03 s mundjet e pllumave) - iliria-ch.ch · diagnostifikimi-te pëllumbat e gjallë bëhet përmes...
TRANSCRIPT
Të nderuar Vizitorë shënimet e më poshtme mbi sëmundjet e pëllumbave janë të huazuara dhe të përkthyera nga Firma e njohur
CHEVITA e cila është e njohur në mbarë Evropën për Produktet e saja për kurimin e pëllumbave.Në rast të paraqitjes të ndonje
sëmundje këshilloheni që para përdorimit të çfarëdo Medikamenti të poshtëcekur ta vizitoni Veterinarin dhe ta përcaktoni
sëmundjen.Planet per përdorimin e Medikamenteve vlejne vetëm për Produktet e CHevitës dhe nuk preferohen për Produkte të
tjera.Shoqata „ILIRIA“ nuk mbanë asnjë përgjegjësi për përdorimin e gabuar të Medikamenteve.
Coyza Infektive
Sëmundjet e Fytit dhe Organeve të frymmarrjes në të shumtën e rasteve janë infektime të
përziera.
Përhapja e kësaje sëmundje bëhet përmes virusit të Mycoplasmes dhe virusit
Trichomonaden por nuk prejashtohen edhe infektimet e sipërfaqes së lëkurës së Fytit.Si
shkaktar i kësajë Sëmundje është ajrosja e pakët e Kotecit,Koncentrimi i Pluhurit në
Kotecë,Gazra të ndryshëm afër Kotecit etj.te gjitha këto bëjnë infektimin dhe përhapjen e
sëmundjes te të gjithë Tufa.Natyrisht çë kjo sëmundje përhapet gjatë pirjes së ujit në enën e
papastër në të cilën pinë ujë pëllumbat e infektuar.Sëmundja vërtetohet pasi të keni hapur
Sqepin e pëllumbave,ku shihen sipërfaqe të kaltërta në pjesën e sqepit apo inflamacion i
lëkurës se sqepit dhe fytit,i mbuluar me lëngë të trashë dhe shkumosje.Në raste ekstreme ky
infektimë futet deri thellë në organet e frymëmarrjes dhe vështirësonë frymëmarrjen,pasi të
ketë shaktuar inflamacion të tyre.
Sëmundja është e shërueshme dhe duhet përdorur këto Medikament sipas Planit.
chevicet®-t ose aviosan
Paramyxo – Rrrotullimi i kokes: Virusi Paramiyxo është shum i afërt me sëmundjen New-Castle por nuk është identik.Ky Virus është shum patogjen për pëllumbat por jo edhe për Shpendët e tjera.Vetëm pak dit pas infektimit vërehen shenjat e para si:Gërrhatja,rrjedhja e Hundëve dhe ndryshimi i Glacës.Periudha e Inkubacionit është 3 deri 21 ditë.Pas afërsisht 4 Javëve sëmundjeje 30 % e pëllumbave mund të vetëshërohen kurse pjesa tjetër në shumicën e rasteve rezultojnë me ngordhje. Periudha e ndërrimit të puplave është koha më e prekshme kur pëllumbat mund të preken nga ky virus.Pëllumbat e kuruar nga kjo sëmundje gjithonë paraqesin rrezik për Tufën pasi në çdo kohë mund të përsëritet performancë e njejtë,sidomos pas rraskapitjes së pëllumbave p.sh. pas stresit të fluturimit. Simptomet e Sëmundjes: Pirja me shumicë e Ujit Çrregullim i Balancit Truporë Jashtëqitje të hollë dhe të lagur Rrotullimi i Kokës Lëvizja mbrapa ose duke u sjellur Humbja e peshës dhe tharja e pëllumbave Sëmundja është e shërueshme në qoftë se mirren masa në kohën e duhur për parandalim,dhe pëllumbat vakcinohen me chevivac-P200 sipas Planit më poshtë.
