-19 të punësuar, ndërmarrjet të vogla, prej 20 –99 të punësuar, dhe ndërmarrjet e mesme, prej 100-499 të punësuarGjermania gjithashtu ska definicion standard të NV si p.sh: e vogël nga 0-49 të punësuar, e mesme prej 50-499 të punësuarNë bazë të të dhënave të prezentuara për këto vende të unionit evropian mund të përfundohet se NV përbëjnë deri në 98 % të të gjithë ndërmarrjeve në Unionin Evropian.Sipas Unionit Evropian bizneset ndahen në 3 kategori: ndërmarrjet (bizneset) mikro prej 1-9 të punësuar, ndërmarrjet (bizneset) e vogla prej 10-49 të

punësuar, dhe

ndërmarrjet (bizneset) e mesme prej 50-249 të punësuar.

Ngjashëm me këtë përkufizim është edhe ai i bankës botërore si p.sh: 1-5 mikrondërmarrje, 6-25 ndërmarrje të vogla dhe 25- 250 ndërmarrje të mesme.1.2. Specifikat e biznesit të vogël dhe të mesëmPër të sqaruar dallimet në aplikimin e menaxhmentit në ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha, është e nevojshme që të sqarohen disa karakteristika dhe ato janë: marrja më e shpejt e vendimeve, fleksibilitet më i madh, centralizim më i madh gjatë marrjes së vendimeve,

strukturë organizative e thjeshtë, ndikim i madh i pronarit, komunikim i

drejtpërdrejtë prej lart poshtë, participim i kufizuar i të punësuarve në

vendimmarrje, me pakë nivele të menaxhmentit.Karakteristikë e ndërmarrjeve të vogla janë inovacionet, ndërmarrja e vogël shpesh është burim i materialeve të reja , i proceseve, ideve, shërbimeve dhe prodhimeve.Shumë nga produktet e sotme rrjedhin nga ndërmarrjet e vogla, ndërmarrjet e vogla kanë bërë më shumë se gjysmën e zbulimeve në 30 vitet e fundit. Ne vitet e 80-ta dhe 90-ta NV kanë krijuar përafërsisht 80% të punësimeve të reja të vendeve të punës.Përhapja e NVM-ve në Kosovë, sipas dinamikës mund të shikohet në 3 faza:a. faza e parë nga viti 1991 deri në vitin 1993,b. faza e dytë nga viti 1994 deri në vitin 2000, dhec. faza e tretë nga viti 2001 …Themelimi i këtyre ndërmarrjeve nuk ka qenë rezultat i mjedisit të përshtatshëm të biznesit, por ajo ndodhi nga nevoja që të krijojnë vende pune njerëzit të cilët ishin përjashtuar nga puna.NVM kanë karakteristika të cilat mund të njihen lehtë, ato janë:Fleksibilitet – që nënkupton ndërrim të aktiviteteve në dritën e ndryshimeve të kushteve të tregut dhe përshtatje të shpejt të kapacitetit të ndryshimeve të kërkesës.Marrëdhëniet direkte gjatë punës – pronari ka marrëdhënie interne të afërta me të punësuarit dhe konsumatorët.Mundësia e punësimit - NV ofrojnë mundësi për punësime të reja.Menaxhimi nga një person (kuptohet çka dmth)Kapitali i kufizuar (kuptohet çka dmth)

Page 2: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

Pavarësia – që mundëson iniciativa, shpikje dhe ambiciet.1.3. Rëndësia e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në ekonomi të tregutEdhe pse janë të orientuara kah tregu lokal NVM kanë rol gjithnjë e më të madh edhe në këmbimet ndërkombëtare.Në literaturën ekonomike të shteteve të zhvilluara veçohen katër faktorë të kontributit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në ekonominë e tregut.1. kontributet në proceset e ndryshimeve

teknologjike,2. kontributi në sjelljen e konkurrencës së

shëndoshë,3. hapja e vendeve të reja të punës, dhe4. oferta e pasur e prodhimeve në tregun vendorKonsiderohet se rreth 60-70 % e vendeve të reja të punës në vendet e OECD (vendet e zhvilluara të botës) janë të bazuara në BVM.Në shumicën e vendeve evropiane bizneset me më pakë se 50 punëtorë përbëjnë 90-99 % të numrit të përgjithshëm të bizneseve të regjistruara.Ndikimet në rritjen e rëndësisë së BVM vijnë kryesisht nga rritja e peshës së sektorit të shërbimeve, sektorit të ndërtimit dhe teknologjisë informative.1.4. Bizneset e vogla dhe bizneset e mëdha Pikëpamja e parë, bizneset e vogla realizojnë aktivitet të ndryshëm nga të mëdhatë dhe si rrjedhojë nuk janë konkurrente të bizneseve të mëdha, ndryshe kjo qasje njihet edhe teoria e niçeve strategjike. Ndërsa sipas qasjes së dytë shpërndarja e bizneseve sipas madhësisë është rezultat i posedimit të ndonjë resursi të kufizuar specifik të prodhimit apo të ndonjë përparësie tjetër si lidhur me efiçencën e firmës apo fleksibilitetin e saj.Sipas Nooteboom, bizneset e mëdha qëndrojnë më mirë në prodhimin e teknologjive të reja bazike, ndërsa bizneset e vogla janë më të mira në transformimin e tyre në produkte të reja për treg.Mirëpo këto 2 kategori të bizneseve nuk do të thotë se janë konkurrentë të njëri –tjetrit, por këta dy edhe kooperojnë dhe varen shumë nga njëri – tjetri.1.4.1. Bizneset e vogla dhe koncepti i fleksibilitetitBizneset e vogla njihen për aftësinë e tyre për fleksibilitet - definuar këtu në kuptimin e gjerë si aftësi e kompanisë për të ndryshuar outputin më shpejt dhe pa pasoja të mëdha varësisht nga ndryshimet në rrethinën operuese.

Disa dimensione të fleksibilitetit janë: fleksibiliteti sipas madhësisë së bizneseve, fleksibiliteti në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, fleksibiliteti si përgjigje ndaj fluktuimeve në kërkesë për produkte dhe shërbime, fleksibiliteti dhe ndryshimet në çmime, fleksibiliteti dhe ndryshimet në teknologji, fleksibiliteti si rezultat i ndryshimeve organizative, dhe forma të tjera të flesibilitetit.1.4.2. Fleksibiliteti dhe fluktuimet në kërkesëRaporti në mes të fleksibilitetit të bizneseve dhe ndryshimeve/fluktuimeve në kërkesë është analizuar nga një numër autoresh (Mills and Schuman). Sipas këtyre autorëve kur kërkesa për produkte dhe shërbime nuk lëvizë apo nuk ka fluktuime, atëherë bizneset adaptojnë strategji të cilat mundësojnë efiçiencë më të madhe, pra bizneset krijojnë profit kryesisht përmes shfrytëzimit të ekonomisë së shkallës. Në anën tjetër, kur lëvizjet në kërkesë janë të mëdha atëherë bizneseve u duhet adaptuar strategji fleksibile të cilat mundësojnë përshtatjen e nivelit të efiçencës së tyre. Ky lloj fleksibilitetit mund të definohet edhe si fleksibilitet i bizneseve në output.1.4.3. Fleksibiliteti dhe ndryshimet në TeknologjiTeknologjitë fleksibile bëjnë të mundur ndryshimet në shkallën e prodhimit, në produkt miks përgjatë ciklit jetësor të produktit, si dhe disa ndryshime në dizajn.Pikërisht janë bizneset e mëdha të cilat janë më fleksibile në teknologji se ato të voglat sepse kanë shumë më tepër resurse.1.4.4. Fleksibiliteti dhe format organizativeBizneset e vogla janë më të prirura të jenë më fleksibile në format organizative. Bizneset e vogla mund të marrin punëtorë të rinj kur kërkesa për produktet e tyre rritet dhe t’i largojnë kur kërkesa bie, ku një gjë e tillë do të bëhej me vështirësi nga bizneset e mëdha për shkak të presioneve nga organizatat e punëtorëve.1.4.5. Fleksibiliteti dhe çmimetNiveli i çmimit të një produkti varet edhe nga elasticiteti i atij produkti. P.sh. në një treg në të cilin operojnë një biznes i madh dhe një i vogël, efektet e fleksibilitetit të çmimeve do të varen nga elasticiteti i kërkesës për këto dy produkte si dhe elasticiteti i kryqëzuar i këtyre produkteve.1.5. Bizneset e vogla dhe rritja ekonomikeZhvillimet e fundit teorike në fushën e rritjes ekonomike janë të bazuara në teorinë neoklasike të Robert Soloë si dhe të Paul Romer.

Page 3: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

Dallimi në mes të Soloëit dhe Romerit qëndron në faktin se i pari konsideron avancimet në teknologji si pasojë e forcave jashtë sistemit, ndërsa Romeri insiston se rritja ekonomike është rezultat i forcave brenda sistemit ekonomik e jo të ndonjë force jashtë tij.Rritja e numrit të bizneseve të vogla brenda një industrie ndikon në zhvillimin ekonomik përmes dy kanaleve:a. rritjes së konkurrencës e cila përmirëson

performancën ekonomike, dheb. rritjes së konkurrencës si dhe rritjes së përqindjes

së bizneseve të vogla në treg.1.6. Inovacionet dhe bizneset e voglaEkziston një konsensus i përgjithshëm se inovacionet bartin barrën kryesore të rritjes ekonomike të ekonomive nacionale.Fazat kryesore të inovacionit janë si në vijim: inovacioni, zhvillimi, prodhimi, hyrja në treg dhe difuzioni.Si ndërmarrjet e vogla ashtu edhe të mëdhatë kontribuojnë në procesin e inovimeve. Mirëpo superioriteti i këtyre kategorive të bizneseve varet nga industria të cilës i takojnë. Meqenëse në një numër të madh të industrive bizneset e vogla janë shumë efikase në inovacione atëherë edhe ndikimi i tyre në rritjen ekonomike është i madh.1.7. Bizneset e vogla dhe krijimi i vendeve të reja të punësËshtë evidencuar se bizneset e vogla kanë normë më të lartë të krijimit dhe falimentimit e cila reflektohet në numrin e vendeve të reja të punës si dhe largimin e një numri të caktuar të të punësuarve. Në përgjithësi vlerësohet se numri i vendeve të reja të punës të krijuara nga bizneset e vogla është më i madh se numri i vendeve të shkurtuara si pasojë e falimentimit të bizneseve të vogla, andaj edhe neto krijimi i vendeve të punës është pozitiv.

