2 4 ilo konferenca e 100-të 3neuchatel.unia.ch/uploads/media/horizonte_0511_al.pdf3 vitin e kaluar...

4
3 Vitin e kaluar në kongresin e Unia- s në Lozanë u vendosë që në vitin 2011 të startohet një kampanjë kudër armiqësisë karshi të huajve. Sivjet në Zvicër mbahen zgjedhjet e parlamen- tit kombëtar, ku pritet që e djathta politike edhe më fuqishëm do të rrisë nxitjen e armiqësisë karshi të huajve, çka e vërteton edhe viti që lamë pas. Kësaj politike duhet dhënë fund. Në mbledhjen e delegatëve të sindikatës Unia në Bernë më 18.6.2011, drejto- ria qendrore prezantoi aktualitetin në lidhje me kampanjën. Shpërndarja e kartolinave dhe një faqe interneti Përmes shpërndarjes gjithëpërfshirë- se të kartolinave, do të ilustrohen në mënyrë të theksuar dhe transparente të dhënat mbi kontributet e migran- tëve në sektorë të ndryshëm ekono- mik dhe shoqëror të Zvicrës. Kështu do t sqarohet, që 69% e të punësuarve në ndërtimtari janë të huaj. Pamje tjera të kartolinave do të ilustrojnë lëmin hulumtuese dhe futbollin. Për- dorimi i faqes së internetit gjithashtu do të shërbejë për këtë kampanje. Do të përgatitet një faqe e posaçme interneti vetëm për këtë qëllim, ku do të prezantohen portrete migrantësh dhe ku do të gjenden informata të detajuara për migrantët në Zvicër. Kulmi i kampanjës: dita e migrantëve Pos kartolinave dhe faqes së inter- netit do të prodhohet një flamurë me parullën «Pa ne – stop armiqësisë karshi të huajve». Më 18 dhjetor do të festohet dita ndërkombëtare e mi- grantëve. Unia në ketë manifestim kulmor më 17 dhjetor do të zhvilloi aksione të ndryshme. / Aurora García 2 4 Siguri në punë dhe mbrojtje e shëdnetit Puna dhe shëndeti Kujdes shëndetin gjatë punës verës Unia dhe arsimimi Aftësim shtesë dhe arsimim i mëtejmë Prezantohet kampanja e Unia-s kundër ksenofobisë Kampanja: «Pa ne s’ka Zvicër » Nr. 5 | Juli 2011 | albanisch Erscheint als Beilage zur Zeitung «work» | Redaktion T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch ILO Konferenca e 100-të Konventa për punonjësit e ekonomisë shtëpiake Unia në vazhdimësi angazhohet kundër ksenofobisë Më 18 qershor 2011 në Ber- në u mbajt mbledhja e dele- gatëve të sindikatë Unia, e cila mbahet dy herë në vit. Të 130 delegatët pjesëma- rrës pos tjerash vendosën për kampanjën kundër ar- miqësisë karshi të huajve dhe kërkuan ndërmarrjen e masave kundër shkatërri- mit të zhvillimit dhe mirëqe- nies ekonomike e sociale në Zvicër. Me moton «Pa ne s’ka Zvicër» sin- dikata Unia dëshiron të tregoi se çfarë kontributi japin migrantët në Zvicër: 69% e ndërtimtarëve, të cilët ndërtojnë shtëpitë dhe in- frastrukturën në Zvicër nuk pose- dojnë pasaportë zvicerane. 55% të lojtarëve të përhershëm të super ligës zvicerane janë të huaj. Përmes një kampanje të bartur nga anëtarët aktiv, sindikata Unia dëshiron të jap një kontribut kundër armiqësisë karshi të huajve, e cila armiqësi tani në kohën e fushatat zgjedhore sa vjen e rritet. Të forcohet vendi i veprave Zvicër Përmes një rezolute delegatët e Unia-s kërkuan edhe që qeveria zvicerane më në fund të zhvillo- jë një politike ekonomike si kun- dërveprim karshi rritjes së lartë të kursit të Frangut zviceran. Qeveria duhet veprojë kundër spekulantëve të bankave si UBS, CS, etj. karshi monedhës Euro, spekulime këto që janë të drejtuara kundër vendeve të punës në Zvicër. Llogarinë për kur- sin tepër të lartë të Frangut si duket duhet ta paguajnë punëmarrësit – përmes shkurtimeve të pagave, shtypje të rrogave dhe shtrenjtimit. Zvicra si vendi financiar rrezikon vendet e punës, mirëqenien dhe së fundi edhe paqen sociale në Zvicër. Sindikata Unia kërkon pos tjerash ndalimin e shkurtimit të pagave, çrregullimeve të ndërrimit të kursit dhe pagave me Euro. Gjithashtu duhet fuqizuar kontrollet kundër shtypjes së rrogave dhe tregtisë me deviza duhet vu tatim dhe kontrolli i saj duhet përmirësuar. Unia mbështet iniciativën për heqje dorë nga Atomi Delegatët e Unia-s vendosën të mbështesin edhe iniciativën e nisur më 17 maj 2011 e cila kërkon heqje dorë nga energjia atomike. / Marrë nga komunikata për shtyp e Unia-s Unia nisë një kampanje kundër ksenofobisë Mbledhja e delegatëve Bazuar në shembullin e veprimeve kriminele në Tesinë, delegatët u sqa- ruan se si trafikuesit dhe organizatat e ngjashme trafikojnë dhe punësojnë ndërtimtarët tek ne, duke i detyruar këta që tua paguajnë atyre një pjesë të rrogës së tyre. Zinxhirët e punës me nën-akord Gjithherë e më shumë ndërmarrje ndërtimi delegojnë punë ndërmarr- jeve të ndryshme të treta. Kjo d.m.th. një ndërmarrje A fiton nga pronari i ndërtimit një tender ndërtimi të tërë- sishëm, mirëpo u jep të tjerëve p.sh. kryerjen e armatimit një firme të tretë për një çmim edhe më të ulët, me çka firma A përfiton edhe njëherë nga kjo. Firma e tretë mandatin e vet ia jep më tej një firme tjetër. Më në fund nuk është fare e tejdukshme kush cilat punë i kryen. Shpesh në raste të tilla nuk respektohet pakat e vendo- sura me kontratën e përgjithshme të punës dhe nuk paguhen kontributet sigurimeve shoqërore. Keqpërdorimi i qarkullimit të lirë te personave Numri i personave që punojnë në Zvi- cër nga hapësira e BE-së është rritur dukshëm. Kjo tregon në ndjerën anë se kontribuohet në zhvillimi ekono- mik të vendit dhe në aspektin e poli- tikave sociale është në rregull dhe nuk paraqet problem, nëse me këtë rast respektohen rregullat e vendosura të kushteve të punës. Në anën tjetër ës- htë gjithmonë e më e qartë se duhet të rriten masat e mbrojtjes së kushteve të punës deh të punonjësve në Zvicër. Duhen më shumë kontrolle dhe kon- trata të përgjithshme të punës, të cilat në themel shërbejnë për respektim të kontrollueshëm të kushteve të punës. Më shumë mbrojtje falë KKP Pasi punëdhënësit janë prapë të gats- hëm të vazhdojnë bisedimet për ri- përtëritjen e KKP, delegatët bazuar në rreziqet e mundshme diskutuan dhe u angazhuan për zgjerimin e mbro- jtjes së detyrueshme në ekonominë e ndërtimit. Pasi ndërmarrësit ndër- timtarë në ditën tyre të ekonomisë ndërtimore erdhën në përfundim se ky sektori ec për mrekulli dhe pro- duktiviteti në vitet e fundit ka shë- nuar rritje të mëdha, kërkesat e drejta të ndërtimtarëve do të duhej marrë parasysh. Sipas punëdhënësve fjala është që «të ruhet mirëqenia për ven- dit tonë dhe për banoret dhe banorët e vendit...». Kjo do të duhej të vlente edhe për të gjithë ata, që në të vërtetë edhe kanë ndërtuar këtë mirëqenie. Presioni mbi kushtet e punës në ndërtimtari është duke u rritur. Kjo e rritë më shumë rëndësinë e KKP në sektorin krye- sor të ndërtimtarisë dhe zgjerimin e faktorëve mbrojtës. Ky është përfundimi i parlamentit të ndërtimtarëve të Unia-s të përbërë nga 120 delegatë në ndërlidhje me bisedat e para- para për ditët e ardhshme sa i përket KKP. Puna në ndërtimtari është e rëndë dhe e rrezikshme Në fund të verës 2011 Unia do të startoj një kampanjë kundër armiqësisë karshi të huajve, me theks kontributin që japin migrantët në Zvicër. Me këtë rast kërkohet angazhim i gjithë anëtarësisë së sindikatës Unia. Raport mbi konferencën e ndërtimtarëve të Unia-s të 25.6.2011 Ndërtimtarët fuqizojnë kërkesën për më shumë mbrojtje