Virusi Salmonellë
Virusi Salmonellë është i rrezikshëm dhe shum jetëgjatë i cili mbijeton deri në 1 vitë i lirë dhe
prapë është në gjendje të infektojënë masë të gjërë .Sëmundja përhapet nëpërmjet
Frymëmarrjes kur ka Pluhur në Kotecë,Ushqimi i ndyrë,Ena eujit e pa pastërt si dhe nga
pëllumbat e sëmurë gjat kohës së çiftëzimit.Kjo sëmundje mund të trashegohet edhe qysh
nga veza dhe pëllumbat e rinjë mund të rriten me një sëmundje të tillë.Sëmumundja
paraqitet në formë kronike,sidomos te pëllumbat e vjetër pasi që në shumicën e rasteve
Embrionet ngordhin në vezë apo në ditët e para të jetës.Pëllumbat të cilët mbartin këtë
Virus në vete shifen si të shëndoshë por ata gjithmonë janë një rrezik për tufën dhe
shumimin e pëllumbave.Ky virus shkakton inflamacion te Organet kryesore si:
Mushkrive,Mëlçisë,Veshkave dhe Shpretkës,ku vjen deri te humbja e peshës dhe ngordhje të
shpërndara.Kjo sëmundje shkaktonë edhe fryrje të nyjeve të këmbëve,të krahëve dhe ka
raste kur edhe paralizon ato.Salmonella llogaritet si sëmundja më e madhe Bakteriale
infektive te pëllumbat.Për këtë arsye këshillohet mjekimi i të gjithë tufës,dhe jo raste
individuale.
Bartës të kësajë sëmundje te pëllumbat janë edhe Minjtë dhe Insektet.
Simptomet:
Glacë e butë me shkumë dhe ngjyrë të theksuar
Çrregullim i përgjithshëm i shëndetit
Lodhje për fluturim
Diagnostifikimi i salmonellës bëhet nëpërmjet marrjes së pjesëve të organeve dhe kontrollimi mikroskopik i Glacës.
Sëmundja është e shërueshme dhe shërimi bëhet sipas planit me chloramphenicol-N.
Kokzidiose
Kokzidioza është sëmundje e shpërndarë në të gjith Botën.Si sëmundje e zorrës së hollë Paraziti Kokzidie është prezentë pothuajse te të gjithë pëllumbat.Sikurse Thrichomnden edhe kokzidiet janë parazitë njëqelizorë të cilët i hasim vetëm te pëllumbat.Parazitët Kokzidie bëjnë faza pashumi dhe vetëm pas një pjekurie në botën e jashtme janë në gjendje të infektojnë.Parazitët paraqiten në dy forma,Pëllumbat që për herë të parë infektohen nga ky parazit krijojnë imunitet trupor kunder Kokzidies dhe rezistojnë pa pasur shenja sëmundje.Forma e dytë është kur pëllumbat janë prekur edhe më herët nga ky virus apo viruse tjera si Salmonelle,E-Coli apo nga Stresi i fluturimit atëherë imuniteti i tyre rezistues është i dobësuar dhe paraziti Kokzidie shum shpejt zë vend në zorrën e hollë duke keqësuar gjendjen e përgjithshme te pëllumbat.Vetëm 4-7 ditë pas infektimit pëllumbat janë në gjendje çë përmes Glacës të shpërndjnë parazit nëper kotec.Kështu çë këshilloheni çë e gjith Tufa të mjekohet dhe të desinfektohet Koteci.
Simptomet:
Çrregullim total i shëndetit
Glacat janë të buta dhe me shkumë
Në Glaca vërehen njolla Gjaku
Kokcidioza diagnostifikohet përmes kontrollimit mikroskopikë të Glacës.Sëmundja është e shërueshme.