2. Ndërmarrësia dhe ndërmarrësi si krijues të bizneseve të vogla dhe të mesme (BVM)Rëndësia strategjike e biznesit të vogël qëndron në atë se: është shtylla kurrizore e ekonomisë së tregut, ndikon në rritjen e punësimit, prodhon për tregun e brendshëm, dhe sjell fleksibilitet në ekonomi

2.1 Ndërmarrësia dhe ndërmarrësi si gjenerues në BVMKrijimi i BVM në të shumtën e rasteve është vepër e ndërmarrësve. Ndërmarrësia sot konsiderohet si një filozofi dhe energji e rëndësishme zhvillimi dhe një nga burimet e forta të rritjes ekonomike. Kjo madje shpesh merr peshë më të madhe se burimet tjera, siç janë burimet natyrore apo pajisjet teknike. Ndërmarrësia nxit vet-aktivizimin e burimeve njerëzore, të kapitalit njerëzor për zhvillim dhe e vë zhvillimin në vend kryesor brenda një shoqërie.2.2 Një historik i shkurtër mbi ndërmarrësinëNdërmarrësia dhe ndërmarrësi – origjina e këtyre fjalëve daton nga shekulli XV në Francë “Entrepreneur” – quhej dikush që merrte përsipër realizimin e një projekti komercial dhe në emër të atij që i besonte angazhonte mjetet financiare.Kjo ishte një ndërmarrje e lidhur me tregtim dhe paraqiste rrezik për të dy aktorët e involvuar në këtë akt (Vickham 5-6). Pra ndërmarrësi ishte dikush që ishte ndërmjet dhe që i drejton burimet e siguruara nga të tjerët. Në mesjetë nga ndërmarrësi pritej të menaxhoj projekte të mëdha dhe ai ishte zakonisht i kontraktuar nga shteti dhe nga institucionet fetare për të realizuar ato projekte.Futjen e termit Ndërmarrës dhe Ndërmarrësi është bërë nga Richard Couton me 1734.Në atë kohë ekzistonin 3 akterë themelorë në ekonomi:

1. pronari i tokës,2. ndërmarrësi, dhe3. dhënësit e shërbimeve

Seji një ekonomist francez (1800) ka bërë dallimin midis fitimit të pronarit të kapitalit dhe fitimit të ndërmarrësit që buronte nga fitimi prej përdorimit të kapitalit të marrë hua. Ai thotë se ndërmarrësi lëviz burimet nga një fushë me fitim më të ulët drejt një fushe me fitim më të lartë duke përfshirë këtu edhe njerëzit, objektet, materialet dhe paranë (D. Stoks me 2003).Shumpteri në shekullin XX, ndërmarrësit i konsideronte si një faktor destabilizues në kuptimin e nxitjes së ndryshimit të asaj që ekziston. P. Drucker – në vitet 80 paraqitjen e ekonomisë së ndërmarrësisë do ta quaj “ngjarjen më shpresëdhënëse”, sepse ajo nxit ndryshimet e shpeshta, shfrytëzon shanset që të tjerët nuk i shohin, krijon diçka ndryshe dhe bën që nevoja për risi (inovacione) të jetë e përhershme. Pra kjo është një stil i ri i menaxhimit.

Page 4: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

Stoke 2003 – “Ndërmarrësia është proces i krijimit të një gjëje që është ndryshe nga ajo që ekziston dhe që ka vlerë në saje të dedikimit të kohës dhe përpjekjeve, duke përfshirë rrezikun financiar, fizik dhe social për të marrë një shpërblim material (para) ose një kënaqësi personale.2.3 Përkufizimi i Ndërmarrësit dhe ndërmarrësis ë Për të përkufizuar ndërmarrësinë dhe ndërmarrësin duhet të përcaktohen cilësitë e ndërmarrësit. Sipas W ickham, cilësitë (atributet) kryesore janë: Rreziku (risku) – diçka që është gjithmonë prezent. Ka të bëjë edhe me ndërmarrësin dhe me investuesin. Efektiviteti – ndërmarrësi siguron efiçiencë ekonomike duke krijuar fitimin e që paraqet një shpagim/kthim të investimeve. Inovacioni – e shoqëron çdo ndërmarrës, por mund të jetë edhe karakteristikë për akte tjera biznesore.Sipas Kuratko&Welsch, (1998) 4 karakteristikat qenësore janë: Njohja e shanseve në treg – pra ndërmarrësi ka aftësi të shohë se çka nevojitet në treg pikërisht në momentin e duhur, pra të perceptoj kërkesën e tregut. Gatishmëria për pranimin e rrezikut – ndërmarrësi nuk përton dhe nuk i frikohet ballafaqimit me rrezikun. Aftësia për të siguruar burimet për investim – ndërmarrësi ka aftësi që të bind partnerët apo institucionet për përkrahje financiare – pra nga asgjëja krijon ndërmarrjen. Aftësia për të menaxhuar biznesin – ndërmarrësi angazhon tërë energjinë për të menaxhuar me biznesin dhe është i gatshëm për të bërë sakrifica.Në realitet karakteristika kryesore është qëndrimi proaktiv i ndërmarrësit në ndryshimet e asaj që ekziston duke përfshirë hyrjen në tregje të reja, arritjen e metodave tjera për krijimin e produkteve dhe shërbimeve dhe ndryshimin e mënyrës për krijimin e produkteve dhe shërbimeve. Sipas Zimmerer dhe Scarborough (1998) – ndërmarrësi është një person që krijon biznes duke u ballafaquar me rrezikun, duke synuar realizimin e fitimit dhe rritjen e biznesit, duke përfituar nga shanset dhe aftësia për të siguruar dhe menaxhuar resurset.

Sipas Zimmerer dhe Scarborough (1998), Atributet e profilit të ndërmarrësit janë : i 1) Dëshira për marrjen e përgjegjësisë,2) Preferenca për një rrezik të menaxhueshëm, kalkulueshëm,3) Vetëbesimi i lartë në aftësinë për sukses,4) Dëshira për një përgjigje të shpejtë ndaj aksioneve të tyre (feed back)5) Energji e madhe, orari i zgjatur i punës, preokupimi i madh me idenë,6) Orientimi kah ardhmëria,7) Aftësia për të kapur shanset – menaxheret merren me menaxhimin e resurseve ekzistuese, kurse ndërmarrësit dëshirojnë të fitojnë nga mundësitë të cilat u krijohen,8) Shkathtësi për të organizuar gjërat, krijojnë kompani duke filluar nga asgjëja, vizionet e tyre i shndërrojnë në realitet, rezultati dhe suksesi janë burim më i madh i kënaqësisë sesa paraja,9) Fleksibiliteti dhe aftësia për adaptimPërkufizim i shkurtër për ndërmarrësin:Ndërmarrësi ka aftësi që një ide profitabile ta shndërrojë në realitet (Gilford Pintcholl, 1986).Shumica e autorëve pajtohen me faktin se karakteristika thelbësore për ndërmarrësin është kreativiteti i tyre për të krijuar inovacione.Menaxherët mund të jenë të tipave të ndryshëm, ata janë:1) ”zejtari” i cili bën shpërndarjen direkte të produkteve apo shërbimeve tek konsumatori;2) Promotori – bën shitje, promocion, ndërmjetëson,3) Menaxheri profesional, i cili ka një qasje më të strukturuar në ndërtimin e ndërmarrjes së vet.Ndërmarrësit dallojnë nga menaxheret e zakonshëm edhe për faktin se janë në gjendje të transformojnë risitë dhe inovacionet në produkte dhe shërbime të reja. Qëllimi proaktiv dhe reaktiv po ashtu është një nga karakteristikat që i dallon ndërrmarrësit nga biznesmenët e zakonshëm.Ndërmarrësit janë: Persona që fillojnë dhe operojnë biznesin, Identifikojnë nevojat e tregut dhe lancojnë ndërmarrjen që të plotësoj ato nevoja, Pranojnë rrezikun dhe nxisin ndryshimet, inovacionet dhe progresin, Ndërmarrës janë edhe të gjithë pronarët / menaxherët aktiv (pronarët ose/dhe menaxherët e bizneseve të vogla).

