14 - e-bug | england home antibiotics/al... · 2019. 4. 30. · 2 trupi ka shumë mbrojtje natyrore...

8
1 14 Pjesa 4, Trajtimi i infeksionit, trajton përdorimin e antibiotikëve dhe barnave për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Ky është një aktivitet me diskutim të nxënësve. Nxënësit ekspozohen ndaj disa skenareve të përditshmërisë së Anës dhe Benit në shkollë. Nxënësit do të diskutojnë komentet e ndryshme të bëra në vizatime dhe vendosin se a pajtohen apo jo me këto komente. Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f Njësia mësimore Njësia 6 Mikroorganizmat Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta Rezultatet e mësimit Të gjithë nxënësit Do të kuptojnë se infeksionet më të shpeshta përmirësohen vetvetiu me kohë, pushim në shtrat, marrje të lëngjeve dhe jetesë të shëndoshë Do të kuptojnë që kur merren antibiotikët është shumë e rëndësishme që të përfundohet trajtimi

Upload: others

Post on 21-Jan-2021

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 14 - e-Bug | England Home Antibiotics/AL... · 2019. 4. 30. · 2 Trupi ka shumë mbrojtje natyrore që ndihmojnë për luftimin e mikrobeve të këqija, të cilat mund të shkaktojnë

1

14

Pjesa 4, Trajtimi i infeksionit, trajton përdorimin e antibiotikëve dhe barnave për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Ky është një aktivitet me diskutim të nxënësve. Nxënësit ekspozohen ndaj disa skenareve të përditshmërisë së Anës dhe Benit në shkollë. Nxënësit do të diskutojnë komentet e ndryshme të bëra në vizatime dhe vendosin se a pajtohen apo jo me këto komente.

Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 2a, 2b Sc2: 1a, 2g, 5f

Njësia mësimore Njësia 6 – Mikroorganizmat

Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta

Rezultatet e mësimit

Të gjithë nxënësit

Do të kuptojnë se infeksionet më të shpeshta përmirësohen vetvetiu me kohë, pushim në shtrat, marrje të lëngjeve dhe jetesë të shëndoshë

Do të kuptojnë që kur merren antibiotikët është shumë e rëndësishme që të përfundohet trajtimi

Page 2: 14 - e-Bug | England Home Antibiotics/AL... · 2019. 4. 30. · 2 Trupi ka shumë mbrojtje natyrore që ndihmojnë për luftimin e mikrobeve të këqija, të cilat mund të shkaktojnë

2

Trupi ka shumë mbrojtje natyrore që ndihmojnë për luftimin e mikrobeve të këqija, të cilat mund të shkaktojnë infeksione, p.sh. hunda ka një membranë të ngjitshme, e cila i kap mikrobet e inhaluara, lotët përmbajnë substanca të cilat i vrasin bakteret dhe lukthi prodhon acid, i cili mund të shkatërrojë shumë mikrobe të gëlltitura. Në përgjithësi, duke jetuar shëndetshëm (ngrënia e ushqimeve të duhura, pirja e sasive të mëdha të ujit dhe pushimi i mjaftueshëm), këto pengesa natyrore na ndihmojnë që të jemi të shëndetshëm. Megjithatë, në disa raste mikrobet mund të kalojnë këto pengesa dhe të hyjnë në trupin tonë.

Në të shumtën e rasteve sistemi imun i mposht mikrobet e dëmshme që hyjnë në trup, por në disa raste sistemi imun ka nevojë për ndihmë. Antibiotikët janë disa barna të veçanta që mjekët i përdorin për të mbytur bakteret e dëmshme. Disa antibiotikë e pengojnë shumimin e baktereve dhe disa i mbysin ato. Antibiotikët shërojnë sëmundjet e shkaktuara nga bakteret, si meningjiti, tuberkulozi dhe pneumonia. Ato nuk i dëmtojnë viruset, prandaj nuk mund të shërojnë sëmundjet si ftohjet dhe gripi, të cilat shkaktohen nga viruset.

