04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

21
1 Analiza kosto-vëllim-fitim (CVP) Kontabiliteti menaxherial 4 Objektivat mësimore Fitimi matja e fitimit duke përdorur koston e përvetësimit (absorbuese) dhe variabile Përcaktimi i numrit të njësive që duhet të shiten, për të qenë rentabil ose për të arritur fitimin e synuar. Llogaritja e sasisë të të hyrave që kërkohen, për të qenë rentabil ose për të arritur fitimin e synuar. Përgatitja e grafikut vëllim-fitim dhe grafikut kosto- vëllim-fitim dhe shpjegimi i kuptimit të secilit. Shpjegimi i ndikimit të riskut, pasigurisë dhe variablat e ndryshueshme në analizën kosto-vëllim-fitim. 2

Upload: coupletea

Post on 23-Jun-2015

805 views

Category:

Education


14 download

TRANSCRIPT

Page 1: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

1

Analiza kosto-vëllim-fitim (CVP)

Kontabiliteti menaxherial

4

Objektivat mësimore

Fitimi – matja e fitimit duke përdorur koston e

përvetësimit (absorbuese) dhe variabile

Përcaktimi i numrit të njësive që duhet të shiten, për

të qenë rentabil ose për të arritur fitimin e synuar.

Llogaritja e sasisë të të hyrave që kërkohen, për të

qenë rentabil ose për të arritur fitimin e synuar.

Përgatitja e grafikut vëllim-fitim dhe grafikut kosto-

vëllim-fitim dhe shpjegimi i kuptimit të secilit.

Shpjegimi i ndikimit të riskut, pasigurisë dhe variablat

e ndryshueshme në analizën kosto-vëllim-fitim.

2

Page 2: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

2

Fitimi – Matja e fitimit

Fitimi është një masë e ndryshimit midis asaj që ndërmarrja fut në prodhim, shitjes së produkteve që i prodhon dhe asaj që ajo pranon prej shitjes

Fitimi është shkalla për të cilën kompania bëhet më e pasur, në bazë të angazhimit në transaksione.

Fitimi është një koncept afatgjatë dhe varet nga ndryshimi midis të hyrave dhe shpenzimeve

Qëllimi i matjes së fitimit:

• për raportim të jashtëm (sipas metodës së caktimit të kostos absorbuese) dhe

• për raportim të brendshëm (sipas metodës së caktimit të kostos variabile)

3

Metoda e caktimit të kostos

absorbuese

Për raportimin e jashtëm financiar kërkohet caktimi i kostos absorbuese ose caktimi i plotë i kostos

Caktimi i kostos absorbuese i cakton të gjitha kostot e prodhimit (materialet direkte, punën direkte, koston indirekte variabile dhe një pjesë të kostos indirekte fikse) tek secila njësi e produktit.

Secila njësi e produktit, absorbon disa kosto indirekte fikse të prodhimit, përveç kostove variabile që lindin gjatë prodhimit të tij.

4

Page 3: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

3

Metoda e caktimit të kostos

variabile (margjinale)

Llogaritja e kostove variabile është metodë

alternative e regjistrimit në kontabilitet të kostove

dhe fitimit, e cila kundërshton parimet e

përvetësimit të ShPP Fikse në koston për njësi

Kostoja variabile (margjinale) e prodhimit për njësi

zakonisht përbëhet prej elementeve të mëposhtme.

• Lëndët e para direkte

• Puna direkte

• ShP variabile të prodhimit

Kostoja variabile e shitjeve përmbajnë zëra të tillë si

• komisionet (përqindjet) për shitje, dhe

• kosto variabile të shpërndarjes. 5

Metoda e caktimit të kostos

variabile (margjinale) – Kontributi

Kontributi është një masë e rëndësishme për

llogaritjen e kostove variabile, dhe llogaritet

si ndryshimi midis vlerës së shitjeve dhe

kostove variabile.

Termi 'kontribut' është faktikisht emri i

shkurtuar për 'kontributi i cili mbulon ShPP

fikse dhe që mundëson realizimin e një

fitimi'.

6

Page 4: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

4

Informacionet mbi fitimin ose

kontributin

Përparësia kryesore e informacioneve mbi

kontributin për dallim të informacioneve mbi

fitimin është që këto informacione mundësojnë

llogaritjen shumë lehtë të fitimit në rast se

shitjet rriten ose zbresin prej një niveli të

caktuar.