Page 5: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

2.5 Mjedisi/rrethina e BVMMjedisi biznesor ndikon fuqishëm në numrin e ndërmarrjeve që krijohen dhe falimentojnë. Faktorët e jashtëm ndërlidhen me ndikimin e mjedisit makro (niveli nacional/shtetëror dhe ndërkombëtar) dhe mjedisi mikro (niveli lokal). Mjedisi nacional ka të bëj me politikën ekonomike të një vendi (taksat, kredia, valuta, stabiliteti makroekonomik - inflacioni, punësimi, ndryshimi socio-demografik, ndryshimet teknologjike). Mjedisi lokal (mikro) ndërlidhet me kushtet sociale dhe ekonomike në lokalitet e caktuara apo në sektorë specifik si dhe me nevojat e konsumatorëve. Gjithashtu faktorë të ndryshueshëm ndikojnë

a) në krijimin b) mbylljen e biznesevec) faktorët se ndikojnë në themelimin e bizneseve

Kur themelohet një biznes i ri pronari/ndërmarrësi ndeshet me disa pyetje elementare: Kur të filloj të themeloj biznesin Kur të bëj themelimin e biznesit Në cilin sektorMenaxherët janë ata që kryejnë këto punë: përcakton qëllimet e ndërmarrjes, siguron realizimin e këtyre qëllimeve, organizon dhe koordinon afarizmin, zgjedh kuadrin përkatës, analizon punën e njerëzve dhe vlerëson atë, bart detyrat dhe autorizimet dhe kontrollon punënLloji i menaxherit Lloji i biznesitPronar / menaxher Firmë e cila i përgjigjet stilit të

tij të jetës. Nuk është i orientuar kah rritja

Ndërmarrës Firmë e orientuar kah rritja e vazhdueshme dhe pasuria personale

Menaxher Menaxhon biznesin i cili i përket dikujt tjetër

2.7 Trendet e zhvillimit të disa formave të ndërmarrësisëZhvillimi i ndërmarrësisë përfshinë pothuajse të gjitha grupet e popullsisë dhe shtrihet më tepër brenda moshave 30-50 vjeçare.Ekzistojnë disa forma specifike të ndërmarrësisë:1) Bizneset / Ndërmarrësia familjare – biznese që inkuadrojnë 2 ose më shumë pjesëtarë të familjes.

Nëse janë të suksesshme krijojnë një traditë të mirë biznesi. Problemi kryesor në këtë lloj biznesi është rregullimi me kohë i trashëgimit në lidhje me menaxhimin dhe pasurinë e biznesit.2) Gratë Ndërmarrëse apo ndërmarrësia e grave,3) Ndërmarrësit me kohë të pjesshme – pronari rrezikon pakë, sepse njëkohësisht ai ruan edhe vendin e punës në një kompani tjetër.4) Bizneset nga shtëpia – si bizneset – shfrytëzimi i lokaleve të shtëpisë (zyre), ndërmjetësime tregtare, informatika, bizneset kompjuteristike. Në SHBA ky lloj biznesi është karakteristik se udhëhiqet më së shumti nga gratë.3. Krijimi dhe organizimi i biznesit të vogël dhe të mesëmNdër faktorët kryesor të cilët ndikojnë në zgjedhjen adekuate të organizimit të NVM janë:1) Kapitali fillestar dhe planet financiare – ka shumë pakë ndërmarrje të cilat janë në gjendje të vet-financohen, shumica e tyre sigurojnë një pjesë të burimeve financiare përmes huave apo burimeve tjera.2) Përfitimet, detyrimet dhe obligimet e pronarëve – menaxherëve – të bëhet organizimi adekuat dhe të shqyrtohet jeta e ardhshme e përbashkët e biznesit.3) Tatimet dhe rregullimi qeveritar – duhet të dihet reflektimi qeveritar në punën e ndërmarrjes së vogël, pra tatimet dhe korniza rregullative.4) Shfrytëzimi i burimeve – njerëzit, koha, paratë dhe prodhimet mund të shfrytëzohen dhe kombinohen në mënyra të ndryshme, në kushte të ndryshme.5) Rritja, ekspansioni, integrimi dhe shitja – të gjitha këto ndikojnë në ndryshimin e formës së organizimit. Nganjëherë ndryshimi bëhet i domosdoshëm.3.1 Format e organizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesmeNë format e organizimit të NVM janë dy faktorë themelore: Pronësia dhe Niveli i përgjegjësisë në marrëdhënie me palët e

treta.Organizimi sipas pronësisëTë dhënat e vërtetojnë se 2/3 nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të vogla bien në formën kryesore të organizimit – pronar i vetëm.Forma e organizimit Partneriteti – përbën 17%Forma e organizimit Kompani – përbën 17 %

Page 6: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

Pronar i vetëm – biznesi individualPronari është i përfshirë drejtpërsëdrejti në menaxhimin e biznesit dhe zhvillimin e tij. Kjo është forma më e thjeshtë e udhëheqjes. Pronari i vetëm është pronar i mjeteve, detyrimeve, profitit, humbjes, rrezikut dhe udhëheqjes së biznesit. Komunikimi pronar – të punësuar është i formës direkte.Përparësitë e biznesit individual: Liria e veprimit, Lehtësia e fillimit dhe përfundimit të biznesit, Taksa më të thjeshta (tatimi mbi të ardhurat), Kufizime më të vogla ligjore – nuk ekzistojnë pengesa ligjore për themelimin e ndërmarrjes së vogël, Kënaqësi personale – nëse puna e ndërmarrjes së vogël është e suksesshme edhe kënaqësia personale është më e madhe.Mangësitë e biznesit individual: E tërë përgjegjësia mbi biznesin bie tek pronari, kështu që dështimi mund të ketë pasoja fatale për tërë familjen. Ekzistojnë vështirësi për të siguruar kapital dhe burime të nevojshme për zhvillim dhe rritje. Pronari është i stërngarkuar – duhet të këtë aftësi të shumta nga lëmi të ndryshme sepse shumicën e punëve e kryen vetë. Vazhdimi i aktivitetit të ndërmarrjes varet nga vetë pronari, sepse ai mund të mbyll atë në çdo kohë. Rreziqet e ndryshme shëndetësore të pronarit (apo anëtarëve të familjes) e rrezikojnë aktivitetin e biznesit. Pronari nuk mund të kërkojë pronësi plotësuese pa kaluar në format tjera të organizimit të ndërmarrjeve.Ortakëria - PartneritetiËshtë biznes në pronësi të dy apo më shumë pronarëve dhe pjesëmarrja e tyre rregullohet me marrëveshje dhe me kontratë para fillimit të biznesit. Numri i ortakëve nuk është i kufizuar.Përparësitë e ortakërisë Rritja e potencialeve për funksionim dhe zhvillim të biznesit, në saje të përbashkësisë dhe që siguron më lehtë kapitalin fillestar, Mundësi më të mëdha për rritje dhe zhvillim, Thjeshtësia e procedurave të menaxhimit dhe marrjes së vendimeve, Ndarja e profitit është e thjeshtë – ndarje e barabartë apo ndarje në bazë të investimeve,

Themelohet lehtë – kusht kryesor marrëveshja në mes ortakëve, Minimumi i kufizimeve ligjore.Mangësitë e ortakërisë Jofleksibiliteti lidhur me organizimin, perspektivën, zhvillimin dhe futjen e partnerëve të rinj, Mosmarrëveshje në mes partnerëve rreth menaxhmentit dhe autorizimeve (marrja e vendimeve, ndarja e punës, zhvillimi, personeli), Rritja e mëtutjeshme e kapitalit është e kufizuar, Kontinuiteti në punë – partneriteti mund të pushojë nëse njëri prej partnerëve tërhiqet, Ndarja e punës – vështirësi në ndarjen proporcionale të punës, të të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet partnerëve.KorporataËshtë më shumë karakteristikë për bizneset e mesme sesa ato të vogla.Menaxhmenti dhe prona janë qartazi të përkufizuara – prona mund të shitet – biznesi vazhdon. Korporata është përgjegjëse për obligimet e bëra e jo pronarët e kapitalit. Drejtorët, anëtarët e bordit dhe menaxherët shërbejnë si përfaqësues të kapitalit dhe janë përgjegjës për korporatën.Korporata themelohet sipas rregullave të përcaktuara me ligj – pronësia evidentohet përmes certifikatës për aksione në të cilën shënohet numri i aksioneve të cilat i posedon aksionari. Interesi i pronarit nuk i jep të drejtë të punojë në ndërmarrje dhe të marrë pjesë në menaxhim. Ajo i jep të drejtë të fitojë devidente në proporcion me aksionet që posedon dhe të drejtë të blejë aksione tjera para se ato te shfaqen në shitje publike. Aksionari ka të drejtë vote në mbledhjen e aksionarëve në përputhshmëri me numrin e aksioneve që ai posedon. Bordi i drejtorëve është organ udhëheqës i aktiviteteve të korporatës dhe ky organ zgjedh menaxherët të cilët udhëheqin ndërmarrjen. Bordi i drejtorëve konfirmon politikën, pranon raporte për rezultatet e punës dhe përcakton devidentën. Përparësitë e korporatës Orientimi kah zhvillimi – ndarja e përgjegjësive për menaxhim, mundësia për të siguruar burime për investime krijon platformë për zhvillim, Lehtësia për të siguruar mjete financiare për investim në saje të emetimit të aksioneve të reja, por edhe boniteti më i mirë para bankave,

