1.praktike gj.larte civile

73
Praktika e Gjykatës së Lartë Ne Lende Civile Ligji Material - Akti Administrativ:....dekretet e Presidentit të Republikes janë akte të natyres juridiko kushtetuese dhe jo akte administrative, të përcaktuara si të tilla nga neni 106 i Kodit të Procedurave Administrative Prokurori nuk legjitimohet të kundërshtoje në gjykate dekretin e Presidentit të Republikes për emerimin, transferimin, apo shkarkimin e tij, jo për arsye se kjo nuk është parashikuar në mënyre eksplicite në ligj, por për arsye se për dekretet e Presidentit për shkak të natyres se tyre juridike të përcaktuar nga Kushtetuta dhe për shkak të karakterit të posacem të kontrates se sherbimit publik për një kategori të caktuar funksionaresh të rendesishem të shtetit, sic janë edhe prokuroret, juridiksioni gjyqesor është perjashtuar. Ne aspektin procedural Prokurori nuk legjitimohet si paditës për të kundërshtuar në gjykate dhe për të kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikes. Nga ana tjeter, edhe Presidenti nuk legjitimohet si i paditur ( Vendim nr.03, datë 30.01.2003, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues) - Akti Administrativ: Mosrespektimi aktit administrativ nuk sjell në mënyre të domosdoshme dhe pavlefshmeri të aktit administrativ – Moskomunikimi aktit administrativ personit të interesuar nuk sjell pavlefshmerine e tij. ( Vendim nr.2, datë 07.01.2004, faqe 15, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”). - Akti Administrativ: në dispozitiv të vendimit është vendosur shfuqizimi i plote i aktit administrativ në një

Upload: tirana10

Post on 20-Nov-2014

386 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: 1.Praktike Gj.larte Civile

Praktika e Gjykatës së Lartë

Ne Lende Civile

Ligji Material

- Akti Administrativ:....dekretet e Presidentit të Republikes janë akte të natyres juridiko kushtetuese dhe jo akte administrative, të përcaktuara si të tilla nga neni 106 i Kodit të Procedurave Administrative Prokurori nuk legjitimohet të kundërshtoje në gjykate dekretin e Presidentit të Republikes për emerimin, transferimin, apo shkarkimin e tij, jo për arsye se kjo nuk është parashikuar në mënyre eksplicite në ligj, por për arsye se për dekretet e Presidentit për shkak të natyres se tyre juridike të përcaktuar nga Kushtetuta dhe për shkak të karakterit të posacem të kontrates se sherbimit publik për një kategori të caktuar funksionaresh të rendesishem të shtetit, sic janë edhe prokuroret, juridiksioni gjyqesor është perjashtuar.Ne aspektin procedural Prokurori nuk legjitimohet si paditës për të kundërshtuar në gjykate dhe për të kërkuar shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikes. Nga ana tjeter, edhe Presidenti nuk legjitimohet si i paditur( Vendim nr.03, datë 30.01.2003, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues)

- Akti Administrativ: Mosrespektimi aktit administrativ nuk sjell në mënyre të domosdoshme dhe pavlefshmeri të aktit administrativ – Moskomunikimi aktit administrativ personit të interesuar nuk sjell pavlefshmerine e tij.( Vendim nr.2, datë 07.01.2004, faqe 15, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Akti Administrativ: në dispozitiv të vendimit është vendosur shfuqizimi i plote i aktit administrativ në një kohe që në këtë urdher administrativ janë parashikuar saksione administrative edhe për persona të tjere të cilet nuk kanë qene palë në gjykim. ( Vendim nr.2, datë 07.01.2004, faqe 15, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Akti Administrativ (Leja e Ndertimit): Akti Administrativ i deklaruar fals nuk mund të goditet në baze të nenit 324 të Kodit të Procedures Civile për shkak se është nul. ( Vendim nr.15, datë 09.01.2004, faqe 59, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Akti Administrativ (Leja e Ndertimit): Leja e ndertimit si një akt administrativ mund të goditet derisa nuk i ka sjelle pasojat e saj... afati kohor i lejes së ndërtimit ka qene deri në daten 20.09.2000...leja që kundërshtohet e ka humbur fuqine e saj me datë 20.09.2001 perpara se pala paditëse të ngrinte padine( Vendim nr.507, datë 04.03.2004, faqe 82, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Akti Administrativ (Policia Ndertimit): Padia eshte ngritur duke thirrur si te paditur Degen e Policise se Ndertimit Tirane, e cila ka perfaqesuar ne gjykim interesat e organit administrativ, sic eshte "Policia e Ndertimit".

Page 2: 1.Praktike Gj.larte Civile

Ne apel, ankimi ndaj vendimit te gjykates se shkalles se pare, eshte paraqitur nga Drejtoria e Policise se Ndertimit, e cila ne te njejten kohe kerkon te mbrohen interesat e pretenduara te cenuara nga vendimi i shkalles se pare i te njejtit organ, Policise Ndertimore, keshtu qe me te drejte gjykata e apelit ka pranuar ankimin e paraqitur nga Drejtoria dhe ka vazhduar gjykimin.Sipas Ligjit "Per Policine e Ndertimit", neni 1, eshte percaktuar se organi ekzekutiv per kontrollin e zbatimin e ligjshmerise ne fushen e punimeve te ndertimit eshte "Policia e Ndertimit", e cila perbehet nga Drejtoria e Policise se Ndertimit dhe deget e saj, te cilat zbatojne detyrat e caktuara ne ligjin, "Per Policine e Ndertimit, duke perfshire dhe dhenien e denimeve me gjobe per kundravajtesin (neni 5).Per pasoje, sipas ligjit ne zbatim te kompetencave te saj, kjo Polici vepron nepermjet Drejtorise se Policise se Ndertimit, qe vepron nepermjet degeve te saj ne rrethe sic eshte dhe Dega e Tiranes.Pra ne rastin konkret nuk ka vend per rregullim ndergjyqesie dhe kthimin e ceshtjes per kete shkak per rigjykim, pasi ne kete proces palet qe perfaqesojne Policine e Ndertimit (drejtoria ose deget) perfaqesojne interesat e te njejtit subjekt te se drejtes dhe jane te lira te ndertojne mbrojtjen e interesave te tyre nepermjet perfaqesimit ne perputhje me dispozitat ne fuqi( Vendim nr. 162, datë 25.1.2005 – 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Banese: Paditësi ka vërtetuar që i padituri qendron në banese pa asnje titull, në kushte kur është bere pronar i një tjeter banese me vendim të KKKP... Fakti që i padituri nuk ka mundur të ekzekutoje vendimin e gjykatës për dorezimin e baneses në pronesi të tij, nuk mund të justifikoje mbajtjen e padrejte e të paligjshme të baneses, e cila është në pronesi të tjeter kujt.( Vendim nr.1223 datë 17.12.2002, faqe 132, volumi 12– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ankandi:..... Sipas vendimit te Keshillit Ministrave nr.192, date 20.03.1998 shuma e paguar per pjesemarrje ne ankand eshte e kthyeshme per personat qe e humbin ate dhe me te drejte gjykata ka detyruar anen e paditur t’i ktheje shumen e lartpermendur. Gjykata e apelit ka gabuar qe krahas shumes se lartpermendur ka detyruar anen e paditur te paguaje edhe interesat perkatese nga data e ngritjes se padise e ne vazhdim.( Vendim nr.199 datë 03.02.2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Detyrimi:.....Vendimi nuk është ekzekutuar me pelqimin e të dy paleve...Marreveshja e bere midis paleve me akt noterial perben perteritje të detyrimit të meparshem të palës se paditur në kuptim të nenit 508 të Kodit Civil...mospërmbushja e ketij detyrimi të ri të përcaktuar në marreveshje që perterin detyrimin e meparshem perban edhe shkakun e padisë....Rigjykim Th.Kondi( Vendim nr.106, datë 22.01.2004, faqe 215, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Detyrimi:.....Gjykata nuk mund të shprehet për detyrime dhe të drejta që rrjedhin nga një veprim juridik pa përcaktuar natyren e marredhenies juridike të lidhur midids paleve që është dhe baza ligjore e zgjidhjes se mosmarreveshjes....Rigjykim I.Bala( Vendim nr.342, datë 13.02.2004, faqe 230, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Doganat: Caktimi çmimit.....( Vendim nr.58 datë 16.01.2003, faqe 48, volumi i – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”)

- Doganat: Detyrimi doganor i papaguar është titull ekzekutiv. Titulli ekzekutiv është akti zyrtar që përmban njohjen e detyrimit të plote, të sakte, të përcaktuar dhe perfundimtar të

Page 3: 1.Praktike Gj.larte Civile

një personi kundrejt një tjetri, sipas parashikimit në ligj...... vetem pasi të këtë marre cilësine e titullit dhe të jete konsumuar rruga administrative mund të kundërshtohet në gjykate.( Vendim nr.341, datë 13.02.2003, faqe 86, volumi 2 – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”)

- Hipoteka:.....gjykatat nuk kanë të qarte kuptimin e konceptit juridik të hipotekes konvencionale (kontraktore) sipas parashikimeve të neneve 560, 561, 562, 583/ç të Kodit Civil...Shuarja e hipotekes që realizohet nepermjet ekzekutimit të saj nuk përcakton kalimin e sendit të vene në hipoteke në pronesi të kreditorit por ekzekutimin e detyrueshem mbi këtë send dhe shlyerjen e detyrimit të debitorit të siguruar në hipoteke duke i kaluar kreditorit shumen e të hollave të nxjerra nga shitja e sendit të hipotekuar. në se shuma e nxjerre nga shitja e sendit të hipotekuar është me e madhe se detyrimi i siguruar atehere diferenca i kthehet debitorit...Rigjykim Th.Kondi( Vendim nr.106, datë 22.01.2004, faqe 215, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kodi Punes:.....Punemarresit i është dhene e drejta e ankimit në gjykate, vetem në rastin e largimit nga puna dhe në asnje rast për masat e tjera disiplinore. në këtë rast paditësi duhet të ndjeke rrugen administrative..( Vendim nr.134 datë 21.01.2003, faqe 118, volumi i – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Komisioni sherbimit civil: Komisioni i Sherbimit Civil ka vendosur detyrimin e Bashkise ti paguaje të paditures pagen derisa ti ofrohet një vend pune tjeter por jo me teper se një vit, detyrimin e Bshkise për ta regjistruar në liste pritje ankuesen dhe në rastin e pare, kur rezulton një vend i lire dhe ajo (ankuesja) ploteson kërkesat e veçante, Bashkia të kryeje emerimin në ate vend pa konkurim....Te drejtat që i lindin nepunesit civil në kushtet e mbylljes dhe ristrukturimit të institucioneve të administrates publike ja ka njohur të paditures Komisioni i Sherbimit Civil. (Lenie në fuqi)( Vendim nr.1162 datë 11.12.2002, faqe 41, volumi 12– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).- Komisioni sherbimit civil: Arsyetimi që bën gjykata e apelit në vendimin e saj, lidhur me ate se në testim duhet të merrnin pjese me shume se tre kandidate, nuk gjen mbështëtje në asnje dispozite të Ligjit nr.8549, datë 11.11.1999. Konkretisht, në nenin 13, pika 5/c të ligjit, ku edhe referon vendimi i Gjykatës se Apelit Tirane, si dhe vendimi i Komisionit të Sherbimit Civil, thuhet se "në fazën e tretë bëhet vlerësimi përfundimtar i kandidatëve. Në këtë fazë, eprori direkt nën varësinë e të cilit nëpunësi do të punojë, zgjedh një nga tre kandidatët e propozuar nga komitetet ad-hoc". në fakt, duke u paraqitur vetem tre kandidate, pikerisht keta të tre ka propozuar edhe Komiteti Ad - Hoc. Sic shihet nuk kemi të bejme me asnje veprim që bie ndesh me ligjin( Vendim nr.4 datë 11.01.2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Komisioni Kthimit dhe Kompesimit të Pronave: Komisioni Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ka vendosur refuzimin e kërkeses për shkak se siperfaqja në aktin e pronesise nuk është përcaktuar. Gjykata e rrethit e ka konsideruar të dejte këtë vendim me arsyetimin se mungesa në aktin e pronesise e madhesise se siperfaqes se truallit e bën dokumentacionin të paplote. Perfundimi i gjykatës është i pabazuar. Akti i pronesise ekziston dhe është detyre e komisionit të përcaktoje madhesine e truallit, gjë që nuk e ka bere dhe duhet ta beje gjykata. Komisioni ka refuzuar kërkesen e për rrjedhoje paditësi e ka ezauruar rrugen administrative duke i ngelur vetem ajo gjyqesore për zgjidhjen e të drejtes.( Vendim nr.998, datë 24.10.2002, faqe 26, volumi 10 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

Page 4: 1.Praktike Gj.larte Civile

- Komisioni Kthimit dhe Kompesimit të Pronave: Ligji për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave e shtrin efektin për prona të marra pas dates 29 nentor 1944....Nga ana e gjykatës nuk është hetuar se në cilën periudhe është marre prona nga shteti si dhe në emer të kujt është marre.( Vendim nr.1046, datë 06.11.2002, faqe 25, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Komisioni Kthimit dhe Kompesimit të Pronave: në ndryshim nga Ligji për Shoqerite Tregetare, Ligji për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave e shtrin efektin e zbatimit para miratimit. në eventualitetin e kolizionit të dispozitave të Ligjit për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave dhe atij për shoqerite tregetare, me të drejte i është dhene perparesi Ligjit për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave, sepse ky kriter është përcaktuar në nenin 29 të Ligjit për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ku thuhet “Te gjitha dispozitat ligjore që vijne në kundërshtim me këtë ligj shfuqizohen” Kjo do të thote që zgjidhja e mosmarreveshjes midis paleve do të behet në baze të Ligjit për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave.( Vendim nr.1208 datë 10.12.2002, faqe 75, volumi 12– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Komisioni Kthimit dhe Kompesimit të Pronave: Pas daljes se Ligjit “Per Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ish Pronareve” objekti nuk mund ti kthehet ish pronarit sepse objekti nga ana e të paditurve është blere në mënyre të ligjshme para daljes se ligjit dhe sepse pas vleresimit të eksperteve kontributi i ish pronarit në këtë objekt nuk është i tille që të pranohet kthimi si objekt ekzistues i tij, as të pranohet bashkëpronesia në kushtet e nenit 13 të Ligjit “Per Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ish Pronareve”.( Vendim nr.1209 datë 13.12.2002, faqe 81, volumi 12– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Komisioni Kthimit dhe Kompesimit të Pronave-Kthimi sendit: Toke bujqesore. Gjykata nuk mund të shprehet apriori se toka gjersa është ndare si toke bujqesore nga Komisioni i Tokes i Komunes..ajo nuk mund të disponohej nga Komisioni i Pronave prane Bashkise Tirane…nuk ka rendesi fakti se cili komision ka vendosur me pare, rendesi ka të përcaktohet regjimi juridik i kesaj toke në kohen e hyrjes në fuqi të ligjit 7698 datë 15.04.1993, në se ajo toke perfshihej apo jo në ate kohe brenda vijes kufizuese të qytetit të Tiranes.( Vendim nr.505, datë 04.03.2004, faqe 69, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Komisioni Kthimit dhe Kompesimit të Pronave-Kthimi sendit: Toke bujqesore. Paditësi ka pretenduar se bashkëpronesia ka perfunduar para vitit 1944 dhe e ka provuar pretendimin e tij me shkrese midis të cilave edhe gjendja familjare e vitit 1939. Lenie fuqi vendimit shkalles pare.( Vendim nr.341, datë 12.02.2004, faqe 226, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Komisioni Kthimit dhe Kompesimit të Pronave: Anullim vendimi. Paditësi nuk legjitimohet në ngritjen e padisë pasi nuk është pronar i truallit objekt gjykimi. ( Vendim nr.622 datë 18.03.2004, faqe 233, volumi 3– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kthimi dhe Kompesimi Pronave:.... Ligji Nr. 7514, datë 30.9.19 “Per pafaiesine, amnistine dhe rehabillitimin e ish të perndjekurve politike”dhe ligji Nr. 7698, dt.15.04.1993, “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve ”, nuk janë mënyra të reja të fitimit të pronesise, por korigjim i padrejtesise se bere, dhe për këtë qellim, shfuqizojne ipso lege të gjitha aktet e meparshme ligjore, me të cilat u ishte marre prona pronarve padrejtesisht. Ato nuk krijojne një situate të re, (nuk kanë efekt konstituitiv), por ristabilizojne ligjshmerine dhe drejtesine.

Page 5: 1.Praktike Gj.larte Civile

Shfuqizimi i akteve të siperpermendura, ka si efekt kthimin e paleve në gjendjen e meparshme, duke rregulluar në masen me të mundshme, situaten e paligjshmerise lidhur me të drejten reale me të rendesishme, ate të pronesise (jo të drejta të tjera reale e aq me pak të drejtat e detyrimeve). në këtë kendveshtrim, kthimi në gjendjen e meparshme nuk është i plote por i pjesshëm (restitutio in parte).....( Vendim nr.24, datë 13.03.2002, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues)

- Kthimi dhe Kompesimi Pronave:....e drejta e parablerjes e ish-pronarit (trashegimtarit të tij) e parashikuar nga neni 21 i Ligjit 7698 datë 15.04.1993, duke qene e drejte reale dhe, si e tille, sipas nenit 761 të K.Civil, mund të disponohet duke u a kaluar të treteve me dhurim.........e drejta e kompensimit të ish-pronareve, sipas ligjit nr.7698 datë 15.04.1993 duhet të konsiderohet si një e drejte reale e vendosur me ligj. Duke qene e tille ajo mund të disponohet me ane dhurimi prej titullarit të saj....( Vendim nr.23, datë 01.04.2002, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues)

- Kthimi dhe Kompesimi Pronave:....Ligji nr.7698 datë 15.04.1993, kur parashikon në nenin 1 të tij se, “Ky ligj u njeh ish-pronareve apo trashegimtareve të tyre të drejten e pronesise për pronat e shtetezuara, të shpronesuara apo të konfiskuara sipas akteve ligjore, nenligjore e vendimeve të gjykatës të dala pas dates 29 nentor 1944, ose të marra pa të drejte nga shteti me cdo mënyre tjeter …” nuk perfshin në këtë përcaktim edhe efektet që kanë rrjedhur prej Ligjit nr.355 datë 21.11.1946, nepermjet akteve e procedurave administrative apo gjyqesore të kryera në zbatim të ketij ligji( Vendim nr.46, datë 31.05.2002, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues)

- Kthimi dhe Kompesimi Pronave:....Gjykata e apelit ka pranuar se vendimi i Komisionit te Pronave eshte marre ne perputhje me ligjin ne baze te dokumentacionit te paraqitur nga paditesat si trashegimtare te ish-pronarit. Ne baze te provave te administruara dhe interpretimit te Ligjit per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, gjykata e apelit e ka konsideruar truallin te lire ne kuptim te ketij ligji, prandaj me te drejte ka pranuar padine e rivendikimit te tij.....Megjithese leja eshte dhene ne nje kohe kur nuk lejohej dhenia e lejeve ne troje me pretendime pronesie te ish-pronareve, i padituri ka vepruar me mirebesim pasi nuk mund te dinte se ne truallin perkates kishte pretendime te tilla. Ishte detyrim ligjor i organit shteteror kompetent (K.RR.T.) qe, para dhenies se lejes, te kryente verifikimet perkatese nese kishte pretendime pronesie mbi ate truall. ( Vendim nr.164, datë 27.01.2005 – 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kthimi dhe Kompesimi Pronave, legjitimimi paditesit:...ligjvenesi ka parashikuar qarte se kush mund te paraqese kerkesen prane Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave: subjektet e shpronesuara ose organet e qeverisjes vendore. Pra jane vetem keto dy kategori qe ligjvenesi u ka njohur te drejten per ta vene ne levizje Komitetin. Edhe po t’i referohemi dispozitave te tjera te ketij ligji e konkretisht nenit 20 (E drejta e ankimit) perseri rezulton se jo vetem per kundershtimin e vendimeve te dhene nga komisionet e mepareshme por dhe per ato te dhena nga komisionet e ngritura me ligjin e ri, eshte Komiteti qe cituam me lart organi kompetent per shqyrtimin fillimisht te ankesave. Pavaresisht nga momenti i rregjistrimit te çeshtjes per gjykim (para apo pas hyrjes ne fuqi te ligjit te ri) ne te gjithe rastet kur padia per kundershtimin e vendimit te komisionit te kthimit te pronave eshte ngritur nga persona te tjere qe kane fituar te drejta pronesie mbi pronat e trajtuara nga ky vendim, eshte gjykata ajo qe ka juridiksionin per shqyrtimin e ketyre çeshtjeve. ( Vendim nr.4, datë 24.03.2005, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues)

Page 6: 1.Praktike Gj.larte Civile

- Kthimi dhe Kompesimi Pronave:....ne rastet kur regjimi komunist ka shtetezuar prona kunder Kishes Katolike, pavaresisht se ato kane qene te rregjistruara ne emer te personave fizike apo personave juridike (shoqeri tregtare) te krijuara para hyrjes ne fuqi te marreveshjes midis Shtetit Italian dhe Selise se Shenjte, keto prona i kthehen apo kompensohen Kishes Katolike…..Ligji i ri nuk e parashikon ndalimin per kthimin apo kompensimin e pronave te shoqerive te huaja, por, gjithsesi, ceshtja eshte zgjidhur sipas ligjit te meparshem dhe prona i eshte kthyer nje subjekti per te cilin nuk ka pasur e nuk ka ndalim ligjor… »( Vendim nr.5, datë 24.03.2005, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues)