Upload: others

Post on 18-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

3

Vitin e kaluar në kongresin e Unia-s në Lozanë u vendosë që në vitin 2011 të startohet një kampanjë kudër armiqësisë karshi të huajve. Sivjet në Zvicër mbahen zgjedhjet e parlamen-tit kombëtar, ku pritet që e djathta politike edhe më fuqishëm do të rrisë nxitjen e armiqësisë karshi të huajve, çka e vërteton edhe viti që lamë pas. Kësaj politike duhet dhënë fund. Në mbledhjen e delegatëve të sindikatës Unia në Bernë më 18.6.2011, drejto-ria qendrore prezantoi aktualitetin në lidhje me kampanjën.

Shpërndarja e kartolinave dhe një faqe internetiPërmes shpërndarjes gjithëpërfshirë-se të kartolinave, do të ilustrohen në mënyrë të theksuar dhe transparente të dhënat mbi kontributet e migran-tëve në sektorë të ndryshëm ekono-mik dhe shoqëror të Zvicrës. Kështu

do t sqarohet, që 69% e të punësuarve në ndërtimtari janë të huaj. Pamje tjera të kartolinave do të ilustrojnë lëmin hulumtuese dhe futbollin. Për-dorimi i faqes së internetit gjithashtu do të shërbejë për këtë kampanje. Do të përgatitet një faqe e posaçme interneti vetëm për këtë qëllim, ku do të prezantohen portrete migrantësh dhe ku do të gjenden informata të detajuara për migrantët në Zvicër.

Kulmi i kampanjës: dita e migrantëvePos kartolinave dhe faqes së inter-netit do të prodhohet një flamurë me parullën «Pa ne – stop armiqësisë karshi të huajve». Më 18 dhjetor do të festohet dita ndërkombëtare e mi-grantëve. Unia në ketë manifestim kulmor më 17 dhjetor do të zhvilloi aksione të ndryshme.

/ Aurora García

2 4

Siguri në punë dhe mbrojtje e shëdnetit

Puna dhe shëndetiKujdes shëndetin gjatë punës verës

Unia dhe arsimimiAftësim shtesë dhe arsimim i mëtejmë

Prezantohet kampanja e Unia-s kundër ksenofobisë

Kampanja: «Pa ne s’ka Zvicër »

Nr. 5 | Juli 2011 | albanischErscheint als Beilage zur Zeitung «work» | Redaktion T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch

ILO Konferenca e 100-tëKonventa për punonjësit e ekonomisë shtëpiake

Unia në vazhdimësi angazhohet kundër ksenofobisë

Më 18 qershor 2011 në Ber-në u mbajt mbledhja e dele-gatëve të sindikatë Unia, e cila mbahet dy herë në vit. Të 130 delegatët pjesëma-rrës pos tjerash vendosën për kampanjën kundër ar-miqësisë karshi të huajve dhe kërkuan ndërmarrjen e masave kundër shkatërri-mit të zhvillimit dhe mirëqe-nies ekonomike e sociale në Zvicër.

Me moton «Pa ne s’ka Zvicër» sin-dikata Unia dëshiron të tregoi se çfarë kontributi japin migrantët në Zvicër: 69% e ndërtimtarëve, të cilët ndërtojnë shtëpitë dhe in-frastrukturën në Zvicër nuk pose-dojnë pasaportë zvicerane. 55% të lojtarëve të përhershëm të super ligës zvicerane janë të huaj. Përmes një kampanje të bartur nga anëtarët aktiv, sindikata Unia dëshiron të jap një kontribut kundër armiqësisë karshi të huajve, e cila armiqësi tani në kohën e fushatat zgjedhore sa vjen e rritet.