Page 7: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

Lehtësia e transformimit të pronësisë nga një aksionar në tjetrin, Menaxhmenti i specializuar, Përgjegjësia e kufizuar – përveç përgjegjësisë ndaj aksioneve, aksionarët nuk kanë përgjegjësi shtesë dhe kjo është e ndarë me ligj, Përfitime për të punësuarit – pensioni, sigurimi, pronësia e aksioneve, bonuset.Mangësitë e korporatës Kapitali fillestar përcaktohet me ligje komerciale (ligji mbi korporatat) dhe ky është vëllimi minimal që në realitet paraqet një barrierë, Taksa të dyfishta – taksa mbi profitin e korporatës dhe taksa për devident dhe pronarë, Kërkesa juridike – ka kërkesa juridike para themelimit dhe gjatë funksionimit të korporatës, Kontrolli i vështirësuar – rritja e numrit të aksionarëve dhe rritja e numrit të të punësuarve veshtirëson kontrollin e aktiviteteve të BVM, Rrezikimi i aksionarëve të vegjël – ku disa aksionarë mbajnë paketën kontrolluese të aksioneve.Forma udhëheqëse - Organizimi i korporatave përbëhet nga:1) Aksionarët – për të mbrojtur interesat e veta, zgjedhin anëtarë në Këshillin Drejtues,2) Bordi (Këshilli) i Drejtorëve – grup personash me autoritet të kufizuar juridik, janë përgjegjës për aksionet dhe zgjedhen nga vet aksionarët,3) Bordi i Drejtorëve zgjedh presidentin e vet, i cili në korporata të vogla është njekëhësisht edhe drejtor ekzekutiv CEO. Bordi gjithashtu formon komitete – 3 komitete: Komitetin ekzekutiv, për revizion dhe për financa,4) Ekipi Menaxhues KooperativaPërbëhet nga pronarët – p.sh prodhues, shitje me shumicë, pakicë apo konsumatorë të cilët punojnë kolektivisht dhe blejnë apo shesin për klientët e tyre.Përgjegjësitë ligjore të bizneseveKemi shoqëri tregtare me përgjegjësi të plotë, me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëri komandite (disa pronarë kanë përgjegjësi të plotë e disa të kufizuar).Investimet e përbashkëta si formë e krijimit të biznesitJoint Ventures – formë partneriteti në një lëmi të specializuar (kryesisht me ndërmarrje nga jashtë). Është karakteristike për fazën kaluese nga bizneset e vogla në ato të mesme. Dobia kryesore e këtij lloji

partneriteti është se secila palë sjell diçka të specializuar me vete si: financat, teknologjinë, menaxhmentin etj. Franshiza si formë e krijimit të biznesitFjala Franshize rrjedh nga fjala franceze „franchise“ që do të thotë privilegj apo autorizim. Në gjuhën angleze ka kuptim më të gjerë dhe d.m.th.: e drejta e votës, ndonjë e drejtë speciale apo privilegj të cilën e jep qeveria, e drejta e emrit të produktit apo shërbimeve dhe shpesh është e drejtë ekskluzive për ndonjë regjion të caktuar.Asociacioni ndërkombëtarë për franshize e definon franshizën si: raport kontinuel në të cilin blerësi i franshizës siguron të drejtën për biznes sipas një marke, licence apo teknologjie me rregulla dhe standarde strikte. Si p.sh Mc Donald’s.Franshiza është një marrëveshje midis kompanisë poseduese të një marke të mirënjohur produkti dhe një ndërmarrësi.Franshiza është një mënyrë e shkëlqyer për të kombinuar shpirtin ndërmarrës me eksperiencën, e cila është testuar nga tregu.Franshiza është njëri nga modelet më bashkëkohore të shitjeve me pakicë të produkteve dhe shërbimeve. Mënyra e franshizës sot aplikohet në tërë botën.Marrëveshja mbi franshizën mbulon një periudhë të caktuar kohore dhe nëse ajo nuk del si e suksesshme, ekziston mundësia e anulimit të marrëveshjes.Tipet e franshizave janë: 1) franshiza e emrit tregtarë – një emër firme. Zbatuesi blen të drejtën për të përdorur emrin e franshizorit pa shpërndarjen e produkteve të veçanta nën emrin e prodhuesit,2) franshiza e shpërndarjes së produktit – përfshin dhënien e licencave për të shitur produkte specifike nën emrin dhe markën e firmës së një prodhuesi përmes një rrjeti shpërndarjeje të zgjedhur dhe të kufizuar,3) franshiza e pastër – forma komplete e biznesit duke përfshirë licencën për një emër tregtarë, produktet ose shërbimet për t’u shitur, mekanizmat fizik, metodat e veprimit, strategjinë e marketingut, procesin e kontrollit të cilësisë dhe shërbimet e nevojshme të biznesit, gjithashtu edhe të drejtën për të blerë të gjithë elementet e një operacioni biznesi tërësisht të integruar.

Page 8: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

Përparësitë e franshizës suksesi më i lehtë në zbatimin e teknologjisë dhe standardeve, trajnim marketingu – një kusht themelor për suksesin e të gjithë operacioneve franshize është organizimi i një programi të frytshëm reklame, emër tanimë i njohur dhe identifikimi me të – blerësi i franshizës blen të drejtën për të përdorur emrin e një firme të njohur për një produkt apo shërbim, sistem i përpunuar i mirë për t’u siguruar cilësia dhe standardet – franshizori zakonisht kërkon përmbushjen e standardeve uniforme të cilësisë dhe shërbimeve.Zakonisht franshizoret janë të gatshëm për të ndihmuar lidhur me vendosjen e marrëdhënieve të tyre me bankat, investitorët dhe burimet tjera të fondeve.Mangësitë e franshizës pagesa e vazhdueshme e franshizës në këmbim të së drejtës – zbatuesi i ardhshëm i franshizës para se të nënshkruaj kontratën duhet të përcaktoj koston totale të një franshize, Standarde strikte – autonomia e vogël (inspektimi nga franshizori) – edhe pse blerësi i franshizës zotëron biznesin veprimin e ka të kufizuar, Kufizimet në blerje dhe shitje – blerjet bëhen kryesisht nga dhënësi i franshizës (produktet) apo nga një furnizues i aprovuar, kurse bëhet vetëm shitja e produkteve të lejuara nga franshizori, kufizimet në asortiment – shitja e produktit apo e shërbimeve bëhet duke ndjekur formulën e franshizorit, prandaj nuk kanë liri të modifikojnë apo zgjerojnë asortimentin e prodhimit.Regjistrimi i bizneseveBizneset duhet të marrin formën legale – të regjistrohen tek organi përkatës shtetëror për të zhvilluar veprimtarinë.Këto bëhen përmes ligjeve të ndryshme si: Ligji mbi ndërmarrjet, mbi korporatat, mbi shoqërinë tregtare.Me këto ligje përcaktohet baza juridike për format e organizimit të bizneseve, qeverisjes dhe menaxhimit të tyre, obligimet ligjore, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta dhe marrëdhëniet e tyre ndaj shtetit.Procesi i themelimit të bizneseve bëhet përmes dokumenteve si: akti i themelimit, statuti dhe kontrata, kësaj duhej t’i paraprijë plani i biznesit

Kontrata është dokumenti themelor dhe përmban: Identifikimi (firma, adresa, selia), Veprimtaria, Pasuria – kapitali, mënyra e formimit të kapitalit, mënyra e menaxhimit, mënyra e ndarjes së profitit – rreziku, hyrja dhe dalja nga partneriteti, përfundimi i punës.3.6 Angazhimet në BVMMotivet e angazhimit në BVMMotivet lidhur me personalitetin1) Dëshira për pavarësi – ata besojnë në idetë e tyre dhe ndjekin realizimin e tyre me vendosmëri të madhe. Kjo i bën ata që të jenë shef i vetvetes.2) Dëshira për të shfrytëzuar shanset 3) Dëshira për të materializuar përvojën në biznes – shumë ekspertë krijojnë përvojë në fusha të ndryshme dhe biznese të mëdha, dhe dëshirojnë që t’i bëjnë ato edhe më efektive duke u angazhuar në BVM.Motivet lidhur me rritjen e mirëqenies sociale dhe rritjen e pasurisë1) Motivet financiare – shpresat se përmes biznesit të vogël dhe të mesëm mund të fitohen më shumë para sesa nga paga e zakonshme është një nxitje e fuqishme për të lancuar një biznes.2) Tradita Familjare – i nxitë personat që të angazhohen në biznes (BVM) për të ruajtur pasurinë familjare ose traditën familjare.Motivet nxitëse – si nevoja dhe detyrimi1) Zvogëlimi i shanseve për punësim – kjo është karakteristikë gjatë fazës ekonomike të recesionit. Kjo ndodhë, sepse shumë individë nuk mund të gjejnë punë dhe janë të detyruar të hapin biznese të vogla për të mbijetuar, ata gjithashtu punësojnë edhe anëtarët e familjes.2) Humbja e vendit të punës – i shtynë individët të bëjnë zgjidhje të shumëllojshme, e një ndër to është edhe ideja për hapjen e një biznesi të vogël.3) Konfliktet në vendin e punës – lëndimi i personalitetit, konflikte rreth ideve, filozofisë zhvillimore e ngushtojnë hapësirën për ide të reja dhe afirmimin e eksperteve dhe kështu ato paraqesin një arsye të fuqishme për ata persona që të lansojnë një BVM.Rezultate të ndryshme tregojnë se ekzistojnë 3 grupe të arsyeve për të filluar një biznes të vogël:

Page 9: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

1) Arsye familjare – dëshira për të qenë pronar i pavarur, dëshira për t’u inkuadruar në biznesin e prindit, dëshira e trashëgimisë së biznesit nga familja etj.2) Arsye ekonomike – dëshira për përparim më të shpejtë, profiti më i madh, paraja e shpejtë, kapitalizim i përvojës, siguri më e lartë etj.3) Arsye personale – aftësia e lartë e menaxhimit të keshit, aftësia e marrjes së vendimeve të qarta, aftësia e inspirimit të të tjerëve, gatishmëria për pranimin e përgjegjësisë, për të punuar më mirë dhe pritjes së rezultateve.3.7 Format e angazhimit në BVMKemi forma të ndryshme të angazhimit në BVM, por më të shpeshtat janë:1) Blerja e biznesit ekzistues,2) Themelimi i biznesit të ri,3) Trashëgimi i biznesit familjare4) Bashkëngjitja në biznes (Franshiza dhe investimet e përbashkëta)Blerja e biznesit ekzistuesVendimi për të blerë një biznes ekzistues është shumë kompleks dhe realizohet bazuar në informacione juridike dhe ekonomike.Format e blerjes së biznesit ekzistues janë:1) Blerje e drejtpërdrejtë – nga pronari ekzistues biznesi kalon tek pronari i ri,2) Blerje e një biznesi duke u bërë partner – aksionar i ri (apo duke zëvendësuar ndonjërin nga pronarët)3) Blerje e një franshize – duke marr obligimet e blerësit të përparmë të franshizës, kuptohet me pëlqimin e franshizorit.4) Blerjen e një biznesi nga menaxhmenti ekzistues – është më shumë formë e privatizimit në ekonomitë të cilat janë në tranzicion.Para se të merret vendimi për blerjen e biznesit duhet të analizohet puna e ndërmarrjes si: Arsyet e shitjes së ndërmarrjes – që mund të jenë tërheqja nga biznesi, puna e keqe, humbja, lokacioni joadekuat etj. Arsyet e vërteta mund të merren nga konsumatorët, kreditorët, banka, konkurrentët apo furnizuesit. Analiza e profitabilitetit – analiza e afarizmit dhe pasqyrave financiare si dhe pozitës në treg si dhe raporti në mes pasurisë dhe detyrimeve.