- Kthimi dhe Kompesimi Pronave:....Gjykata e apelit e ka lene ne fuqi kete vendim me arsyetimin se: paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e padise, pasi ai nuk provon se ka te drejta pronesie mbi truallin objekt gjykimi, dhe se vërtetimi i faktit juridik nuk ka fuqi provuese ndaj te tretit. Vendimet e mesiperme nuk jane te drejta, pasi gjykata nuk i ka dhene zgjidhje pretendimeve te ngritura ne kerkese padi.Paditesi ka pretenduar te drejta pronesie mbi nje truall, i cili eshte rregjistruar ne menyre te ligjshme ne emer te paditesit. Nga ana tjeter trualli i paditesit eshte i rregjistruar ne pronen e te paditurve, te cilet nga ana e tyre kane pretendimin per gjithe pronen. Ne keto rrethana pronesia e paditesit eshte e cenuar nga pretendimet e te paditurve, cenim i cili perben edhe interesin e ligjshem te paditesit ne ngritjen e padise. Pronesine e tij paditesi e ka paraqitur ne rrugen e vërtetimit gjyqesor te faktit juridik. Eshte e vërtete se vërtetimi i faktit juridik nuk ka fuqi provuese ndaj te treteve, ne rastin ne gjykim kemi nje pretendim te paditesit qe i kunderdrejtohet pretendimeve te pronesise te paraqitura nga te paditurit, pra ndodhemi para nje mosmarreveshje ku te dy pjesemarresit ne proces pretendojne te drejta pronesie mbi te njenjtin objekt. Ne rrethanat e mesiperme gjykata mbi bazen e parimit te kontradiktorialitetit ishte e detyruar t’i jepte zgjidhje pretendimeve te ngritura nga paditesi, d.m.th. te hetonte si pronesine e paditesit ashtu edhe menyren e fitimit e pronesise se anes se paditur.( Vendim nr.172, datë 27.01.2005 – 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kompesim burgim i padrejte: Gjykata e Apelit duhej të zbatonte udhezimet e dhena në Vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.3 datë 27.03.2003 lidhur me shqyrtimin e padive të tilla.( Vendim nr.593, datë 02.03.2004, faqe 135, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e dhurimit:... e drejta e parablerjes mund të krijohet me ligj ose me kontrate.... e drejta e parablerjes e trashegimtares se ish-pronarit për objektet mbi truallin e ish-pronarit (trashegimlenesit të saj) është një e drejte parablerje ligjore.... e drejta e parablerjes e njohur nga ligji mund t`u kundrejtohet të treteve dhe titullari i saj mund t`ia kërkoje sendin cdo të treti që e ka fituar ate..... parablerja ligjore konsiderohet si e drejte reale (qe ndjek sendin), ndersa e drejta e parablerjes e krijuar me kontrate ka vetem efekte detyrimi.....e drejta e kompensimit të ish-pronareve, sipas ligjit nr.7698 datë 15.04.1993 duhet të konsiderohet si një e drejte reale e vendosur me ligj. Duke qene e tille ajo mund të disponohet me ane dhurimi prej titullarit të saj............kontrata e dhurimit të se drejtes se parablerjes të ish-pronarit (trashegimtareve të tij) dhe ajo e dhurimit të se drejtes se kompensimit për sendet që nuk mund të kthehen, në kushtet e ligjit “Per Kthimin e Kompensimin e Pronave ish-pronareve”, konsiderohet kontrate konsensuale, d.m.th. që ajo të konsiderohet e lidhur, mjafton që dhuruesi të këtë

Page 7: 1.Praktike Gj.larte Civile

shprehur, në formen e kërkuar nga ligji, vullnetin e tij për të bere dhurimin dhe pranuesi i dhurimit, po në këtë forme, të këtë shprehur vullnetin për pranimin e dhurimit.....( Vendim nr.23, datë 01.04.2002, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues)

- Kontrata e dhurimit: Akti i dhurimit të sendeve të paluajteshme, në kuptim të neneve 83 dhe 764/1 të Kodit Civil duhet të regjistrohet perndryshe është i pavlefshem. Kontrata është regjistruar me 03.03.2000 ndersa dhuruesi kishte vdekur me 18.02.2000. Vdekja e testatorit ka bere që testamenti të hyje në fuqi me perpara se kontrata e dhurimit të behej e vlefshme prandaj kjo e fundit nuk mund të revokoje testamentin që çelet pas vdekjes se testatorit. ( Vendim nr.990, datë 22.10.2002, faqe 10, volumi 10 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e dhurimit: kontrata e dhurimit në kuptim të nenit 253 të Kodit të Procedures Civile perben prove të plote të deklarimeve që janë bere perpara noterit, të fakteve që kanë ngjare në prani të tij, si dhe për veprimet e kryera prej tij. Sipas kesaj dispozite lejohet të provohet e kundërta vetem kur pretendohet se shkresa është e falsifikuar( Vendim nr.135 datë 23.01.2003, faqe 121, volumi I– 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e dhurimit: Sipas nenit 768 te K.Civil dhurimi mund te rendohet me kusht ose me barre, e perderisa mosplotesimi i kushtit edhe ne aktmarreveshje midis paleve date 02.06.1999 eshte parashikuar si shkak per pavlefshmerine e veprimit juridik, tregon se keto kane qene kushtet e kontrates dhe vullneti i paleve dhe gjykata nuk kishte arsye ta rrezonte por te pranonte padine e ngritur konstatimin e pavlefshmerise te veprimit juridik te kontrates dhurimit(Vendim nr.17 datë 13.01.2005 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e Huase: Kolegjet cmojne se cdo veprimtari bankare apo tregtare e ligjeshme, sado e sukseseshme që të jete, nuk mund të krijoje një norme fitimi aq të lartë që të lejoje të paguhen interesa kaq të larta sikurse janë parashikuar në kontraten e lidhur ndermjet paleve në konflikt.( Vendim nr.932, datë 22.06.2004, “Vendim Unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Kontrata e Huase: Dispozitat e Kodit Civil nuk kërkojne ndonje forme të posaçme për kontraten e huase. Ajo kërkon domosdoshmerisht shprehjen e vullnetit të paleve me shkrim, me goje ose me çdo lloj shfaqe të padyshimte të vullnetit. E rendesishme është që kur behet me shkrim të nenshkruhet prej të gjitha paleve. Rigjykim. E.Sinoimeri( Vendim nr.395, datë 19.02.2004, faqe 266, volumi 2– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e Qirase: Kontrate qiraje mbi sendin, objekt për zhvillimin e aktivitetit tregetar. Paditësi ka pretenduar të meta të sendit por duhej të provonte lidhjen e ketyre të metave me dhe ulljes se vleres se perdorimit të sendit. në baze të Nenit 806 të Kodit civil qiradhenesi perjashtohet nga pergjegjesia kur e meta ka qene lehtesisht e dallueshme.... Gjykata nuk ka hetuar në lidhje me vonesat në ekzekutimin e detyrimeve... Gjykatat kanë pranuar se kontrata është zgjidhur pa [patur parasysh detyrimin që buron nga neni 820/2 të K.Civil njoftimin me shkrim. Prishje rigjykim. A.Lamaj( Vendim nr.132 datë 29.01.2004, faqe 313, volumi 1– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e Qirase: Neni 803/2 i Kodit civil për kohezgjatjen e qirase se banesave: “Per ndertesat që perdoren për banim, kontrata e qirase nuk mund të lidhet për një kohe me të gjate se pese vjet...” Kjo dispozite nenkupton se edhe kontratat pa afat të ketij lloji nuk mund të zgjasin me shume se pse vjet që është afati maksimal i parashikuar në ligj..Nuk

Page 8: 1.Praktike Gj.larte Civile

rezulton që pas kalimit të ketij afati pronaret të kene shfaqur vullnetin për perseritjen e kontrates gjë që do ti bente qiramarresit e meparshem të preferuar sipas nenit 804 të Kodit Civil.( Vendim nr.14 datë 09.01.2004, faqe 56, volumi 1– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e sigurimit: Dispozitat e kreut mbi sigurimin nuk shtrihen mbi sigurimin e detyrueshem i cili rregullohet me dispozita të veçanta......Per rrjedhoje edhe pse në rastin në gjykim kemi një kontrate sigurimi e cila gjen rregullim ligjor në nenet 1113-1133 të Kodit Civil, duhet të zbatohen dispozita të Ligjit “Per sigurimin e detyrueshem të mbajtesve të mjeteve motorike për pergjegjesine ndaj paleve të treta” sepse sigurimi i detyrueshem i mjeteve motorike rregullohet në mënyre të posaçme nga ky ligj. ( Vendim nr.1160 datë 11.12.2002, faqe 35, volumi 12– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e sigurimit Shendetesor: Çarja e aortas perben urgjence ekstreme për nderhyrje kirurgjikale për të shpetuar jeten….Ndryshimi vendimit caktimi shperblimit 15.000 dollare sipas përcaktimeve të zones B. V.Kondili( Vendim nr.204 datë 03.02.2004, faqe 22, volumi 2 - 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e sigurimit: në urdherin 10 pika 6 datë 05.02.1998 të Ministrit të Financave është caktuar detyrimi i INSIG në rastin e mospërmbushjes se detyrimit kontraktor për vonesat demshperblim në masen 4% në vit….Ndryshimi vendimit caktimi shperblimit demit + 4% në vit. A.Lamaj( Vendim nr.340 datë 12.02.2004, faqe 223, volumi 2 - 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e sigurimit: Mjeti aksidentuar ka qene në perdorim të një të treti jot e siguruar. në nenin 1 të Kontrates parashikohet detyrimi i të siguruarit në “Kontraten Casco” për të shenuar në kërkese edhe perdoruesit e tjere të mjetit për të cilet është i vlefshem mbulimi në rast sigurimi, detyrim të cilin paditësi nuk e ka plotesuar….Te drejtat e të siguruarit nuk mund të kalojne në person tjeter pa miratimin me shkrim të siguruesit…Rrëzimi padisë.( Vendim nr.625 datë 18.03.2004, faqe 249, volumi 3– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e sipermarrjes: Paditësi ka kërkuar zgjidhjen e kontrates dhe shperblimin e demit të shkaktuar nga zgjidhja e saj sipas neneve 850 e vijues të Kodit Civil. Porositesi mund të kërkoje zgjidhjen e kontrates neqoftëse deformimi apo cenet e vepres janë të tilla sa e bejne ate krejt të papershtateshme për destinimin e saj.... difektet e konstatuara nuk janë të vogla që mund të riparohen, po ashtu nuk behet fjale për pamjaftueshmeri punimesh që mund të plotesohen gjithashtu....Vendosur zgjidhja e kontrates.( Vendim nr.331, datë 13.02.2003, faqe 50, volumi 2 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e sipermarrjes: Kontrata e sipermarrjes nuk është realizuar për mosplotesim të detyrimeve kontraktore nga ana e të dy paleve e duke mos gjetur shkak për zgjidhjen e saj, gjykata ka detyruar të dy palët në përmbushjen e detyrimeve reciproke, në mënyre që të realizohet kontrata e sipermarrjes konform kushteve të përcaktuara në te.( Vendim nr.1154 datë 12.11.2002, faqe 185, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e sipermarrjes: Sipermarresi nuk mund të ndryshoje mënyrat e caktuara në kontrate për kryerjen e vepres pa pelqimin me shkrim të porositesit....edhe kur është dhene pelqimi, sipermarresi po që se çmimi është dhene në total nuk ka të drejte të kompesohet për ndryshimet ose për shtesat, veç kur ka marreveshje të kundërt.( Vendim nr. 59 datë 13.01.2004, faqe 111, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

Page 9: 1.Praktike Gj.larte Civile

- Kontrata e sipermarrjes: Pagimi i shumes se kërkuar për punime shtese të kryera në baze të kontrates se sipermarrjes publike...ndryshe nga kontratat e sipermarrjes private.( Vendim nr.459 datë 02.03.2004, faqe 28, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e shitjes me kusht: Pasoja e ketij veprimi juridik në marredhenien e detyrimit është se shitesi i kalon sendin bleresit dhe detyrohet ti kaloje edhe pronesine (ne mënyre të vonuar) mbi sendin. Pronesine e plote bleresi e fiton me pagimin e plote të çmimit. Bleresi, pavaresisht nga deshira e shitesit, e fiton pronesine e plote mbi sendin me përmbushjen e detyrimit, pas pagimit të kestit të fundit.( Vendim nr.1229 datë 21.11.2002, faqe 196, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e shitjes (falsifikuar): Perfundimi në se nenshkrimi në kontrate në emer të shitesit është apo jo i falsifikuar prej të paditures (blerese) ka rendesi për efekt të pergjegjesise se saj penale, ndersa për efekt të zgjidhjes se çështjes civile rendesi ka të përcaktohet në se akti noterial pasqyron të vërteten, d.m.th. në se ajo çfare përmbahet në të është apo jo konform vullnetit të paleve të shprehur para noterit..Ne rigjykim duhet të hetohet në se janë përmbushur detyrimet e përcaktuara në kontrate, duhet të verifikohet në se kalimi i pronesise tek bleresi është regjistruar apo jo në Zyren e regjistrimit të pasurive të paluajteshme, në se po kush e ka bere regjistrimin dhe kush i ka paguar shpenzimet e shitjes( Vendim nr.55 datë 16.01.2003, faqe 37, volumi i – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”)

- Kontrata e shitjes (Pavlefshmeria): Paditësi ka kërkuar deklarimin e pavlefshmerise se kontrates noteriale.....duke qene se paditësi i referohet nenit 92/a të Kodit Civil kuptohet që në thelb kërkimi i tij është konstatimi i pavlefshmerise absolute, dmth konstatimi i faktit që veprimi juridik në mungese të vullnetit të shitesit nuk krijon asnje pasoje juridike dhe konsiderohet i paqene, nul.....Gjykata në këtë rast duhet tu kërkoje paleve të përcaktojne pasojat......ne se do të rezultoje që veprimi juridik ka prodhuar pasoja atehere gjykata duhet të disponoje lidhur me zgjidhjen e pasojave të pavlefshmerise....Ne se do të pranohet që paditësi e ka kryer veprimin juridik të shitjes...se ky veprim juridik është i vlefshem dhe se palët kanë përmbushur detyrimet e tyre të ndersjellta...atehere e paditura ke realizuar posedimin......Ne qoftë se do të rezultoje që paditësi i ka dorezuar shtepine të paditures ky fakt do të sherbente si prove që ai ka marre pjese në kryerjen e veprimit juridik....( Vendim nr.55 datë 16.01.2003, faqe 37, volumi i – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”)

- Kontrata e shkembimit (shitjes) me kusht: Palët kanë lidhur një kontrate që ka tipare të perbashkëta me një kontrate shkembimi dhe një kontrate shitje......sepse kontrata e shkembimit s’është gjë tjeter veçse një forme fillestare e shitjes.... është kjo arsyeja që sipas nenit 760 të Kodit Civil “rregullat e caktuara për kontraten e shitjes zbatohen edhe për kontraten e shkembimit për aq sa janë në pajtim me te”. Kontrata e shkembimit e lidhur midis paleve kishte për objekt fitimin në të ardhmen të një sendi. Sipas nenit 706 të Kodit Civil “ne shitjen që ka për objekt fitimin në të ardhmen të një sendi apo të drejte fitimi i pronesise behet sapo sendi ose e drejta pranohet që ekzistojne”.( Vendim nr.397, datë 20.02.2003, faqe 144, volumi 2 – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e shitjes me kusht: Kushti në kontraten objekt gjykimi ka qene ndertimi i një objekti me mospërmbushja e detyrimit është shkak për moskalimin e pronesise. Ndryshuar, rrëzimi padisë. A.Lamaj( Vendim nr.255, datë 05.02.2004, faqe 108, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

Page 10: 1.Praktike Gj.larte Civile

- Kontrata e shitjes me kusht: Është e vërtete që i padituri nuk është bere ende pronar sepse kushti i kalimit të pronesise është pagimi i kestit të fundit megjithate posedimi i sendit të blere prej tij është i ligjshem sepse bazohet në një kontrate shitje që është e vlefshme dhe që është në fuqi derisa nuk është zgjidhur duke respektuar ligjin. për rrjedhoje shitesi, ndonse vazhdon të jete pronar derisa të perfitoje çmimin e sendit të shitur nuk e ka të drejten e disponimit të sendit pa u zgjidhur me pare kontrata e shitjes sipas modaliteteve të neneve 748, 749 të Kodit civil.( Vendim nr.393, datë 19.02.2004, faqe 258, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e shitjes (diferenca në çmim): Objekti shitjes ka qene hotel në Vlore dhe paditësi ka kërkuar diferencen e çmimit bazuar në nenin 722 të Kodit Civil. Gjykata ka pranuar padinë duke e zgjidhur gabim çështjen. mosmarreveshja midis paleve ka të beje me të meta të sendit të shitur pasuri e paluajteshme dhe rregullohet në mënyre të posaçme nga nenet 750-756 të Kodit Civil. ndersa neni 722 bën fjale për shitjen e pasurive të luajteshme. Paditësi ka përcaktuar gabim bazen ligjore të padisë. Rigjykim N.Kita( Vendim nr.398, datë 19.02.2004, faqe 277, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e shitjes (E drejta e parablerjes): E drejta e parablerjes nga ortaku ka prioritet nga e drejta e parablerjes se ish pronarit. V.Metani( Vendim nr.401, datë 19.02.2004, faqe 288, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e shitjes (Energji Elektrike): Çmimi i shitjes për perdoruesit jo familjare përcaktohet me vendim të Keshillit të Ministrave. Palët lirisht përcaktojne përmbajtjen e kontrates brenda kufijeve të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi-duke respektuar çmimin e përcaktuar nga VKM. Rrëzimi padisë. V.Kondili( Vendim nr.416, datë 24.02.2004, faqe 333, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e shitjes (Energji Elektrike): “...Per kërkimin e detyrimit për periudhen që ana paditëse nuk ka patur kontrate me anen e paditur por me persona të tjere, me të drejte gjykatat kanë konkluduar se ana paditëse e ka përmbushur detyrimin me palen kontraktore e për rrjedhoje nuk mund t’i kërkohet plotesim tjeter detyrimi edhe një here” V.Kondili( Vendim nr. 6, datë 11.01.2005,– 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e sherbimit telefonik: Gjykata e rrethit ka vendosur pranimin e padisë anullimin e afturave telefonike...Apeli ndryshimin rrëzimin e padisë. Gjykata e Lartë: Telekom është i detyruar të siguroje saktesine e tarifimit dhe të faturimit të sherbimeve të kryera prej tij... perderisa është pretenduar pasaktesi pala e paditur ka për detyre të provoje transferimin e zerit të abonetit në destinacion,pra të provoje sherbimin që i ka kryer palës paditëse dhe jo të mjaftohet vetem me regjistrimin e impulseve nga aparatura pa destinacion.. gjate gjykimit pala e paditur nuk ka provuarsaktesine e tarifimit të faturuar...Ndryshuar. Pranimi padisë I.Bala( Vendim nr.109 datë 21.01.2004, faqe 227, volumi 1– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kontrata e sherbimit telefonik: Gjykata e rrethit ka vendosur rrëzimin e padisë se Telekom...Apeli Lenien në fuqi. Prapesimi i të paditurit se ka qene i larguar jashte shtetit dhe nuk e ka perdorur linjen telefonike nuk mund të konsiderohet si rrethane faktike që sjell pasoje shuarjen e detyrimit juridiko civil të lindur për të nga kontrata Largimi nga vendi nuk ka lidhje me përmbushjen e detyrimeve kontraktore pasi i padituri nuk ka kërkuar nga ana paditëse të nderpriste sherbimin telefonik...Ndryshuar. Pranimi padisë V.Kondili( Vendim nr.415 datë 24.02.2004, faqe 330, volumi 2– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

Page 11: 1.Praktike Gj.larte Civile

- Kthimi sendit: Toke bujqesore. Paditësi, banor i fshatit Ngurez ka perfituar toke bujqesore në pronesi sipas ligjit të tokes. një pjese të saj pa asnje titull posedohet nga i padituri. Pranimi kërkese, lenia në fuqi vendimeve. ( Vendim nr.1151 datë 27.11.2002, faqe 180, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Parashkrimi: Rezulton se e drejta e padies për të kërkuar këtë prone është parashkruar, referuar ligjit të kohes, Kodit Civil të viteve 1929 e 1955. Posedimi i prones qetesisht dhe panderprerje...per një kohe të gjate, tej afateve parashkruese passjell detyrimisht kalimin e prones në favor të mbajtesit të sendit. ( Vendim nr.44, datë 24.01.2002, faqe 35, volumi 1 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Parashkrimi: Nga ana e Kolegjit civil çmohet se gjykata e Apelit duke ju referuar nenit 2034 të Kodit Civil të vitit 1929 sipas të cilit “....padite reale dhe personale parashkruhen mbas 30 vjeteve pa qene i detyruar pretenduesi i parashkrimit të paraqes titull dhe pa mundesine e kundërdrejtimit ndaj tij të mungeses se mirebesimit....” me të drejte ka arritur në konkluzionin se është parashkruar kërkimi për deklarimin e pavlefshem të aktit publik datë 29.08.1941, pasi ka kaluar afati 30 vjeçar i permendur në këtë dispozite.( Vendim nr.1046, datë 06.11.2002, faqe 25, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Parashkrimi: Nga shqyrtimi i akteve të dosjes gjyqesore rezulton se pala e paditur as në gjykimin në shkalle të pare e as në apel nuik ka pretenduar parashkrimin e ketij kërkimi.Neni 125 i Kodit Civil: “Parashkrimi i plotesuar nuk mund të merret parasysh nga gjykata ose organi kompetent me nismen e vet( Vendim nr.16, datë 09.01.2004, faqe 62, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Parashkrimi: Ne kundershtim me sa parashtron ne rekurs ana e paditur, drejt gjykata e apelit mbeshtetur ne nenin 113/ç te K.Civil, ka konkluduar se padia per kthimin e shumes ne rastin konkret nuk eshte parashkruar. Sipas kesaj dispozite nuk parashkruhet padia per kthimin e shumave te depozituara ne banke, duke konsideruar nje lloj depozite per llogari te A.K.P.-se edhe perqindjen e detyruar te shumes per pjesemarrjen ne ankand.( Vendim nr.199 datë 03.02.2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pavlefshmeria e veprimit juridik: Kontrate dhurimi, testament. Paditësja ka kërkuar pavlefshmerine e testamentit dhe të kontrates se dhurimit të sendeve të paluajteshme me pretendimin se tjetersimi i pasurise është bere pa pelqimin e saj si bashkëpronare, pasi shtepia është pasuri e vene gjate marteses. Gjykata ka konstatuar se në kushtet kur prona objekt gjykimi perben pasuri bashjkeshortore, testatori nuk mund të dispononte me testament, veç pjeses se tij edhe pjesen e paditëses në këtë bashkëpronesi. Ky konstatim është në pajtim me ligjin. ( Vendim nr.514, datë 02.05.2001, Gjykata e Apelit Tirane). ( Vendim nr.990, datë 22.10.2002, faqe 10, volumi 10 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pjestimi pasurise:....ne asnje rast e për cfaredo lloj shkaku, gjykata që shqyrton bazueshmerine e vendimit të fazes se dyte të pjestimit të pasurise nuk ka të drejte të shqyrtoje probleme që lidhen me gjykimin e fazes se pare.... vendimi i fazes se pare merr forme të prere, problemet e zgjidhura me të perbejne gjë të gjykuar dhe, për rrjedhoje, ato nuk mund t`i neneshtrohen një shqyrtimi të ri në fazen e dyte të pjestimit në cilëndo shkalle të gjykimit (shkalle e pare, Apel apo Gjykate e Lartë)( Vendim nr.628, datë 15.05.2000, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues)