Krimbat te Pëllumbat
Te pëllumbat mund ti hasim dy lloje të Krimbave: Krimbat me çime dhe Krimbat e hollë këta
dy parazitë jo rrallë janë gjetur edhe te Shpendët tjerë dhe te Qurat dhe Pulat.Infektimi me
këta parazitë bëhet nëpërmjet vezëve të tyre pasi ato të jenë liruar (shpërndarë) gjat
glacimit nëper tokë apo Kotecë.Infektime direkte prej një pëllumbi te pëllumbi tjetër janë të
pamundura për këte arsye në shumicën e rasteve ka vetëm raste të caktuara individuale të
infektimit.Këta parazitë jetojnë në pjesën e zorrës së hollë dhe fillimishtë shkaktojnë uri të
madhe te pëllumbat,me kalimin e kohës pasi çë sëmundja të ketë përparuar pëllumbat
fillojnë të thahen dhe bëhen kaps,duke ju rënduar seriozisht shëndeti.Ka raste kur kjo
sëmundje rezulton edhe me ngordhjen e pëllumbave në çoftë se intervenimi bëhet me
vonesë.
Kjo sëmundje diagnostifikohet përmes kontrollimit mikroskopik të glacës.
Sëmundja është e shërueshme mwe ascapilla+ dhe duhet vepruar sipas planit.
Pullat e Verdha (Sarihi)
Trichomoniasis ëshë parazit njëqelizorë i lëvizshëm dhe është i përhapur në të gjithë botën
te pëllumbat.Kjo sëmundje llogaritet si sëmundja çë shkakton më së shumti dëme në
shumimin e pëllumbave.Ky parazit njëqelizorë gjendet në pjesën e mbrendshme të Sqepit
dhe pjesën e Faringut.Infektimi me këtë virus te pëllumbat e vjetër bëhet përmes
pështymës, në kohën e çiftëzuar dhe gjat pirjes së ujit të ndotur me pështymë.Kurse te
pëllumbat e rinjë bëhet gjat ushqyerjes nga prindërit.Pas infektimit me këtë virus te
pëllumbat vërehet rënja e vitalitetit dhe lodhje për fluturim.Pasi çë infektimi të ketë arritur
kulmin paraçiten Pullat e verdha në pjesën e mbrendshme të sqepit dhe Faringut.Pullat e
verdha nuk guxojnë të hiqen pasi çë egziston rreziku i gjakderdhjes.
Simptomet:
Glaca të holla me ujë
Gërrhatje
Diagnostifikimi i sëmundjes bëhet duke hapur Sqepin dhe duke kontrolluar brendësinë e
Sqepit dhe Faringut.
Sëmundja është e shërueshme chevi-col dhe duhet vepruar sipas planit.
Sëmundja e Pëllumbave të Rinjë
Te Pëllumbat e rinjë (Zogjtë) në të shumtën e rasteve hasim në infeksione të përziera,pasi çë
sistemi imunitarë i pëllumbave të rinjë është i dobët.Viruset e përziera të E-Colit dhe
Adenovirusit dëmtojnë pjesët e mbrendshme të sorrëve dhe shkaktojnë çrregullim në
tretje.Pasimi i vjelljes dhe mosmarrjes së ushqimit shpien deri te dobësimi,humbja e peshës
dhe jo rrallë herë edhe deri te ngordhja.
Për parandalimin e gjithë kësajë është e këshillueshme çë në javët e para të jetës pëllumbat
e rinjë të injektohen me vakcinën kunder Virusit Paramyxo.Për të sitimuluar dhe rritur
sistemin imunitarë duhet vazhduar me vitamina dhe parandalimin e të gjitha sëmundjeve
tjera duke përdorur Medikamentet përkatëse por me dozë të zvogëluar.
Infekcioni E-Coli
E-Coli sikurse Salmonella konsiderohet si sëmundja më e shpeshtë infektive çë haset te
pëllumbat e cila infekton Traktin e Zorrëve.
E-Coli bën pjesë në grupin e Bakterieve me gjak të ngrohtë të cilat jo rrallë herë jan prezente
edhe te njerëzit ku ka raste çë shkaktojnë probleme serioze.