Analiza e dokumenteve juridike – dokumentet që justifikojnë ndërmarrjen si dhe marrëveshjet e kontraktuara me furnitorët, blerësit dhe kreditorët.Përparësitë e blerjes së biznesit ekzistues Tejkalimi i barierrave për hyrje në treg – konsumatoret tani veç ekzistojnë në treg dhe detyra e pronarit të ri është që vetëm të ruajë blerësit dhe të zgjeroj tregun, Kalimi i shpejtë nga ideja në shitje – ekziston kapitali punues dhe fuqia ekzistuese punëtore, Besimi me konsumatorët ekzistues – biznesi ka krijuar një imazh dhe konsumatorë të cilët janë të lidhur me të, Dija prezente në stafin ekzistues për teknologjinë – ul shpenzimet për rekrutim të ri dhe trajnim shtesë.Të metat e blerjes së biznesit ekzistues Obligimet dhe detyrimet e biznesit vështirë përcaktohen për shkak të pasigurisë në evidencat kontabël, Rreziku lidhur me asetet e paprekshme – reputacioni i keq, shprehi të këqija tek punëtorët, mosbesimi i krijuar tek konsumatorët, trashëgimia tek familjarët mund të jetë e ndërlikuar dhe mund të krijojë konteste gjyqësore. Pavarësia e vogël e ndërmarrësit për të krijuar ide të reja, sepse është i lidhur me biznesin ekzistues, Stoqe joadekuate – keqësojnë situatën financiare.Krijimi i një biznesi të riDuhet të bazohet në një plan të biznesit, të analizohen përparësitë, të metat, ecuria e përzgjedhjes së fushës dhe idesë së biznesit si dhe format të cilat mund të organizohen nga ky biznes.Përparësitë Pronari zgjedh vet lokacionin e ndërmarrjes, Pronari nuk i trashëgon problemet që dalin nga trashëgimia negative e ndërmarrjes, Pronari zgjedh vet fushën e veprimit, produktet, shërbimet dhe ka liri të plotë në organizimin e punës dhe udhëheqjen e saj, Zgjedh vet personelinMangësitë Ekzistimi i rrezikut për falimentim, vëllimi i investimeve, vështirësi në krijimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet personelit, nevojitet kohë për anulimin e problemeve fillestarePersoni i cili krijon një biznes te ri duhet të ketë shkathtësi në fusha të veçanta si marrëdhëniet ndër-

Page 10: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

njerëzore, menaxhimi, marketingu, financat, lidershipi të cilat paraqesin parakusht për të lancuar dhe zhvilluar një biznes të ri.Procesi i krijimit të biznesit të ri – identifikimi i ideveTeknika më e dobishme është teknika “Brainstorming”.Nga idetë e krijuara duhet të filloj përzgjedhja e tyre, pra ajo ide e cila më së miri përshtatet me burimet, afinitetet, ambiciet dhe objektivat e biznesit. Makrofilter – reduktimi i ideve (projekteve) në vetëm 5 prej tyre.Mikrofilter – reduktimi i ideve (projekteve) nga 5 në vetëm 1-2 (më tutje këto 1-2 ide analizohen përmes planit të biznesit dhe për idenë kryesore hartohet plani i biznesit).Për të pasur rezultate në këtë mendim grupor është i nevojshëm: Inkurajimi i diskutimit, respektimi i mendimeve të të tjerëve. Regjistrimi i të dhënave ideve: asnjë prej ideve nuk mund të lihet jashtë, ajo duhet të regjistrohet si të gjitha të tjerat. Sistemi, klasifikimi dhe grupimi i ideve duhet të bëhen pasi të jenë mbyllur diskutimi. Kombinimi i ideve dhe modifikimi i tyre për të krijuar një ide të re është e lejueshme.Brainstormingu dhe përzgjedhja e ideveMbi fondin e ideve të krijuara nëpërmjet breinstormingut duhet të filloj përzgjedhja e idesë që më së miri përshtatet me burimet, afinitetet, ambiciet dhe objektivat e bartësit të biznesit. Ky proces i kalimit nga një numër i madh idesh në më pakë prej tyre ka formën e hinkës.4. PLANIFIKIMI I BIZNESIT Planifikimi i biznesit është një nevojë e domosdoshme për të zhvilluar atë dhe për të arritur objektivat për të cilat është inicuar, funksionon dhe zhvillohet biznesi konkret.4.1 Plani i biznesit dhe rëndësia e tijPlani i biznesit paraqet një dokument të rëndësishëm për të themeluar një biznes, për të menaxhuar atë dhe për të zhvilluar dhe rritur atë.Në këtë aspekt mund të thuhet se plani i biznesit paraqet:a) instrument të rëndësishëm të qeverisjes (nevojat e brendshme)

b) zhvillimin e partneritetit dhe sigurimin e financimit nga burimet e jashtme.4.2 Përgatitja dhe hartim i planit të biznesitKush duhet të hartoj planin e biznesit?Lidhur me këtë alternativat janë që plani i biznesit të hartohet nga vet pronari, nga menaxherët, nga institutet kërkimore dhe organizatat për konsulencë ose konsulentët individual.Si do të organizohet dhe bashkërenditet puna?Kjo do të thotë se duhet të bëhet një plan për hartimin e planit të biznesit, ku përkufizohen detyrat, bartësit e punës, kur do të zhvillohen aktivitetet, si do të zhvillohet, kush do të jenë pjesëmarrësit, etj.Si dhe ku të mblidhen informatat?Edhe kjo bënë pjesë në programin e punës për të hartuar planin e biznesit.Aprovimi i planit të biznesit bëhet nga pronari nëse biznesi është individual, përkatësisht nga ortakëria dhe bordi nëse kemi të bëjmë me partneritet dhe korporatë.4.3 Përmbajtja e planit të biznesit Rezyme që shkruhet në fund por vihet në fillim dhe përmban informata kyçe dhe shumë të përmbledhura mbi investitorin, vëllimin e prodhimit apo shërbimeve, tregun dhe efektet kyçe financiare. Historiku i shkurtër dhe gjendjen e pikërishme. Analiza e pozicionit konkurrues dhe SËOT, ku analizohen përparësitë dhe mangësitë, mundësitë dhe rreziqet. Përcaktimi i qëllimeve për një periudhë të ardhshme kohore, të shumtën plani i biznesit përfshin tri vite. Aspektet teknologjike dhe përshkrimi i procesit të punës. Aspektet e menaxhimit (struktura e organizimit, përshkrimi i punëve dhe ndarja e punëve, aftësimi i personelit.5. PLANI I BIZNESIT, STRUKTURA E TIJ DHE METODOLOGJIA E HARTIMITPlani i biznesit përgatitet si për biznese të reja që fillojnë punën si bazë për të marr vendim përfundimtar, por gjithashtu edhe bizneset ekzistuese duhet ta kenë planin e tyre të biznesit për të menaxhuar rritjen e bizneset.5.1 Analiza e biznesit/investitorit dhe përkufizimi i qëllimeve5.1.1 Prezantimi i biznesit dhe analiza e gjendjes aktualeKjo pjesë e biznesit paraqet një pasqyrë të shkurtër të biznesit ekzistues, origjinën e biznesit, pronarët, formën

Page 11: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

e organizimit dhe rrugën e zhvillimit të tij. Qëllimi në këtë pjesë të biznesit të themi thuhet se: “kush jemi ne” dhe ku “jemi ne tani”?Në këtë pjesë prezantohet misioni i biznesit dhe ndërmarrjes.Më tutje vazhdohet me analizën e zhvillimit –historikun e shkurtër.Pas kësaj jepet një pasqyrë e rezultateve financiare në bazë të të dhënave nga kontabiliteti i udhëhequr dhe raportet ekzistuese financiare.5.1.2 Analiza e pozicionit konkurrues-Analiza SWOT Pozicioni konkurrues i biznesit vlerësohet duke analizuar performancat dhe pozitën konkurruese në krahasim me mjedisin që i takon.1) Faktorët e brendshëm të pozicionit konkurrues të BVM, që ndërlidhen me fuqinë punëtore, dijen dhe shkathtësinë e saj, menaxhmentin e biznesit, me faktin se sa biznesi është mishëruar me mision dhe qëllimin e biznesit.Kjo pastaj varet nga niveli i motivimit të personelit, nga niveli i produktivitetit dhe shpenzimeve në krahasim me shitjen e që kanë ndikim në çmim.Produktiviteti shpreh sasinë e prodhimeve/shërbimeve të sajuara për një punëtor brenda një kohe të caktuar (orë, ditë, javë, muaj, vit). Konsiderohet se faktori kyç me ndikim në produktivitet është dija dhe shkathtësia e fuqisë punëtore për të zbatuar teknologjitë moderne.Niveli i shpenzimeve paraqet efiçencën e biznesit, përkatësisht se sa janë shpenzimet për një njësi prodhimi apo shërbimi. Zakonisht bizneset që kanë produktivitet më të lartë, janë edhe me efiçente, por nuk është e thënë se gjithmonë ndodh kështu.2) Faktorët nga mjedisi dhe ndikimi i tyre në pozicionin konkurrues janë po ashtu mjaft të shprehur. Ky ndikim mund të jetë pozitiv dhe negativ. Pozitiv është kur ai krijon mundësi, shanse, oportunitete për rritjen e biznesit.Duke analizuar sa më hollësisht ndikimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm bëhet a ashtuquajtura SWOT analiza.5.1.3 Përkufizimi i qëllimeve/objektivave Analiza e gjendjes së biznesit ekzistues, misioni, vizioni, analiza e pozicionit konkurrues dhe përkufizimi i idesë lidhur me hapat e mëtejmë krijon parakushtet për përkufizimin e qëllimeve në planin e biznesit.