Page 12: 1.Praktike Gj.larte Civile

- Pjestimi pasurise: Hartimi i projekt-pjestimit dhe paraqitja e tij perpara paleve është një detyrim për gjykaten që shqyrton ceshtjen, ndersa parashtrimi i verejtjeve për projektin nga palët është një e drejte e tyre që mund të ushtrohet në se cmohet e nevojshme.( Vendim nr.628, datë 15.05.2000, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues)

- Pjestimi pasurise: Gjykatat kanë gabuar në lidhje me sasine e siperfaqes se lejuar për pjestim. Ato kanë lejuar të pjestohet siperfaqja që ka rezultuar nga matjet e ekspertit. Gjykata duhej të lejonte pjestimin e siperfaqes se truallit që rezulton nga titulli i pronesise, gjë që është në perputhje me kërkesat e nenit 370 të Kodit të Procedures Civile.( Vendim nr.403, datë 20.02.2003, faqe 159, volumi 2 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pjestimi pasurise: për të kërkuar pjestimin e pasurise se paluajteshme në bashkëpronesi, duhet që kjo prone të jete e regjistruar në Regjistrat e Pasurise se paluajteshme dhe për këtë duhet të paraqitet vërtetimi i pronesise. në rast se mungon ky regjistrim, sendi nuk mund të jete objekt i pjestimit gjyqesor. Këtë qendrim kanë mbajtur dhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin nr.22 datë 13.03.2002. Vendosur prishja e vendimeve, pushimi i çështjes.( Vendim nr.319, datë 12.02.2003, faqe 13, volumi 2 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pjestimi pasurise: Vendimi i Vërtetimit të faktit juridik që zoterojne paditësat është një vendim deklarativ dhe nuk ka fuqi ligjore për pretendimin e të drejtave reale mbi pronen e përcaktuar në te. Regjistrimi në regjistrat e Hipotekes nuk vërteton faktin në se je pronar i ligjshem mbi sendin, pasi regjistrimi është bere mbi baze të një vendimi deklarativ, i cili kontestohet nga persona të tjere që nuk kanë qene palë në gjykim. Rrëzimi padisë për pjestim pasurie.( Vendim nr.1121 datë 21.11.2002, faqe 107, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pjestimi pasurise: Mbajtja parasysh nga gjykata në vleren e objektit (banese) të vleres se investimit nuk është në perputhje me ligjin për faktin se vlera e baneses do të përcaktohet nga çmimi qae banesa ka në kushtet e ekonomise se tregut..Rigjykim. B.Caka.( Vendim nr.366, datë 17.02.2004, faqe 242, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pjestimi pasurise: Vleresimi sendit duhet të behet në kohen që gjykata bën pjestimin. në rigjykim gjykata të caktoje eksperte për të bere vleresimin duke përcaktuar vleren e sotme të objektit në çmimet e tregut të lire. Rigjykim. B.Caka.( Vendim nr.367, datë 17.02.2004, faqe 244, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pjestimi pasurise: Kuptohet qe mundesia e pjestimit ne natyre sipas pjeseve perkatese eshte alternativa e pare e parashikuar ne nenin 207 te Kodit Civil. Kjo mundesi duhet pare e lidhur ngushte me kerkesat e nenit 373 te K.Pr.Civile, sipas te cilit pjestimi ne natyre duhet te kryhet ne perputhje me rregullat urbanistike. Per sa me siper gjykata ka kerkuar prej Bashkise mendime lidhur me faktin nese nga pikepamja urbanistike eshte e lejueshme kryerja ne banese e punimeve per pershtatjen si ambjente ndihmese. Me shkresen e saj te administruar ne dosje Bashkia eshte pergjigjur se"... ekziston mundesia qe ne banesen prone e ..... mund te ndertohen banje dhe ambjente shtese per te kthyer kete banese ne dy siperfaqe funksionale banimi te vecanta"( Vendim nr.22, datë 13.01.2005 – 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Posedimi: Trualli ku është ndertuar shtesa e pallatit është toke në perdorim publik dhe nuk ka qene ndonjehere në posedim ekskluziv të paditësit me titull pronesie, me ndonje titull tjeter apo edhe pa titull (posedim i paligjshem). Edhe pas ndertimit të shteses paditësi

Page 13: 1.Praktike Gj.larte Civile

nuk është vene ndonjehere në posedim të tij prandaj nuk mund të mbrohet me pretendimin se është zhveshur nga posedimi..paditësi nuk mund të kërkoje rivendosjen në posedim për arsyen e thjështë që nuk mund të kërkoj ti rivendoset një e drejte apo gjendje fakti të cilën nuk e ka patur ndonjehere. Gjykata rrethit: Pranimin e padies, Gjykata e Apelit: rrëzimin e padies, Gjykata e Lartë: prishjen e vendimeve dhe pushimin e çështjes,( Vendim nr.43, datë 24.01.2002, faqe 32, volumi 1 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Privatizimi: Sipas ligjit në fjale, që të realizohet privatizimi i një banese, duhet domosdoshmerisht që ajo të jete vetem në pronesi të shtetit. Me fjale të tjera, ligji rregullon privatizimin e të gjithe atyre banesave që janë në pronesi të shtetit, në momentin e hyrjes në fuqi të tij. në këtë ligj, nuk behet fjale në asnje rast për privatizimin e banesave që janë në bashkëpronesi ndermjet shtetit dhe një të treti.......Qe të realizohet privatizimi i një banese shteterore, duhet që ajo të mos këtë qene ish prone private...( Vendim nr.09, datë 16.01.2002, faqe 217, “Vendim Unifikues-Kolegjet e Bashkuara”).

- Privatizimi: Kontrata e shitjes se truallit e lidhur midis AKP dhe paditëses, në vitin 1996, është veprim juridik absolutisht i pavlefshem dhe si i tille konsiderohet i paqene (nul). Kjo siperfaqe trualli kishte kaluar në pronesi të paditësave me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të pronave në vitin 1994. për rrjedhoje, shteti nuk mund të kalonte në pronesi të paditures një prone që nuk e kish vete.( Vendim nr.450, datë 27.02.2003, faqe 217, volumi 2 – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Privatizimi: Objekti nga ana e të paditurve është blere në mënyre të ligjshme para daljes se ligjit dhe... pas vleresimit të eksperteve kontributi i ish pronarit në këtë objekt nuk është i tille që të pranohet kthimi si objekt ekzistues i tij, as të pranohet bashkëpronesia në kushtet e nenit 13 të Ligjit “Per Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ish Pronareve”.( Vendim nr.1209 datë 13.12.2002, faqe 81, volumi 12– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Privatizimi: Autorizimi i leshuar në vitin 1992 nga ish Komiteti ekzekutiv për paditësin është i pavlefshem sepse pallati në ate kohe nuk kishte perfunduar dhe nuk ishte marre në dorezim. Pallati është ndertuar me fonde shteterore ku investitor ishte EKB dhe pajisja me autorizim për banese u ka kaluar Keshillave Bashkiake. në baze të Pikes 5 të VKM nr.46 datë 29.01.1993 autorizimet e leshuara me pare do të auheshin të pavlefshme. Fakti që paditësi e posedon apartamentin për një kohe të gjate pa titull nuk krijon ndonje të drejte për te.shpenzimet e kryera nuk janë objekt i ketij gjykimi..( Vendim nr.439 datë 26.02.2004, faqe 357, volumi 2– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Prokura: Prokurura është perpiluar nga noteri i Virxhinias dhe përmban të gjithe ekstremitetet e nevojshme edhe sipas ligjit shqiptar...noteri i shtetit të Washington DC prezumohet se ka kryer detyren e tij..duke verifikuar faktin dhe përmbajtjen e saj në perputhje me vullnetin e deklaruesit.( Vendim nr.613, datë 09.03.2004, faqe 198, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia: Sipas nenit 96 të Dekretit "Mbi Pronesine", përcaktohet se: 'Pasurite e fituara me pune nga bashkëshortet u perkasin në teresi të dy bashkëshorteve. në pasurite e perbashkëta të bashkëshorteve nuk perfshihen sendet që secili ka fituar gjate marteses me dhurim, ose me trashegim depozitat që ka secili në arkat e kursimit, sendet e perdorimit thjështë personal si dhe sendet dhe veglat e ushtrimit të veprimtarise, ose mjështërise se tyre".

Page 14: 1.Praktike Gj.larte Civile

Duke marre për baze këtë përcaktim ligjor, rezulton se pasuria trashegimore e fituar nga e paditura kundërpaditëse nuk duhet të konsiderohet si pasuri bashkëshortore dhe për pasoje, si pronare e vetme ajo ka patur të drejte ta disponoje ate me vullnet të lire, duke edhe e tjetersuar në pronare të tjere, në respektim të dispozitave ligj ore në fuqi. Kontratat e dhurimit, me të cilat pasurine e saj trashegimore të përcaktuar në to, ajo ja ka dhuruar femijeve të saj pa pelqimin e bashkëshortit, paditësit të kundërpaditur, janë veprime juridike të ligjshme dhe të vlefshme e për pasoje, nuk mund të shfuqizohen me vendim gjyqesor.Fakti që e paditura kundërpaditëse u be efektivisht sunduese e pasurise trashegimore vetem në vitin 1993 dhe 1994, nuk ndryshon regjimin juridik të saj. Nuk duhet konfonduar momenti i fitimit të se drejtes, me momentin e gezimit efektiv të saj. Këtë periudhe të kaluar, nga momenti i fitimit të të drejtes se pronesise, deri në posedimin e pasurise trashegimore, literature juridike e konsideron si giendje të trashegimise se pezulluar. Pra, fituesi i pasurise trashegimore, e paditura kundërpaditëse, për shkaqe të pavarura prej saj, nuk ka pasur mundesi të vihet në posedim të pasurise trashegimore, gjë të cilën ajo e beri të mundur, vetem pas korigjimit të kesaj gjendje, me ligjet e referuara me siper( Vendim nr.24, datë 13.03.2002,, “Vendim Unifikues-Kolegjet e Bashkuara”).

- Pronesia: Kthimi i pronave e kompensimi i ish pronareve është kërkese sociale e ligjore dhe sa parashikohet në ligjin nr.7698, nuk janë forma të reja të fitimit të pronesise, pasi pronaret nuk e kanë humbur asnje here titullin e se drejtes se pronesise mbi sendet e tyre, por vetem posedimin. ( Vendim nr.5, datë 23.03.2004, “Vendim Unifikues-Kolegjet e Bashkuara”).

- Pronesia: Kur Zyra e Kadastres disponon regjistra që vërtetojne pronesine dhe leshon për këtë vërtetimin perkates, ky fakt nuk mund të vërtetohet edhe me vendim të gjykatës.... paditësi ka ngritur një padi që nuk mund të ngrihej.( Vendim nr.48, datë 24.01.2002, faqe 45, volumi 1 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia: i padituri në vitin 1997, pa leje të organeve kompetente ka ndertuar një banese dykateshe në truallin e paditësit, i kthyer si truall i lire me vendim të KKKP. Paditësi ka kërkuar lirimin dhe dorezimin e sendit. Gjykata ka vendosur pranimin e padisë dhe prishjen e ndertimit dhe kthimin e truallit në gjendjen e mepareshme.( Vendim nr.348, datë 18.02.2003, faqe 109, volumi 2 – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”)

- Pronesia Bashkëpronesia: Paditësi ka bere padie për njohje bashkëpronar. Si baze për njohjen e pronesise ka sherbyer akt marreveshja e vitit 1994 që në thelb është një kontrate sipermarrje. Duke qene se marredheniet e paleve rregullohen pikerisht nga ky akt ato duhet të trajtohen si marredhenie detyrimi dhe që rregullohen nga nenet 850 e vijues të Kodit Civil. Nga ana tjeter e drejta e bashkëpronesise mbi të cilën gjykatat kanë operuar është një kategori tjeter e të drejtave civile, e drejte reale dhe që rregullohet nga nenet 140 etj të Kcivil dhe 199 të Kodit Civil....Se fundi nuk është provuar që i padituri të jete pronar për të njohur me tej bashkëpronar paditësin.. Prishje pushimi gjykimit E.Sinoimeri( Vendim nr.99, datë 21.01.2004, faqe 193, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia Bashkëpronesia: Çeshtja e njohjes se bashkepronesise nuk eshte thjesht ceshtje fakti. Perkundrazi, ajo eshte ne radhe te pare ceshtje ligji. Marredhenia e bashkepronesise eshte nje marredhenie juridike dhe pjeset takuese ne bashkepronesi percaktohen ne ligj, apo ne nje fakt juridik, d.m.th. ne veprimin juridik apo ne ngjarjen qe krijon bashkepronesine. Atje ku ekziston nje prezumim ligjor, pjeset takuese ne

Page 15: 1.Praktike Gj.larte Civile

bashkepronesi prezumohen si te barabarta deri ne provimin e se kundertes. Edhe percaktimi i pjeseve te bashkepronareve, kur keta jane njohur si te tille, eshte ne radhe te pare ceshtje ligji...”( Vendim nr.195, datë 03.02.2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia: Paditësi ka bere padie për kërkim sendi në baze të nenit 296 të KC ndersa gjykata shprehet për pushim cenimi në pronesi. Prishje rigjykim Z.Poda( Vendim nr.131, datë 29.01.2004, faqe 309, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia: Gjykata e apelit nuk ka patur parasysh konkluzionet e gjykimit civil që për rivendikimin e sendit paditësi duhet të provoje që është pronar i sendit që rivendikohet dhe se të paditurit janë posedues të paligjshem.( Vendim nr.10, datë 08.01.2004, faqe 43, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia: i padituri nuk mund të behet pronar mbi sendin objekt të kontrates se qirase se lidhur jashte vendit me pagimin (zhdoganimin ) e sendit.. Prishje rigjykim Th.Kondi( Vendim nr.331, datë 12.02.2004, faqe 187, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia: Nga ana e gjykatës pronesia mbi ndertesen dhe mbi truallin janë veçuar nga njeratjetra dhe janë konsideruar si dy gjera pa lidhje midis tyre.. Prishje rigjykim E.Sinoimeri( Vendim nr.443, datë 26.02.2004, faqe 373, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia: Nuk është e mjaftueshme për njohjen e pronesise vetem dokumenti me shkrim i pageses se çmimit të shitjes, qofshin palët edhe në marredhenie të posaçme, për këtë kërkohet edhe kalimi afatit të parashkrimit 10 vjet...( Vendim nr.508, datë 04.03.2004, faqe 85, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia: Kthim sendi. Gjykata duhet të mbaje parasysh gjendjen e truallit në kohen që është kthyer nga Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, në se ai sipas ligjit apo akteve nenligjore perkatese konsiderohej si truall i lire apo i zene (I padituri në truallin e kthyer paditësit, me leje ndertimi ka ndertuar parkim automjetesh)...( Vendim nr.547, datë 09.03.2004, faqe 107, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia: Bashkëpronar mbi pasuri të blere nga i padituri - Shoqeri tregetare. Midis paleve është lidhur kontrate shoqerie me 1992. Paditësi me deklarate para noterit i ka dorezuar të paditurit shumen e barabarte me çmimin e blerjes se objektit...Shoqeria nuk është regjistruar dhe nuk ka ushtruar aktivitet. Paditësi ka kërkuar të njihet bashkëpronar mbi objektin e blere nga i padituri.Ne rrethana të tilla duke qene se midis paleve është krijuar një shoqeri e thjështë mosmarreveshjet midis anetareve të shoqerise do të zgjidhen neneve 1074 e vijues të Kodit Civil dhe jo në baze të dispozitave mbi bashkëpronesine. (Prishja e vendimeve pushimi i gjykimit si padi që nuk mund të ngrihej).Mendimi pakices Th.Kondi: në kushtet e ekzistences se një shoqerie të thjështë sendet e vena në dispozicion të shoqerise konsiderohen se janë në bashkëpronesi të ortakeve sipas pjeseve të përcaktuara nga ata vete në ndarjen e kuotave të kapitalit...Paditësi ka kërkuar njohjen bashkëpronar mbi sendin e perfshire në kapitalin e shoqerise. ( Vendim nr.601, datë 11.03.2004, faqe 162, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia: Bashkëpronar mbi pasuri të blere nga i padituri. në rast se paditësi ka dhene kontributin e tij për blerjen e sendit nuk mund të pretendojeqenien e tij bashkëpronar me të paditurin por mund të kishte vetem të drejten për të kërkuar kredine në rast se vërteton

Page 16: 1.Praktike Gj.larte Civile

dhenien e saj... për këtë shkak paditësi nuk legjitimohet në ngritjen e padisë për shkak se nuk është bashkëpronar i sendit objekt i mosmarreveshjes...( Vendim nr.613, datë 09.03.2004, faqe 198, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia: Cenimi duhet të ekzistoje në kohen e ngritjes se padisë. në kushtet që ndertimet e vendosja e tyre janë bere me pelqimin e paleve nuk mund të pretendohet për cenim në pronesi nga secila pale. ( Vendim nr.620, datë 02.03.2004, faqe 224, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia, posedimi: gjykata e apelit me te drejte arsyeton se i padituri, duke mos pasur ndonje titull pronesie mbi truallin, nuk mund te kerkoje te njihet pronar i tij, por ai mund te mbrohet me padi te vecante si posedues i prones, duke pasur te drejten e kerkimit te shpenzimeve te kryera ne te, sipas trajtimit qe do t`i beje gjykata, me mirebesim apo keqbesim( Vendim nr.164, datë 27.01.2005 – 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pronesia, Regjistrimi pasurise: Paditesat per te vërtetuar pronesine mbi banesen, meqenese nuk e kane pasur te rregjistruar, mjafton te paraqesin vendimin per vërtetimin gjyqesor te faktit te pronesise, i cili nuk rregjistrohet, pasi sjell pasoja per kerkuesit ne lidhje me vërtetimin e pronesise per derisa te paditurit nuk kundershtojne pronesine e baneses….ne keto rrethana, kur pronesia e baneses se paditesave nuk kundershtohet dhe kur paditesat e kane vërtetuar pronesine e baneses ne rruge gjyqesore, gjykata e apelit pa te drejte e ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit, pasi arsyetimi i bere prej saj nuk eshte ligjor persa i perket faktit se paditesat nuk kane vërtetuar pronesine mbi banesen( Vendim nr.158, datë 25.01.2005 – 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Regjistrimi pasurise: Regjistrimi në regjistrat e Hipotekes nuk vërteton faktin në se je pronar i ligjshem mbi sendin, pasi regjistrimi është bere mbi baze të një vendimi deklarativ, i cili kontestohet nga persona të tjere që nuk kanë qene palë në gjykim. Rrëzimi padisë për pjestim pasurie.( Vendim nr.1121 datë 21.11.2002, faqe 107, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rikthimi në pune: …me ane të ankimit në gjykate punonjesi i policise, ashtu si dhe një numur tjeter punonjesish publike që kanë detyra të caktuara sherbimi ndaj shtetit, për shkak të të cilave veprojne si perfaqesues të shtetit për mbrojtjen e interesave të tij, nuk mund të realizojne gjyqesisht rikthimin në detyren që kanë pasur, edhe në qoftë se provohet se janë larguar prej saj pa shkaqe të perligjura...E drejta e rikthimit në pune nuk gezon mbrojtje gjyqesore, ndersa e drejta e demshperblimit është një e drejte që gezon mbrojtje. Pala që demtohet nga një pushim i pa drejte nga puna gezon të drejten e demshperblimit në rruge gjyqesore....Gjykata në cdo rast, sipas diskrecionit të saj, me vendimin që jep bën një vleresim paraprak të demit të pesuar nga punemarresi. Ndersa Kodi i Punes në raste analoge ka përcaktuar si vlere maksimale të demshperblimit pagen e një viti, për këtë kategori të punesuarish nuk kemi të fiksuar në ligj të posacem ndonje kriter apo kufi vleresimi. për rrjedhoje, është në diskrecionin e gjykatës për të vendosur një mase të arsyeshme demshpërmbimi, duke u nisur nga rrethanat konkrete të cdo rasti të vecante....( Vendim nr.31, datë 26.03.2003, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues)

- Rikthimi në pune: …prokuroret perfshihen në kategorine e atyre funksionareve të rendesishme të shtetit qendrimi i të cileve në detyren e caktuar bazohet në një vendimmarrje të karakterit diskrecional, që formalizohet me dekret të Presidentit të

Page 17: 1.Praktike Gj.larte Civile

Republikes. Dekreti për transferimin pa afat të prokurorit në një detyre tjeter me të lartë apo me të ulet, urdheron ndryshimin në mënyre të njeaneshme të kontrates se sherbimit publik që shteti ka lidhur me tendersa perjashtohet juridiksioni gjyqesor për të shqyrtuar ligjshmerine e dekretit të Presidentit të Republikes për shkarkimin nga detyra apo transferimin e prokurorit, nuk perjashtohet teresisht juridiksioni për të vendosur gjyqesisht zgjidhjen e disa pasojave që rrjedhin nga demtimi i interesave ekonomiko - financiare të prokurorit të transferuar apo të larguar nga detyra, kur keto masa nuk janë marre si rezultat i shkeljeve disiplinore apo administrative, si dhe kur nuk janë për shkak të paaftesise profesionale në ushtrimin e detyresne aspektin procedural nuk legjitimohet si i paditur Presidenti i Republikes që ka nxjerre dekretin, por Prokurori i Pergjithshem që konsiderohet si punedhenes në kontraten e sherbimit publik. ( Vendim nr.03, datë 30.01.2003, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues)