Të forcohet vendi i veprave Zvicër Përmes një rezolute delegatët e Unia-s kërkuan edhe që qeveria zvicerane më në fund të zhvillo-jë një politike ekonomike si kun-dërveprim karshi rritjes së lartë të kursit të Frangut zviceran. Qeveria duhet veprojë kundër spekulantëve të bankave si UBS, CS, etj. karshi monedhës Euro, spekulime këto që janë të drejtuara kundër vendeve të punës në Zvicër. Llogarinë për kur-sin tepër të lartë të Frangut si duket duhet ta paguajnë punëmarrësit – përmes shkurtimeve të pagave, shtypje të rrogave dhe shtrenjtimit. Zvicra si vendi financiar rrezikon vendet e punës, mirëqenien dhe së fundi edhe paqen sociale në Zvicër. Sindikata Unia kërkon pos tjerash ndalimin e shkurtimit të pagave, çrregullimeve të ndërrimit të kursit dhe pagave me Euro. Gjithashtu duhet fuqizuar kontrollet kundër shtypjes së rrogave dhe tregtisë me deviza duhet vu tatim dhe kontrolli i saj duhet përmirësuar.

Unia mbështet iniciativën për heqje dorë nga Atomi Delegatët e Unia-s vendosën të mbështesin edhe iniciativën e nisur më 17 maj 2011 e cila kërkon heqje dorë nga energjia atomike. / Marrë nga komunikata për shtyp e Unia-s

Unia nisë një kampanje kundër ksenofobisë

Mbledhja e delegatëve

Bazuar në shembullin e veprimeve kriminele në Tesinë, delegatët u sqa-ruan se si trafikuesit dhe organizatat e ngjashme trafikojnë dhe punësojnë ndërtimtarët tek ne, duke i detyruar këta që tua paguajnë atyre një pjesë të rrogës së tyre.

Zinxhirët e punës me nën-akord Gjithherë e më shumë ndërmarrje ndërtimi delegojnë punë ndërmarr-jeve të ndryshme të treta. Kjo d.m.th. një ndërmarrje A fiton nga pronari i ndërtimit një tender ndërtimi të tërë-sishëm, mirëpo u jep të tjerëve p.sh. kryerjen e armatimit një firme të tretë për një çmim edhe më të ulët, me çka firma A përfiton edhe njëherë nga kjo. Firma e tretë mandatin e vet ia jep më tej një firme tjetër. Më në fund nuk është fare e tejdukshme kush cilat punë i kryen. Shpesh në raste të tilla nuk respektohet pakat e vendo-sura me kontratën e përgjithshme të punës dhe nuk paguhen kontributet sigurimeve shoqërore.

Keqpërdorimi i qarkullimit të lirë te personaveNumri i personave që punojnë në Zvi-cër nga hapësira e BE-së është rritur dukshëm. Kjo tregon në ndjerën anë se kontribuohet në zhvillimi ekono-mik të vendit dhe në aspektin e poli-tikave sociale është në rregull dhe nuk paraqet problem, nëse me këtë rast respektohen rregullat e vendosura të kushteve të punës. Në anën tjetër ës-htë gjithmonë e më e qartë se duhet të rriten masat e mbrojtjes së kushteve të punës deh të punonjësve në Zvicër. Duhen më shumë kontrolle dhe kon-trata të përgjithshme të punës, të cilat në themel shërbejnë për respektim të kontrollueshëm të kushteve të punës.

Më shumë mbrojtje falë KKP Pasi punëdhënësit janë prapë të gats-hëm të vazhdojnë bisedimet për ri-përtëritjen e KKP, delegatët bazuar në rreziqet e mundshme diskutuan dhe u angazhuan për zgjerimin e mbro-jtjes së detyrueshme në ekonominë e ndërtimit. Pasi ndërmarrësit ndër-timtarë në ditën tyre të ekonomisë ndërtimore erdhën në përfundim se ky sektori ec për mrekulli dhe pro-

duktiviteti në vitet e fundit ka shë-nuar rritje të mëdha, kërkesat e drejta të ndërtimtarëve do të duhej marrë parasysh. Sipas punëdhënësve fjala është që «të ruhet mirëqenia për ven-

dit tonë dhe për banoret dhe banorët e vendit...». Kjo do të duhej të vlente edhe për të gjithë ata, që në të vërtetë edhe kanë ndërtuar këtë mirëqenie.

Presioni mbi kushtet e punës në ndërtimtari është duke u rritur. Kjo e rritë më shumë rëndësinë e KKP në sektorin krye-sor të ndërtimtarisë dhe zgjerimin e faktorëve mbrojtës. Ky është përfundimi i parlamentit të ndërtimtarëve të Unia-s të përbërë nga 120 delegatë në ndërlidhje me bisedat e para-para për ditët e ardhshme sa i përket KKP.

Puna në ndërtimtari është e rëndë dhe e rrezikshme

Në fund të verës 2011 Unia do të startoj një kampanjë kundër armiqësisë karshi të huajve, me theks kontributin që japin migrantët në Zvicër. Me këtë rast kërkohet angazhim i gjithë anëtarësisë së sindikatës Unia.

Raport mbi konferencën e ndërtimtarëve të Unia-s të 25.6.2011

Ndërtimtarët fuqizojnë kërkesën për më shumë mbrojtje

horizonte Nr. 5 | Juli 2011 | albanisch 2

Iniciativa për pagën minimale në rrugë të mbarëPërkitazi me iniciativën për pagë mini-male të vendosur me ligj, që nga fillimi i saj deri më tani janë grumbulluar rreth 80 000 nënshkrime. Mirëpo en-de nuk është arritur qëllimi. Andaj sindikatat kanë vendosur ditë tjera grumbullimi të nënshkrimeve nga 31 qershori deri më 2 korrik. Nëse edhe ti dëshiron të ndihmosh në grumbu-llimin e nënshkrimeve, atëherë la-jmërohu tek sekretariati i Unia-s në regjion tënd.

85% e popullatës duan pagën minimale të përcaktuar me ligj Një anketë reprezentative e man-datar nga Unioni i Sindikatave të Zvicrës vjen në përfundim se 85% e popullatës së Zvicrës pajtohen me përcaktimin ligjor të pagës minimale: Informata tjera mbi anketën mund të gjeni në faqen e Unia-s dhe të SGB. Më 21 qershor 2011 u pu-blikua edhe raporti i ekspertëve »Pa-ga minimale – situata dhe nevoja e veprimit në Zvicër» e në të cilën kanë kontribuar edhe bashkë-presidenti i Unia-s Andreas Rieger dhe sekretari regjional i Gjenevës Alessandro Peli-zzari. Raporti (vetëm në gjermanisht) mund të porositet në SGB me çmim prej 12.50 frangash (031 377 01 01; [email protected]).