SMART, në anglisht secila nga shkronjat paraqet një karakteristikë që domosdo duhet të përmbaj një objektiv të përkufizuar.S-për Specifike; M-i Matshëm; A-i Arritshëm; R-Realist; T- i përkufizuar në pikëpamje kohore. 5.1 Analiza e tregutPra kërkimi i tregut përcakton vëllimin e prodhimit dhe madhësinë e biznesit, të investimeve, shitjeve, kostos dhe shumë aspekte të tjera.1. Përkufizimi i produktit ose shërbimet dhe destinimi i tij2. Segmentimi i tregut dhe tregu cak3. Analiza e konkurrencës dhe e çmimeve4. Plani i shitjeve5. Veçoritë e marketingut5.1.1 Përkufizimi i produktit dhe konsumatorëve -destinimi Emri, paketimi, madhësia, karakteristikat. Analizoni produktin në mënyrë objektive që do të thotë se si ai do të plotësoj një nevojë. Pse produkti/shërbimi mund të hyjë/penetroj në tregun ekzistues dhe në tregun e ri. Përshkruhen karakteristikat dalluese. Si do të ruani markën tuaj, emrin, patentën, etj. Tregu i konsumit Tregun industrial Qeveria Eksporti5.1.2 Segmentimi i tregut dhe tregu cakSegmentimi shpesh bëhet duke pasur parasysh kategoritë e ndryshme të konsumatoreve potenciale sipas karakteristikave të ndryshme të tyre si: Familja, Shtrirja gjeografike, Të ardhurat, Regjioni, Profesioni, Edukimi, Niveli social, Mosha, Gjinia.5.1.3 Analiza e konkurrencësKonkurrent janë jo vetëm ata që shesin produktin e njëjtë në tregun cak, por të gjithë ata që aspirojnë në paratë e klientëve që janë në atë treg.5.1.4 Plani i marketingut1. Pozicioni në treg paraqet qasjen e zënies së një vendi të caktuar të qartë dhe të dëshirueshëm të produktit në mendjen e konsumatorëve cak në raport me konkurrencën.2. Strategjia rreth përkufizimit të çmimeve është diçka më e ndërlikuar se sa të përkufizohen çmimet diçka më të ulëta se sa konkurrenca. Ndodh që çmimet e ulëta të kenë efekt të kundërt.

Page 12: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

3. Strategjia dhe plani i shitjeve në rend të parë ka të bëjë me përshkrimin e metodës së shitjes përkatësisht kanalet e distribuimit dhe shpërndarjes.4. Plani i promocionit, publicitetit dhe reklamës shërben për të përcaktuar se si do të informoni, do të përkujtoni, do të komunikoni me konsumatorët që tashmë i keni përkufizuar me segmentimin dhe pozicionin në treg. Kjo varet shumë se a kemi të bëjmë me:a) produkte të reja, b) produkte ekzistuese ose produkte me imazh të mirë, është e nevojshme që të përkujtoni ata edhe forcohen lidhjet. Publiciteti dhe marrëdhëniet publike Propaganda ekonomike - si formë e promovimit, është mënyrë e komunikimit masiv që ka për qëllim të përcjell informatën, të krijoj interesim dhe të stimuloj blerjen e produkteve të ndërmarrjes.5.3 Plani i operacioneve-analiza Teknologjike dhe aspektet menaxheriale5.3.1 Procesi teknologjik dhe plani i operacionevePërshkrimi i procesit tekniko-teknologjik dhe i operacioneve duhet të jetë i qartë sa të dëshmojmë se ndërmarrësi dhe ekipi i tij menaxherial e kanë zotëruar këtë proces dhe e “dinë si” – know how do të sajoj produktin që planifikojnë të shesin.1. Sigurimi i materialit dhe pajisjeve përbën një aktivitet kyç për çdo ndërmarrës dhe menaxher të BVM.2. Procesi teknologjik dhe procesi i tij përcakton nevojat për lokacion dhe hapësirë pune. Faktorët që ndikojnë për përcaktimin e lokacionit janë: Shpenzimet e lokacionit dhe logjistika; të dhënat mbi popullsinë lokale dhe shtrirjen e saj si dhe lëvizja kanë po ashtu rëndësi.3. Plani i personelit dhe përshkrimi i punëve, siç janë:1. Specifikimi i punëve; 2. Përshkrimi i punëve sipas segmenteve; 3. Analiza e cilësisë, dijes, përvojës.5.3.4 Identifikimi i shpenzimeve dhe investimeveA. InvestimetPajisjet-makinat; Mjetet transportuese; Mobilet zyrtare; Objektet (ndërtimi/meremetimi); Kapitali i punës inicial/mjetet e xhiros/stoqet.B. ShpenzimetShpenzimet e materialit dhe lëndëve tjera ndihmëse. Shpenzimet e punës sipas kualifikimit.Shpenzimet e energjisë, ujit, higjienës publike.Shpenzimet e qirasë

Shpenzimet administrativeUdhëtimet, mëditjetShpenzimet e marketingut dhe promocionitShpenzimet e financimit kur shfrytëzohen huat Amortizimi vjetore i pajisjeve, mjeteve të transportit, objekteve ndërtimore.5.4 Analiza financiareMe analizën financiare do të shohim se çfarë janë efektet financiare dhe a mjaftojnë ato në disa aspekte të rëndësishme: Rrjedha e parasë; Pasqyra e të ardhurave; Bilanci i gjendjesPër të parë suksesin e biznesit në aspektin relativ me investimet dhe sakrificat, por edhe konkurrencën duhet të llogarisim treguesit e suksesit.5.4.1 Cash floë/rrjedha e paras ë Pasqyra e parasë së gatshme tregon aftësinë e biznesit për të paguar obligimet e veta në para: faturat nga furnitorët, pagat, kreditë, shërbimet publike, tatimet. Me një fjalë shpreh aftësinë paguese. Pgd=>kpg5.4.2 Pasqyra e te ardhurave bilanci i suksesitDokumenti i pasqyrës së të ardhurave, përkatësisht bilancit të suksesit konstaton humbje ose fitim. Rezultati pozitiv në pasqyrën e të ardhurave/bilancit të suksesit tregon se shitjet mjaftojnë të mbulojnë koston e shitjes dhe shpenzimet operative dhe se mbetet një fitim/profit i cili duhet të bëjë shpagimin e investimeve të bëra.Planifikimi i pasqyrës së të ardhurave në planin e biznesit konsiston në mbledhjen e të gjitha të hyrave që pritet të realizoj nga shitja e produkteve dhe shërbimeve, duke ia zbritur shpenzimet totale të operimit të biznesit.Bilanci i suksesit është i ngjashëm me “fotografinë lëvizëse” që tregon se cilat do të jenë rezultatet e biznesit në lidhje me shitjen, shpenzimet dhe profitabilitetin.Tek struktura e bilancit të suksesit duhet përmendur kategorinë që lidhet me margjinën bruto/fitimin bruto, i cili paraqet dallimin midis shitjes dhe kostos së shitjes. Nga fitimi bruto duhet mbuluar shpenzimet operuese, duhet paguar taksat në fitim dhe taksat e obligimet tjera për të na mbetur fitimi neto nga i cili duhet të kthehen investimet që kemi bërë.5.4.3 Bilanci i gjendjesPlanifikimi i bilancit të gjendjes së paku për një periudhe trevjeçare është po ashtu i domosdoshëm për të konstatuar se cili do të jetë ndikimi i biznesit në pasurinë e pronarit.