- Rikthimi në pune: Punonjesi sherbimit publik...nuk mund të realizoje kthimin e tij në detyren që ka patur dhe kur është larguar prej saj pa shkaqe të perligjura. Ai mund të realizoje vetem të drejten për tu kompesuar financiarisht për demet që ka pesuar nga nderprerja e kontrates se sherbimit publik dhe humbja e perfitimeve që rrjedhin prej saj.( Vendim nr.1161 datë 11.12.2002, faqe 38, volumi 12– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rikthimi në pune: të drejtat që i lindin nepunesit civil në kushtet e mbylljes dhe ristrukturimit të institucioneve të administrates publike ja ka njohur të paditures Komisioni i Sherbimit Civil. (Lenie në fuqi)( Vendim nr.1162 datë 11.12.2002, faqe 41, volumi 12– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rikthimi në pune: Mospajtimi arsimit dhe profesionit të paditësit me vendin e punes nuk janë shkaqe të perligjura për zgjidhjen e kontrates se punes, sepse qysh në fillim të marrjes se tij në pune janë marre parasysh profesioni dhe shkalla e kualifikimit.( Vendim nr.347, datë 18.02.2003, faqe 106, volumi 2 – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”)

- Rikthimi në pune: Paditësi ka punuar në një reparte ushtarak (shofer-nenoficer) dhe për natyren e punes që ka ana e paditur nuk mund të vendoset urdherimi për të rifilluar perseri pune...veç sa siper njihet fakti që ushtria është në reforme dhe vendi i punes se paditësit duhet të shihet në perputhje me synimet dhe vazhdimin e reformes në ushtri..( Vendim nr.21, datë 09.01.2004, faqe 83, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rikthimi në pune: Kolegji civil e konsideron të gabuar përcaktimin e demshperblimit-nje vit pune. Duhej mbajtur parasysh që fillimisht kontrata e punes ka qene për gjashte muaj dhe kjo do jete dhe masa e demshperblimit …gjykata çmon të caktoje mase demshperblimi pagen e 6 muajve. Ndryshuar Z.Poda( Vendim nr.93, datë 21.01.2004, faqe 170, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rikthimi në pune: Paditësit kanë punuar në polici elektrike nderkohe që merrnin pension të ushtarakut në lirim. Gjykata kanë pranuar padinë duke arsyetuar se shkaku i perket një marredhenie tjeter civile. Gjykatat duhet të vlersojne faktin në lidhje me figuren e paster morale që kërkon neni 7/d i Ligjit “Per Poicine elektrike” Rigjykim Th.Kondi( Vendim nr.332, datë 12.02.2004, faqe 190, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

Page 18: 1.Praktike Gj.larte Civile

- Rikthimi në pune: Pala e paditur ka njoftuar zyrtarisht paditësit për mbarimin e marredhenies se punes për shkak se afati kontrates se punes ka perfunduar. në keto kushte çmohet se nuk ka patur vend për zbatimin e kërkesave të parashikuara nga neni 153/3 i Kodit të Punes për demshperblim të paditësave me pagen e një viti pune. Ndryshuar. Rrëzuar padia. Z.Poda( Vendim nr.412, datë 24.02.2004, faqe 319, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rikthimi në pune: Juristi prane Prefektit nuk gezon statusin e nepunesit civil dhe marredheniet që kanë të bejne me largimin e tij nga puna rregullohen nga Kodi i Punes...( Vendim nr.546, datë 09.03.2004, faqe 104, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rikthimi në pune: Demshperblimi i paditëses me pagen e një viti është masa maksimale e parashikuar në ligj. Duke marre parasysh kohen e punes se paditëses, rrethanat në të cilat kontrata është zgjidhur, mundesine e paditëses për t’u sistemuar në pune tjeter gjykata çmon të caktoje mase demshperblimi pagen e 8 muajve… ( Vendim nr.702, datë 16.03.2004, faqe 267, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rikthimi në pune: Doganieri nuk është nepunes i sherbimit civil dhe kërkesa e tij nuk duhej të ishte shqyrtuar nga Komisioni i Sherbimit civil. ( Vendim nr.703, datë 09.03.2004, faqe 270, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rikthimi në pune, sherbimit civil: Meqenese marredhenia juridike e punes rregullohej sipas ligjit të cituar me siper, paditësja, për të mbrojtur të drejtat e pretenduara të shkelura, duhet të perdorte mënyren e posacme të mbrojtjes se të drejtave subjektive të pretenduara të shkelura, duke perdorur si mjet mbrojtje ankimin, të cilin duhet të paraqiste prane Komisionit të Sherbimit Civil brenda 30 diteve, bazuar në nenin 21 pika 3 e ligjit të cituar me siper… Marredhenia juridike konkrete e punes, sikurse ka pranuar dhe vete paditësja rregullohet nga ligji "Statusi i Nepunesit Civil" e për rrjedhoje të gjithe të drejtat e pretenduara të shkelura do të mbrohen mbi bazen e të drejtave që u njihen subjekteve të marredhenieve juridike të punes sipas ketij ligji, duke perfshire dhe kërkimin e pages, pasi marredhenia juridike e punes që rregullohet nga Kodi i Punes ka të beje me subjektet, individe, që nuk gezojne statusin e nepunesit civil. një marredhenie juridike pune do të rregullohet ose sipas ligjit "Statusi i Nepunesit Civil" ose sipas Kodit të Punes, pasi ndryshojne llojet e marredhenieve juridike të punes sipas elementeve të përcaktuara në secilin ligj( Vendim nr.5, datë 11.01.2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rikthimi në pune, Paga: kur ana e paditur nuk vërtetoi motivacionin e paraqitur per largimin e paditesit, atehere largimi i tij eshte bere, sepse ana e paditur e ka konsideruar të papershtatshem per kryerjen e detyres se tij e per rrjedhoje bazuar ne nenin 10 të ligjit nr.8087, date 13.03.1996 "Per Sigurimin Shoqeror Suplementar të Ushtarakeve të Forcave të Armatosura të Republikes se Shqiperise" paditesi duhet të marre pagesen kalimtare, ashtu dhe siç kane pranuar gjykatat”( Vendim nr.8, datë 11.01.2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rikthimi në pune, Paga: por nuk ka zbatuar drejt nenin 145/1 te K.Punes ne baze te te cilit “Punemarresi perfiton shperblim per vjetersi, kur kontrata eshte zgjidhur nga punedhensi dhe marredheniet e punes kane zgjatur jo me pak se tre vjet”.Ne baze te nenit te lartpermendur paditesit i takon te paguhet edhe per vjetersine ne pune, afat ky qe fillon qe nga data e njoftimit te vendimit per pushimin nga puna, …. e ne vazhdim e qe rrjedhimisht do te jete 3 muaj

Page 19: 1.Praktike Gj.larte Civile

( Vendim nr.194, datë 27.01.2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Servituti Kalimit: Servituti kalimit vendoset vetem në ato raste kur nuk ka rrugezgjidhje tjeter për servitut kërkuesit. ( Vendim nr.1118, datë 21.11.2002, faqe 96, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Servituti Kalimit: Sipas nenit 265 të Kodit Civil, të drejten e kërkimit për servitutin e kalimit e ka vetem pronari i një prone. ( Vendim nr.421, datë 25.02.2003, faqe 187, volumi 2 – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

Shoqerite financiare VEFA etj: Njohje debitor, pavlefshmeri titulli etj në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 8227, datë 30.07.1997, persona të lidhur me shoqerine huamerese nuk janë vetem ata që kanë marre në mënyre direkte dhe/ose indirekte mjete financiare dhe nuk i kanë shlyer, por dhe persona që në mënyre direkte ose indirekte kanë marre pjese në drejtimin e administrimin e subjektit të kontrollit.( Vendim nr.1030, datë 15.09.2000, “Vendim unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Shoqerite financiare VEFA etj: Njohje debitor, pavlefshmeri titulli etj Vendimi nr.58, datë 31.01.2002, f.77, vol.I - 2002, Vendimi nr.59, datë 31.01.2002, f.79, vol.I - 2002, Vendimi nr.61, datë 31.01.2002, f.84, vol.I - 2002, Vendimi nr.62, datë 31.01.2002, f.87, vol.I - 2002, Vendimi nr.66, datë 31.01.2002, f.93, vol.I - 2002, Vendimi nr.339, datë 12.02.2003, f.79, vol.2 - 2003,

- Shoqerite financiare VEFA etj: Njohje debitor, pavlefshmeri titulli etj paditësi nuk e mohon ekzistencën e kontrates por pretendon që nuk ka lidhje me këtë fakt sepse mungon nenshkrimi në kontrate....Duke ju referuar parimeve të pergjitheshme të lidhjes se kontrates nuk kërkohet nenshkrimi si element i domosdoshem, aq me teper për zgjidhjen e saj... E rendesishme është shprehja e vullnetit në mënyre të heshtur ose të shprehur...pra fakti që kontrata pranohet se është e paditësit dhe se ajo ndodhet prane të paditurit provon vullnetin e paleve për zgjidhjen e saj.( Vendim nr.452, datë 26.02.2004, faqe 400, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Shoqerite tregetare: ortaku (kur janë me shume se nje) i një shoqerie të kesaj forme (sh.p.k.) nuk mund të perjashtohet nga të qenit ortak, pra, nga ortakeria, për asnje veprimtari të ushtruar prej tij në këtë shoqeri, pavaresisht nga natyra dhe pasojat që mund t`i vijne shoqerise nga kjo veprimtari.Pas plotesimit me korrektesi të detyrimeve që rrjedhin nga Akti i Themelimit (kontrata) dhe statuti i shoqerise që është pjese e pandare perberese e tij, sikurse janë nenshkrimi dhe shlyerja e pjeseve të kapitalit themeltar (neni 40 i Ligjit nr.7638, datë 19.1.1992), ofrimi efektiv i kontributeve (kur ndodhemi para rastit të krijimit të kapitalit themeltar me kontribute në natyre, neni 42 i Ligjit të permendur) dhe respektimi i formaliteteve të regjistrimit që kërkohen nga Ligji 7667, datë 28.01.1993 “Per regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqerite tregtare”, secili prej ortakeve të një shoqerie me pergjegjesi të kufizuar, gezon të gjitha të drejtat që burojne nga fakti i të qenit ortak i saj, natyrisht, në masen e përcaktuar nga ligji, mase, e cila kushtezohet nga vlera konkrete e pjesmarrjes se tij në kapitalin e shoqerise, e cila, arithmetikisht, llogaritet në perqindje........Mbarimi i mandatit nominal i një ortaku të një shoqerie me pergjegjesi të kufizuar, pervec vdekjes se tij, vërtetohet në praktike në njerin prej rasteve që parashikohen në dispozitat e neneve 46 (Transferimi i pjeseve të kapitalit themeltar me trashegim ose brenda familjes), 47 (transferimi të të tretet) dhe 49 (Transferimi ndermjet ortakeve) të Ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare, rrethana keto qe, sikurse rezulton

Page 20: 1.Praktike Gj.larte Civile

nga aktet që janë administruar gjate gjykimit të ceshtjes, nuk kanë ekzistuar në rastin e marrjes se vendimit nr.1, datë 03.11.1994, të mbledhjes se Asamblese se Ortakeve të shoqerise tregtare….…..sipas përmbajtjes se dispozites se nenit 53 të Ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 “Per shoqerite tregtare” ata legjitimoheshin të kërkonin zhdemtim për demin e shkaktuar me padi për shlyerjen e demit….. ( Vendim nr.29, datë 30.05.2002, “Vendim Unifikues-Kolegjet e Bashkuara”).

- Sindikatat {Pasuria}: Nga sa me lart konkludohet se aktet me të cilat është bere kalimi i pasurise në pronesi të sindikatave janë të paligjeshme e, si të tilla, absolutisht të pavlefshme (nul). Kjo do të thote se keto akte (marrveshjet midis sindikatave për ndarjen e pasurise dhe cdo akt tjeter që lidhet me to, e që perben disponim të pasurise) konsideroheshin ligjerisht të paqena. Sa here që perplasen interesat e ish-pronareve (trashegimtareve të tyre), që perfitojne kthimin (restitucionin) e ndertesave të pandryshuara apo trojeve të pazena, sipas dispozitave të Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, me interesat e sindikatave, që i kanë fituar keto ndertesa apo troje, sipas dekretit nr.204, datë 05.06.1992, pasojat e të cilit janë rregulluar me ligjin nr.8340/1 datë 06.05.1998, perparesi ka mbrojtja e interesave të ish-pronareve (trashegimtareve të tyre). Ligji nr. 8340/1 datë 06.05.1998 “Per rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 05.06.1992 “Per pasurine e sindikatave””, është i zbatueshem për aq sa nuk bie në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve”. ( Vendim nr.85, datë 29.06.2001, “Vendim unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Shperblimi i demit: Fitimi munguar. në çdo rast kur pala debitore refuzon përmbushjen e detyrimit ajo merr persiper rrëzikunqe në të ardhmen të paguaje edhe fitimin e munguar që do të rezultoje nga mospërmbushja në afat e detyrimit.....Duke qene se në rastin në shqyrtim nuk ka kamata të përcaktuara të përcaktuara me ligj... shuma e demit të shkaktuar përcaktohet me eksperte.....duke patur parasysh shumat e ionteresave që paguanin bankat në ate kohe për depozitat. Ky është një kriter i zbatuar nga gjykatat edhe për raste të tjera.( Vendim nr.999, datë 24.10.2002, faqe 28, volumi 10– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Shperblimi i demit: Fitimi munguar. Arsyetimi i gjykatës se shkalles se pare se vonesat administrative në marredheniet midis paleve dhe periudha e gjykimit të çështjes nuk sjellin pasoja civile për shkaktimin e demit është i pabazuar në ligj.... në çdo rast kur pala debitore refuzon përmbushjen e detyrimit ajo merr persiper rrëzikun që në të ardhmen të paguaje edhe fitimin e munguar që do të rezultoje nga mospërmbushja në afat e detyrimit. ( Vendim nr.999, datë 24.10.2002, faqe 28, volumi 10– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Shperblimi i demit: Kur kërkohet shperblimi i demit të shkaktuar nuk është e nevojshme të konsumohet rruga administrative e ankimit. (Është fjala për organin administrativ i cili nuk ka detyrim të konsumoje rrugen administrative me nxjerrje të aktit apo titullit) Padite që rrjedhin nga shkaktimi i demit depozitohen drejtëpërdrejtë në Gjykate.( Vendim nr.423, datë 25.02.2003, faqe 193, volumi 2 – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Shperblimi i demit: Shkaktim demi nga ndertim paleje. Nuk është saktesuar në së ndërtimi është bere me leje apo paleje, sepse..ne baze të ligjit civil personi që në mënyre të paligjshme dhe me faj i shkakton tjetrit dem në personin ose pasurine e tij detyrohet të shperbleje demin e shkaktuar, por sipas nenit 608/2 të Kodit Civil demi quhet i paligjshem

Page 21: 1.Praktike Gj.larte Civile

kur është rrjedhoje e shkeljes ose i cenimit të interesave dhe të drejtave të tjetrit që mbrohen nga rendi juridik.Rigjykim.B.Caka ( Vendim nr.115 datë 27.01.2004, faqe 252, volumi i – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Shperblimi i demit- (Kodi Punes): në baze të nenit 27/1 të Kodit të Punes punemarresi pergjigjet për demin e shkaktuar punedhenesit...Kjo pergjegjesi civile nenekupton realizimin e kater kushteve ekzistencën e demit, shkeljen nga ana e punemarresit të detyrimit, ekzistencën e lidhjes shkakesore midis demit dhe veprimeve si dhe ekzistencën e fajit (ne formen e dashjes ose pakujdesise)..Te gjithe keta elemente duhet të ekzistojne dhe të jenë të lidhur me njeritjetrin. Rigjykim(N.Sheshi)( Vendim nr.302, datë 10.02.2004, faqe 160, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Shperblimi i demit- (Fuqia Prapavepruese e ligjit): Fuqia prapavepruese, në ligjin penal të ndryshuar, lidhet me vepren penale, por nuk përcaktohet dhenia e fuqise prapavepruese për demshperblimin..(B.Caka)( Vendim nr.612, datë 16.03.2004, faqe 195, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Testamenti: Me të drejte Gjykata e Apelit ka arritur në konkluzion se testamenti datë 03.06.1977 është teresisht i pavlefshem, pasi bie në kundërshtim me ligjin. Me një testament kanë disponuar dy persona, veprim ky që bie në kundërshtim me ligjin e kohes kur është perpiluar testamenti dhe me ligjin që ishte me fuqi kur është bere çelja e testamentit. në rrethana të tilla do të zbatohet trashegimia ligjore.( Vendim nr.345 datë 16.02.2003, faqe 99, volumi 2 – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”)

- Testamenti: Paditësi ka kërkuar pavlefshmerine aabsolute ter testamentit. Gjykatat pasi kanë konsttatuar shkaqe të pavlefshmerise relative dhe me arsyetimin se padia është parashkruar kanë vendosur rrëzimin e saj. Gjykatat nuk kanë shqyrtuar në se testamenti ka shkaqe të tjera pavlefshmerie të pretenduar nga palët që nuk i nenshtrohen parashkrimit.( Vendim nr.104, datë 21.01.2004, faqe 209, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Testamenti: Gjykatat kanë rrëzuar padinë për pavlefshmeri me arsyetimin se është e pabazuar në ligj dhe në prova...Testamenti në elemente të tij është në kundërshtim me ligjin. Sipas nenit 47 të Ligjit 7829 datë 01.06.1994 “Personi i trete i interesuar në akt nuk mund të marre pjese në të si perkethyes, të deshmoje ose të nenshkruaj për palen”. në testamentin objekt gjykimi ka nenshkruar si person i besuar i testatores një person i interesuar në akt...Numertimi testamentit me shkrim të ndryshem ka ngjallur dyshime por gjykata nuk e ka verifikuar këtë fakt..( Vendim nr.242, datë 04.02.2004, faqe 50, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Testamenti: Gjykatat kanë rrëzuar padinë për pavlefshmeri me arsyetimin se në dosje mungon testamenti....Nga aktet e administruara në dosje rezulton se ndodhet testamenti sae bashku me çeljen e tij dhe në baze të nenit 6 të KPC gjykatat duhej të ishin shprehur për pretendimet e paditësit. Prishje-rigjykim. A.Lamaj( Vendim nr.256, datë 05.02.2004, faqe 115, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Trashegimia: Trashegimia celet në momentin e vdekjes se trashgimlensit, fizikisht të konstatuar, ose të përcaktuar me vendimin gjyqesor të shpalljes se vdekjes. Përcaktimi i ketij momenti është i një rendesie të vecante praktike pasi në funksion të tij përcaktohet rrethi i trashegimtarve që thirren në trashegimi, të drejtat e tyre dhe momenti i kalimit të se drejtes se trashegimise. Është ky moment, ai që përcakton edhe ligjin e aplikueshem lidhur me efektet që pasojne celjen e trashegimise. Duke u bazuar në parimin ligji civil, si

Page 22: 1.Praktike Gj.larte Civile

rregull, nuk ka fuqi prapavepruese (retroaktive) dhe në rastin konkret, as fuqi pasvepruese (ultraktive), arrijme në perfundimin se ligji që i zbatohet marrdhenies se trashegimise, është ligji në fuqi në kohen e celjes se saj.( Vendim nr.24, datë 13.03.2002, “Vendim unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Trashegimia, trashegimtari testamentar: “....trashegimia testamentare mund te bashke-ekzistoje me trashegimine ligjore, kur

testamenti eshte bere vetem per nje pjese te pasurise apo kur testamenti eshte i pavlefshem (neni 1 i Dekretit “Mbi Trashegimine” nr.1892, date 5.7.1954 dhe neni 317 i K.C. te sotem)... Ne funksion te burimit te trashegimise ne pasurine trashegimore, marredhenia e trashegimise do te jete ligjore ne se ajo percaktohet nga ligji dhe testamentare ne se percaktohet nga veprimi juridik i njeanshem, i cili ne terminologjine e ligjit njihet me emrin testament. Duke u nisur nga nje tjeter kriter, ai i objektit te pasurise trashegimore, marredhenia e trashegimise mund te jete, trashegimi universale; trashegimi me titull universal; trashegimi me titull te posacem.... Vetem trashegimtaret universal apo me titull universal kane zotesi juridike per te perfituar edhe elemente pasurore te cilat de cuius nuk i ka parashikuar shprehimisht ne testament. Vetem ata perfitojne te drejta (sende) qe jane fituar pas hartimit te testamentit e qe ekzistojne ne pasurine e trashegimlenesit ne momentin e celjes se trashegimise dhe nga ana tjeter, kane gjithashtu detyrimin te permbushin intra vires hereditatis -ne kufijte e pasurise trashegimore- detyrimet qe rendojne mbi kete pasuri.... vetem ne rastin e trashegimise universale apo asaj me titull universal, perfshihen edhe ato marredhenie juridike ekzistenca e te cilave nuk njihej nga vete testamentlenesi.Ne te kundert, trashegimtari me titull te posacem (legatari) ka nje te drejte te kufizuar, qe lidhet me sendet apo te drejtat e percaktuara shprehimisht ne testament -ut singuli- e per rrjedhoje, ndryshimet e pasurise trashegimore te konstatuara ne momentin e celjes se trashegimise, nuk do te reflektohen ne titullin e tyre.....

Trashegimtari testamentar do t’i nenshtrohet te gjitha ndryshimeve qe ka pesuar pasuria e trashegimlenesit nga data e perpilimit te testamentit, deri ne momentin e celjes se trashegimise, pasi testamenti eshte nje veprim juridik mortis causa, per shkak te vdekjes, dhe ne dallim nga veprimet juridike inter vivos, ndermjet te gjalleve i sjell efektet vetem nga momenti i vdekjes se testatorit.