Fitimet ndërmarrjeve eksplodojnë – dallimet në rroga zgjerohenTë 41 ndërmarrjet më të rëndësis-hme të Zvicrës shënuan një rritje prej 84 miliarda frangash – nja ¾ më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje enorme e fitimit mjerisht nuk u pru-ri asgjë punëmarrësve. Tek 2/3 e ndërmarrjeve hendeku (gërshërët) i pagave në mes të top- menaxherëve dhe të punësuarve u zgjerua edh më tej. Mesatarisht dallimit në rroga me këtë rast kanë arritur proporcionin 1 me 43. Këtë e venë në pah studimi i sindikatës Unia. Më shumë mbi stu-dimin përkitazi me hendekun e pa-gave si dhe informata të tjera mund të mësoni nga faqja e internetit të Unia-s.

Lufta e sindikatave kundër pagave të mjerueshme në Bazel Qeveria e Bazelit bartë jashtë vendet e punës dhe lejon që mandatet të iu jepen ofertuesve më të lirë. Se me këtë rast paguhen paga të mjerues-hme dhe rrogat shtypen me të dy këmbët, kjo duket se nuk e preoku-pon qeverinë Bazelit. Unia e Zvicrës veriperëndimore për këtë arsye bas-hkë me VPDO-në (sindikatën e shër-bimeve publike) në muajt që lamë pas ka grumbulluar nënshkrime për peticionin «paga korrekte për perso-nelin pastrues» dhe më 22 qershor ka dorëzuar rreth 800 nënshkrime. Informata tjera mund të mësoni nga komunikata për media në faqen e internetit të Unia-s.

«Nga të prekurit duhet bërë pjesëmarrës» Mbi 200 anëtarë të bazës nga sekto-ri i industrisë në Unia, përfaqësues nga radhët e zyrtarëve dhe punëd-hënësve si dhe sekretarë sindikalist u takun më 27.6.2011 në qendrën e kongreseve në Biel në manifestimin e Unia-s »Puna, jeta dhe shëndeti në industri”. Konferenca diskutoi mbi zgjidhjet e problemeve në lëmin e sigurisë në punë dhe mbrojtjes së shëndetit. Për më shumë shih edhe faqen e internetit të Unia-s.

News

Vapa, ozoni dhe rrezet ultraviolete verës paraqesin një ngarkesë të po-saçme për të gjithë koleget e kolegët, të cilëve u duhet të punojnë në vende të hapura. Rreziqet në vijim shpesh nënvleftësohen: n Vapa: temperaturat e larta ngarko-

jnë sistemin e qarkullimit të gjakut dhe mund të shkaktojnë dhimbje e dobësim dhe në raste të caktuara edhe sulme shëndetësore. Ngar-kesat rriten me rritjen e lashtësisë në ajër.

n Ozoni: Me rastin e rrezeve intensive të diellit krijohet ozoni. Ngarkesat e larta të ozonit mund të qojnë në djegie të syve, ndjenjën e nga-cmimit në qafë dhe fyt, pengesa në frymëmarrje dhe dhimbje koke. Vlerat më të larta të ditës regjistro-hen në mes orës 16 dhe 18.

n Rrezet ultraviolete: Rrezet UV janë të padukshme. Nga një shkallë e caktuar intensiteti këto rreze mund të shkaktojnë dëmtimin e syve dhe kancerin lëkurës. Para së gjithash mes orës 11 dhe 15 masat mbrojt¨se janë shumë të rëndësishme.

Punëdhënësit mund ti mbrojnë punëtoret dhe punëtorët e tyre kun-dër këtyre rreziqeve. Masat vijuese mbrojtëse janë të domosdoshme: n Të konsultohet parashikimi i motit

dhe të planifikohen punët në atë mënyrë që punët e rënda të kryhen paradite.

n Sipas mundësisë përshtatje e orarit të punës (për shembull në mëngjes të fillohet me herët me punë).

n Punët gjatë ditës me shumë rreze dielli të kryhen nën hije.

n Planifikimi më i shpeshtë i pauzave të shkurta nën hije.

n Të vihet në dispozicion në masë të mjaftueshme ujë i freskët dhe krem mbrojtës nga rrezet e diellit.

n Të mos punohet lakuriq në pjesën e sipërme të trupit. Sipas nevojës përdorimi e syzeve mbrojtëse me gjam të errësuar.

n Të gjithë punëtorët të rrisin kuj-desin për koleget tyre dhe të in-tervenojnë menjëherë, nëse ata ndihen keq.

n Bartje e detyrueshme e kapelës mbrojtëse të kokës nëpër kantiere vlen edhe gjatë vapës së madhe

Sindikata Unia edhe kësaj vere dës-hiron të informojë punëmarrësit për rreziqet e cekura, ashtu edhe për pro-ceduarat, në rast se punëdhënësit nuk ndërmarrin masat e nevojshme mbrojtëse:1. Të bisedohet mbi këtë temë me

kolegët («nga problemi individual në atë kolektiv»).

2. Të formulohen qëndrime të për-bashkëta (Ankesa / Nevoja / Pro-pozime përmirësuese).

3.. Të konfrontohen punëdhënësit dhe të definohen zgjidhje të për-bashkëta.

4.. Të kontrollohet zbatimi i masave të vendosura.

5. Në rast kundërshtie / në rast pa-qartësie apo çështjeve të hapura të kontaktohet Unia apo Suva.

Rishtas këtë vit Unia shpërndan një lloj «Metër UV», me të cilin punëma-rrësit bazuar në llojin e vet të lëkurës mund të përcaktojë faktorin mbrojtës në kremin kundër rrezeve të diellit, për të cilin ai/ajo ka nevojë.

/ Dario Mordasini

Cilat janë rreziqet në punë gjatë ditëve të nxehta të verës

Puna verës në vend të hapur: kujdesu për shëndetin tënd!

Work: Corinne Schärer, pjesëmarr-ja në grevën grave 2011 nuk ishte edhe mjafte kënaqshme. A jeni me-gjithatë e kënaqur? Corinne Schärer: Shumë. Ju gaboni. Në tërë Zvicrën janë mbajtur 150 aksione të decentralizuara. Edhe ë e rëndësishme është shfaqja publike: Në shumë ndërmarrje gratë kanë de-filuar për paga të njëjta dhe për barazi gjinore.

