006. p morali

34
SI TË KUPTONI DHE MENAXHONI XHELOZINË Të gjithë e kemi provuar xhelozinë, të paktën një herë në jetë, por arsyet pse bëhemi xhelozë dhe emocionet që ne ndjejmë janë të ndryshme. Xhelozia është reaksion kompleks, sepse përfshin një sërë emocionesh, mendimesh dhe ndjenjash. Emocione–dhimbje, inat, mërzitje, zili etj.; mendime-lëndim, faj, konkurrencë me rivalin, i shqetësuar rreth pamjeve, mëshirë për veten; sjellje-gjendje të fikët, reagime agresive, pyetje të shpeshta, kërkim shpjegimesh etj. Ç'farë është xhelozia? Të gjithë e kemi provuar xhelozinë, të paktën një herë në jetë, por arsyet pse bëhemi xhelozë dhe emocionet që ne ndjejmë janë të ndryshme. Sipas një psikologeje klinike, “xhelozia është reaksion kompleks, por edhe kërcënim i një marrëdhënieje”. Xhelozia është reaksion kompleks, sepse përfshin një sërë emocionesh, mendimesh dhe ndjenjash. Emocione–dhimbje, inat, mërzitje, zili etj.; mendime- lëndim, faj, konkurrencë me rivalin, i shqetësuar rreth pamjeve, mëshirë për veten; sjellje-gjendje të fikët, reagime agresive, pyetje të shpeshta, kërkim shpjegimesh etj. Si e mbron xhelozia dashurinë? Në marrëdhëniet kur xhelozia është e butë dhe jo e shpeshtë nuk keni pse të shqetësoheni. Xhelozia mund t’u japë kurajë

Upload: esseopinionepunime-shkencore

Post on 24-May-2015

361 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: 006. p   morali

   SI TË KUPTONI DHE MENAXHONI XHELOZINË

 

     Të gjithë e kemi provuar xhelozinë, të paktën një herë në jetë, por arsyet pse bëhemi xhelozë dhe emocionet që ne ndjejmë janë të ndryshme. Xhelozia është reaksion kompleks, sepse përfshin një sërë emocionesh, mendimesh dhe ndjenjash. Emocione–dhimbje, inat, mërzitje, zili etj.; mendime-lëndim, faj, konkurrencë me rivalin, i shqetësuar rreth pamjeve, mëshirë për veten; sjellje-gjendje të fikët, reagime agresive, pyetje të shpeshta, kërkim shpjegimesh etj.

                                                                               

Ç'farë është xhelozia?Të gjithë e kemi provuar xhelozinë, të paktën një herë në jetë, por arsyet pse bëhemi xhelozë dhe emocionet që ne ndjejmë janë të ndryshme. Sipas një psikologeje klinike, “xhelozia është reaksion kompleks, por edhe kërcënim i një marrëdhënieje”. Xhelozia është reaksion kompleks, sepse përfshin një sërë emocionesh, mendimesh dhe ndjenjash. Emocione–dhimbje, inat, mërzitje, zili etj.; mendime-lëndim, faj, konkurrencë me rivalin, i shqetësuar rreth pamjeve, mëshirë për veten; sjellje-gjendje të fikët, reagime agresive, pyetje të shpeshta, kërkim shpjegimesh etj.

Si e mbron xhelozia dashurinë?Në marrëdhëniet kur xhelozia është e butë dhe jo e shpeshtë nuk keni pse të shqetësoheni. Xhelozia mund t’u japë kurajë çifteve për ta tërhequr njëri- tjetrin dhe për t’i ndërgjegjësuar se personi që kanë përballë është i vlerësuar. Xhelozia i rrit emocionet, duke e bërë dashurinë më të fortë dhe seksin më pasionant. Në doza të vogla, të menaxhueshme, xhelozia mund të jetë forcë pozitive në marrëdhënie. Por, kur nuk ndodh kështu, atëherë mund të jetë shumë e vështirë.

Si e dëmton xhelozia dashurinë?Shpesh, ndjenja e xhelozisë mund të jetë jashtë kontrollit. Për shembull, kur një burrë bën një skenë xhelozie në një festë, vetëm e vetëm sepse bashkëshortja e tij pranoi ftesën për të kërcyer me një shok të vjetër ose kur një grua është e mbushur me xhelozi, sepse kompania ku punon bashkëshorti i saj ka një pronare femër…Këto reagime mund të sjellin ndryshim në një lidhje, edhe pse shpesh partneri xheloz i devijon këtij problemi, duke nxjerrë lloj-lloj justifikimesh. 

Page 2: 006. p   morali

Nëse jeni ju xheloziQë ta mposhtësh xhelozinë kërkon durim dhe shumë punë. Nëse e ndjen xhelozinë të rrjedhë që nga vitet e fëmijërisë, atëherë mund të të ndihmojë një konsultim. Këto janë disa gjëra, që mund të bëni për veten tuaj: Jepi vetes një kontroll të realitetit - Hidh një vështrim të mirë te gjërat që e nxisin xhelozinë tuaj dhe pyeteni mirë veten se sa real është kërcënimi prej saj. Çfarë evidencash keni, që lidhja juaj është në rrezik? Dhe, a është sjellja juaj ajo që e përkeqëson situatën? Përdorni biseda pozitive me veten tuaj – Në momentin që e ndjeni efektin e keq të xhelozisë, kujtojeni veten se sa ju do partneri, se sa ju vlerëson dhe respekton. Tregojini vetes se ju jeni njeri i admirueshëm nga të tjerët, dhe se asgjë nuk do të shkojë për keq. Kërkoni siguri – Një nga mënyrat më të mira për ta zbehur xhelozinë është t’i kërkoni partnerit siguri. Sigurohuni që nuk do t’i bini më në qafë, dhe se nuk do t’i bëni më shantazh.