Para zbulimit të antibiotikëve bakteret e dëmshme kanë vrarë shumë njerëz. Por sot, shumica e infeksioneve bakteriale trajtohen lehtë me antibiotikë - por bakteret janë duke u kundërpërgjigjur! Me espozimin e shtuar ndaj antibiotikëve bakteret janë duke u bërë rezistente në to. Kjo nënkupton se infeksionet bakteriale edhe një herë janë duke rrezikuar jetën. Ne mund të ndihmojmë në parandalimin e rezistencës në mënyra të ndryshme:

- përdorni vetëm antibiotikë të përshkruar nga mjeku - gjithmonë përfundoni trajtimin e përshkruar - mos përdorni antibiotikë për kollitje dhe ftohje të

thjeshta Gjithashtu ekzistojnë edhe barnat antivirale dhe antifungale; megjithatë, është e rëndësishme që mjeku t’i jep ato. Shumë barna që merren pa recetë janë për lehtësimin e simptomave të infeksionit, p.sh. barnat kundër dhimbjes ose barnat që e ulin temperaturën e ngritur trupore.

Printoni/Fotokopjoni SH 1, SH 2 dhe SW 1 për çdo nxënës.

Fjalët kyçe Antibiotik Sëmundje Sistemi imun Infeksion Barna Pengesa natyrale Mbrojtja natyrale Simptom Vaksinë

4.1 Trajtimi i infeksionit Përdorimi i antibiotikëve dhe barnat

Hyrje

Përgatitja e avansuar

Materialet e nevojshme Për nxënës/Grup Kopje e SH 1 Kopje e SH 2 Kopje e, tabelë ose

projektim (opcional) i SW 1

Page 3: 14 - e-Bug | England Home Antibiotics/AL... · 2019. 4. 30. · 2 Trupi ka shumë mbrojtje natyrore që ndihmojnë për luftimin e mikrobeve të këqija, të cilat mund të shkaktojnë

3

1. Ky aktivitet mund të zhvillohet në grupe të vogla ose si diskutim në klasë. Detyra prezantohet

në formë të tregimit me vizatime.

2. Çdo pjesë e tregimit ka një situatë ku duhet të merret një vendim. Fjalët e thëna nga vendim marrësi janë italike, me qëllim të theksimit të tyre.

3. Tregoni vizatimet nxënësve (së bashku SH 1 dhe SH 2 ose veç a veç, në tabelë ose me projektor nga faqja e internetit www.e-bug.eu) dhe diskutoni se a e ka marrë vendimin e duhur apo jo, vendim marrësi.

4. Pikat e diskutimit mund të merren në TS 3.

Aktiviteti kryesor

1. Filloni mësimin duke iu shpjeguar nxënësve se tani do të mësojnë si t’i trajtojnë infeksionet.

Përkujtoni nxënësit se mikrobet e dëmshme shkaktojnë sëmundje. Pyetni ata për përvojat e tyre, çfarë sëmundje kanë pasur, si janë ndjerë dhe çfarë trajtimi kanë marrë. A kanë shkuar te mjeku apo kanë marrë ndonjë bar nga farmacisti.

2. Tregoni nxënësve se para se të marrim barna duhet t’i japim mundësi trupit tonë që të luftojë mikrobet e dëmshme. Shpjegoni që në trupin tonë kemi një sistem imun, i cili lufton mikrobet e dëmshme. Nëse flejmë sa duhet dhe hamë si duhet, sistemi imun do të jetë i fuqishëm dhe do të luftojë kundër mikrobeve të dëmshme.

3. Shpjegoni se në disa raste, nëse shumë mikrobe të dëmshme hyjnë në trupin tonë, sistemi imun mund të ketë nevojë për ndihmë. Në këto raste kemi nevojë për barna. Shpjegoni tipet e ndryshme të barnave që përdoren për trajtimin e simptomave të ndryshme të infeksioneve, p.sh. barnat kundër kollitjes, kundër dhimbjes, kundër etheve etj.

4. Theksoni që antibiotikët janë barna të veçanta që përdoren vetëm për trajtimin e infeksioneve bakterore. Antibiotikët na bëjnë të ndihemi më mirë duke i mbytur bakteret që na shkaktojnë sëmundjen. Shpjegoni se antibiotikë të ndryshëm veprojnë në baktere të ndryshme, prandaj nuk duhet të përdorim antibiotikët e personave tjerë, sepse mund të mos jenë efikas; duhet të marrim vetëm antibiotikët e përshkruar nga mjeku.

5. Shpjegoni se nëse mjeku na përshkruan antibiotikë, është shumë e rëndësishme që ta përfundojmë trajtimin. Nëse nuk e bëjmë këtë, mund të ndodhë që disa baktere të dëmshme të mbijetojnë dhe të shkaktojnë sërish sëmundje ose të bëhen rezistente.

6. Nxënësit duhet të dijnë që shumë barna tjera p.sh. kundër dhimbjes ose kollitjes, përdoren për të lehtësuar simptomet e infeksionit, si kokëdhimbjen, ethet, bllokimin e hundëve etj.