Page 13: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

Në asetet e ndërmarrjes përfshihen të gjitha gjërat që kanë ndonjë vlerë të caktuar në para.Bilanci i gjendjes ofron informacione rreth fondeve të kompanisë përkatësisht se si janë shfrytëzuar ato në biznes. Se prej nga kanë ardhur fondet zakonisht përfshihen këto kategori: Kapitali i pronarëve; profiti i gjeneruar deri në momentin e caktuar; kreditë afatshkurta dhe afatgjata. Në anën tjetër se ku kanë shkuar paratë përfshihen këto pozicione: Asetet fikse-stoqet, debitorët, si dhe paratë e gatshme nëpër banka.Struktura e bilancit të gjendjes është:ASETET/MJETET/KAPITALI (1+2)1. Asetet xhiruese/Likuide

a. Paraja e gatshme (cash)b. Kërkesat/llogarit e pagueshmec. Stoqet

2. Asetet fikse(minus amortizimi)a. Pajisjet b. Toka c. Ndërtesad. Mjetet e transportit

3. Obligimeta. Obligimet afatshkurta/furnitorëtb. Obligimet afatgjata

4. Pasuria e pronaritObligimet vijuese – janë borxhe që kompania është marr vesh që t’i paguaj në afat të shkurtër (brenda një viti).Obligimet afatgjata – zakonisht paraqesin shuma të mëdha financiare që ndërmarrja planifikon t’i paguaj për disa vite.Kapitali – paraqet atë që është investuar në kompani nga vet pronarët apo ndërmarrësit dhe të tjerët jashtë kompanisë.Për tu mbajtur mend nga bilanci i gjendjes:ASETET XHIRUSE (likuide) + ASETET FIKSE = OBLIGIMET + PASURIA E PRONARIT5.4.4 Treguesit e suksesit financiareTë dhënat numerike, rezultatet, e paraqitura në pasqyrat financiare na ofrojnë informata të konsiderueshme në lidhje me vlerat e tyre absolute.P.sh. ne mund të mësojmë se sa profit do të realizoj biznesi, ose çfarë vlere të resurseve i ka të investuar në asete, sa janë obligimet vijuese.Me anë të treguesve financiare mund t’u përgjigjemi pyetjeve:

- A do të ketë biznesi performancë më të mirë se në vitin e kaluar.- A do të jetë biznesi më profitabil se i konkurrentëve.- A do të ketë mundësi të kreditimit nëpër banka.- A do të jenë të kënaqur autoritetet e shtetit me pasqyra të tilla.Kalkulimi i koeficienteve kryesorë janë:- Profitabiliteti - a është firma duke realizuar profit. - Likuiditeti - a ka firma resurse financiare për t’i paguar borxhet e saj.- Efiçenca (treguesit e aktivitetit) - a ka firma kontroll të duhur mbi asetet e saj.- Efikasiteti investimet - në çfarë kohe firma mund të kthej investimet e veta.Profitabiliteti; Profiti brutoMarxhina (norma e profitit bruto) = ----------------- ShitjetLikuiditeti; Asetet xhiruese (likuide)Norma e likuiditetit vijues = -------------------------- Obligimet vijueseEfiçenca; Kostoja e shitjesKoficienti i stoqeve = --------------------------- Stoqet mesatarePika kritike e rentabilitetit (PKR)Sa më të mëdha të jenë shpenzimet fikse të ndërmarrjes, zakonisht merr kohë më shumë për arritur pikën e rentabilitetit.Kalkulimi i pikës kritike të rentabilitetit:Pika kritike e rentabiliteti është atëherë kur ndërmarrja nuk realizon as fitim as humbje. Pika ku të ardhurat dhe shpenzimet janë të barabarta.Formula: Shpenzimet fiksePKR = ------------------------------------------------------ Çmimi i shitjes-shpenzimet variabile për njësi5.4.5. Rast studimor: Global Gizmos CompanyPasqyrat FinanciarePasqyrat financiare kanë rëndësi të madhe sepse na mundësojnë që të shohim qartë lëvizjet e pasurisë së ndërmarrësit, të performancës së biznesit, krahasimin e biznesit tonë me bizneset tjera e posaçërisht përmes gjenerimit të treguesve financiarë dhe instrumenteve tjerë të analizës financiare.Pasqyra e të ardhurave

Page 14: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

Pasqyra financiare pa marrë parasysh se si quhet nga profesionistët e ndryshëm: fitimi dhe humbja, raporti i fitimit, pasqyra e të ardhurave; apo se sa e komplikuar është, ajo prapë bazohet në principet e zbritjes së shpenzimeve nga të ardhurat për ta kalkuluar profitin:Profiti neto = të ardhurat – shpenzimet Pasqyra financiare duhet të përfshij periudhën e cila i përgjigjet planifikimit të biznesit: mujore, kuartale ose vjetore. Në këtë mënyrë ju do të keni pamje të qartë rreth biznesit tuaj apo idesë ndërmarrëse të cilën planifikoni ta shndërroni në biznes.Të ardhurat – i referohen parasë që ka realizuar ndërmarrja dhe ajo që është më e rëndësishmja është burimi i të ardhurave që zakonisht ka të bëj me shitjen e mallrave dhe shërbimeve dhe e cila zakonisht ndodhet e para si pozicion në e të ardhurave, si të ardhurat bruto që d.m.th. të ardhurat pa i llogaritur shpenzimet.Mirëpo, meqë ndërmarrja mund të ketë burime tjera të të ardhurave siç janë të ardhurat nga interesi si rezultat i llogarive të kursimeve, etj., të ardhurat që konsiderohen si infuzion në biznes nuk janë si rezultat i operimit të biznesit dhe duhet të mbahen të ndara nga të ardhurat bruto të ndërmarrjes në mënyrë që të dimë saktë se sa para janë gjeneruar nga biznesi.Shpenzimet – Kostoja e shitjes kombinon të gjitha shpenzimet që janë direkt të lidhura me produktin/shërbimin dhe këto shpenzime janë: lënda e parë, furnitorët dhe fuqia punëtore që është e përfshirë në kompletimin e produktit/shërbimit. Shpenzimet tjera direkte janë: energjia elektrike, shpenzimet e mirëmbajtjes së prodhimit, etj. Shpenzimet tjera administrative dhe të përgjithshme që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe shitjet në përgjithësi përfshijnë të gjitha shpenzimet që janë të gjeneruara me mbështetjen që i bëhet biznesit në shitjen e produktit/shërbimit, siç janë pagat për të punësuarit, shpenzimet e reklamimit, promovimit, telefonit, etj.Bilanci i gjendjesPërderisa pasqyra e të ardhurave paraqet rezultatin financiar të operimit të biznesit për një periudhë kohore, bilanci i gjendjes është një fotografi e çastit që tregon pasurinë e ndërmarrësit apo biznesit në një moment të caktuar. Gjërat që ka në pronësi ndërmarrja quhen asete ndërsa ato që ndërmarrja i ka obligim quhen obligime, dhe diferenca mes këtyre paraqet pasurinë e ndërmarrjes:

Bilanci i gjendjes = asetet – obligimetAsetet likuide – paraqesin rezervat e kompanisë si dhe fondet e tjera që shërbejnë për operimin e biznesit në baza ditore, ku bëjnë pjesë paraja e gatshme, portofolio e investimeve që mund të paraqiten në formë të llogarive të kursimeve, bonot e qeverisë dhe letra tjera me vlerë nga të cilat ndërmarrja përfiton në mënyrë alternative. Po ashtu këtu hyjnë edhe borxhet e arkëtueshme, stoqet si dhe parapagimet.Asetet fikse – janë fikse në kuptimin se nuk mund të shndërrohen lehtë në para të gatshme dhe se janë planifikuar që të zgjasin për disa vite, ku bëjnë pjesë toka, ndërtesat, pajisjet dhe makineritë të cilat paraqesin shpenzimet e përgjithshme të investimeve që ju keni bërë me qëllim të operimit të biznesit. Në kuadër të aseteve fikse kalkulohet dhe zbritet amortizimi që paraqet zhvlerësim të aseteve fikse.Analiza e rrjedhës së parasë (Cash Flow Analysis)Në libër është vetëm tabela / pasqyra e rrjedhës së parasë e cila pasqyron gjendjen në ndërmarrjen Global Gizmos.Në tabelë paraqiten të hyrat e keshit në ndërmarrje dhe daljet që reflekton faktin se ndërmarrja siguron para të gatshme dhe për çka i shfrytëzon ato.Burimet dhe destinimet e parasë së gatshmeAnaliza cash flow përmban informacione më të sakta se sa pasqyra e të ardhurave për arsye se ajo merr për bazë vetëm paranë që depoziton ndërmarrja dhe vetëm atëherë kur bën pagesa.Burimi i parasë së gatshme – tregon se si gjenerohet keshi në ndërmarrje. Së pari të hyrat që realizon ndërmarrja nga shitjet e produkteve/shërbimeve të cilat bazohen në shitjet bruto mirëpo duke marrë për bazë momentin kur gjenerohen.Destinimi i parasë së gatshme – paraqet të gjitha pozicionet në pasqyrën e rrjedhës së parasë që shpenzohet si kesh. Këto shpenzime përfshijnë koston e produkteve të prodhuara, të cilat dallojnë nga kostoja e mallit të shitur që paraqitet në pasqyrën e të ardhurave sepse kostoja e mallit të shitur përfshinë edhe shitjet e stoqeve dhe se nuk përfshinë koston e produkteve që ndërmarrjes i shtohen në stoqe.Në kategorinë e shpenzimeve bëjnë pjesë edhe shpenzimet e administrimit dhe të menaxhimit të biznesit, sikurse edhe shpenzimet në formë të kamatave dhe pagesa e tatimeve të cilat paraqesin dalje të parasë së gatshme.