Informacionet mbi fitimin, janë më të dobishme

për sa i takon raportimeve financiare.

Informacionet mbi kontributin janë më të

dobishme për sa i takon marrjes së vendimeve.

7

Llogaritja e fitimit sipas kostove

variabile dhe absorbuese

Gjatë llogaritjes së kostove variabile (margjinale), kostot fikse të prodhimit trajtohen si kosto të periudhës dhe tregohen si shpenzime periodike (në momentin kur ndodhin).

Gjatë llogaritjes së kostove absorbuese (të përvetësimit), kostot fikse të prodhimit përvetësohen nëpërmjet kostos për njësi dhe barten në vlerën e stoqeve në mënyrë që t’iu ngarkohen shitjeve për periudhat e ardhshme.

Vlera e stoqeve, në rastet kur llogaritja e kostove bëhet nëpërmjet përvetësimit janë në këtë mënyrë më të larta se sa vlera e llogaritur nëpërmjet llogaritjes me anë të kostove variabile

8

Page 5: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

5

Llogaritja e fitimit sipas kostove

variabile dhe absorbuese

Shitje

KMSH

Materiale

Punë direkte

Rrogë mbikëqyrësi

Qira fabrike

Kosto operative

Komisione

Kosto administrative

Fitimi neto

Shitje

Kosto variabile

Materiale

Punë direkte

Komisione

Kosto fikse

Rrogë mbikëqyrësi

Qira fabrike

Kosto administrative

Fitimi neto

9

10

Llogaritja e fitimit sipas kostove

variabile dhe absorbuese - Shembull

Shitje 100,000

- KMSH 40,000

Materiale 10,000

Punë direkte 5,000

Rrogë mbikëqyrësi 5,000

Qira fabrike 20,000

F_Bruto 60,000

- K_Operative 10,000

Komisione 5,000

Kosto administrative 5,000

Fitimi neto 50,000

Shitje 100,000 - Kosto variabile 20,000 Materiale 10,000 Punë direkte 5,000 Komisione 5,000 F_Kontributit 80,000 - Kosto fikse 30,000 Rrogë mbikëqyrësi 5,000 Qira fabrike 20,000 Kosto administrative 5,000 Fitimi neto 50,000

Page 6: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

6

Dallimet në llogaritjet e kostove

variabile dhe absorbuese

11

Llogaritja e kostove

variabile

Llogaritja e kostove

absorbuese

Stoqet përfundimtare

vlerësohen me anë të

kostove variabile

Stoqet përfundimtare

vlerësohen me anë të

kostove të plota të

prodhimit.

Kostot fikse trajtohen si

kosto të periudhës

Kostot fikse përvetësohen

nëpërmjet kostove për njësi.

Kostoja e shitjeve nuk

përfshin asnjë pjesë nga

ShPP fikse.

Kostoja e shitjeve përfshin

një pjesë të ShPP fikse

Harmonizimi i fitimeve

Shifrat e raportuara të fitimit të cilat përfitohen duke

përdorur teknikën e llogaritjes së kostove variabile

ose atë absorbuese do të jenë të ndryshme në rast

se ka ndryshime në nivelin e stoqeve të periudhës.

Në rast se prodhimi është i barabartë me shitjet, nuk

do të ketë ndryshime në fitimet e llogaritura sipas të

dyja metodave të llogaritjes së kostove

Ndryshimi në fitimet e raportuara sipas dy

sistemeve të llogaritjes së kostove vjen si rrjedhojë

e metodave të ndryshme të vlerësimit të stoqeve.

12

Page 7: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

7

Harmonizimi i fitimeve

Nëse rritet niveli i stoqeve (pra nëse stoqet

në fillim të periudhës janë më të larta se ato

në fund të periudhës), llogaritja e kostove

absorbuese do të nxjerrë në pah fitime më të

larta

Nëse niveli i stoqeve zbret, teknika e

llogaritjes së kostove absorbuese do të

raportojë fitim më të ultë.

13

14

Harmonizimi i fitimeve

Ndryshimet në stoqe nën caktimin e kostos sipas

absorbimit dhe caktimin e kostos variabël

Nëse Atëherë fitimi sipas

1. Prodhimi > Shitjet kostos absorbuese > kostos variabile

2. Prodhimi < Shitjet kostos absorbuese < kostos variabile

3. Prodhimi = Shitjet kostos absorbuese = kostos variabile

Page 8: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

8

Analiza kosto-vëllim-fitim

Analiza kosto-vëllim-fitim (CVP), është mjet i fuqishëm

për planifikimin dhe marrjen e vendimeve.