Colicienet e shpërndara përmes jashtëçitjes mund të jetojnë të lira me Muaj të tërë,dhe
prapë kanë aftësi të infektimit në masë të gjërë.
Infektimi me E-Coli bëhet përmes marrjes së ushqimit të papastër,pirjes së ujit të ndotur dhe
thithjes së ajrit me pluhur.Në këtë mënyrë Colicienet arrijnë Organet e frymëmarrjes,dhe në
traktin e Organeve të tretjes.Pas përhapjes së kësajë Bakterie shum shpejt vjen deri te grada
më e lartë e inflamacionit ku shkaktohet humbje e rëndësishme e ujit dhe Elektrolyteve.
Colicienet mund të futen edhe në Enët e gjakut dhe të grupohen në Organe të caktuara çë si
pasojë është rëndimi serioz i shëndetit të pëllumbave.Vijimi Akut i sëmundjes rezulton me
ngordhjen e pëllumbave mbrenda një kohe të shkurtër.
Simptomet:
Shenjat tipike të rëndimit të shëndetit
Çetësia në vete e pëllumbave dhe hapja e puplave
Humbja e apetitit,marrja me rezervë e ushqimit
Pirja e ujit në masë të madhe
Humbja e peshës
Diagnostifikimi bëhet përmes kontrollimit bakterial të organeve te pëllumbat e ngordhur
mbrenda 24h pas ngordhjes.
Mjekimi bëhet me furazolidon,chlorampchenicol-N dhe ampicilin-t
Aspergillose-Sëmundja Fungale
Aspergillose është sëmundje fungale e cila paraqitet te Zogjtë,Kashfësht po edhe te Njerzit. Aspergillose te pëllumbat paraqitet si infeksion kronik në Mushkri dhe Kanalet e frymëmarrjes.Kjo sëmundje është e njohur edhe me emrin Preumomycose.Parazitët Asperillus rriten të kolonizuar në Tokë nëpër Bimë ose Parazitohen në Zogjë,Kafshë dhe Njerëz.Kjo sëmundje zakonisht paraqitet te pëllumbat si rast individual dhe infektimi me këtë parazit bëhet nëpërmjet poreve fungale ose thithjes së ajrit.
Simptomet:
Vështirësi në Frymëmarrje
Avancimi i sëmundjes shkakton ndalimin e Frymëmarrjes
Parandalimi :
Pas paraqitjes së sëmundjes duhet marrë masa parandalimi si :
Koteci duhet të jetë i Terur (nuk guxon të ketë lagështi)
Koteci duhet të jetë mir i ajrosur
Ushqimi dhe Ena e ujit duhet të jenë shum të pastërta
Dhënja e Vitaminave dhe Mineraleve
Mjekimi :
Eliminimi i Burimeve të infeksionit si p.sh.largimi i pëllumbave të prekur nga kjo sëmundje,ushqimi duhet të jetë shum i pastër dhe desinfektimi i Kotecit.
Një kurim i mirfilltë tash për tash nuk është i mundur, përveq infektimeve të Lëkurës të cilët kurohen me Mercurichlorid.
Tuberkulozi te Pëllumbat
Tuberkulosi te pëllumbat është një sëmundje e vjetër Bakteriale Sporadike dhe ngjitëse.20 lloje të Mycobakterieve janë të njohura që shkaktojnë këtë sëmundje dhe për këtë arsye është Botërisht e përhapur.
Simptomet:
Zvarritja e sëmundjes me javë të tëra
Keqësimi i shëndetit dhe humbja e peshës
Pulla të Kafta-Verdha në Mushkri dhe Shpretkë
Diagnostifikimi-te pëllumbat e gjallë bëhet përmes testit të Tuberkulinës ndërsa te pëllumbat e ngordhur bëhet testi bakterial i organeve të mbrendshme deri 20h pas ngordhjes.