Page 15: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

5.4.6. Interpretimi i pasqyrave financiare / treguesve financiar në Global Gizmos CompanyI. ProfitabilitetiTreguesi i profitabilitetit na mundëson që të krahasojnë performancën e biznesit në periudha të ndryshme kohore si dhe na shërben për të krahasuar performancën e kompanisë sonë me kompanitë tjera dhe mënyrën se si duhet të investojmë resurset në dispozicion. Në treguesit e profitabilitetit bëjnë pjesë: norma e profitit neto, norma e kthimit të investimeve dhe norma e kthimit të kapitalit të angazhuar të pronarëve.1) Norma e profitit neto – paraqet raportin mes profitit neto dhe të ardhurave bruto. Ky koeficient tregon më shumë për shpenzimet e tuaja në lidhje me çmimet që ndërmarrja cakton për shitjen e produkteve në treg. Profiti netoMargjina (norma e profitit neto) = ----------------------- Të ardhurat bruto Nëse ky tregues është i ulët në krahasim me kompanitë tjera apo me mesataren e industrisë ku ndërmarrja operon do të thotë se ndërmarrja ose shet produktet me çmime të vogla ose operon me kosto të lartë. Margjinat e ulëta janë të pranueshme vetëm kur çojnë në rritjen e madhe të shitjeve apo ne rritjen e pjesëmarrjes në treg.2) Norma e kthimit të investimeve – tregon kthimin e përgjithshëm nga investimet në asetet totale. Për arsye se këto asete janë baras me borxhet e kombinuara me kapitalin e angazhuar të pronarëve ky koeficient po ashtu tregon kthimin mesatar të investimeve të tërësishme në ndërmarrje. Profiti netoNorma e kthimit të investimeve = ----------------- Asetet totaleNorma e kthimit të investimeve përdoret për të testuar profitabilitetin e ndërmarrjes apo të idesë së ndërmarrjes në të cilën janë të interesuar bankat dhe investitorët potencial sepse me anë të kësaj mund të krahasohen investimet oportune që një investitor mund të angazhoj resurset e veta. 3) Norma e kthimit të kapitalit të angazhuar të pronarëve – paraqet raportin mes profitit neto dhe kapitalit të investuar të pronarëve që dallon nga koeficienti paraprak.

Profiti netoNorma e kth. të kap. të pron. = ------------------- x 100 Kap. i pronarëve Kreditorët e ndërmarrjes të parët marrin fitimin i cili është fiks, kurse çdo gjë tjetër shkon te pronarët. Nëse pagesat për kamata dhe kostoja e shfrytëzimit të këtyre mjeteve është më e vogël se sa fitimi atëherë kjo tregon se ndërmarrja është duke i shfrytëzuar këto mjete me racionalitet, përndryshe në rastin më të keq ndërmarrja mund të kaloj në pronësi të kreditorëve. II. LikuiditetiÇështje kyçe në planifikimin e biznesit të ndërmarrjes është aftësia për të paguar obligimet vijuese që ka ndërmarrja ndaj palëve të treta. Prandaj është e rëndësishme të planifikohet se sa kapital qarkullues do t’i nevojitet ndërmarrjes për të fshirë obligimet e veta brenda një viti (likuiditeti). Për këtë shfrytëzohen dy tregues financiar: norma e likuiditetit vijues dhe testi acidik.1) Norma e likuiditetit vijues – përcakton aftësinë e likuiditetit të ndërmarrjes dhe paraqet raportin mes aseteve vijuese dhe obligimeve vijuese totale. Asetet xhiruese (Likuide)Norma e likuiditetit vijues = ------------------------------ Obligimet vijueseNëse ndërmarrja operon me normë më të ulët se 1 atëherë ka problem me likuiditet, mirëpo analiza duhet të vihet në kontekst të industrisë dhe të natyrës së biznesit. Ndërmarrjet që qarkullojnë stoqet shpesh atëherë mund të operojnë me një normë edhe më të ulët dhe anasjelltas.2) Testi acidik – quhet kështu për arsye se merr për bazë vetëm ato asete likuide të cilat shumë shpejt mund të konvertohen në para të gatshme, duke përjashtuar stoqet dhe borxhet e arkëtueshme si asete likuide për arsye se nganjëherë në situata emergjente është shumë vështirë të konvertohen në para të gatshme. Aset. likuide – stoqet – borxh. e arkët.Testi acidik = ------------------------------------------------ Obligimet vijueseIII. Treguesit e efiçiencësKëta tregues japin informacione se a ka ndërmarrja kontroll të duhur mbi asetet e saj.1) Koeficienti i qarkullimit të stoqeve – tregon se sa likuide janë stoqet dhe paraqet raportin mes kostos së mallit të shitur dhe vlerës mesatare të stoqeve. Kostoja e mallit të shiturKoeficienti i stoqeve = --------------------------------

Page 16: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

StoqetNëse nuk dihet mesatarja e stoqeve atëherë mund të shfrytëzohet vlera e stoqeve në fund të vitit.2) Koeficienti i arkëtimit të borxheve – tregon likuiditetin e caktuar të ndërmarrjes dhe paraqet raportin mes shitjeve që bën ndërmarrja me kredi dhe mesatares së borxheve. Shitjet me krediKoeficienti i arkëtimit të borxheve = ------------------- Borxhet

5.5. Rezyme e planit të biznesitPasi të ketë përfunduar hartimi i planit të biznesit duhet të bëhet një përmbledhje e shkurtër, e cila vihet pastaj në fillim, në hyrje të planit të biznesit. Përmbledhja e shkurtër duhet të përmbaj këto informata bazike: Emri i biznesit dhe përshkrimi i shkurtër i tij, investitorët, produkti dhe sasitë që planifikohet të prodhohen, Tregu/segmentimi/tregu cak, sasitë e planifikuara të shitjes, Investimet e nevojshme, burimet e financimit, Rezultati financiar, cash flow dhe bruto e neto fitimi, Treguesit kyç financiar, sidomos përfitimi nga investimet dhe përfitimi nga shitjet, Plani i realizimit: fillimi dhe përfundimi i planit të biznesit.5.6. Zbatimi i planit të biznesitPlani i biznesit e ka vlerën e vet vetëm nëse zbatohet dhe nëse zbatimi bëhet një nga brengat më të rëndësishme të pronarit/ndërmarrësit dhe menaxherëve të biznesit.Masat më të rëndësishme për realizimin e planit të biznesit janë: Sigurimi i burimeve financiare, Menaxhimi i biznesit, Hartimi i orarit për zbatimin e planit të biznesit, Identifikimi i aktiviteteve që duhet kryer, Caktimi i kohës së nevojshme për kryerjen e secilit aktivitet, Diagrami i Gantit është një paraqitje grafike mjaft e thjeshtë në të cilën pasqyrohen aktivitetet dhe koha e fillimit dhe përfundimit të tyre.

6. Problemet e menaxhimit dhe të rritjes së BVM-ve6.1. Menaxhmenti dhe struktura organizativeMenaxhimi i firmës paraqitet si puna kryesore që duhet ta kryej pronari. Ai është përgjegjës për një numër të madh çështjesh dhe duhet dhënë përgjigje në pyetjet në vijim: Si do të menaxhohet firma? Kush janë udhëheqësit, cilat janë kërkesat për referenca, sa janë garancitë për suksesin e biznesit dhe për zbatimin e planit të biznesit, etj. Si janë organizuar dhe si do të udhëhiqen financat, kontabiliteti, evidenca financiare? Kjo neglizhohet nga pronarët dhe ata jo rrallë punojnë pa një pasqyrë të qartë të gjendjes së tyre financiare, të stoqeve, borxheve, etj. Si do të bëhet furnizimi dhe shitja dhe si do të menaxhohet ajo? Udhëheqja e zyrës, komunikimi, korrespodenca kanë rëndësi për monitorimin e punës dhe për një imazh sa më të mirë. Struktura e pronësisë dhe forma ligjore e kompanisë, etj.Rëndësia e kësaj pjese ka të bëjë me atë se tregon se sa pronari i biznesit e ka të qartë planin e tij dhe se sa i ka siguruar burimet njerëzore për realizimin e tij, në këtë pjesë hyjnë organografi dhe përshkrimi i punëve.6.2. Specifikat e Marketingut në BVMMenaxhimi i marketingut ka shumë specifika të cilat janë të lidhura me stilin e marketingut, strategjinë, metodat e kërkimit dhe identifikimit të tregut cak dhe metodat e ndërtimit të marrëdhënieve me konsumatorët.Mirëpo praktika e udhëheqjes së marketingut tek BVM në krahasim me bizneset e mëdha ndryshon shumë. BVM shfrytëzojnë një numër të kufizuar të metodave të marketingut dhe të promocionit, ato zakonisht luftojnë me çmime të lira dhe nuk mund të investojnë shumë në zhvillimin e produkteve.1) Stili i marketingut ka disa karakteristika: Strategji e marketingut jo e formalizuar , Vëllim i kufizuar i aktivitetit , Për shkak të kufizimeve në kuadër të marketing miksit përqendrohen më shumë tek produkti dhe çmimi, Involvimi i pronarit/menaxherit kryesor dhe ndërmarrësit,Megjithatë karakteristika kryesore e marketingut ndërmarrës është se ai është më dinamik, më inventiv, interaktiv dhe informal (4I) në krahasim me metodat e marketing miksit (4P).

Page 17: 20134657 Biznesi i Vogel Dhe i Mesem Testi 1 Dhe 2

Inovacioni: ka të bëj me aftësinë për përshtatje të shpejtë ndaj kërkesave, për të krijuar risi apo për të pranuar dhe zbatuar ato, Informal: mbledhja e informatave nga rrjetet joformale ju siguron mundësi që të keni informata mbi performancat e tyre dhe pozicionin e tyre konkurrues, Identifikimi i tregut cak: produkt inovativ dhe i specializuar i cili lidhet me një treg zinxhiror për blerës qartas të identifikuar, Interaktive: kontakt i përhershëm me konsumatorët, format e shitjes direkte dhe personale iu mundësojnë BVM që të jenë në kontakt me konsumatorët.2) Identifikimi i tregut cak është një nga përparësitë përmes së cilit mund të identifikohen me një grup konsumatorësh dhe për këtë ekzistojnë dy qasje:a) Top-down / nga lart – poshtë

o Segmentimi – profilet e segmenteve,o Targetimi – vlerësimi segmenteve dhe

zgjedhja,o Pozicionimi – diferencimi nga konkurruesit

b) Bottom-up / nga poshtë lart:o Identifikimi i shanseve në treg,o Tërheqja e një baze iniciale të konsumatorëve,o Zgjerimi i bazës së konsumatorëve.

Të vazhdohet në FAQE 158