Hyrje

4.1 Trajtimi i infeksionit Përdorimi i antibiotikëve dhe barnat

Page 4: 14 - e-Bug | England Home Antibiotics/AL... · 2019. 4. 30. · 2 Trupi ka shumë mbrojtje natyrore që ndihmojnë për luftimin e mikrobeve të këqija, të cilat mund të shkaktojnë

4

Kontrolloni sa e kanë kuptuar nxënësit mësimin duke parashtruar pyetjet e mëposhtme:

1. Kush i shkakton infeksionet? Shkaktarë të infeksioneve janë mikrobet e dëmshme.

2. Çka janë barnat? Barnat janë substanca që përdoren për trajtimin e sëmundjeve ose simptomave të

sëmundjeve.

3. Çka janë antibiotikët? Antibiotikët janë barna të veçanta që përdoren për të trajtuar infeksionet bakterore.

4. Pse nuk duhet të përdorim antibiotikët e njerëzve tjerë? Antibiotikë të ndryshëm veprojnë në infeksione të ndryshme bakterore, prandaj antibiotikët e përshkruar për infeksionin e veshit mund të mos kenë veprim në plagën e infektuar.

5. Çka mund të ndodhë nëse nuk e përfundojmë trajtimin me antibiotikë? Mospërfundimi i trajtimit me antibiotik mund të rezultojë me mbijetesë të baktereve infektuese. Meqenëse këto baktere janë ekspozuar në antibiotikë, ato mund të mësojnë se si t’i luftojnë antibiotikët kur ato përdoren herën tjetër, d.m.th bëhen më rezistente në terapinë antibiotike.

1. Ky aktivitet mund të bëhet individualisht ose në grupe me 2 – 4 nxënës.

2. Siguroni për nxënësit SW 1.

3. Nxënësit duhet ta lidhin fjalën në kolonën e majtë me definicionin përkatës në kolonën e djathtë.

Plenare

4.1 Trajtimi i infeksionit Përdorimi i antibiotikëve dhe barnat

Aktiviteti plotësues

Page 5: 14 - e-Bug | England Home Antibiotics/AL... · 2019. 4. 30. · 2 Trupi ka shumë mbrojtje natyrore që ndihmojnë për luftimin e mikrobeve të këqija, të cilat mund të shkaktojnë

5

4.1 Trajtimi i infeksionit Përdorimi i antibiotikëve dhe barnat

Pas shkuarjes në toalet gjithmonë duhet t’i lani duart. Shumë nga mikrobet e dëmshme që shkaktojnë sëmundje mund të gjinden në toalet. Higjiena e mirë personale është thelbësore për stilin e jetesës së shëndoshë dhe mund ta zvogëlojë dukshëm përhapjen e infeksionit. Hulumtimet kanë treguar se larja e mirëfilltë e duarve ul mungesat në shkollë jo vetëm nga dhimbjet e barkut, por edhe për kollitjet dhe ftohjet.

Ana NUK duhet të përdorë antibiotikët e motrës së saj. Ekzistojnë lloje të ndryshme të antibiotikëve që trajtojnë infeksione të ndryshme bakterore. Mjekët përshkruajnë antibiotikët specifik, për sëmundjet specifike dhe me një dozë të përshtatshme për pacientin. Marrja e antibiotikëve të personave të tjerë, mund që mos ta shërojë infeksionin tuaj.

Znj. Gashi është dashur që ta lajë gjurin e prerë të Benit për ta pastruar nga papastërtitë ose mikrobet e mundshme. Përdorimi i kremës antiseptike në plagët më të thella gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e infeksionit. Në përgjithësi nuk nevojitet mbulimi i prerjeve dhe gërvishtjeve më të vogla me emplastra; ajri i pastër do të ndihmojë procesin e vrragëzimit.

Mjeku ka të drejtë; antibiotikët funksionojnë vetëm në infeksionet bakterore. Kollitjet dhe ftohjet shkaktohen nga viruset dhe në të shumtën e rasteve mbrojtjet natyrale të trupit do të luftojnë kundër këtyre infeksioneve. Barnat e tjera ndihmojnë në lehtësimin e kollitjes dhe simptomat e ftohjes.

Shumë është e rëndësishme që Beni ta përfundojë trajtimin me antibiotikë. Mospërfundimi i trajtimit mund të rezultojë që bakteret të mbijetojnë dhe të bëhen rezistente në përdorimin e antibiotikëve në të ardhmen.