Meqenëse analiza CVP thekson raportet reciproke të

kostos, sasisë së shitur dhe çmimit, ajo sjell së bashku

të gjithë informacionin financiar të ndërmarrjes.

Analiza CVP mund të jetë mjet i vlefshëm në

identifikimin e shtrirjes dhe madhësisë së problemeve

ekonomike, me të cilat përballet kompania dhe e

ndihmon lokalizimin e zgjidhjes së nevojshme.

15

Pika rentabël për njësi

Interesimi i menaxhmentit është të dijë se si sillen të hyrat, kostot dhe fitimet ndaj ndryshimit të vëllimit,

• për këtë duhet të fillohet duke gjetur pikën e rentabilitetit të kompanisë në njësitë e shitura.

Dy metodat e përdorura më së shpeshti, për gjetjen e pikës së rentabilitetit në njësi, janë

• metodat e fitimit operativ dhe

• metoda e marzhës së kontributit

16

Page 9: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

9

Pika rentabël për njësi

Elementi i parë në implementimin e metodës së

njësive të shitura tek analiza CVP është

përcaktimi se çka është në të vërtetë njësia.

Elementi i dytë përqendrohet në ndarjen e

kostove në përbërës fiks dhe variabël.

• Analiza CVP fokusohet në faktorët që shkaktojnë

një ndryshim në përbërësit e fitimit.

• Kur fokusi në analizën CVP, lidhet me njësitë e

shitura, duhet të përcaktohen përbërësit fiks dhe

variabël të kostos dhe fitimi lidhur me njësitë.

17

Metoda e fitimit operativ

Metoda e fitimit operativ fokusohet në raportin e

fitimit, si një mjet i dobishëm në organizimin e

kostove të kompanisë në kategori fikse dhe

variabël.

Raporti i fitimit mund të shprehet si një ekuacion

tregues:

Fitimi operativ = Të hyrat nga shitjet – kostot variabile –

kostot fikse

Fitimi operativ = [(Çmimi x Numri i njësive) – (Kostot

variabël për njësi x Numri i njësive)] – Kostot totale fikse

18

Page 10: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

10

Metoda e fitimit operativ

Për vitin e ardhshëm, kompania ABC ka

përgatitur raportin që vijon për të hyrat e

parashikuara

Shitjet (72,500 njësi x €40) €2,900,000

- Kostot variabile 1,740,000

Margjina e kontributit 1,160,000

- Kostot fikse 800,000

Fitimi operativ €360,000

19

Metoda e fitimit operativ

Nëse kompania, ka

• çmimin e shitjes €40 për njësi

• kostoja variabël €24 për njësi (€1,740,000/72,500 njësi)

• kostot fikse €800,000.

20

Në pikën rentabël, ekuacioni i të ardhurave operative do të ketë formën që vijon:

0

0

€16 x Njësitë

Njësitë

Njësitë

=

=

=

=

=

(€40 x Njësitë) – (€24 x Njësitë) – €800,000

(€16 x Njësitë) – €800,000

€800,000

€800,000 / €16

50,000

Page 11: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

11

Metoda e fitimit operativ

Shitjet (50,000 njësi x €40) €2,000,000

- Kosto variabile (50,000 x €24) 1,200,000

Marzha e kontributit 800,000

- Kosto fikse 800,000

Fitimi operativ € 0

21

Metoda e marzhës së kontributit

Në pikën rentabilitetit, totali i marzhës së kontributit është baras me shpenzimet fikse.

Marzha e kontributit = Të hyrat nga shitjet - totali i kostove variabël.

Respektivisht

Numri i njësive = Kostot fikse / Marzha e kontributit të njësisë

Numri i njësive = €800,000 / (€40 – €24)

Numri i njësive = €800,000 / €16 për njësi

Numri i njësive = 50,000 njësi

22

Page 12: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

12

Pikësynimet e fitimit

Pika e rentabilitetit është informacion i dobishëm, për ato kompani që do të dëshironin të kishin fitim operativ më të mëdha se sa zero.

Analiza CVP na tregon rrugën për të përcaktuar se sa njësi duhen prodhuar për të pas një fitim të caktuar të pikësynuar.

Fitimi operativ i pikësynuar mund të shprehet si shumë në njësi monetare (p.sh. €20,000) ose si një përqindje e të hyrave nga shitjet (p.sh. 15 % e të hyrave).