Temat e caktuara të grevës së gra-ve ishin barazia e pagave. A është rroga aspekti i fundit e konfliktit në mes burrit dhe gruas?Me siguri jo. Mirëpo paga e njëjtë ës-htë masë e barazisë. Çështja qëndron kështu: Derisa ne nuk e shtrojmë në mënyrë sistematike çështjen e rrogës së njëjtë, edhe nuk do ta arrijmë dot. Dhe derisa burrat fitojnë më shumë se sa gratë, ndarja më e mirë e barrës mes burrit dhe gruas do të mbetet iluzion.

Ju keni provuar të përfitoni ndër-marrjet për dialog mbi paga të njëj-ta. Suksesi ka qenë i vogël. Përse?Firmat na kanë lënë në baltë. Ve-tëm pak ndërmarrje kanë pranuar ofertën. Si duket janë të nevojshme masat e detyrueshme, për të detyruar punëdhënësit që të respektojnë li-

gjin. P.sh. kontrollimi i rrogave nëpër ndërmarrje, në mënyrë analoge sikur kontrollet për masat mbrojtëse së KPP sa i përket qarkullimit të lirë të personave me BE. Për këtë është i ne-vojshëm ligj më i ashpër. Edhe paga minimale do të rrisë rrogat e grave.

Nuk do të arrihet më shumë me bisedime? Po si. Bisedimet janë instrumenti kryesor. Gjithandej në çdo rast ne gratë duhet të zhvillojnë negociata të zorshme. Në politikë. Por edhe në jetën private, kur është fjala p.sh. për ndarjen e punëve në shtëpi. Kjo është një temë tjetër, të cilës ne duhet tani ti përvishemi: Ndarja më mirë e punës.

Paga për rrogë si dhe puna pa pa-gesë?Ekzakt. Ne e dimë sot, se ndarja më mirë vjen vetëm nëse shkurtohet ora-ri i punës.

Momentalisht jo temë e pëlqyer e sindikatave...Orar më të shkurtë të punës dhe ndarje më të mirë të barrës – d.m.th. reduktimi i ngarkesës së trefishtë të gruas – duhet të bëhet njëra nga temat tona kryesore. Për këtë anga-zhohemi ne gratë.

Dhe si mund të realizojë gruaja këtë?Derisa ne gratë nuk jemi të përfaqë-suara dhe të ndërlidhura më mirë në drejtoritë, këshillat administrative

dhe politikë, nuk do të arrijmë të bëjmë presionin e duhur për barazi të vërtetë. Vetvetiu nuk ndodhë asgjë. Pra tani na duhet, sikur në Norvegji kuota e grave.

Në Unia e kemi kuotën. Dhe meg-jithatë...Në drejtorinë qendrore dhe në mbledhjen e delegatëve gratë janë të përfaqësuara me 1/3. Në kryesinë qendrore aktualisht kuota nuk është përmbushë. Dhe në shumë struktu-ra e organe drejtuese nëpër regjione kuota prej 25% nuk është përmbus-hë. Nëse Unia nuk feminizohet, ne si sindikatë nuk jemi mjaftë të besues-hëm për gratë.

Fjalimi i Corinne Schärer

Intervistë e gazetës sindikaliste Work me Corinne Schärer

Bilanc: greva e grave 2011

Pamje nga aktivitetet e grave me rastin e ditës së aksionit

horizonte Nr. 5 | Juli 2011 | albanisch 3

Konventa e aprovuar ë 16 qershor 2011 në konferencën e 100-të të Or-ganizatës ndërkombëtare të punës ILO (shkurtesa shqip: ONP) në Gjene-vë për «Punë me dinjitet njerëzor për punonjësit në ekonomin shtëpiake» përcakton për herë të parë në gjithë botën standardet për marrëdhënie pune në ekonominë jo formale. Ky vendim paraqet një arritje historike në botën e punës.Qëllimi i konventës është rregullimi i mbi 100 milion të punësuarve në tërë botën dhe posaçërisht mbrojtja e këtij grupi të të punësuarve të anas-hkaluar. Shtete nënshkruese duhet që edhe në lëmin e ekonomisë shtë-piake të garantojnë të drejtat e punës dhe mbrojtje nga çdo lloj diskrimi-nimi si p.sh. puna e dhunshme dhe

puna e fëmijëve. Kontrata e punës me shkrim, e cila rregullon pagën, orarin e punës, kohën e lirë dhe marrëdhë-nie tjera të rëndësishme të punës, do të bëhet obliguese. Pos kësaj kjo vepër kontraktuese përcakton në rrafshin ndërkombëtar standardet minimale (së paku 24 orë kohë të lirë përnjëherë, respektimi i mbrojtjes së moshës dhe i pagës minimale, si dhe të drejtën e sigurimeve shoqërore). Nenet tjera të konventës kanë të bëjnë me të drejtat specifike të migrantëve, mbrojtja nga keqpërdorimi, ndërmjetësimi i pu-nonjësve në amvisni përmes zyrave rekrutuese si dhe informimi adekuat i të punësuarve mbi të drejtat e tyre dhe kontrolli nga ana e zyrtarëve të zbatimit të përcaktimeve minimale.

Konventa të ratifikohet sh-pejtëUnia është angazhuar aktivisht për realizimin e konventës dhe ishte e përfaqësuar në ONP nga Mauro Mo-retto, anëtarë i drejtorisë së sektorit të shërbimeve profesionale në Unia si dhe nga Vania Alleva, anëtare e dre-jtorisë qendrore në Unia dhe drejtue-se e sektorit të shërbimeve profesio-nale. Për të pasur ndikim konventa, ajo duhet ratifikuar nga secili shtet. Andaj Unia kërkon nga bashkësia e shteteve dhe posaçërisht nga qeveria zvicerane të ratifikojë shpejtë kon-ventën në fjalë. Në Zvicër sindikatat kanë realizuar në fillim të vitit 2011 për herë të parë një kontratë normale të punës të obligueshme me pagë minimale. Në fillim të muajit qers-hor 2011 qeveria zvicerane aprovoi një urdhëresë speciale për mbrojt-je të të punësuarve në amvisni në ekonomitë shtëpiake të përfaqësive diplomatike.

Sukses i madh në luftën gjithandej nëpër botë për marrëdhë-nie pune me dinjitet: Mbledhja plenare e 100-të e konferen-cës së ILO (Organizatës Ndërkombëtare të Punës) aprovoi një konventë për mbrojtje të punësuarve në amvisni në tërë botën. Pas këtij suksesi qëndrojnë përpjekjet shumëvjeçare të lëvizjes sindikaliste dhe negociata të gjata.