Per te vleresuar ekzistencen e titullit mbi nje send te caktuar te cilin testamentlenesi e ka disponuar nepermjet testamentit, do te merret ne konsiderate data e vdekjes se de cuius, data e celjes se trashegimise dhe jo data e hartimit te testamentit.Ashtu si percaktimi i perfituesit te testamentit, edhe ekzistenca e sendeve te disponuara nepermjet tij si edhe vlera e tyre, do te raportohen ne momentin e celjes se trashegimise dhe jo ne daten e hartimit te testamentit. Eshte e kuptueshme qe thirrja ne trashegimine testamentare do te realizohet ne se sendet e percaktuara nga testatori do te gjenden ne pasurine e tij ne momentin e celjes se trashegimise. Mosekzistenca e tyre materiale - amortizimi ose shembja, apo juridike, tjetersimi i tyre do t’i bente te pavlefshme dispozitat testamentare qe disponojne keto sende apo te drejta. ( Vendim nr.1, datë 24.03.2005, “Vendim unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- TVSH: Caktimi TVSH nuk lidhet me fitimin, por sipas nenit 1 të ligjit 7928 datë 27.04.1995 “Per TVSH” vlera e shtuar paguhet për të gjitha furnizimet e tatueshme të mallrave dhe sherbimeve të kryera kundrejt pageses (pavaresisht ka apo jo fitim).( Vendim nr.47 datë 14.01.2003, faqe 11, volumi i – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”)

Page 23: 1.Praktike Gj.larte Civile

- TVSH: Pala paditëse nuk mund ti drejtohej gjykatës sepse nuk ka respektuar procedurat ligjore lidhur me ankimin administrativ. Komisioni Apelit të Tatim Taksave duhet ta marre në shqyrtim çështjen dhe të shprehet ndaj ankimit për të mundesuar rrugen gjyqesore. Prishur- Pushuar E.Sinoimeri ( Vendim nr.74, datë 15.01.2004, faqe 166, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- TVSH: Paditësi ishte i detyruar që të bente pagesat perkatese me qellim që të legjitimohej për të bere ankim në organin me të lartë administrativ....Pushimi çështjes V.Kondili.( Vendim nr.303 datë 10.02.2004, faqe 164, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- TVSH: Organet tatimore kanë të drejten që u buron nga ligji që t’u referohen çmimeve krahasuese për të rikarakterizuar situaten tatimore të subjekteve private.Rigjykim N.Sheshi.( Vendim nr.209 datë 03.02.2004, faqe 42, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- TVSH: Tatimi i paguesit jorezident i nenshtrohet tatimit mbi fitimet.... Ky rregullim ligjor nuk gjen zbatim kur janë nenshkruar marreveshje reciproke për shmangien e tatimeve të dyfishta... ( Vendim nr.464 datë 02.03.2004, faqe 46, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- TVSH: Para se të paraqitet për apelim tatim paguesi është i detyruar të parapaguaje vetem detyrimin tatimor pa perfshire interesat dhe gjobat e mundeshme... Pala e paditur ka deklaruar gjate gjykimit se ndaj paditësit është vendosur gjobe në masen 100% të detyrimit.....Me qene se paditësi nuk ka parapaguar detyrimin mund të konsiderohet se nuk është ezauruar rruga administrative...( Vendim nr.596 datë 11.03.2004, faqe 146, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- TVSH: pala paditese ka ezauruar ankimin administrativ ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, vleresimi tatimor eshte ndryshuar prej saj, eshte bere vleresimi i metejshem tatimor per te zbatuar rishqyrtimin dhe paditesi, duke mos qene perseri dakord me te, ka ndjekur rrugen e ankimit ne gjykate sipas te drejtes qe i jep neni 43/1 i Ligjit “Per T.V.SH.”.( Vendim nr.14 datë 13.1.2005, “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Veprimi juridik (Pavlefshmeria&Pasojat): Mjetet që sigurojne ekzekutimin e detyrimeve të parashikuara në Kodin Civil, në vetvehte janë kontrata të vecanta subsidiare (plotesuese) të detyrimit kryesor që ato sigurojne. Si të tilla ato nuk kanë asnje ndikim mbi detyrimin kryesor dhe pavlefshmeria e tyre, edhe sikur të ekzistoje, nuk ndikon në qenien e në vlefshmerine e tij. në rast se garancia është vene mbi një send për të cilën nuk mund të vihej, apo për një send ku garancia nuk mund të ekzekutohej, kjo e bën vete këtë të fundit të pavlefshem dhe detyrimi i marre persiper nga veprimi juridik, nuk do të përmbushej me këtë forme ekzekutimi. Kjo nuk do të thote që detyrimi i lindur nga veprimi juridik, për shkak se nuk ekzekutohet në këtë forme nuk është i vlefshem( Vendim nr.932, datë 22.06.2000, “Vendim unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Veprimi juridik (Pavlefshmeria&Pasojat): në rastet e fiktivitetit dhe të simulimit mosperputhjen midis vullnetit dhe cfaqes se tij e duan vete palët e veprimit juridik. Veprimi juridik është i simuluar kur kryhet me qellim që të mbuloje një veprim tjeter

Page 24: 1.Praktike Gj.larte Civile

juridik të vlefshem apo të pavlefshem, të cilin palët kanë dashur ta kryejne me të vërtete dhe që rezulton prej kundërdeklarimit si marreveshje e fshehte midis tyre.( Vendim nr.932, datë 22.06.2000, “Vendim unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Veprimi juridik (Pavlefshmeria&Pasojat):....gjykata ka deklaruar pavlefshmerine e veprimit juridik dhe në zgjidhjen e pasojave ka ngarkuar mne pergjegjesi civile palen që nuk ka qene pjesemarrese e veprimit juridik. Prishur rigjykim I.Bala ( Vendim nr.316, datë 10.02.2004, faqe 175, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- ZRPP:....gjykata ka deklaruar pavlefshmerine e akt-marreveshjes për kalimin e pronesise. i vetmi veprim i kryer pas akt marreveshjes është regjistrimi i pasurise, për pasoje nuk ka asnje pengese për ekzekutimin e vendimit (nga Zyra e Përmbarimit) ( Vendim nr.335, datë 12.02.2003, faqe 64, volumi 2 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- ZRPP:....nuk kishte të drejte dhe nuk mund të vinte në diskutim ligjshmerine e njerit apo tjetrit akt të marrjes se tokes në pronesi, prandaj duke pezulluar vete të gjitha veprimet ka orientuar palët të zgjidhin konfliktin në rruge gjyqesore....( Vendim nr.58 datë 16.01.2003, faqe 48, volumi I– 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”)

- ZRPP:....Juridiksioni. Paditësi duhej të ezauronte me pare rrugen administrative duke u ankuar tek kryeregjistruesi.( Vendim nr.597 datë 11.03.2004, faqe 150, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- ZRPP:.... Palët kanë patur pretendime për shitjen e një shtepie banimi. O(bjekti padisë ka të beje me zgjidhjen e çështjes se pronesise. Pala nuk mund të zgjidhe mosmarreveshjen me padione e ngritur bazuar në ligjin 7843 datë 13.07.1994 "Per regjistrimin e pasurive të paluajteshme"( Vendim nr.619 datë 16.03.2004, faqe 220, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë)

- ZRPP:....Juridiksioni....Me të drejte gjykata ka nxjerre ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor, pasi paditësit nuk kanë konsumuar proceduren administrative, nga regjistruesi tek kryeregjistruesi, sipas nenit 52 të Ligjit 7843, datë 13.07.1994 "Per regjistrimin e pasurive të paluajteshme". Vetem pas mbarimit të kesaj procedure ligjore, palët mund t'i drejtohen gjykatës” ( Vendim nr.01 datë 11.01.2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

Zgjedhjet:....Juridiksioni Ne asnje nga pikat e dispozitave te lartpermendura nuk percaktohet gjykata si organ kompetent per zgjidhjen e konflikteve qe lindin gjate kryerjes se proceduarve te votimit per mandatet e keshilltareve.( Vendim nr. 168 datë 27.01.2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

Ligji Procedural

- Afati: Afati i parashikuar nga neni 445 i Kodit të Procedures Civile për berjen e kundërshtimit të të tretit është afat prekluziv. Sipas nenit 137 të KPC afati prekluziv nuk mund të nderpritet apo pezullohet.( Vendim nr.65 datë 15.01.2004, faqe 134, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Afati: Afati për kundërshtimin e aktit administrativ është 30 dite nga dita e shpalljes ose e njoftimit të vendimit me të lartë administrativ që ka shqyrtuar ankesen. Pala paditëse e ka paraqitur kërkesen jashte ketij afati. Prishur pushuar gjykimi..( Vendim nr.368 datë 17.02.2004, faqe 247, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

Page 25: 1.Praktike Gj.larte Civile

- Afati: Paditësi ka bere ankimin administrativ brenda afatit ligjor por organi nuk ka kthyer pergjigje. Paditësi duhej që brenda 30 diteve nga dita e perfundimit të afatit të pergjigjes të ankohej në gjykate gjë që e ka bere pas gjashte muajsh. Prishur pushuar gjykimi..( Vendim nr.410, datë 24.02.2004, faqe 311, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Akti Administrativ: Çdo individ që ka mosmarreveshje se pari duhet të ezauroje nepermjet ankimit rrugen administrative dhe vetem pas kesaj eventualisht ai mund ti drejtohet gjykatës me padi për të kërkuar realizimin e një të drejte ligjore të pretenduar.( Vendim nr.989, datë 22.10.2002, faqe 8, volumi 10 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Akti Administrativ: Objekti padies në gjykim: anullimin aktit administrativ, detyrimi nga kontrata. të tre gjykatat kanë vendosur pranimin e padies duke anulluar aktin administrativ që urdheronte zgjidhjen e kontrates se shitjes.( Vendim nr.992, datë 22.10.2002, faqe 15, volumi 10 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Akti ekspertimit: Gjykata ka arsyetuar me hollesi mendimin e kundërt me ate të ekspertit sipas nenit 81 të Kodit të Procedures Civile, por meqenese mendimi i ekspertit në këtë rast ishte i nevojshem, sepse ka të beje me njohuri të posaçme teknike, që ndikojne direkt në sqarimin e fakteve, gjykata e apelit për të konkluduar saktesisht duhej të vendoste për kryerjen e riekspertimit dhe të zhvillonte një hetim me të plote të çështjes.( Vendim nr.49 datë 14.01.2003, faqe 18, volumi i – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Akti ekspertimit: Pala e paditur e ka kontestuar perfundimin e aktit të ekspertimit duke i bashkëngjitur një akt tjeter ekspertimi të perpiluar nga kater specialist të thirrur prej saj, të cilet kanë arritur në një konkluzion të kundërt me të parin...Gjykata e Apelit mbi këtë pretendim ka thirrur në gjykim perseri një ekspert dhe bazuar në vleresimet e tij ka lene në fuqi vendimin...Ne caktimin e eksperteve nuk rezulton të jenë zbatuar kërkesat e nenit 80 të Kodit të Procedures Civile që ka qene në fuqi në kohen e gjykimit, sipas të cilit: ekspertet zgjidhen nga persona të tille të regjistruar në lista të veçanta,...Gjykata nuk mund t’u pergjigjet pretendimeve të pales, të bazuar në perfundimet e kater eksperteve, me një akt ekspertimi të bere nga një ekspert i vetem.Kthyer Rigjykim në apel.( Vendim nr.1115, datë 19.11.2002, faqe 85, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Akti ekspertimit: Gjykata në arritjen e konkluzionit të siperm është bazuar vetem në rezultatet e ekspertimit grafik dhe është pikerisht ky i fundit që argumentohet në vendimin e gjykatës si shkak i vetem i pranimit të padisë.( Vendim nr.50 datë 14.01.2003, faqe 21, volumi i – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Akti ekspertimit: Gjykata e apelit Vlore duhej që në perputhje me kërkesat e nenit 229 të Kodit të Procedures Civile të vendoste për kryerjen e riekspertimit për shkak se akti mepareshem nuk është i qarte dhe nuk ka perfundime bindese...( Vendim nr.455 datë 02.03.2004, faqe 14, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Akti ekspertimit: Akti ekspertimit është pranuar i mireqene nga gjykata megjithe perpmbajtjen e tij e megjithese është perpiluar dhe nenshkruar nga disa eksperte, gjykata nuk ka pyetur asnje prej tyre për të dhene shpjegime lidhur me konkluzionet e areritura.( Vendim nr.595 datë 11.03.2004, faqe 142, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Akti ekspertimit: Ekspertimi: Megjithese janë kryer një sere ekspertimesh gjykata çmon se në perputhje me kërkesat e nenit 229 ka vend për kyerjen e një riekspertimi. Kjo për

Page 26: 1.Praktike Gj.larte Civile

shkak se aktet e mepareshme nuk janë të qarta, nuk kanë perfundime bindese dhe në teresi janë kontradiktore me njeritjetrin. ( Vendim nr. 615 datë 16.03.2004, faqe 205, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

– Akti falsifikuar: Verifikimi Proves Pala e paditur në dy shkallet e gjykimit ka pretenduar se dokumenti i pronesise i paraqitur nga paditësja është i falsifikuar, megjithate nuk është proceduar për të provuar vërtetesine apo falsitetin e ketij dokumenti, gjë që ishte e detyruar të behej...( Vendim nr.1210 datë 13.12.2002, faqe 87, volumi 12– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ankimi: në rastet kur gjykimi në apel behet në mungese të pales, por janë respektuar kërkesat e neneve 460 e 461 të K.Pr.Civile për mënyren e njoftimit të paleve, verifikimin e shkaqeve të mungeses dhe rregullsine e njoftimit, vendimi perfundimtar i gjykatës se Apelit duhet t`i njoftohet palës në mungese dhe afati 30 ditor i rekursit llogaritet nga e nesermja e dites se njoftimit…. kur afati është përcaktuar me dite…, perjashtohet dita… në të cilën ka filluar ngjarja ose koha nga e cila duhet të filloje afati, d.m.th. afati fillon të llogaritet nga dita e neserme.

( Vendim nr.14 datë 16.02.2001, Vendim Unifikues Kolegjet e Bashkuara”).

Ankimi: ankimi i bere nga paditësja kundër vendimit të Gjykatës se Rrethit Korçe, në kundërshtim me nenin 447 të K.Pr.C., nuk u është komunikuar të paditurve sipas rregullave të parashikuara në nenet 130 dhe 131 të ketij Kodi. Si rrjedhim, të paditurit nuk kanë patur dijeni për zhvillimin e ketij gjykimi, duke passjelle parregullsi në zhvillimin e ketij proçesi në ate shkalle gjykimi( Vendim nr. datë 09.10.2002, Vendim Kolegjet e Bashkuara”).

- Ankimi: Kur padia është pranuar pjeserisht shkaqet e parashtruara në ankim i perkasin vetem asaj pjese ku është rrëzuar padia. ( Vendim nr.331, datë 13.02.2003, faqe 50, volumi 2 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ankimi: Gjykata ka vendosur mospranimin e ankimit me arsyetimin që perfaqesuesja e palës se paditur nuk ka akt perfaqesimi....Ne rast se ankimi nuk ploteson kushtet e përcaktuara në nenin 455 të Kodit të Procedures Civile gjykata duhej të njoftonte palen të ndreqte të metat brenda 5 diteve. Prishur vendimi, rigjykim.( Vendim nr.326, datë 12.02.2003, faqe 35, volumi 2 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ankimi: Gjykata ka vendosur mospranimin e ankimit me arsyetimin që perfaqesuesja e palës se paditur nuk ka akt perfaqesimi....Konkluzioni është i paligjshem.....gjykata në baze të nenit 455 të Kodit të Procedures Civile duhej të njoftonte palen e interesuar që të ndreqte të metat brenda 5 diteve, në të kundërt ankimi quhej i pa paparaqitur( Vendim nr.1044, datë 05.11.2002, faqe 19, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ankimi: Subjekt i ushtrimit të se drejtes se ankimit janë pjesemarresit në proces, midis të cileve dhe personi i trete, që mund të jete nderhyres kryesor, dytesor ose i thirrur nga gjykata. ( Vendim nr.1044, datë 05.11.2002, faqe 19, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ankimi: Bazuar në nenin 31 të Kodit të Procedures Civile ankimi i paraqitur nga Drejtori Filialit elektrik Elbasan, si Organ i të paditurit KESH sh.a Tirane është bere nga personi i legjitimuar për të bere ankimin ( Vendim nr.58, datë 13.01.2004, faqe 108, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

Page 27: 1.Praktike Gj.larte Civile

- Ankimi: Gjykata ka vendosur mospranimin e ankimit me arsyetimin që perfaqesuesja e palës se paditur nuk ka akt perfaqesimi.... Rezulton që personi që ka bere ankim ka perfaqesuar në gjykimin në shkalle të pare dhe nuk ka revokim të prokures. Megjithate në rast se ankimi nuk ploteson kushtet e përcaktuara në nenin 455 të Kodit të Procedures Civile gjykata duhej të njoftonte palen të ndreqte të metat brenda 5 diteve. Prishur vendimi, rigjykim. Th.Kondi( Vendim nr.250, datë 05.02.2004, faqe 89, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Dorezimi sendit (banese): Kolegji civil, nisur nga rrethanat dhe gjendja e strehimit në të cilin ndodhet i padituri arrin në perfundimin se duhet mbajtur parasysh kërkesat e nenit 311/1 të Kodit të Procedures Civile. në këtë rast kur ndodhemi para detyrimit për dorezimin e një sendi në natyre, baneses, ka vend për caktimin e një afati të arsyeshem dhe ligjor për ekzekutimin e ketij vendimi. (gjykata ka caktuar kryerjen e ekzekutimit pas 6 muaj)( Vendim nr.1223 datë 17.12.2002, faqe 132, volumi 12– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ekspertimi:..Ne kundërshtim me kërkesat e nenit 229 të Kodit të Procedures Civile, në një kohe që kishim të benim me me shume se një ekspertim, në kontradikte me njeritjetrin dhe me të meta e paqartesi, nuk është kërkuar kryerja e një ekspertimi të ri. Riekspertimi, behet i domosdoshem dhe me rendesi vendimtare për tu dhene pergjigje problemeve të ngritura nga palet. Vendosur kthimi rigjykim.( Vendim nr.1117, datë 19.11.2002, faqe 92, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ekspertimi: në gjykimet e zhvilluara në keto gjykata nuk është thirrur Sh.Daiu......Edhe urdheri ekzekutimit edhe njoftimi nuk i drejtohen ketij të fundit. Gjykata pa të drejte ka kryer ekspertimin për të përcaktuar në se trualli i paditësit dhe i personit të trete Sh.Daiu kanë mbivendosje. Kjo do ti perkiste një gjykimi themeli ku palë duhej të ishte detyrimisht edhe Sh.Daiu. (Prishje pushimi i çështjes).( Vendim nr.133 datë 20.01.2003, faqe 115, volumi I– 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ekspertimi:..Gjykata ishte e detyruar ti pergjigjej pretendimeve të palës lidhur me ekspertimin,... në rishqyrtim gjykata duhet të therrase grup ekspertesh. Vendosur kthimi rigjykim.( Vendim nr.343, datë 19.02.2003, faqe 89, volumi 2 – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ekspertimi:.....Eksperti nuk ka të drejte të jap mendim juridik (Prishje rigjykim në apel).( Vendim nr.364 datë 17.02.2004, faqe 234, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”). - Ekspertimi:.....Edhe akti ekspertimit, realizuar gjate gjykimit në apel, si rrjedhoje e mosshtrimit drejte dhe në mënyre konkrete të detyrave...rezulton i paqarte dhe me perfundime të pergjitheshme (Prishje rigjykim në apel).( Vendim nr.454 datë 02.03.2004, faqe 9, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ekspertimi:.....Por, bazuar ne paragrafin e dyte te nenit 224/b te K.Pr.Civile "Mendimi i ekspertit nuk eshte i detyrueshem per gjykaten dhe kur kjo ka mendim te kundert me ekspertim, duhet te arsyetoje me hollesi kete mendim ne vendimin perfundimtar ose ne nje vendim qe jep gjate gjykimit". Nuk rezulton qe kjo kerkese e ligjit te jete respektuar nga Gjykata e Apelit Tirane.Sa me lart, per zgjidhjen e drejte te ceshtjes bazuar ne paragrafin e dyte te nenit 465 te K.Pr.Civile, Gjykata e Apelit Tirane, duhet te perserise hetimin gjyqesor duke marre dhe prova te reja.

Page 28: 1.Praktike Gj.larte Civile

Ne rigjykim duke qene se ekspertet kane paraqitur mendime te ndryshme, ajo gjykate bazuar ne nenin 229 te K.Pr.Civile duhet te perserise ekspertimin. ( Vendim nr.229 datë 27.01.2005 – 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ekzekutimi vendimit:.....nga dosja nuk rezulton që pala paditëse të këtë marer dijeni për ekzekutimin vullnetar të vendimit për me teper që nuk ka qene palë në gjykim. në rrethana të tilla gjoba e përmbaruesit është e padrejte (Prishje vendimit apelit lenie në fuqi Gj.rrethit).E Sinoimeri( Vendim nr.130 datë 29.01.2004, faqe 305, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”). - Fuqia e vendimit penal: Sipas nenit 70 të Kodit të Procedures Civile “vendimi penal i formes se prere është i detyrueshem për gjykaten që shqyrton pasojat civile të vepres, vetem persa i perket faktit në se vepra penale është kryer dhe në se është kryer nga i gjykuari”. Nga përmbajtja e paragrafit të mesiperm rezulton në mënyre eksplicite se që një vendim i tille të këtë fuqi detyruese për zgjidhjen e një çështje civile duhet të jete vendim penal i formes se prere, dmth vendim i dhene nga gjykata me të cilin është vendosur perfundimisht fajesia apo pafajesia e të pandehurit....Ne mungese të një dispozite tjeter ligjore nuk mund të pranohet që vendimi...... i prokurorit (apo akt tjeter), për çfaredo arsye të jete marre të këtë efekte detyruese apriori në zgjidhjen e një çështje civile. Kjo do të thote që ky vendim (i prokurorit) duhet ti nenshtrohet procedimit provues duke u vleresuar në harmoni me të gjitha provat e tjera.( Vendim nr.135 datë 23.01.2003, faqe 121, volumi i – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- gjë e gjykuar: Sipas paragrafit të dyte të nenit 451/a vendimi që ka marre forme të prere ka fuqi vetem për ç’ka është vendosur midis po atyre paleve për të njejtin objekt dhe për të njejtin shkak...Detyrimi njohje pronar dhe anullimi i vendimit të KKKP nuk janë i njejti objekt dhe kërkimi i tyre ka baze ligjore të ndryshme. Rigjykim N.Kita( Vendim nr.68 datë 15.01.2004, faqe 144, volumi i – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- gjë e gjykuar: lidhur me afatet prekluzive per ushtrimin e kerkeses per rishikimin e nje vendimi te formes se prere, perjashtim perben vetem rasti i parashikuar ne piken “e” te nenit 494 te K.Pr.C. Ndeshemi me dy vendime te formes se prere qe jane dhene midis te njejtave pale, per te njejtin shkak dhe me te njejtin objekt, d.m.th. vendimi i pare perben “gjë të gjykuar”. Ne kete rast vendimi i meparshem qe ka marre forme te prere perben shkak rishikimi per vendimin e formes se prere te dhene me pas. Ne zbatim te nenit 498/2 te K.Pr.Civile, Gjykata e Larte, kur pranon kerkesen per rishikim per shkakun e “gjësë së gjykuar” vendos vetem prishjen e vendimit te dyte....( Vendim nr.8, datë 24.03.2005, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues)

- Gjykimi (Apel): Në aplikim të nenit 467/a të K. Pr. Civile, kur gjykata e apelit prish vendimin për herë të dytë dhe e mban çështjen për ta shqyrtuar vetë si shkallë e parë, çështja shqyrtohet nga i njëjti trup gjykues pa e ndërprerë gjykimin.( Vendim nr.979 datë 15.09.2000, “Vendim Unifikues Kolegjet e Bashkuara”).