Alketa duhet ta mbulojë gojën e saj gjatë kollitjes. Infeksioni mund të përhapet shumë lehtë me kollitje dhe teshtitje. Teshtitja udhëton me një shpejtësi përafërsisht 160 km/h dhe me forcë të madhe që d.m.th. se mikrobet që barten me teshtitje mund të udhëtojnë shumë larg dhe të infektojnë njerëz të tjerë.

Page 6: 14 - e-Bug | England Home Antibiotics/AL... · 2019. 4. 30. · 2 Trupi ka shumë mbrojtje natyrore që ndihmojnë për luftimin e mikrobeve të këqija, të cilat mund të shkaktojnë

6

1. Ana shkoi në shkollë edhepse nuk ndihej mirë. Ajo kishte kokëdhimbje dhe rrjedhje të hundëve. Kur arriti në klasë ajo u ul pranë Alketës. Shpejt e kuptoi se as ajo nuk ndihej mirë.

2. Në drekë, Ana dhe Alketa shkuan në toalet. Alketa ishte shumë e uritur dhe nxitonte që ta hante drekën e saj.

3. Gjatë drekës Ana po i tregonte Benit për kokëdhimbjen e saj dhe rrjedhjen e hundëve.

A je mirë Alketa?

Nuk jam aq mirë por nëna më tha se duhet të shkoj në

shkollë *koll* *koll*

Edhe e imja. Por unë nuk po kollitem. A e din që duhet ta

mbulosh gojën.

Eja Ana, jam e uritur!

Prit pak, duhet që t’i laj duart

Me të vërtetë më dhemb dhe mendoj që edhe kolla do të më shfaqet

A ke antibiotikë në shtëpi, të cilët mund t’i marrësh?

Kjo është ide e mirë. Ende kemi ca antibiotikë të mbetur

nga koha kur motra kishte infeksion veshi. Do ta pyes

nënën.

Mos u mundo. Unë kurrë nuk i laj dhe asnjëherë nuk më ka ndodhur

gjë

Page 7: 14 - e-Bug | England Home Antibiotics/AL... · 2019. 4. 30. · 2 Trupi ka shumë mbrojtje natyrore që ndihmojnë për luftimin e mikrobeve të këqija, të cilat mund të shkaktojnë

7

Eja shkojmë te znj. Gashi.

Oh zemër. Më lejo të shoh. Nuk qenka shumë

keq. Të vendosim një emplastër.

Shko në shtëpi dhe pusho pak në shtrat, merr barna kundër kokëdhimbjes nëse ke nevojë.

Por ajo është e sëmurë, ju duhet t’i

jepni antibiotikë.

Më vjen keq, por nuk ka nevojë.

Nuk ishe në shkollë sot, a je mirë?

Jo, gjuri filloi të më dhimbte shumë gjatë natës dhe mami më dërgoi te mjeku. Ai tha se

prerja ime është infektuar.

Oh jo, a të dha diçka për dhimbje?

Aaaaah gjuri im po gjakderdh.

Jo, ai më dha antibiotikë për të luftuar infeksionin,

por më tha t’i përdor deri në përfundimin e sasisë.

4. Pasi që drekuan, fëmijët dolën për të luajtur. Beni u rrëzua dhe preu këmbën mjaft shumë.

5. Kur Ana shkoi në shtëpi nëna vendosi që ta dërgoj te mjeku. Ai tha se

ajo është ftohur keq.

6. Beni nuk shkoi në shkollë të nesërmen, prandaj gjatë kthimit në

shtëpi Alketa e vizitoi.

Page 8: 14 - e-Bug | England Home Antibiotics/AL... · 2019. 4. 30. · 2 Trupi ka shumë mbrojtje natyrore që ndihmojnë për luftimin e mikrobeve të këqija, të cilat mund të shkaktojnë

8

15

16

BAR PËR LEHTËSIMIN E DHIMBJEVE

MIKROB SHUMË I VOGËL, I CILI MUND TË JETË I DOBISHËM

OSE I DËMSHËM

SËMUNDJE E SHKAKTUAR NGA

MIKROBI

BAR I VEÇANTË QË PËRDORET PËR

TRAJTIM TË INFEKSIONEVE

BAKTERORE

SHENJË E SËMUNDJES. P.SH. KOKËDHIMBJA, BARKQITJA DHE

ETHET

MIKROBI MË I VOGËL – ZAKONISHT I

DËMSHËM

SUBSTANCË QË PËRDORET PËR TRAJTIM

TË SËMUNDJEVE OSE

LËNDIMEVE