Pjesëmarrës në Konferencën e ILO-s

Më në fund marrëdhënie korrekte pune dhe mbrojtje nga shfrytëzimi

Të drejtat e punëmarrësve vlejnë edhe për të punësuarit në amvisni

Negociatat mbi ripërtëritjen e KKP nuk duken optimiste. Derisa punëtorët e ndërtimtarisë janë të gatshëm të negociojnë më tej, në anën tjetër punëdhënësit duan kufi-zime të të drejtave dhe nuk tregojnë gatishmëri për bisedime.

Çka duan punëmarrësit?Punëtorët e ndërtimtarisë kanë defi-nuar tri kërkesat e tyre kryesore:1. Pagë të plotë në rast aksidenti, së-

mundjeje dhe mot të keq!2. Shëndeti në rend të parë, edhe në

rast motit të keq 3.. Mbrojtje më të mirë në rast të

largimit nga punë për punëtorët e moshuar dhe sindikalistët aktivë.

E punëdhënësit?Ata propozojnë përkeqësime për KKP:n Vejnë në pikëpyetje pagën mini-

male n Përkeqësim i mbrojtjes të largimit

nga punan Orari i punës bazuar në nevojat e

punëdhënësve

n Kufizime në sektorët e vlefshëm (shoferët)

n Kërcënim për mos mbështetje të FAR-it (Fondacionit për fleksibilite-tin e tërheqjes në moshë të shtyrë për sektorin kryesor të ndërtimta-risë)

Mirëpo ne dëshirojmë më shumë mbrojtje dhe sigurisht jo kufizime në mbrojtje përmes KKP. Andej edhe luftojmë për kontratën tonë dhe për këtë kemi planifikuar aksione protes-te në qershor, ndërsa për 24 shtator 2011 demonstratën e ndërtimtarëve! Në muajin tetor 2011 përgatitmi ma-sat e mëtejme luftarake.

Cilat aksione janë para-parë?Në muajin korrik para pushimeve verore si dhe më pas janë duke u planifikuar aksione të ndryshme. Migrantët janë të prekur në mënyrë të veçantë, pasi KKP rregullon ma-rrëdhëniet e punës në njërin ndër sektorët më të rëndësishëm për mi-grantë. Pos tjerash KKP është njëra ndër kontratat e përgjithshme të punës ndër më të mirat dhe më të vjetrat. Andaj ne duhet të motivojmë dhe mobilizojmë gjithë potencialin tonë, pasi që ia vlen të luftojmë për një KKP të mirë!

Kontrata Kombëtare e Punë (KKP) 2012

Më shumë mbrojtje në ndërtimtari

16 000 punëtorë ndërtimta-rie kanë marrë pjesë në një anketë dhe kanë shprehur qartë përcaktimin: Punëtorët e ndërtimtarisë duan dhe kanë nevojë për më shumë mbrojtje!

Pamje nga kuvendi i ndërtimtarëve

Në ndërlidhje me ripërtëri-tjen e KPP 2013 sindikata Unia mat pulsin e punonjësve.

Unia dëshiron të zgjeroj sigurinë në punë dhe mbrojtjen e shëndetit në sektorin e industrisë së makinerisë asaj elektrike dhe metalike (Indus-trinë MEM). Që nga fillimi i muajit maj për ke¨të çështje zhvillohet një anketë e madhe e Unia-s tek punon-jësit e industrisë. Pyetjet e shtruara kanë të bëjnë me ndikimin e organi-zimit të punës, shpejtësisë së punës dhe sasisë së punës në shëndetin e të punësuarve. Një pjesë e pyetje sillet rreth temës së informimit dhe ins-truksioneve. Kështu njëra nga pyetjet e shtruara është se a vlerësohet në masën e duhur informimi mbi rrezi-qet shëndetësore dhe ato të punës në ndërmarrjen e juaj. Vend të madh zënë tema e participimit. «Një anketë provuese në Tesin në vitin 2009 ka bërë të qartë, se mungesa e participi-mit sa i përket pajisjes dhe formësimit të vendit të punës ka ndikim negativ në gjendej shëndetësore të punon-jësve», sqaron sekretari i Unia-s për industri Manuel Wyss.

E rëndësishme KPPNë fund të qershorit 2013 i skadon afati Kontratës së përgjithshme të punës (KPP) MEM-industri, e cila vlen për mbi 100’000 punonjës. «Ne-gociatat nuk do të jenë të lehta» është i bindur Manuel Wyss-i. Andaj është e rëndësishme të shfrytëzohet kjo ko-hë për të matur pulsin në industri – të pyeten punonjësit dhe të zhvillohen diskutime mbi rezultatet e anketës. Përse posaçërisht sa i përket sigurisë në punë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë? Wyss përmend pilot-anke-tën e Tisinës. Kjo ndër të tjera ka bërë me dije, se rreth 30% e punonjësve

kanë ndjenjën, se mënyra aktuale e zhvillimit të veprimtarisë punonjëse rrezikon shëndetin e tyre.

Ankesa mbi kurrizin dhe stresi Dario Mordasini, specialisti i Unia-s mbi mbrojtjen e shëndetit dhe sigu-rinë ne punë, e vërteton këtë rezultat. Sa janë të përhapura p.sh. ankesat kurrizore të kushtëzuara nga puna. Sipas një studimi të Seco-s, i cila është zhvilluar në Zvicër në vitin 2009, rreth 670’000 punëmarrës ankohen për dhimbje kurrizi. «për shkak të stresit dhe presionit të rritur në punë janë shtuar ankesat mbi pengesë-ngarkesat psiko-sociale», thotë më tej Mordasini. Posaçërisht në sektorin e industrisë mund të shkaktohen dëme me pasoja shëndetësore sa i përket

punës me Nano-teknologji. Se sa e rëndësishme është tema e mbrojtjes së shëndetit, Morda-sini e dokumenton me disa shifra mbresëlënëse: Më 2008 në Zvicër janë regjistruar 254’325 aksidente pune, 3488 persona janë sëmurë për shkak të zhvillimit të veprimtarisë së tyre të punës, 1125 janë bërë in-validë, 105 kanë vdekur me rastin e aksidenteve të punës ndërsa 163 kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve profesionale. Mordasini përfundon: «Aksidentet profesionale, sëmundjet profesionale dhe problemet shënde-tësore të kushtëzuara nga puna nga viti në vit shkaktojnë vuajtje dhe harxhime në shumë prej 15 miliardë frangash».