- Gjykimi (Mungese): Çështja rezulton se është gjykuar në mungese të pjesemarresve në proces, të paditurit, pa patur dijeni ky i fundit...Nga gjykata nuk rezulton të jenë hetuar shkaqet e mosparaqitjes se ketij të fundit sipas detyrimeve të neneve 175, 179 të KPC...mosrespektimi normave procedurale ka sjelle një proces jo të rreguillt ligjor..Rigjykim I.Bala( Vendim nr.114 datë 27.01.2004, faqe 249, volumi i – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

Page 29: 1.Praktike Gj.larte Civile

- Gjykimi (Mungese): Çështja rezulton se është gjykuar në mungese të pjesemarresve në proces, të paditurit.... Avokati palës paditur me kërkese me shkrim ka kërkuar shtyrjen e gjykimit për shkaqe objektive. Nga gjykata nuk rezulton të jenë hetuar shkaqet e mosparaqitjes se ketij të fundit. Mosrespektimi normave procedurale nenit 461 KPC ka sjelle një proces jo të rreguillt ligjor..Rigjykim I.Bala( Vendim nr.335 datë 12.02.2004, faqe 201, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Gjykimi (Mungese): Mosparaqitja e paleve në seance, të thirrura në baze të nenit 182 të KPC, nuk perben shkak për pushimin e gjykimit..Rigjykim I.Bala( Vendim nr.365 datë 17.02.2004, faqe 239, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Gjykimi (Mungese): Gjykata e Apelit ka gjykuar çështrjen në mungese të paleve me arsyetimin se kanë dijeni me shpallje. Gjykata nuk ka patur parasysh kërkesat e paragrafit të fundit të nenit 460 të KPC sipas të cilit për çështjet në rigjykim njoftimi për diten e oren e gjykimit u behet drejtëpërdrejtë paleve ose perfaqesuesve të tyre.Rigjykim N.Kita( Vendim nr.399, datë 19.02.2004, faqe 281, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem: Gjykata e Apelit duhej të kishte perseritur pjeserisht hetimin gjyqesor.( Vendim nr.129 datë 29.01.2003, faqe 301, volumi i – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem: Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin duke rrëzuar padinë pa bere një hetim të plote dhe të gjithaneshem të çështjes gjë që vjen në kundërshtim me nenin 14 të Kodit të Procedures Civile.( Vendim nr.49 datë 14.01.2003, faqe 18, volumi i – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem: Neni 14 i Kodit të Procedures Civile përcakton…Gjykata në arritjen e konkluzionit të siperm është bazuar vetem në rezultatet e ekspertimit grafik dhe është pikerisht ky i fundit që argumentohet në vendimin e gjykatës si shkak i vetem i pranimit të padisë. (Nuk duhej të mjaftohej vetem me aktin)( Vendim nr.50 datë 14.01.2003, faqe 21, volumi i – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem:..gjykata nuk ka zbatuar drejte kërkesat e neneve 12 dhe 14 të Kodit të Procedures Civile....Ne rigjykim duhet të hetohet në lidhje me origjinen e prones...te administrohen ose kqyren regjistrat kadastrale ( Vendim nr.63, datë 13.01.2004, faqe 124, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem:..gjykata nuk ka zhvilluar një hetim të plote dhe të gjithaneshem të çështjes duke mos i dhene pergjigje edhe pretendimeve të parashtruara nga ana e paleve.... pala e paditur ka pretenduar se kontrata e privatizimit të sendit që kërkohet pagimi i detyrimit nga perdorimi është absolutisht e pavlefshme... ( Vendim nr.12, datë 08.01.2004, faqe 49, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem: Nuk është zhvilluar një hetim i plote dhe i gjithaneshem i çështjes në perputhje me ligjin, nuk i janë dhene pergjigje një sere pretendimesh...gjate rigjykimit duhet te... Rigjykim Z.Poda( Vendim nr.196, datë 03.02.2004, faqe 12, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).( Vendim nr.247, datë 03.02.2004, faqe 76, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).( Vendim nr.248, datë 03.02.2004, faqe 81, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem: Nuk është zhvilluar një hetim i plote dhe i gjithaneshem i çështjes në perputhje me ligjin, nuk i janë dhene pergjigje një sere pretendimesh...gjate

Page 30: 1.Praktike Gj.larte Civile

rigjykimit duhet të hetohet në se paditësi perfshihet në rrethin e personave të parashikuar nga neni 24 i ligjit... Rigjykim Z.Poda ( Vendim nr.252, datë 04.02.2004, faqe 95, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem: Gjykata ka marre vendim në kundërshtim me ligjin. Gjate rigjykimit duhet të hetoje pronesine e paditësit dhe në cilën pjese cenohet nga i padituri... Rigjykim N.Sheshi( Vendim nr.298, datë 10.02.2004, faqe 148, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem: Nuk është zhvilluar një hetim i plote dhe i gjithaneshem i çështjes në perputhje me ligjin, nuk i janë dhene pergjigje një sere pretendimesh...gjate rigjykimit të verifikohet në se është ushtruar ankim administrativ dhe në se është realizuar pagimi i shumes perkatese... Rigjykim Z.Poda( Vendim nr.300, datë 10.02.2004, faqe 154, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem: Nuk është zhvilluar një hetim i plote dhe i gjithaneshem i çështjes në perputhje me ligjin, nuk i janë dhene pergjigje një sere pretendimesh...gjate rigjykimit të administrohet gjithe praktika e entit kombetar të banesave... Rigjykim Z.Poda( Vendim nr.197, datë 03.02.2004, faqe 17, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem: Nuk është zhvilluar një hetim i plote dhe i gjithaneshem i çështjes në perputhje me ligjin, nuk i janë dhene pergjigje një sere pretendimesh...gjate rigjykimit duhet të perseritet hetimi gjyqesor... Rigjykim V.Metani( Vendim nr.243, datë 04.02.2004, faqe 54, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem: Gjykatat nuk kanë kryer një hetim të plote dhe të gjithaneshem të çështjes në perputhje me ligjin, nuk i janë dhene pergjigje një sere pretendimesh...gjate rigjykimit në baze të nenit 224 të KPC duhet të kërkohen dokumentacion në se është i shpronesuar apo jo paditësi si dhe është e domosdoshme të caktohen eksperte... Rigjykim V.Metani( Vendim nr.402, datë 19.02.2004, faqe 292, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem: Gjykatat nuk kanë kryer një hetim të plote dhe të gjithaneshem të çështjes në perputhje me ligjin, nuk i janë dhene pergjigje një sere pretendimesh...gjate rigjykimit është e domosdoshme të caktohen eksperte dhe të analizohen provat në lidhje me përmbushjen e detyrimit, lirimit të garancise... Rigjykim i Bala( Vendim nr.427, datë 24.02.2004, faqe 352, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem:..gjate shqyrtimit të çështjes nuk është sqaruar teresisht origjina e prones se pretenduar nga ana e palës paditëse dhe në varesi të kesaj, eventuali9sht në se ajo është shtetezuar apo jo...( Vendim nr.454 datë 02.03.2004, faqe 9, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem:.. Gjykata ka për detyre të kryeje një hetim të plote dhe të gjithaneshem të çështjes në pajtim me nenin 14 të Kodit të Procedures Civile... ( Vendim nr.455 datë 02.03.2004, faqe 14, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Hetim pamjaftueshem: Vendimet e gjykatave janë pasoje e një hetimi jo të plote e të gjithanshem të çështjes, kërkese kjo e nenit 14 të KPC dhe analizes se provave, bazuar në ligjet që rregullojne mosmarreveshjet sipas ligjit ( Vendim nr.617 datë 16.03.2004, faqe 213, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

Page 31: 1.Praktike Gj.larte Civile

- Hetim pamjaftueshem: Gjykata ka për detyre të kryeje një hetim gjyqesor të plote dhe të gjithaneshem.( Vendim nr.681 datë 09.03.2004, faqe 260, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Juridiksioni: A ka juridiksion gjykata për të detyruar organin administrativ qe:1. T’i jape pergjigje kërkeses apo ankimit të paraqitur nga shtetasi për sa i kërkohet organit administrativ dhe,2. Pergjigja të jepet brenda kompetencave të organit, afatit të përcaktuar në ligj, apo në një afat të arsyeshem kur nuk ka një të tille të parashikuar.Duke i cmuar nga keto detyrime Kushtetuese dhe ligjore, Kolegjet e Bashkuara arrijne në konkluzionin se gjykatës i lind e drejta, të detyroje me vendim cilindo organ jo vetem të ushtoje detyren, por ta ushtroje ate në perputhje me Kushtetuten dhe ligjet duke garantuar të drejten e individit për një gjykim të drejte dhe në një afat të arsyeshem. Nisur nga sa me siper, gjykata e shkalles se pare Sarande duhej të shqyrtonte çështjen dhe të detyronte komisionin e tokes në fshat, apo ate të rrethit për të disponuar me akt administrativ lidhur me sa kërkohet nga paditësi( Vendim nr.686, datë 11.05.2000, Vendim Unifikues – Kolegjet e Bashkuara).

- Juridiksioni: Sipas nenit 48 të Kodit të Procedures Civile i cili i referohet padive që rrjedhin nga shkaktimi i demit, rezulton që keto, padite, mund të ngrihen në gjykaten ku ka vendbanimin paditësi apo në gjykaten ku është shkaktuar demi.( Vendim nr.681 datë 09.03.2004, faqe 260, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Juridiksioni:..gjykatës i lind e drejta, të detyroje me vendim cilindo organ jo vetem të ushtoje detyren, por ta ushtroje ate në perputhje me Kushtetuten dhe ligjet duke garantuar të drejten e individit për një gjykim të drejte dhe në një afat të arsyeshem. Nisur nga sa me siper, gjykata e shkalles se pare Sarande duhej të shqyrtonte çështjen dhe të detyronte komisionin e tokes në fshat, apo ate të rrethit për të disponuar me akt administrativ lidhur me sa kërkohet nga paditësi…(Vendim nr.686- datë 11.05.2000, Bashkëlidhur “Vendime të Kolegjeve Bashkuara të Gjykatës së Lartë”).

- Juridiksioni: Gjykata ka juridiksion gjykimin e padive kundër Bashkise me objekt vërtetimin e pronesise apo detyrimin njohje pronar, me baze ligjore nenet 164, 168 të Kodit Civil.( Vendim nr.46, datë 24.01.2002, faqe 41, volumi 1 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Juridiksioni: Dispozitivi i vendimit të gjykatës: nxjerrja jashte kompetences dhe kthimi i akteve paditëses është kontradiktor.( Vendim nr.1010, datë 25.10.2002, faqe 53, volumi 10 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Juridiksioni: Paditësi ka kundërshtuar njoftimin e ZRPP të rrethit në gjykate..Ne këtë mënyre, duke mos u ankuar në ZRPP të Republikes pasditesi nuk e ka konsumuar plotesisht rrugen administrative dhe me të drejte gjykata ka vendosur nxjerrjen jashte juridiksionit.( Vendim nr.1003, datë 24.10.2002, faqe 38, volumi 10 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Juridiksioni: Gjykata e rrethit Fier ka shpallur nxjerrjen jashte juridiksioni çështjen civile me objekt kundërshtim vendimit Komunes. Gjykata e Lartë vendos lenien në fuqi me arsyetimin: Çdo individ që ka mosmarreveshje se pari duhet të ezautoje nepermjet ankimit rrugen administrative dhe vetem èpas kesaj eventualisht ai mund ti drejtohet gjykatës me padi për të kërkuar realizimin e një të drejte ligjore të pretenduar.

Page 32: 1.Praktike Gj.larte Civile

( Vendim nr.989, datë 22.10.2002, faqe 8, volumi 10 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Juridiksioni: Gjykata ka juridiksion për të detyruar organin administrativ që ti jape pergjigje kërkeses apo ankimit të paraqitur nga shtetasi persa i kërkohet organit administrativ (praktike e krijuar nga vendimi Kolegjeve të Bashkuara nr.686 datë 11.05.2000)( Vendim nr.136 datë 23.01.2003, faqe 128, volumi I– 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Juridiksioni: Ligji nr.9235, datë 29.07.2004, … parashikon edhe për keto raste realizimin e rruges administrative për zgjidhjen e ceshtjes për njohjen ose kontestimin e prones, për pasoje me të drejte gjykata ka nxjerre ceshtjen jashte juridiksionit, duke zbatuar ligjin e ri "Per kthimin dhe kompensimin e prones"( Vendim nr.2 datë 11.01.2005 i Gjykatës së Lartë”).

- Juridiksioni: Te gjitha çeshtjet, te cilat kane te bejne me kundershtimin e vendimeve te Komisioneve te Kthimit e Kompensimit te Pronave ish Pronareve, qe jane marre ne zbatim te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 dhe qe jane kundershtuar ne gjykate perpara hyrjes ne fuqi te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 "Per kthimin dhe kompensimin e prones", jane ne juridiksionin gjyqesor dhe jo ne ate administrativ..... Gjykatat keto çeshtje nuk mund t’i nxjerrin jashte juridiksionit te tyre, por duhet t’i perfundojne ato duke ju referuar ligjit te meparshem ose te dy ligjeve per zgjidhjen e mosmarreveshjeve. Me kete zgjidhje i jepet pergjigje edhe problemit te dyte ngritur per unifikim ne rastin kur çeshtjet jane per shqyrtim ne gjykaten e apelit apo ne Gjykaten e Larte( Vendim nr.7 datë 24,03,2005 Vendim unifikues Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë”).

- Juridiksioni: qëzgjidhja gjyqesisht e konflikteve qërrjedhin nga kontrata eshte mjeti i fundit, pasi të jenë ezauruar procedimet jashtegjyqesore të ndermjetesimit dhe arbitrazhit( Vendim nr.12 datë 13.01.2005

- Kompetenca: Rikthimi i prokurorit në detyre. Gjykata është kompetente për shqyrtimin e kërkeses ose ankimit. ( Vendim nr.231, datë 05.02.2003, faqe 10, volumi 2 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kompetenca: Rikthimi i prokurorit në detyre. Vendim i Kolegjeve të Bashkuara nr.184 datë 16.02.2000. ( Vendim nr.1045, datë 05.11.2002, faqe 22, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kompetenca: Gjate gjykimit paditësi ka kërkuar deklarimin e moskompetences se gjykatës.....duke pretenduar se çështja objekt gjykimi perben çështje administrative dhe kompetent për gjykimin e saj është seksioni administrativ. Nga ana e gjykatës, kur ka vendosur mospranimin e kërkeses nuk është respektuar ligji, gjë që e bën vendimin të cenueshem. Me padinë objekt gjykimi është kërkuar shfyqizimi i pjesshëm i vendimit të KKKP prane Keshillit të rrethit, që ka dale në favor të të paditurve, pra shfuqizimi i aktit administrativ. Sipas nenit 324/a të Kodit të Procedures Civile: “Ne kompetencën e seksionit administrativ është padia që kërkon ndryshimin ose shfuqizimin e aktit administrativ…”, ndersa në nenin 327/1 të Kodit të Procedures Civile: “Padia kundër një akti administrativ shqyrtohet nga seksioni perkates i gjykatës”...Prishje - rigjykim.( Vendim nr.1139, datë 26.11.2002, faqe 139, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kompetenca: Kundër vendimit të Drejtorit të Policise së ndërtimit munb të behet ankim në gjykaten ku është kryer kundërvajtja...

Page 33: 1.Praktike Gj.larte Civile

( Vendim nr.113, datë 22.01.2004, faqe 246, volumi 1– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kompetenca: ne veshtrim te kerkesave te nenit 43/1 te K.Pr.Civile, kur i padituri eshte person juridik, padite ngrihen ne gjykaten e vendit ku personi juridik ka qendren e tij.Nga ana tjeter, mosmarreveshja ndermjet pales paditese Artur Mensuri dhe pales se paditur Dega e Policise se Ndertimit Vlore, eshte e karakterit administrativ, per rrjedhoje mbeshtetur ne kerkesat e nenit 324 te K.Pr.Civile, shqyrtimi i saj eshte ne kompetencen e seksionit per gjykimet administrative. Me tej akoma, ne veshtrim te kerkesave te nenit 327 te po ketij Kodi, padia kunder nje akti administrativ shqyrtohet nga seksioni perkates i gjykates ne zonen e te ciles ka qendren organi administrativ ndaj te cilit drejtohet padia( Vendim nr.187, datë 01.02.2005– 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kundërpadia: në kuptim të dispozites se mesiperme, kundërpadia është padia e të paditurit që drejtohet kundër paditësit, e paraqitur në një gjykim të filluar, deri sa nuk ka perfunduar hetimi gjyqesor. që padia e të paditurit kundër paditësit të cilësohet si kundërpadi dhe të pranohet të gjykohet se bashku me padinë në gjykimin e filluar duhet të plotesoje të pakten njerin nga dy elementet substanciale të kërkuar nga neni 160/1 i K.Pr.Civile, lidhjen (koneksitetin) midis kërkimeve dhe/ose mundesine e kompensimit (ndershlyerjes) të detyrimeve të ndersjellta. Duke qene se si padia edhe kundërpadia mund të trajtohen secila si padi me vehte në gjykime të vecanta, sipas cmimit të gjykatës, kuptohet që kur gjykohen se bashku në një gjykim të vetem, në vendimin perfundimtar eventualisht mund të vendoset: a) Pranimi i padisë dhe i kundërpadisë, duke vendosur, kur është rasti, edhe kompensimin e detyrimeve të ndersjellta; b) pranimin e padisë dhe rrëzimin e kundërpadisë; c) rrëzimin e padisë dhe pranimin e kundërpadisë; ç) rrëzimin e padisë dhe të kundërpadisë.Ne rastin konkret gjykata nuk ka vendosur dhe nuk mund të vendoste në asnjerën nga mënyrat e mesiperme( Vendim nr.901, datë 21.06.2000, “Vendim Unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Kundërpadia Gjykimi në Apel:..Ne pranimin për gjykim të padisë dhe kundërpadisë.. gjykata e Apelit i ka lejuar vetes shkelje të renda procedurale. Gjykata e Apelit nuk mund të kthehet në gjykate të shkalles se pare duke nisur një gjykim nga fillimi, i cili nenkupton paraqitjen e një padie (kundërpadie) të re.... në rastin e perseritjes se hetimit gjyqesor, hetimi gjyqesor zhvillohet brenda kuadrit të kërkimeve dhe prapesimeve të parashgtruara në padinë apo kundërpadinë që është paraqitur e shqyrtuar në gjykimin e shkalles se pare.( Vendim nr.396, datë 20.07.2003, faqe 129, volumi 2 – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kundërpadia:..Kundërpadia është një padi e të paditurit kundër paditësit që ngrihet në gjykimin e një padie të filluar..I padituri mbrojtjen e tij mund ta mbështësë edhe në kundërpadinë e cila lidhet me rrethana të zgjeruara tej kufijve të kërkimeve të padiesit. Neni 160/1 i Kodit të Procedures Civile, përcakton kushtet që duhet të plotesoje një mjet i tille për t’u konsideruar kundërpadi....por nuk përcakton nocionin e kundërpadisë, gjë të cilën e bën teoria.....kërkohet detyrimisht që palët në kundërpadi të jenë ato të përcaktuara në padi, në të kundërt ekzistenca qoftë edhe e një palë të ndryshme në keto dy akte bën që të ndodhemi jo para kundërpadisë por perpara një padie të re. (Gjykata e Lartë pranon këtë gjendje me mungesen e palës se paditur ZRPP si palë në kundërpadi) (Prishje - rigjykim apel). ( Vendim nr.132 datë 21.01.2003, faqe 111, volumi I– 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kundërpadia Gjykatat kanë rrëzuar kundërpadinë me arsyetimin se nuk kishte lidhje me objektin e padisë dhe do të gjykohej si çështje me vete....Gjykatat duhej të vendosnin

Page 34: 1.Praktike Gj.larte Civile

mospranimin për gjykim ose veçimin, sepse në këtë mënyre janë shprehur për zgjidhjen e saj në themel. Prishje rigjykim. V.Metani( Vendim nr.242, datë 04.02.2004, faqe 50, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kundërshtim i aktit administrativ: Sipas nenit 328/2 të Kodit të Procedures Civile, ku parashikohet ankimi i drejtëpërdrejtë në gjykate, çdo subjekt ka të drejte ti drejtohet gjykatës brenda afatuit 30 ditor edhe pse nuk ka marre pergjigje nga organi për kërkesen ose ankesen e parashtruar.( Vendim nr.350, datë 18.02.2003, faqe 116, volumi 2 – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”)