23

Pikësynimet e fitimit - Fitimi i pikësynuar

si një shumë e njësive monetare (eurove)

24

Supozoni se kompania ABC dëshiron të nxjerrë fitim

operativ prej €424,000. Sa njësi duhet të shesë ajo për

të arritur këtë rezultat?

Metoda e fitimit operativ:

€424,000

€1,224,000

Njësitë

=

=

=

(€40 x Njësitë) - (€24 x Njësitë) – €800,000

€16 x Njësitë

76,500 njësi

Metoda e marzhës së kontributit:

Njësitë =

=

=

(€800,000 + €424,000) / (€40 – €24)

€1,224,000 / €16

76,500 njësi

Page 13: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

13

Pikësynimet e fitimit

Shitjet (76,500 njësi x €40) €3,060,000

- Kostot variabile (76,500 x €24) 1,836,000

Marzha e kontributit 1,224,000

- Kostot fikse 800,000

Fitimi para tatimit € 424,000

25

Pikësynimet e fitimit

Të ardhurat e pikësynuara si përqindje (%) e

të hyrave nga shitjet

• Kompania ABC dëshiron të dijë numrin e njësive që

duhen shitur për të nxjerrë një fitim të barabartë me

15 për qind të të hyrave nga shitjet.

26

(15 % x €40) x Njësitë

€6 x Njësitë

€6 x Njësitë

€10 x Njësitë

Njësitë

=

=

=

=

=

(€40 x Njësitë) – (€24 x Njësitë) – €800,000

(€40 x Njësitë) – (€24 x Njësitë) – €800,000

(€16 x Njësitë) – €800,000

€800,000

80,000 njësi

Page 14: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

14

Ndikimi i kostove fikse në fitim

27

Kostot fikse = Marzha e kontributit; Fitimi = 0

Kostot fikse

Marzha e

kontributit

Totali i kostove

variabël

Të hyrat

Ndikimi i kostove fikse në fitim

28

Kostot fikse < Marzha e kontributit; Fitimi > 0

Kostot fikse

Marzha e

kontributit

Totali i kostove

variabël

Të hyrat

Fitimi

Page 15: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

15

Ndikimi i kostove fikse në fitim

29

Kostot fikse > Marzha e kontributit; Fitimi < 0

Kostot fikse

Marzha e

kontributit

Totali i kostove

variabël

Të hyrat

Humbja

Paraqitja grafike e marrëdhënieve

CVP

Paraqitja grafike mund t’i ndihmojë

menaxherët që të shohin dallimin midis

kostos variabile dhe fitimit.

Gjithashtu mund t’i ndihmojnë që ta kuptojnë

me shpejtësi se çfarë ndikimi do të ketë një

rritje ose ulje e shitjeve në pikën rentabël.

Dy grafikët bazë,

• grafiku i vëllim-fitimit dhe

• grafiku kosto-vëllim-fitim

30

Page 16: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

16

Grafiku Vëllim-Fitim

Grafiku vëllim-fitim paraqet marrëdhënien

midis fitimit dhe vëllimit të shitjeve.

Grafiku vëllim-fitim është grafiku i ekuacionit

të fitimit operativ

Fitimi operativ = [(Çmimi x Njësitë) – (KV x Njësitë)] – KF

Në grafik, fitimi është variabël e varur,

ndërsa njësitë janë variabël e pavarur.

31

Grafiku Vëllim-Fitim

Supozoni se kompania ABC prodhon një

produkt te vetëm me koston dhe te dhënat e

çmimit si vijojnë:

• Kostot totale fikse €100

• Kostoja variabile për njësi 5

• Çmimi i shitjes për njësi 10

Duke përdorur këto të dhëna, fitimi operativ

mund të shprehen si vijon:

Fitimi operativ = (€10 x Njësitë) – (€5 x Njësitë) – €100

= (€5 x Njësitë) – €100

32

Page 17: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

17

33

Fitimi Fitimi Fitimi

Humbja

Hu

mb

ja o

se

Pro

fiti

(40#, €100)

Y = €5x - €100

Kufiri i rentabilitetit

(20#, €0)

€100—

80—

60—

40—

20—

0—

- 20—

- 40—

-60—

-80—

-100—

5 10 15 20 25 30 35 40 45 50

| | | | | | | | | |

Njësitë e shitura

(0#, - €100)

Fitimi

| | | | | | | | | |

Grafiku Vëllim-Fitim

Grafiku kosto-vëllim-fitim

Grafiku kosto-vëllim-fitim përshkruan marrëdhënien

midis kostos, vëllimit dhe fitimit.