/ Judith Stofer

Në fokus siguria në punë dhe mbrojtja e shëndetit

Anketë e suksesshme në sektorin MEM

Pamje e anketimit të Unia-s

www.unia.ch

horizonte Nr. 5 | Juli 2011 | albanisch 4

Impressum: Beilage zu den Gewerkschaftszeitungen work, area, Événement syndical | Heraus geber Verlagsesellschaft work AG, Zürich, Chefredaktion: Marie-José Kuhn; Événement syndical SA, Lausanne, Chefredaktion: Sylviane Herranz; Edizioni Sociali SA, Lugano, Chefredak-tion: Gianfranco Helbling | Redaktionskommission M. Akyol, I. Barros, D. Filipovic, M. Martín, M. Mendes, O. Osmani | Sprachverantwortlich Osman Osmani | Layout Esther Wickli, Unia | Druck Ringier Print, Adligenswil | Adresse Unia Redaktion «Horizonte», Weltpoststrasse 20, 3000 Bern 15, [email protected]

Trajnimet profesionale dhe persona-le janë sot faktorë të rëndësishëm që ndikojnë të ecim përpara.

UNIA përmes Institutit Sindikal «Movendo», ju ofron anëtarësisë së saj kurse të ndryshme me tema që kanë të bëjnë me punën në për-gjithësi – në gjuhën gjermane, franceze dhe italiane. Temat e seminareve tona kanë të bëjnë me ekonominë, politikën dhe çështjet juridike si p.sh. «të drejtat e mia në vendin e punës» ose «çfarë duhet të dijë unë për përkujdesën profesionale».

KomunikimiEdhe komunikimi zë një vend të rëndësishëm, si: «Si mësoj unë mënyrën e argumentimit të qartë dhe bindës» ose «Si i tejkaloj unë kon-fliktet në vendet e punës», që janë vetëm dy shembuj që kanë të bëjnë me temat e semina-reve. Kurset tjerë kanë të bëjnë me punën dhe formësimin, respektivisht organizimin e jetës (p.sh. Stresi në vendin e punës ose Mobbing) si dhe instrumentet e punës si përmbajtje. Anëtarët e Unia-së mund ta regjistrojnë së paku një kurs falas – madje në këtë kuadër përfshihet edhe kostoja dhe logjistika!

Trajnimet profesionaleNë rastet e trajnimeve profesionale Unia bas-hkëpunon me punishte të ndryshme dhe ka mundësi të ofrojë një paletë të gjerë mundë-sisht për trajnim. Organizimet specifike në fusha të ndryshme – si p.sh. ABC-ja në lëmin e turizmit dhe gastronomisë (kulinare) – nga ana e anëtarëve të kësaj fushe mund të rezer-vohen me çmime të arsyeshme. Së bashku me Fondacionin Unia gjithashtu merr përsipër një pjesë të obligimeve financiare për trajnime të mëtejshme profesionale. Shtroni këtë pyetje edhe te seksioni i Juaj, meqë Unia mbështet trajnimet e mëtejshme profe-sionale për çdo anëtarë deri 500 franga në vit.

Edhe ata të cilët janë në proces më-simi a studimi, mund të llogarisin për mbështetje financiare për harxhimet përcjellëse arsimore!

Shumë prej atyre që janë në proces mësimor a studimi i bashkohen Unia-s, sepse Unia an-gazhohet po ashtu për të drejtat e të rinjve dhe i këshillon në lidhje me gjendjen e punës. Nxënësit, respektivisht studentët gëzojnë mun-dësinë e kuotës më të ultë të anëtarësimit në Unia, por kanë në dispozicion të drejta të njëjta dhe përparësi në raport me anëtarësinë e Unia-s si të gjithë anëtarët tjerë. Përfitim i dyanshëmNe na gëzon fakti që shumë anëtar pas përfun-dimit të zejes së tyre bëhen anëtarë aktiv. Gjatë marrjes së zejes në qendër të vëmendjes qëndron mësimi. Për këtë ka nevojë për investim të madh personal, e nganjëherë po ashtu për një libër mësimi apo për ndjekje shtesë të një kursi. Unia këtë e mbështet financiarisht dhe ofron për këtë qëllim të gjithë atyre që janë në proces mësimi a studimi, e të cilët edhe pas përfundimit të zejes mbesin anëtarë tek Unia, një ndihmë financiare për harxhimet e bëra e që kanë të bëjnë me arsi-mimin e tyre në lartësi prej 150 franga.

UNIA dhe arsimi

Trajnimi (Arsimimi i mëtejmë)

Largimi keqpërdorues nga puna: A mund të bëjë padi për kompensim?

Në vendin tim të punës kamë vënë re se nuk është respektuar rregullorja për pau-zën (kohën e pushimit). Kam konfrontuar shefen time me këtë fakt dhe e kam lutur të respektojë të drejtën e pauzës (kohës së pushimit). Gjysh gjatë afatit të punës pro-vuese jam pushuar nga puna. Pas kalimit të afatit të dorëheqjes së kontraktuar prej tri ditësh kam kërkuar nga eprorja të arsyetojë largimin tim nga puna. Unë dyshoj se ajo më ka larguar nga puna vetëm për faktin se kam kërkuar respektimin e kohës së pauzës. A mund të padisë punëdhënësin tim për ke-qpërdorim të përjashtimit nga puna?

Alessandro Marranchelli: Jo. Anulimi i kont-ratës është keqpërdoruese, nëse vendoset pasi punëmarrësi të argumentojë të drejtën e cak-tuar të bazuar në marrëdhënien e punës. Ligji parasheh në raste të tilla një kompensim prej maksimalisht 6 rrogave mujore. Për të paditur kompensimin, ju duhet të kishit bërë ankesë me shkrim tek punëdhënësi. Këtë mundësi nuk e keni shfrytëzuar, pasi: Ankesën është dashur ta bëni detyrimisht brenda afatit të caktuar me ligj. Pra edhe atëherë kur sikur në rastin e juaj, përbënë vetëm pak ditë. Sipas rregullit kërkesa për arsye-tim të pushimit nga puna, nuk nënkupton edhe zgjatjen e afatit të ankesës. Për ankesë mjafton sipas rregullit të shprehni me shkrim kundërshtinë e juaj në lidhje me pushimin nga puna.

Work, 3.6.2011

Mobingu: A nënkupton edhe mënja-nimin në vendin e punës?

Unë punojë qe 4 vjet për punëdhënësin tim. Që kur është bërë e njohur se unë do të ndërroj vendin e punës tek konkurrenca, në ndërmarrje më mënjanojnë në mënyrë ab-solute. Disa herë jam përqeshë ose jam fyer drejtpërdrejt. A është ky mobing?