- Kundërshtim i aktit administrativ: Rezulton i qarte detyrimi i të paditurit për t’u ankuar ndaj urdherit objekt gjykimi në organin me të lartë dhe vetem pasi të ishte ezauruar ky mjet ankimi t’i drejtohej gjykatës me padi.( Vendim nr.184 datë 23.01.2003, faqe 170, volumi I– 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kundërshtim veprimi përmbarimor: Rezulton që vendimi gjykatës në ekzekutim nuk ka cilësine e vendimit të formes se prere, të titullit ekzekutiv. Gjykimi është bere në mungese dhe paditësja nuk ka marre dijeni për vendimin.( Vendim nr.19, datë 08.01.2004, faqe 77, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kundërshtim veprimi përmbarimor: Pewrjashtimi nga sekuestrua mund të kërkohet nga personi i trete dhe jo nga bashkëpronari apo pronari sendit debitor. ( Vendim nr.337, datë 12.02.2004, faqe 207, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kundërshtim veprimi përmbarimor: Meqenese paditësi nuk e ka kundërshtuar vendimin administrativ brenda afatit ligjor, kërkimi i tij për kundërshtimin e urdherit nuk është i bazuar në ligj, prandaj me të drejte është vendosur rrëzimi i padisë.Persa i perket kërkimit të paditëses Xhevaire, gjykata me të drejte ka vendosur pushimin e gjykimit të ceshtjes, pasi ajo duhet t'i paraqese për shqyrtim gjykatës kompetente, kërkese padi në zbatim të kërkesave të nenit 612 të Kodit të Procedures Civile.( Vendim nr.8, datë 11.01.2005 – 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kundërshtim i aktit administrativ: paditësi nuk ka kosnumuar rrugen administrative të parashikuar pas të cilës mund ti drejtohej gjykatës Pruishja vendimeve, pushimi çështjes. I.Bala.( Vendim nr.119, datë 27.01.2004, faqe 265, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Kthimi sendit: Paditësi ka detyrim ligjor ti vërtetoje gjykatës se ka të drejten të ngrje padi (neni 32 KPC) duke treguar ekzistencën e sendeve konkrete që pretendon se janë marre ose cenuar në mënyre të paligjshme nga të paditurit, në kuptimin që ju jep atyre neni 141 i Kodit Civil( Vendim nr.1163 datë 10.12.2002, faqe 44, volumi 12– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Legjitimimi: paditësi si subjekt i se drejtes tregtare, që është bere pronar pas privatizimit, nuk legjitimohet të ngreje padi për shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Kthimit e të Kompensimit të Pronave ish Pronareve, kur pjesa e truallit që u është njohur ish-pronareve (trashegimtareve) është perfshire në kapitalin e shoqerise aksionere( Vendim nr.25, datë 28.03.2003, “Vendim Unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Legjitimimi:....shtesa osë ndërtimi, i cili është realizuar në kundërshtim me normat në fuqi dhe nuk është rregjistruar në regjistrin e pasurive të paluajteshme nuk mundet të jete objekt i pjestimit gjyqesor dhe personi i interesuar për aresye se nuk perfaqeson interes të

Page 35: 1.Praktike Gj.larte Civile

ligjshem në këtë rast nuk mundet të legjitimohet në ngritjen e padisë për pjestimin e pasurise...( Vendim nr.22, datë 13.03.2002, “Vendim Unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Legjitimimi: Ankim Bazuar në nenin 31 të Kodit të Procedures Civile ankimi i paraqitur nga Drejtori Filialit elektrik Elbasan, si Organ i të paditurit KESH sh.a Tirane është bere nga personi i legjitimuar për të bere ankimin ( Vendim nr.58, datë 13.01.2004, faqe 108, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Legjitimimi: Kundërpadisë Gjykata gabimisht nuk e ka legjitimuar të paditurin për të ngritur kundërpadi. Siç kanë pranuar gjykatat i padituri ka bere në truallin objekt konflikti ndertime, keto janë bere mbi bazen e një leje të leshuar nga organi kompetent.....objektet janë regjistruar edhe në ZRPP. ( Vendim nr.444, datë 26.02.2004, faqe 378, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Mase e Sigurimit Padisë: Gjykatat vendimin për marrjen e mases se perkoheshme për sigurimin e padisë nuk duhet ta mbështësin në fakte apo veprime, si dhe në cilësimin juridik të tyre, që kanë të bejne me shqyrtimin dhe zgjidhjen e ceshtjes në themel.

Gjithashtu shqyrtimi i kërkeses për marrjen e mases se sigurimit të padisë duhet të trajtohet në një mënyre të tille që të shmange cdo lloj perceptimi sipas të cilit gjykata e ka paragjykuar zgjidhjen e ceshtjes në themel apo nuk është e paaneshme në gjykim.

masa e sigurimit nuk mund të merret për t`u rivendosur gjendja e mepareshme e marrdhenijes kontraktore midis paleve, ashtu si ka ekzistuar para lindjes se mosmarreveshjes. në një kendveshtrim me të gjere, në qoftë se në kontraten e lidhur midis paleve është parashikuar qe, për shkaqe të caktuara, njera palë do të këtë të drejte ta zgjidhe kontraten në mënyre të njeaneshme, (sikurse është parashikuar në nenin 13.3 të kontrates), gjykata që shqyrton konfliktin nuk ka të drejte të urdheroje paraprakisht rilidhjen e kontrates. Urdherimi i rilidhjes se kontrates nuk mund të konsiderohet si mase e perkoheshme për sigurimin e padisë, në kuptim të nenit 206/b të K.Pr.Civile, Rilidhja e kontrates mund të urdherohet vetem me vendim perfundimtar të gjykatës për zgjidhjen e ceshtjes në themel.

Ne asnje rast nuk mund të vendoset me ane të një mase të perkoheshme të sigurimit të padisë urdherimi për të kryer i padituri ate që kërkon paditësi nepermjet padisë dhe që prapesohet nga i padituri. E thene ndryshe, masa e perkoheshme e sigurimit të padisë, që vendoset nga gjykata, nuk ka kuptim të jete e njejte me urdherimin për përmbushjen e kërkimit të palës paditëse të shprehur në objektin e padisë.

Llojet e tjera të masave të sigurimit të padisë, sipas parashikimit të pikes “b” të nenit 206 të K.Pr.Civile, pervec mases se pezullimit të ekzekutimit, janë të papërcaktuara në mënyre konkrete. Kjo do të thote se gjykata, rast pas rasti, ka diskrecion të vendose një mase të natyres se sigurimit të padisë që ajo e gjykon të pershtateshme e të dobishme për të mbrojtur të drejtat e paditësit, por pa rrëzikuar në të njejten kohe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjeshme të paditurit.Persa u perket masave të tjera të pershtateshme “qe merren për sigurimin e padisë, në kuptim të nenit 206, pika “b” të K.Pr.Civile, duhet të kemi parasysh gjithashtu se edhe ato duhet të kushtezohen kurdohere nga një objekt material i përcaktuar, apo i përcaktueshem, i padisë. ( Vendim nr.25, datë 28.03.2003, “Vendim Unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Mase e Sigurimit Padisë: Paditësit nuk i lind nevoja për të dhene garanci pasurore sepse disponon prova me shkrese dhe keto dy kritere konkurojne me njeritjetrin.

Page 36: 1.Praktike Gj.larte Civile

( Vendim nr.17, datë 09.01.2004, faqe 68, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ndergjyqesia: Është në disponimin e paditësit thirrja me cilësine e të paditurit e personave të tjere. Gjykata nuk mund të dale jashte kufinjve proceduriale të gjykimit midis paleve në konflikt. Gjykata, si rregull, nuk mund të krijoje ndergjyqesi të ndryshme nga ajo që kërkojne palet( Vendim nr.901 datë 21.06.2000, “Vendim Unifikues-Kolegjet e Bashkuara”).

- Ndergjyqesia: Gjykatat kanë lejuar shkelje procedurale të parashikuara nga neni 467/d të Kodit të procedures civile, për mosformim drejte të ndergjyqesise, ka vend për prishjen e vendimeve.....prishje rigjykim( Vendim nr.48 datë 14.01.2003, faqe 14, volumi I– 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ndergjyqesia:.......Ne zbatim të nenit 193 të Kodit të Procedures Civile për shkak se është pretenduar që toka është prone publike duhet të thirret Bashkia Vlore si person i interesuar( Vendim nr.1210 datë 13.12.2002, faqe 87, volumi 12– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ndergjyqesia: Gjykata e Apelit megjithese ka konstatuar që padia është ngritur kundër njerit prej trashegimtareve ka vazhduar gjykimin e çështjes.....Meqenese formimi drejte i ndregjyqesise rregullohet në gjykaten e shkalles se pare, në zbatim të një procesi të rregullt ligjor çmohet kthimi i çesghtjes për rigjykim..( Vendim nr.1042 datë 05.11.2002, faqe 11, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ndergjyqesia: në rast se pronari nderton në baze të lejeve perkatese administrative, të marra në perputhje me ligjin, paditet në gjykate për cenim pronesie ka të drejte që të therras në gjykim organin e administrates që ka leshuar lejen për ndertim...ky organ prezumohet që e ka dhene lejen në perputhje me kushtet urbanistike. (rigjykim – ndergjyqesine)( Vendim nr.6 datë 08.01.2004, faqe 29, volumi I– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ndergjyqesia:.......Gjykatat duhej të ndertonin drejte ndergjyqesine duke thirrur Bashkine si person i interesuar( Vendim nr.296, datë 10.02.2004, faqe 140, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Ndergjyqesia:Sipas Ligjit "Per Policine e Ndertimit", neni 1, eshte percaktuar se organi ekzekutiv per kontrollin e zbatimin e ligjshmerise ne fushen e punimeve te ndertimit eshte "Policia e Ndertimit", e cila perbehet nga Drejtoria e Policise se Ndertimit dhe deget e saj, te cilat zbatojne detyrat e caktuara ne ligjin, "Per Policine e Ndertimit, duke perfshire dhe dhenien e denimeve me gjobe per kundravajtesin (neni 5).Per pasoje, sipas ligjit ne zbatim te kompetencave te saj, kjo Polici vepron nepermjet Drejtorise se Policise se Ndertimit, qe vepron nepermjet degeve te saj ne rrethe sic eshte dhe Dega e Tiranes.Pra ne rastin konkret nuk ka vend per rregullim ndergjyqesie dhe kthimin e ceshtjes per kete shkak per rigjykim, pasi ne kete proces palet qe perfaqesojne Policine e Ndertimit (drejtoria ose deget) perfaqesojne interesat e te njejtit subjekt te se drejtes dhe jane te lira te ndertojne mbrojtjen e interesave te tyre nepermjet perfaqesimit ne perputhje me dispozitat ne fuqi( Vendim nr. 162, datë 25.1.2005 – 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia: Ndryshimi i shkakut. Paditësit kanë kërkuar detyrimin njohje bashkëpronar dhe pjestimin e sendit në baze të neneve 388 të Kodit të Procedures Civile dhe 207 të Kodit

Page 37: 1.Praktike Gj.larte Civile

Civil. Gjate gjykimit kanë kërkuar “ndryshimin e shkakut ligjor të padisë duke kërkuar kthimin e shumes e shperblimin e demit në baze të neneve 296 e 640 të Kodit Civil. Gjykata ka konkluduar se kemi të bejme me një padi të re (ndryshuar shkaku dhe objekti) e cila duhet ti nenshtrohet të gjithe rregullave procedurale të paraqitjes se padisë. ( Vendim nr.57, datë 29.01.2002, faqe 74, volumi 1 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia: i pa pranueshem është pretendimi lidhur me mosdhenien pergjigje kërkimit për kontraten e shitblerjes se truallit....Nje kërkese e tille nuk është bere nga pala paditëse....kërkese padia rezulton se nuk e ka një kërkese të tille. Gjate shtjellimit të saj behet fjale vetem për kontraten e shitjes të objektit. Gjate gjykimit nuk është paraqitur kërkese për ndryshim apo plotesim të padies. Ankimi kundër vendimit të gjykatës se shkalles se pare nuk mund të këtë vleren për ndryshim apo plotesim të objektit të padisë.( Vendim nr.130 datë 21.01.2003, faqe 104, volumi I– 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia: Është absurde të mendohet se trualli dhe objektet e ndertuara mbi to duhet të konsiderohen dhe perceptohen si pasuri të ndara nga njeratjetra....objekti pasuri e paluajteshme duhet të konseptohet si një i tere, godine dhe truall mbi të cilin ai është vendosur...( Vendim nr.194 datë 21.01.2003, faqe 181, volumi I– 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia: Paditësi ka kërkuar kthimin e sendit dhe pagimin e detyrimit për perdorimin e sendit. Nisur nga mjeti mbrojtes i zgjedhur prej paditësit gjykata duhej të shqyrtonte vetem keto kërkime. Ajo nuk mund të shqyrtonte si kërkim pretendimet e të paditurit dhe të zgjidhte mosmarreveshjet midis tij dhe personit të trete.( Vendim nr.7, datë 08.01.2004, faqe 32, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia: nga gjykatat nuk janë zbatuar drejte kërkesat e nenit 126 të KPC në lidhje me bazen ligjore të ngritjes se padisë dhe mënyren e zgjidhjes se mosmarreveshjes ( Vendim nr.317, datë 10.02.2004, faqe 179, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia (Baza ligjore&shkaku): Objekti shitjes ka qene hotel në Vlore dhe paditësi ka kërkuar diferencen e çmimit bazuar në nenin 722 të Kodit Civil. Gjykata ka pranuar padinë duke e zgjidhur gabim çështjen. Mosmarreveshja midis paleve ka të beje me të meta të sendit të shitur pasuri e paluajteshme dhe rregullohet në mënyre të posaçme nga nenet 750-756 të Kodit Civil, ndersa neni 722 bën fjale për shitjen e pasurive të luajteshme. Paditësi ka përcaktuar gabim bazen ligjore të padisë. Gjykata duhet ta këtë parasysh në rigjykimin e çështjes të orientoje palen të përcaktoje sakte bazen juridike të padisë Rigjykim N.Kita.( Vendim nr.398, datë 19.02.2004, faqe 277, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia (Baza ligjore&shkaku): Paditësi gjate gjykimit ka ndryshuar objektin dhe shkakun e padisë duke paraqitur padi për plotesim detyrimi kontraktor dhe anullim akti administrativ...Kërkesat e paditësit vijne në kundërshtim me nenin 185 të KPC sipas të cilit paditësi pa ndryshuar shkakun ligjor të padisë mund të shtoje, ndryshoje ose pakesoje objektin e saj. Prishur-pushuar gjykimi V.Kondili.( Vendim nr.413, datë 24.02.2004, faqe 322, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia (Baza ligjore&shkaku): Paditësi ka pretenduar se kemi të bejme me një marredhenie detyrimi në baze të nenit 419 të Kodit Civil. Ky nen përcakton kuptimin e detyrimit në pergjithesi. Pala paditëse duhej të përcaktonte lindjen e ketij detyrimi në kuptim të nenit 420 të Kodit Civil Prishur-rrëzimi padisë V.Metani.

Page 38: 1.Praktike Gj.larte Civile

( Vendim nr.447, datë 26.02.2004, faqe 390, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia (Baza ligjore&shkaku): Me objektin e padisë paditësi ka kërkuar pavlefshmerine e veprimit juridik në baze të nenit 92/a të Kodit Civil duke kërkuar në fakt kundërshtimin e vendimit të KKKP. Gjykatat kanë rrëzuar padine. Gjykata gjate rigjykimit të çështjes duhet të orientoje palen paditëse për të rregulluar dhe formuluar drejte objektin e padisë dhe bazen ligjore të saj. Rigjykim Z.Poda.( Vendim nr.465, datë 17.02.2004, faqe 406, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia: në baze të nenit 6 të Kodit të Procedures Civile gjykata duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetem për ate që kërkohet, por pretendimet dhe kërkimet duhet të shprehen qarte nga paditësi nepermjet përcaktimit të sakte të shkakut dhe objektit të padisë...... ( Vendim nr.592, datë 04.03.2004, faqe 130, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia: Konflikti është me karakter pasuror dhe nuk ka lidhje me aktin administrativ. Kemi të bejme me një padi që nuk mund të ngrihet dhe gjykata e apelit duhej të vendoste prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes.( Vendim nr.610, datë 16.03.2004, faqe 187, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia: (Objekti-shkaku):Pala që ka vene në levizje gjykaten për fillimin e ketij procesi nuk i ka paraqitur gjykatës faktet mbi të cilat mbështët pretendimet e saj bazuar në nenin 850 të Kodit Civil. Nuk rezulton të jete paraqitur kontrata e sipermarrjes midis paleve, pasojat e mospërmbushjes se të cilës kanë qene objekt i shqyrtimit gjyqesor. ( Vendim nr.618, datë 16.03.2004, faqe 217, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia: (Objekti-shkaku): Palët kanë patur pretendime për shitjen e një shtepie banimi. O(bjekti padisë ka të beje me zgjidhjen e çështjes se pronesise. Pala nuk mund të zgjidhe mosmarreveshjen me padione e ngritur bazuar në ligjin 7843 datë 13.07.1994 "Per regjistrimin e pasurive të paluajteshme"( Vendim nr.619, datë 16.03.2004, faqe 220, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia: Me padi drejtuar gjykates, kerkuesit, kane kerkuar vertetimin e te drejtes se pronesise te trashegimlenesve te tyre per nje siperfaqe kullote, ……Gjykata e shkalles se pare ka vendosur nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, me arsyetimin se ne baze te nenit 18 "ç" te Ligjit nr.9235, date 29.07.2004 "Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave", e drejta per te konfirmuar pronesine duke leshuar dokumentin perkates per njohjen, masen dhe menyren e kthimit apo kompensimit, i takon vetem Komisionit te Kthimit te Pronave dhe jo gjykates. Ky konkluzion i gjykates eshte i gabuar. Padia ne rastin konkret eshte ngritur ne baze te nenit 32/"b" te K.Pr.Civile, per vertetimin e qenies se nje te drejte dhe mbeshtetur edhe ne nenin 388 te K.Pr.Civile, qe ben fjale per vertetimin gjyqesor te fakteve.( Vendim nr.200, datë 03.02.2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Padia (heqja dore): Institutin e heqjes dore nga e drejta e padise, paditesi mund ta disponoje si ne gjykimin e shkalles se pare ashtu dhe ne gjykaten e apelit dhe ne kete rast prishet vendimi i gjykates se shkalles se pare dhe vendoset rrezimi i padise.

Midis dy instituteve paditesi ka percaktuar qarte se ka dashur te heqe dore nga gjykimi i padise dhe per rrjedhoje gjykata e apelit kete kerkim nuk duhet ta kish pranuar. Ajo duhet

Page 39: 1.Praktike Gj.larte Civile

te shprehej per zgjidhjen e çeshtjes ne themel prej gjykates se shkalles se pare, ne mungese te paraqitjes se kerkeses prej paditesit te heqjes dore nga e drejta e padise.( Vendim nr.6, datë 21.03.2005, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë”).

- Perseritja e hetimit gjyqesor: në të tilla rrethana, gjykata e apelit, mbi kërkesat e nenit 12 të Kodit të Procedures Civile, që përcakton barren e proves dhe në baze të nenit 465/2 të Kodit të Procedures Civile kishte detyrimin, që edhe kryesisht, të perseriste hetimin gjyqesor, të administronte provat shkresore të paraqitura nga i padituri, të sqaronte rrethanat dhe faktet mbi të cilat i padituri është vene në posedim....prishje vendimeve-rigjykim shkalle pare.( Vendim nr.61 datë 16.01.2003, faqe 58, volumi i – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Perseritja e hetimit gjyqesor: Gjersa procesi gjyqesor i shkalles se pare nuk është i rregullt për shkak të mosrespektimit të kërkesave procedurale të parashtruara me lartë atehere gjykata e apelit është e detyruar të perserise teresisht hetimin gjyqesor në zbatim të nenit 465/2 të Kodit të Procedures Civile.( Vendim nr.592, datë 04.03.2004, faqe 130, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Perseritja e hetimit gjyqesor: Gjykata e Apelit ka administruar një dosje gjyqesoree për vërtetim fakti të bere me kkërkesen e paditëses dhe pa perseritur hetimin gjyqesor ndryshon vendimin e gjykatës se shjkalles se pare..Gjykata bindjen e vete mund ta mbështëse vetem në prova gte marra në seance gjyqesore, duke bere analizen e tyre...( Vendim nr.103, datë 21.01.2004, faqe 206, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Personi trete:...personi i trete e realizon mbrojtjen e tij për të drejtat ekonomike nepermjet paditësit dhe për këtë arsye për mbrojtjen e ketyre të drejtave ai nuk mund të jete kundërshtar me paditësin. Ndersa persa i perket të drejtes morale pozicioni i personit të trete, si autor, është i mevetesishem, çka nenkupton se ai, në rast se e cmon vete, ka një pozite të tille proceduriale që mund të padisë kedo, që ai pretendon se i ka shkelur këtë të drejte.Përcaktimi i saktë i marrëdhënies juridike për shkak të së cilës ka lindur konflikti midis palëve, duke iu referuar për këtë qëllim dispozitave përkatëse materiale, është momenti kryesor e determinant, për të përcaktuar legjitimimin e paditësit, të të paditurit, e të personave të tretë, si dhe për të saktësuar shkakun e objektin e padisë.….Ne qoftë se personi i trete kërkon demshperblimin për shkak të shkeljes se të drejtes morale të autorit, atehere ai mund të legjitimohet si nderhyres kryesor, duke paditur me vete të paditurin “Albtelekom”sh.a. dhe duke spostuar paditësin në këtë kërkim, meqenese kjo është një e drejte e tij ekskluzive dhe e pa transferueshme që i njeh ligji i mesiperm. Por, sa kohe që ai nuk e ka bere këtë specifikim në kërkimin e tij, por ka bere të njejtin kërkim ashtu si edhe paditësi nuk mund të legjitimohet si nderhyres kryesor, por për këtë kërkim duhej të pretendonte zëvendësimin procedurial të paditësit….Ne qoftë se personi i trete deshiron të futet në proces për të njejtin kërkim, ai mund të futet vecse me poziten e nderhyresit dytesor, duke u bashkuar me paditësin ose në marreveshje, duke e zevendesuar ate( Vendim nr.74, datë 07.10.2002, “Vendim Unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Personi trete: Shkelje e kërkesave procedurale është edhe qendrimi i mbajtur nga Apeli se personi i trete që ka nderhyre në gjykim si nderhyres dytesor nuk mund të legjitimohet të ankimoje vendimin e dhene........Subjekt i ushtrimit të se drejtes se ankimit janë