Në raste të dyshuara pëllumbat duhet të largohen urgjentisht nga Koteci.
Kjo sëmundje nuk është e shërueshme dhe çdo përpjekje është e kotë.
Infektimet Bakteriale (Infektimet Sekondare)
Streptokokken,Staphylokokken
Streptokokken paraqiten shum shpeshë te pëllumbat si sëmundje bakterilale Akute ose Kronike.Infektimi me Streptokokken bëhet nëpërmjet ushqimit,pirjes së ujit dhe nga pëllumbat e sëmurë gjat kohës së çiftëzimit.Këto Bakterie infektojnë edhe nëpërmjet lëndimeve apo Plagëve ku Lëkura është e hapur.Zakonisht janë raste individuale të infektimit.
Staphylokokken- këto Bakterie jetojnë mbi Lëkurën e pëllumbit dhe në Mukozë.Këto Bakterie nuk kanë ndikim dhe pasoja të mëdha përderisa pëllumbat kan imunitet dhe ju rezistojnë atyre.
Sëmundja paraqitet më së shumti te pëllumbat e rinjë,afërsisht sikurse Salmonella,dallimi është se infektimet Bakteriale përhapen në të gjitha Organet e mbrendshme e sidomos në Zorrë.
Simpmtomet:
Pëllumbat rrinë të çetë
Paralizimi gradual
Humbja e peshës dhe jashtëqitje
Parandalimi :
Higjena në Kotec duhet të jetë në nivelin më të lartë. Mjekimi bëhet me ampicilin-t sipas Planit Infektimet Bakteriale.
Puçrrat te Pëllumbat
Sëmundja e Puçrrave te pëllumbat është e përhapur në gjthë botën,edhe te pëllumbat e
egër.Sidomos kur gjat Verës merr lagështi dhe Vjeshta është e nxehtë,kjo llojë sëmundje
paraçitet në masë të madhe te pëllumbat.Puçrrat te pëllumbat paraqiten në dy forma:Puçrra
në formë të Lëkurës paraqiten më së shumti në pjesët e jashtme të Sqepit në Gjunjë dhe
Këmbe.Infektimi më së shumti bëhet përmes gërvishjeve,pickimit dhe therrjes së
insekteve.Puçrrat në formë mukozale paraqiten në pjesën e Faringut dhe paaftësojnë
Frymëmarrjen dhe pirjen e ujit.Infektimi prej këti virusi zgjatë 3-4 javë dhe zakonishtë kalon
pa pasoja të mëdha kurse,te pëllumbat jo mirë të ushqyer mund të zgjatë edhe me
muaj.Virusi shakton dëmtimin e shëndetit të pëllumbave pasi të ketë kaluar në gjakë dhe të
ketë bërë kolonizimin e Organeve të mbrendshme.Ky virus është i ngjajshëm me virusin e
Pullave të verdha pastaj kërkohet kujdes i posaçëm për ta diagnostifikuar.
Parandalimi :
Parandalimi bëhet përmes Injektimit të Vakcinës chevipok
Haemophylus-Sëmundja e Syve
Kjo sëmundje bakteriale sot është e rrallë te pëllumbat,dhe vjenë si infektim i fshehur nga pulat dhe Shpendët e tjera shtëpiake.
Infektimi me këtë virus bakterial realizohet gjat pirjes së ujit,pasi ai të jetë infektuar nga rrjedhja e hundëve të Pulave apo Shpendëve tjera.
Pas infektimit kjo sëmundje paraqitet në pjesën e mbrendshme të kapakut të Syve duke shkaktuar inflamacion dhe fryerje të pjesës së mbrendshme dhe rrjedhjen e Hundëve.
Simptomet:
Paraçitja e kësajë sëmundje është e çartë pasi çë vërehet në të dy Sytë e pëllumbit.