Alessandro Marranchelli: Jo. Ngacmimet psiki-ke janë shumë të përhapura. Posaçërisht në ven-din e punës, ku kontakti i përditshëm me njerëzit e njëjtë mund të qojë në krijimin e grupeve. Andaj është e çuditshme, që me ligj nuk është paraparë në mënyrë të qartë mbrojta nga mobingu. Mirëpo kjo nuk d.m.th., se gjyqet tolerojnë mobingun në vendin e punës. Krejt në të kundërtën. Me mobing nënkuptohet sjellja sistematike armiqësore pa arsye e shkas konkret, me qëllim të izolimit të një personi në vendin e punës, të mënjanimit të tij ose me qëllim të përjashtimit nga vendi i punës. Mirëpo de jure mobingiu vjen në shprehje, vetëm nëse ai ndodhë çdo javë për një kohë të gjatë prej rreth 6 muajsh. Pa marrë parasysh se si është qëndrimi i gjyqit për mobingun, preferohet të infor-moni eprorët tuaj dhe t’ua kujtoni atyre obligimin e përkujdesjes që ata kanë me ligj. Ky obligim kërkon që eprorët të respektojnë dhe mbrojnë personalitetin e punëmarrësve.

Work, 3.6.2011

Ju pyesni, Unia përgjigjet

Pamje nga trajnimi i mëtejmë

Progresso: Aftësim shtesë për punonjësit e gastronomisë

Më shumë rrogë falë kurseve në ProgressoNga 1 janari 2012 hynë në fuqi sis-temi i ri i pagave në gastronomi. Sipas sistemit të ri punonjësit pa shkollim profesional, të cilët kanë kryer kursin arsimor 5 javor në Pro-gresso, fitojnë të drejtën për më shumë rrogë. Pra, tani është koha të kryhet ky kurs!

Nga 2012 punonjësit pa shkollim profesio-nal, e të cilët kanë përfunduar kursin aftë-sues 5 javor të Progresso, fitojnë të drejtën e pagës minimale prej 3600 Frangave. Pos kësaj absolventët e arsimimit në Porgresso në lëmin e kuzhinës kanë mundësinë e arsimimit modular për zënien e certifikatës shtetërore (eidgenösische Berufsattest EBA) për të punësuarit në kuzhinë përmes një rruge të shkurtuar (për rreth një viti në vend të 2 viteve).

Kush mund të ndjek kurset e Progresso?Të gjithë të punësuarit, të cilët nuk kanë përfunduar shkollimin profesional në gas-tronomi, e të cilët posedojnë një kontratë të vlefshme pune (edhe të punësuarit që gjenden në sezon të ndërmjetëm) të cilët janë të punësuar në lëmi gjegjëse dhe të cilët posedojnë njohuri të mjaftueshme gjuhëso-re të regjionit në të cilin banojnë, mund të ndjekin kursin në Progresso.

Për anëtarët e Unia-s kursi 5 javor është falas Harxhimet për mësim, material mësimor dhe ushqim, si dhe nëse është e nevojshme edhe bujtjen në pjesë të madhe merren përsipër nga kostoja e zbatueshme e KPP (Kontrata e përgjithshme e punës). Kurset zgjasin 5 javë (nga 5 ditë shkollimi në javë) të shpërndara në 3 blloqe kursesh. Pjesëma-rrësit e kursit gjatë shkollimit janë edhe më tutje të punësuar në ndërmarrjet gjegjëse, ndërsa punëdhënësi merr kompensimin për punëtorët që mungojnë deri në 500 Franga për javë kursi. Për anëtarët e Unia-s kursi është krejtësisht falas, pasi Unia merr përsi-për edhe harxhimet e regjistrimit.

Programi i kursit dhe informatat tjera mund ti merrni tek: Hotel&Gastro formation (Tel. 041 3927733, www.progresso-lehrgang.ch) si dhe ti kërkoni tek Sekretariatet e Unia-s.

Puna në gastronomi

Kongresi i Pestë zgjedhor i Bashki-mit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës më 18.6.2011 në Prishtinë është përshkruar me tensionime të shumta, pasi që delegatët nuk kanë mund të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth zgjedhjes së kryetarit të ri, gjë e cila ka shtyrë një pjesë të tyre të braktisin kongresin, ndërsa pjesa e mbetur ka shkarkuar nga detyra kryetarin Haxhi Arifi.

Për tetë orë rresht delegatët e BSPK-së është das-hur të rrinë në sallë, në pamundësi të zgjedhjes së kryetarit të ri, pasi që një pjesë e sindikalis-tëve ishte për kandidaturën e Ali Shabanajt për kryetar, kurse kryetari Haxhi Arifi, të cilit i ka skaduar mandati që gjashtë muaj, kërkoi shtyrjen e kongresit edhe për gjashtë muaj të tjerë. Kryetari i ri pritet të zgjidhet pas gjashtë muajve. Përkrahësit e Arifit, sindikalistët nga sektori i shëndetësisë lëshoi sallën ku po zhvillohej kon-gresi, kurse pjesa tjetër, kryesisht sindikalistë të arsimit dhe policisë, votuan për shkarkimin e kryetarit të deritanishëm të kësaj sindikate Hax-hi Arifi, derisa kongresin zgjedhor parashohin ta mbajnë pas 6 muajsh. Ndryshe, mandati i kreut të BSPK-së parashihet të jetë katër vjet. Për dallim nga herat tjera, BSPK kësaj radhe nuk i ka ftuar mediat për të përcjellë punimet e kongresit.Tensionet e larta të delegatëve penguan vazh-dimin e punimeve të Kongresit të V-të të BSPK. Edhe dy ditë më pas ka plasur sherri në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), pasi drejtuesit e Sindikatës së arsimit e policisë nuk janë lejuar të mbajnë një konferen-cën të paraparë për medie.

/ Marrë nga «Bota Sot»

Sindikatat për faqe të zezë

Shkarkohet Haxhi Arifi

Pushimet verore Të dashur anëtarë të sindikatës Unia dhe ju lexues të nderuar, ekipi i Horizontit ju dëshiron pushime të këndshme juve bashkë me familjet e juaja qoftë në vendin e juaj amë apo edhe kudo që ju kaloni këto pushime. Numrin tjetër të Horizontit do ta merrni në fillim të shtatorit. Gjithë të mirat nga ekipi ynë!