Page 40: 1.Praktike Gj.larte Civile

pjesemarresit në proces, midis të cileve dhe personi i trete, që mund të jete nderhyres kryesor, dytesor ose i thirrur nga gjykata. ( Vendim nr.1044, datë 05.11.2002, faqe 19, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Personi trete: në gjykimet e zhvilluara në keto gjykata nuk është thirrur me cilësine e personit të trete, Sh.Daiu......Edhe urdheri ekzekutimit edhe njoftimi nuk i drejtohen ketij të fundit. Gjykata pa të drejte ka kryer ekspertimin për të përcaktuar në se trualli i paditësit dhe i personit të trete Sh.Daiu kanë mbivendosje. ( Vendim nr.133 datë 20.01.2003, faqe 115, volumi I– 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”). - Personi trete: Duke qene se personi i trete i bashkuar me të paditurit nuk është bashkëpronar me të paditurit e tjere, gjykata duhej të shprehej për rrëzimin apo pranimin e padisë kundër tij pavaresisht në se është disponuar apo jo mbi pronen e tij.. Th.Kondi( Vendim nr.67date 15.01.2004, faqe 140, volumi I– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”). - Personi trete: Padia ka për objekt shperblimin e demit jashte kontraktor ndersa paditësi me personin e trete janë në marredhenie kontraktore........ne dispozitiv të vendimit nuk përmban asnje urdherim që ti kundërdrejtohet personit të trete...pra konkludohet segabimisht është thirrur në gjykim personi i trete. E Sinoimeri ( Vendim nr.72 datë 15.01.2004, faqe 159, volumi i – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Personi trete: në rast se pronari nderton në baze të lejeve perkatese administrative, të marra në perputhje me ligjin, paditet në gjykate për canim pronesie ka të drejte që të therras në gjykim organin e administrates që ka leshuar lejen për ndertim...ky organ prezumohet që e ka dhene lejen në perputhje me kushtet urbanistike. ( Vendim nr.6 datë 08.01.2004, faqe 29, volumi I– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”). - Provat e kërkuara nga paditësi: në gjykimin e çështjes në apel prej paditësit janë kërkuar të administrohet disa prova shkresore, mes të cilave dhe dy vendime gjyqesore të formes se prere... në të tilla rrethana, gjykata e apelit, mbi kërkesat e nenit 12 të Kodit të Procedures Civile, që përcakton barren e proves dhe në baze të nenit 465/2 të Kodit të Procedures Civile kishte detyrimin, që edhe kryesisht, të perseriste hetimin gjyqesor, të administronte provat shkresore të paraqitura nga i padituri, të sqaronte rrethanat dhe faktet mbi të cilat i padituri është vene në posedim....prishje vendimeve-rigjykim shkalle pare.( Vendim nr.61 datë 16.01.2003, faqe 58, volumi i – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Provat: Proces verbali i perdorur si prove është fotokopje e origjinalit e noterizuar nga paditësi nuk është vërtetuar nga organi kompetent që dispononte origjinalin prandaj nuk dihet dhe fuqia provuese e tij sikurse kërkon neni 251 i KPC. N.Kita, Rigjykim( Vendim nr.254, datë 05.02.2004, faqe 105, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Provat: në zbatim të nenit 213, në lidhje me nenin 12 të Kodit të Procedures Civile gjykata në fillim të hetimit gjyqesor është e detyruar që me vendim të ndermjetem të urdheroje për lejimin e paleve për të provuar faktet mbi të cilat i bazojne pretendimet dhe kërkimet e tyre(shkakun dhe objektin e padisë), provat që lejohen të paraqiten si dhe të përcaktoje barren e proves... ( Vendim nr.592, datë 04.03.2004, faqe 130, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Provat: në rigjykim gjykata e apelit, duhet të respektoje kërkesat e nenit 312 në lidhje me nenin 12 të Kodit të Procedures Civile,...duke përcaktuar drejte barren e proves.... në baze të nenit 465/2 të Kodit të Procedures Civile të perseriste hetimin gjyqesor,

Page 41: 1.Praktike Gj.larte Civile

( Vendim nr.504 datë 04.03.2004, faqe 65, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Provat: Aktet e administruara nga gjykata, janë akte të nxjerra nga eksperte kontabel të caktuar nga organi prokurorise në procedimin penal kundër Shemsie Kadria dhe nuk janë prova të marra dhe të administruara drejte për drejte nga gjykata. Akti ekspertimit është fotokopje e origjinalit e noterizuar që nuk rezulton nga kush është paraqitur ky akt para noterit e perderisa nuk është vërtetuar nga organi kompetent që dispononte origjinalin nuk dihete dhe fuqia provuese e tij sikurse kërkon neni 251 i KPC( Vendim nr.595, datë 11.03.2004, faqe 142, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Provat: Vërtetimi datë 26.12.1996 nuk është pranuar nga gjykata sepse është shkrese e thjështë dhe nuk ka vleren e proves konform neneve 246 e vijues të KPC megjithate gjykata nuk analizon arsyet dhe mungesen e elementeve të domosdoshem që e bejne pa vlere për efekt prove.( Vendim nr.595, datë 11.03.2004, faqe 142, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Provat: Nota e transkriptimit e administruar në dosje dhe e dorezuar nga pala e paditur është fotokopje. Administrimi i origjinalit eventualisht do t’u jap pergjigje pretendimeve të paditësit( Vendim nr.681 datë 09.03.2004, faqe 260, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pjestimi pasurise:....shtesa osë ndërtimi, i cili është realizuar në kundërshtim me normat në fuqi dhe nuk është rregjistruar në regjistrin e pasurive të paluajteshme nuk mundet të jete objekt i pjestimit gjyqesor dhe personi i interesuar për aresye se nuk perfaqeson interes të ligjshem në këtë rast nuk mundet të legjitimohet në ngritjen e padisë për pjestimin e pasurise( Vendim nr.22, datë 13.03.2002, “Vendim Unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Pjestimi pasurise: Vendimi i fazes se pare të pjestimit të pasurise merr forme të prere kur: 1. palët deklarojne se nuk kanë ankim duke u pasqyruar ky deklarim në formen e posacme të parashikuar në fjaline e pare të nenit 371 të K.Pr.Civile; 2. ka kaluar afati 5 ditor i ankimit; 3. ankimi është paraqitur, është shqyrtuar nga gjykata e Apelit dhe vendimi është lene në fuqi, ndryshuar ose është pushuar gjykimi në shkalle të dyte; 4. kundër vendimit të gjykatës se Apelit është ushtruar rekurs në Gjykaten e Lartë dhe vendimi është lene në fuqi.(Vendim nr.628- datë 15.05.2000, Bashkëlidhur “Vendime të Kolegjeve Bashkuara të Gjykatës së Lartë”).

- Pjestimi pasurise:... Kur vendimi i fazes se pare merr forme të prere, problemet e zgjidhura me të perbejne gjë të gjykuar dhe, për rrjedhoje, ato nuk mund t`i neneshtrohen një shqyrtimi të ri në fazen e dyte të pjestimit në cilëndo shkalle të gjykimit (shkalle e pare, Apel apo Gjykate e Lartë) (Vendim nr.628- datë 15.05.2000, Bashkëlidhur “Vendime të Kolegjeve Bashkuara të Gjykatës së Lartë”).

- Pjestimi pasurise: Hartimi i projekt-pjestimit dhe paraqitja e tij perpara paleve është një detyrim për gjykaten që shqyrton ceshtjen, ndersa parashtrimi i verejtjeve për projektin nga palët është një e drejte e tyre që mund të ushtrohet në se cmohet e nevojshme. (Vendim nr.628- datë 15.05.2000, Bashkëlidhur “Vendime të Kolegjeve Bashkuara të Gjykatës së Lartë”).

- Pjestimi pasurise: Pjestimi i pasurise në bashkëpronesi i sherben transformimit të të drejtave reale të bashkëpronareve në funksion të krijimit të pronave të veçanta për secilin, por nuk zgjidh marredhenie detyrimi që bazohen në debi të tyre ndaj personave të trete kreditore. Ndryshuar-gjykuar në fakt Th.Kondi.

Page 42: 1.Praktike Gj.larte Civile

( Vendim nr.128, datë 29.01.2004, faqe 297, volumi i – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pjestimi pasurise: për pasurine e dhuruar njerit bashkshort nuk mund të behet diferencim në kontributin e dhene. Dhurimi ka sherbyer për krijimin e bashkëpronesise dhe pjeset janë të barabarta. Ndryshuar-gjykuar në fakt E.Sinoimeri.( Vendim nr.73 datë 15.01.2004, faqe 163, volumi i – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pjestimi pasurise: në fazen e pare të pjestimit, vendimi nuk është kundërshtuar nga palët është vendosur lejimi pjestimit mbi 3 dhoma ndersa gjykata e apelit ka vendosur pjestimin mbi kater dhoma. Rigjykim. A.Lamaj.( Vendim nr.73 datë 15.01.2004, faqe 163, volumi i – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pushimi cenimit: Paditësi ka detyrim ligjor ti vërtetoje gjykatës se ka të drejten të ngreje padi (neni 32 KPC) duke treguar ekzistencën e sendeve konkrete që pretendon se janë cenuar në mënyre të paligjshme nga të paditurit, në kuptimin që ju jep atyre neni 141 i Kodit Civil( Vendim nr.1163 datë 10.12.2002, faqe 44, volumi 12– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Pushimi cenimit: në rast se pronari nderton në baze të lejeve perkatese administrative, të marra në perputhje me ligjin, paditet në gjykate për cenim pronesie ka të drejte që të therras në gjykim organin e administrates që ka leshuar lejen për ndertim...ky organ prezumohet që e ka dhene lejen në perputhje me kushtet urbanistike. (rigjykim – ndergjyqesine)( Vendim nr.6 datë 08.01.2004, faqe 29, volumi I– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”). - Rekursi: Kolegjet e Bashkuara me të drejte ankimi kuptojne të drejten për të pasur me ligj mjete proceduriale për të kundërshtuar vendimin e gjykatës me të ulet në një gjykate me të lartë.Kolegjet e Bashkuara cmojne se e drejta e personit për të pasur të pakten mundesine e një ankimi ndaj vendimit gjyqesor të dhene kundër tij, si e drejte kushtetuese, garantohet nepermjet ushtrimit të rekursit në Gjykaten e Lartë.( Vendim nr.1030, datë 15.09.2000, “Vendim Unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Rekursi: Rekursi i paraqitur në gjykaten e Lartë nenshkruhet nga vete pala, avokati ose perfaqesuesi me prokure..gje që rezulton se nuk është respektuar...Vendosur pushimi gjykimit të rekursit.( Vendim nr.1146 datë 27.11.2002, faqe 161, volumi 11– 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rekursi: Paraqitja e rekursit formal. Sekretaria e gjykatës se shkalles se pare ka njoftuar me shkrim ankuesin të paraqiste rekursin duke i lene afat 5 dite për plotesimin e tij. Edhe pas kalimit të ketij afati pala e paditur nuk ka paraqitur rekurs të hollesishem. Pushimi gjykimit në Gj.Lartë.( Vendim nr.642 datë 18.03.2004, faqe 258, volumi 03– 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rishikimi: në baze të kërkesave të nenit 494/a të Kodit të Procedures Civile prova e re nuk duhet të vleresohet e shkeputur. Ajo është e kushtezuar nga fakti në se dihej ose jo ekzistenca e saj, nga pala, gjate shqyrtimit të çështjes.( Vendim nr.330, datë 13.02.2003, faqe 47, volumi 2 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rishikimi: Ne rastet e paraqitjes se kerkeses per rishikimin e nje vendimi te formes se prere, neni 445 i K.Pr.Civile duhet te zbatohet ne harmoni me nenin 496 te ketij kodi persa i perket afatit prekluziv nje vjecar, per pasoje, paraqitja e kerkeses tej ketij afati e ben ate

Page 43: 1.Praktike Gj.larte Civile

te papranueshme. Pavaresisht nga shkaku i rishikimit, fillimi i afatit 30 ditor nga dita e marrjes dijeni per te, si dhe i afatit 1 vjecar nga dita qe ka lindur shkaku i rishikimit, eshte i njejte per te gjitha rastet qe perbejne shkak rishikimi te nje vendimi gjyqesor te formes se prere. Keto afate, duke qene afate prekluzive (dekadence) nuk mund te pezullohen, te nderpriten apo te rivendosen.... lidhur me afatet prekluzive per ushtrimin e kerkeses per rishikimin e nje vendimi te formes se prere, perjashtim perben vetem rasti i parashikuar ne piken “e” te nenit 494 te K.Pr.C. Ndeshemi me dy vendime te formes se prere qe jane dhene midis te njejtave pale, per te njejtin shkak dhe me te njejtin objekt... Kerkesa per rishikimin e nje vendimi civil te formes se prere shqyrtohet nga Kolegji Civil ne dhomen e Keshillimit pa pjesemarrjen e paleve.”( Vendim nr.8, datë 24.03.2005, Kolegjet e Bashkuara (Vendim Unifikues)

- Rivendosja në afat: gjykata duhej të vleresonte si shkak të arsyeshem faktin që vendimi nuk i ishte komunikuar avokates se palës dhe për këtë shkak kishte humbur afati ankimit..( Vendim nr.440, datë 26.02.2004, faqe 362, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rivendosja në afat: Ne kushtet kur nuk eshte bere rregullisht njoftimi i vendimit sipas kerkesave ligjore qe kane te bejne me njoftimet, kerkuesja Denada Bardhacaku (Lapraku) nuk e ka humbur afatin e ushtrimit te rekursit kunder vendimit nr.596, date 02.12.2002 te Gjykates se Apelit Durres, keshtu qe nuk mund te kerkoje rivendosje ne afat. Sa siper kemi te bejme me nje kerkim (padi) qe nuk mund te ngrihet( Vendim nr.125, datë 25.01.2005 – 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Rivendosja në afat (Pavlefshmeria e njoftimit): “Paditesi ka pretenduar se nuk ka bere ankim brenda afatit ligjor, sepse nuk ka qene ne dijeni te procesit gjyqesor per shkak te pavlefshmerise se njoftimeve, fakt te cilin i takon ta vërtetoje dhe mund te perfitoje nga perjashtimi qe parashikon neni 445 i K.Pr.Civile per rastet e kesaj natyre dhe te ushtroje te drejten e ankimit....Pavlefshmeria e njoftimeve nuk ka te beje me shkaqet e arsyeshme qe parashikon neni 458 dhe qe lejojne rivendosjen ne afat te ankimit, prandaj gjykata qe shqyrtonte kerkesen sipas nenit 458 te K.Pr.Civile, nuk mund te bente gje tjeter vetem te rrezonte ate si te pabazuar....”( Vendim nr.171, datë 27.01.2005 – 2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Titulli ekzekutiv: Akti për pagimin e një shume në para, i hartuar në formen e një deklarate noteriale, duke qene titull ekzekutiv, mund të goditet vetem për falsitet ose të kundërshtohet vetem për shkaqet e parashikuara në nenin 609/1 të K.Pr.Civile.Akti noterial për pagimin e një shume në para, si titull ekzekutiv ngjason për nga përmbajtja e tij me një kambial, por ndryshon prej tij sepse nuk e ka cilësine e një letre me vlere dhe, për rrjedhoje, nuk mund të perdoret e të tregtohet si e tille.Akti noterial si titull ekzekutiv mund të përmbaje edhe një detyrim që buron nga një kontrate e mepareshme, apo, me gjere, nga cdo veprim juridik tjeter i meparshem, ku debitori ka qene pale. Ky detyrim i ri, që jo rralle shuan detyrime të mepareshme, pasi merret persiper nga debitori në mënyre të njeaneshme e pa kushte, fiton një ekzistence të mevetesishme e të pavarur( Vendim nr.980, datë 15.09.2000, “Vendim Unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

- Vendimi – Pas rigjykimit: në të gjitha rastet kur vendimi i ri që jepet pas prishjes, është i ndryshem nga vendimi i pare, i cili është ekzekutuar teresisht ose pjeserisht, personi që ka perfituar detyrohet të ktheje të gjitha perfitimet që ka marre nga ekzekutimi i vendimit.( Vendim nr.1029, datë 27.10.2000, “Vendim Unifikues – Kolegjet e Bashkuara”).

Page 44: 1.Praktike Gj.larte Civile

- Vendimi: Paditësja paraqiti dy vendime me përmbajtje të njejte me dispozitiv të ndryshem” Rigjykim. A.Lamaj.( Vendim nr.134, datë 29.01.2004, faqe 323, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vendimi: Pretendimi se gjykata e apleit nuk duhej të vendoste një detyrim që e tejkalon shumen e kërkuar në kërkese padi është i bazuar në nenin 28 të Kodit të Procedures Civile sipas të cilit: “Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat qe parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijte e saj...” Ndryshuar në fakt. Th.Kondi.( Vendim nr.107, datë 21.01.2004, faqe 219, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vendimi: Ndersa mosrespektimin e neneve 126 dhe 310 të Kodit të Procedures Civile që përmbajne detyrimin e gjykatës që në vendimet e saj të arsyetoje analizen e provave dhe rrethanat e çështjes siç janë konstatuar gjate gjykimit, gjykata e apelit e vlereson si mosrespektim të ligjit nga ana e gjykatës se shkalles se pare, nga ana e saj lejon pikerisht këtë mosrespektim sepse vendimi gjykatës arsyeton vetem se:...janë një sere provash të paraqitura nga ana e palës paditëse që të çojne në konkluzionin se prona është e paditësave dhe se ajo është marre nga shteti...” B.Caka rigjykim( Vendim nr.105, datë 21.01.2004, faqe 212, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vendimi: Gjykata e Apelit gjate gjykimit ka zbatuar institutin e hqjes dore nga gjykimi i padisë që në shkalle të dyte nuk mund të behet..( Vendim nr.61, datë 13.01.2004, faqe 118, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vendimi: Gjykata ka vendosur detryrimin e të paditurit me dyfishin e shumes se kërkuar në kërkese padi. Rigjykim.( Vendim nr.442, datë 26.02.2004, faqe 369, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vendimi: Gjykata e Apelit gjate gjykimit pas rigjykimit të çështjes në shkalle të pare nuk ka verifikuar zbatimin e detyrave të lene prej saj dhe nuk është shprehur në lidhje me to, detyra të cilat kanë të bejne me zgjidhjen e drejte dhe perfundimtare të çështjes.( Vendim nr.603, datë 04.03.2004, faqe 174, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vendimi: Dispozitivi i vendimit është jo i sakte dhe i paekzekutueshem. në këtë rast gjykata në perputhje me nenet 126 dhe 310 të Kodit të Procedures Civile kishte detyrim të përcaktonte se cilat janë siperfaqet e lira që kthehen, vend-ndodhjen dhe kufizimet perkatese. ( Vendim nr.621, datë 18.03.2004, faqe 228, volumi 3 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vendimi: Gjykata e Lartë, Kolegji Civil: Prishja e vendimeve dhe pasi gjykohet çështja në fakt pranimin e padisë prishja e vendimit për pjesen që detyron NK Banesa të privatizoje bodrumin.. ( Vendim nr.64, datë 15.01.2004, faqe 228, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vendimi: Gjykata e apelit pa marre prova të reja nuk ka argumentuar shkaqet pse e ndryshoi vendimin e gjykatës se rrethit...Ne nenet 29, 126, 310 përcaktohen qarte kushtet që duhet të plotesojne vendimet gjyqesore. Gjykata e apelit, e cila vepron si gjykate fakti në rastin konkret nuk ka bere asnje hetim të ri gjyqesor, nuk ka marre prova të reja për të përcaktuar..” ( Vendim nr.208, datë 03.02.2004, faqe 38, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vendimi: I padituri ka kërkuar perseritjen e shqyrtimit gjyqesor. Gjykata është shprehur se do shprehej në një faze të me voneshme dhe pasi ka marre shpjegimet e paleve ka

Page 45: 1.Praktike Gj.larte Civile

shpallur vendimin perfundimtar duke mos u shprehur dhe cenuar të drejten e palës për perseritje të hetimit gjyqesor... ( Vendim nr.253, datë 05.02.2004, faqe 101, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vendimi: Vendimi i marre është i paekzekutueshem..Prishje rigjykim ( Vendim nr.333, datë 12.02.2004, faqe 193, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vendimi: Vendimi i gjykatës se shkalles se pare, lene në fuqi nga gjykata e apelit, është jo i sakte dhe i qarte, nuk del se çfare është vendosur realisht. Prishje - rigjykim. V.Metani ( Vendim nr.446, datë 26.02.2004, faqe 386, volumi 2 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vërtetimi faktit juridik: Kur Zyra e Kadastres disponon regjistra që vërtetojne pronesine dhe leshon për këtë vërtetimin perkates, ky fakt nuk mund të vërtetohet edhe me vendim të gjykatës.... paditësi ka ngritur një padi që nuk mund të ngrihej.( Vendim nr.48, datë 24.01.2002, faqe 45, volumi 1 – 2002 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vërtetimi faktit juridik: Për të kërkuar vërtetimin e faktit të pronesise sipas nenit 388 të Kodit të Procedures Civile të një prone për të cilën do ti drejtohet Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave duhet të ndiqet procedura e përcaktuar në vendimin e Keshillit të Ministrave nr.560 datë 16.10.1995 dhe nuk mjafton vërtetimi me prova të lira apo shkresore.( Vendim nr.349, datë 18.02.2003, faqe 112, volumi 2 – 2003 “Vendime të Gjykatës së Lartë”)

- Vërtetimi faktit juridik: Toke, Pyje dhe Kullota. Kolegji Civil mban të njejtin qendrim me Gjykaten Kushtetuese sipas të cilit pyjet dhe kullotat komunale kanë qene prone e shtetit me perjashtime të rralla dhe pronesia mbi to nuk mund të vërtetohet në rrugen e vërtetimit të faktit juridik. Rrëzimi kërkeses. B.Caka( Vendim nr.116, datë 27.01.2004, faqe 255, volumi 1 – 2004 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).

- Vërtetimi faktit juridik: Vendimet per vërtetimin gjyqesor te pronesise te seciles pale ne kete gjykim nuk kane fuqi provuese, pasi ato kane karakter deklarativ dhe sjellin pasoje per palet derisa nuk kundershtohen nga te tretet. Ne rast te kundert gjykata duhet te shqyrtoje mosmarreveshjen ne themel, ku secila pale qe pretendon nje te drejte, ka detyrimin qe ne perputhje me ligjin te provoje faktet mbi te cilat bazon pretendimet e saj.( Vendim nr.193, datë 01.02.2005 “Vendime të Gjykatës së Lartë”).