Kurimi i sëmundjes bëhet 5 Ditë radhazi me:
aviosan ½ e Paketimit në 2 Litra Ujë ose chevimulin-t (1 Beutel pro 2 Liter Trinkwasser)1 Paketim në 2 Litra Ujë
Desinfektimi i Kotecit me desinfectans.
Ornithose-Gripi i Papagajve
Ornitosa si sëmundje infektive është e pranishme te shum lloje të shpendëve në mbar
Botën.Kjo sëmundje është bartëse edhe te Gjitarët dhe Njerëzit.
Chlamydiet janë Mikroorganizma të palëvizshëm çë parazitohen në qeliza.Infektimi me këtë
sëmundje bëhet përmes thithjes së Ajrit të ndotur i cili përmbanë qeliza infektive,ose marrja
e ushqimit dhe pirja e ujit të papastër.Te pëllumbat e rinjë infektimi bëhet përmes të
ushqyerit nga prindërit.
Ornithosa paraçitet në dy Forma:
Forma Akute te pëllumbat e rinjë shkakton Gërrhatje dhe infektimet të Syve në njërën apo
në të dy anët e Syve.Sëmundja gjithashtu infktonë edhe Zorrët e pëllumbave duke shkaktuar
jashtqitje të hollë me Shkumë dhe Ujë.
Forma kronike zakonisht paraçitet te pëllumbat e vjetër,te të cilët rrallë vërehen shenja të
infektimit.Pëllumbat e infektuar të cilët gradualisht janë në përmirësim e sipër,të njejtit janë
burim shum i rrezikshëm infektimi për Tufën dhe njerëzit.
Diagnostifikimi :
Te pëllumbat e Gjallë bëhet përmes kontrollimit mikroskopik te Glacës.
Te pëllumbat e ngordhur bëhet përmes kontrollimit Mikroskopik të pjesëve të organeve
si:Mushkrive,Shpretkës dhe Kanaleve të (Ajrit) Frymëmarrjes.
Kurimi i Ornithosës Bëhet me doxycyclin-t sipas Planit.
Ektoparasiten - Parazitët e Jashtëm
Këta lloj parazitësh janë të përhapur te të gjithë pëllumbat kudo nëpër Botë.Disa parazitë të jashtëm qëndrojnë dhe jetojnë vazhdimisht në pëllumba duke u ushqyer me pjesë të puplave,në të kundërtën largohen nga pëllumbat vetëm kur kërkojnë pre të reja.Ndërsa disa parazitë të jashtëm sulmonjë pëllumbat vetëm natën duke ja thithur gjakun,përndryshe ata jetojnë dhe fshihen nëper plasaritjet e ndërtimit të kotecit ose edhe ndër pijatat e klloqimit.Parazitët e jashtëm nuk përbëjnë komplikime të mëdh te pëllumbat përveç çë shkaktojnë nervozitet,por parazitët thithës mund të jenë bartës të sëmundjeve infektive pasi të kenë thithur gjakun e pëllumbave të ndryshëm.
Diagnostifikimi:
Parazit çë jetojnë në puplat e pëllumbave shifen me sy të lir duke i hapur puplat dhe shiçuar kundrejt diellit.Ndërsa parazitët tjerë përcaktohen me ndihmën e Mikroskopit duke i kontrolluar pjesë të lëkurës.
Parandalimi:shumë e rëndësishme është çë pëllumbat të kenë mundësi larjeje me ujë të pastërt së paku 1 herë në javë,desinfektimi i kotecit dhe e pëllumbave është e domosdoschme.
Cilësia e dobët e pendës
Kur pëllumbat kanë cilësi të dobët të pendëve në kushte normale,atëherë si shkaktarë mund të jetë ushqimi i dobët dhe keçushqyerja e pëllumbave.Është e këshillueshme çë të perdoren Vitamina dhe Minerale për ta rritur vitalitetin e pëllumbave dhe përmirsuar gjendjen e pendës.
chevi-san, vitin® dhe miral 4 deri në 6 Javë radhazi.
Shoqata „ILIRIA“