Për të marrë një marrëdhënie më të detajuar, është

e nevojshme të vizatojmë dy drejtëza të ndara:

• drejtëzën e hyrave totale dhe

• drejtëzën e kostos totale.

Këto drejtëza paraqesin dy ekuacionet që vijojnë:

• Të hyrat = Çmimi x Njësitë

Të hyrat = €10 x Njësitë

• Kosto totale = (KV e njësisë x Njësitë) + KF

Kosto totale = (€5 x Njësitë) + €100

34

Page 18: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

18

Grafiku kosto-vëllim-fitim

35

Të hyrat

Njësitë e shitura

€500 --

450 --

400 --

350 --

300 --

250 --

200 --

150 --

100 --

50 --

0 --

5 10 15 20 25 30 35 40 45 50 55 60 | | | | | | | | | | | |

Të hyrat totale

Kostoja totale Kufiri i rentabilitetit

(20, €200)

Kosto fikse (€100)

KV = (€200, ose €5 #)

Rajoni i profitit

36

Ndryshimet në variablat CVP

Kompanitë duhet të jenë të vetëdijshme për

ndryshimet në:

• çmime,

• kostot variabël dhe

• kostot fikse.

Gjithashtu duhet të llogarisin në:

• efektet e riskut dhe

• të pasigurisë.

Page 19: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

19

37

Prezantimi i riskut dhe pasigurisë

Si përballen menaxherët me riskun dhe pasigurinë?

Supozim i rëndësishëm i analizës CVP është se

çmimet dhe kostot dihen me siguri!!!

• menaxherët duhet ta kuptojnë natyrën e pasigurt të

çmimeve, kostove dhe sasive të ardhshme

• menaxherët kalojnë nga konsideratat e pikës rentabël

në atë që quhet rang (hapësirë, fushë) rentabël

• menaxherët mund të përfshihen në analiza të

ndjeshmërisë ose në analizat “çka-nëse”

Dy koncepte të dobishme për menaxhmentin janë

• marzha e sigurisë dhe

• leva operacionale.

Prezantimi i riskut dhe pasigurisë - Marzha e sigurisë

Margjina e sigurisë është diferenca në njësi midis vëllimit të buxhetuar të shitjeve dhe vëllimit të shitjeve në pikën e rentabilitetit.

Margjina e sigurisë është gjithashtu diferenca midis të hyrave të buxhetuara nga shitja dhe të hyrave nga shitja në pikën e rentabilitetit

Marzha e sigurisë shihet si një masë e papërpunuar risku dhe paraqet

• njësitë e shitura ose që priten të shiten përmbi vëllimin rentabël, ose

• të ardhurat e nxjerra ose që priten të nxirren përmbi vëllimin rentabël

38

Page 20: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

20

Marzha e sigurisë

Nëse marzha e sigurisë së një firme është e

madhe, bazuar në shitjet për vitin e

ardhshëm, risku i pësimit të humbjeve nëse

shitjet marrin tatëpjetën, është më i vogël se

sa kur marzha e sigurisë është i vogël.

Menaxherët që përballen me kufi të vogël

sigurie e kanë mundësinë e konsiderimit të

rritjes së shitjeve ose uljen e kostove.

39

Marzha e sigurisë

Supozoni që kompania ka një vëllim të rentabilitetit

prej 2,000 njësish dhe kompania është tashmë duke

shitur 5,000 njësi me çmimin prej €70 për njësi.

Shitjet e tanishme 5,000

Vëllimi i rentabilitetit 2,000

Marzha e sigurisë (në njësi) 3,000

Pika e rentabilitetit në njësi monetare:

Të ardhurat e tanishme €350,000

Vëllimi i rentabilitetit €140,000

Marzha e sigurisë (në €) €210,000

40

Page 21: 04 analiza kosto vëllim-fitim (cvp) ppt(2)

21

Supozimet e analizës kosto-vëllim-

fitim

Analiza supozon një funksion linear të të hyrave dhe një funksion linear kostoje.

Analiza supozon se çmimi, kostot fikse totale dhe kostot variabile të njësisë mund të identifikohen me saktësi dhe të mbeten konstante gjatë një hapësire të rëndësishme.

Analiza supozon se ajo që prodhohet shitet.

41

42