Të jetosh me një partner xhelozTë kesh një partner xheloz mund të jetë shumë lodhëse. Më poshtë keni disa ide, për të thjeshtësuar xhelozinë e tij: Mendo për problemin në një mënyrë ndryshe – Mendo se xhelozia është shenjë që tregon dashuri. Nëse partneri nuk do ta çmonte lidhjen tuaj, nuk do ta kishit këtë problem. Në vend që të bëheni edhe ju agresivë, tregohuni më të kuptueshëm dhe mbështetës. Kontrollojeni sjelljen tuaj – Nëse e dini se sjellje të caktuara e shtojnë xhelozinë e partnerit, ndryshojini ato, nëse mundeni. Tregohuni të kujdesshëm t’i qëndroni çdo marrëveshjeje që mund të keni bërë, por përjashtojini premtimet, të cilat e dini se nuk mund t’i mbani. Ndërtoni konfidencë – Tregoni kujdes që të shfrytëzoni çdo mundësi për t’i thënë partnerit se sa e doni, dhe se nuk do të donit të ishit me dikë tjetër. Bëjini shumë komplimente dhe bisedoni rreth të ardhmes, të cilën mezi e prisni së bashku.  Si mund ta menaxhoni xhelozinë?Merrni dy fleta letre secili dhe bëjeni ushtrimin në mënyrë individuale, pa folur me njëri-tjetrin më parë. Merreni letrën e parë dhe ndajeni në dy kolona. Shkruani në kolonën e parë “shfaqjet e xhelozisë” dhe shkruani sa më shumë gjëra që kujtoni nga e kaluara, të cilat ju kanë bërë të ndiheni xhelozë. Përfshini gjëra nga lidhja juaj e mëparshme, e tanishme, si dhe nga histori që mund të keni dëgjuar nga ish-i juaj. Në krye të kolonës së dytë shkruani “mendime dhe ndjenja”. Lexoni sërish në kolonën e parë dhe mundohuni të kujtoni të gjitha ndjenjat dhe mendimet nga secila shfaqje e xhelozisë. Nëse e bëni këtë ushtrim gjatë kohës kur mund të ndiheni të acaruar me partnerin, atëherë nuk do të jetë aq i suksesshëm. Sigurohuni që të jeni në rregull, përpara se të filloni. Ndajeni gjithashtu edhe fletën e dytë në dy kolona. Në kolonën e parë shkruani “çfarë mund të bëj për të ndihmuar veten” dhe në të dytën “çfarë mund të bëjë partneri për të më ndihmuar”. Poshtë çdo shkrimi rendisni sa më shumë ide që të mundeni, duke i bërë ato sa më specifike, bazuar në ato që keni shkruar në fletën tjetër. Pasi të keni mbaruar të dy me listat tuaja, uluni dhe tregojini njëri-tjetrit se çfarë keni shkruar. Kjo do t’ju japë kuptueshmëri më të mirë të gjërave që ju shkaktojnë xhelozi në marrëdhënien tuaj, si dhe do t’ju ndihmojë ta menaxhoni mirë atë.

Page 3: 006. p   morali

           FORMIMI I IDENTITETIT

     Libri  "ADOLESHENCA - STINA E SHPËRTHIMEVE", i autorit Ndue Kaza, u ofrohet të interesuarve për shkarkim falas në sektorin "Literaturë".

 

Në lidhje me formimin e identitetit në moshën adoleshencës, Erikson ka thënë se ky proces është rrjedhojë pozitive e konflikteve jetësore, të cilat i japin ritmin ciklit të jetës nga lindje gjer në vdekje. Adoleshentët për të përballuar vështirësitë me mjetet sa më racionale, duhet të kenë një mbështetje të veçantë shoqërore, e cila u jep atyre edhe një farë sigurie.

Shpërndarja e vetes përbën zgjidhjen negative të të njëjtit konflikt. Psikologët e kanë përshkrur “identitetin” si një lloj ose si vendosje e një baraspeshe ndërmjet impenjimit dhe konfuzionit rreth vlerave shoqërore.

 Marcia e ka lokalizuar interesin e tij për llojin dhe mënyrat e impenjimit të çdo adoleshenti përballë realitetit në të cilin ndodhet. Çdo impenjim është cilësuar si një nivel indentiteti dhe çdo nivel është i përcaktuar mbi dy mundësi. E para është eksplorimi i alternativave të mundshme në fushën e punës, të politikës etj. E dyta është impenjimi me alternativën e zgjedhur.

Sipas Marcias nivelet e indentitetit janë katër:

 Fitimi i indentitetit;

  Bllokimi i indentitetit;

 Vonesa;

 Përhapja e indentitetit.

Page 4: 006. p   morali

Kush ka fituar identitetin, e ka arritur atë falë një procesi eksplorimi në të cilin indetifikimet e mëparshme janë radhitur në një paraqitje të vetes, e cila nga ana cilësore është superiore nga shuma e komponentëve që e përbëjnë. Duke formuar identitetin, adoleshenti braktis konceptin e vetvetes, që është krijuar në bazë të opinionit të prindërve, duke e zëvendësuar me atë që formohet nga vlerësimet që vijnë nga moshatarët. Ky koncept i ri i vetvetes përmban aspektin fizik, tërheqjen seksuale dhe inteligjencën. Po u vlerësua negativisht një nga këto elemente, shkaktohet ankthi. Duhet kaluar një përvojë eksplorimi, duhet kaluar kriza e zgjedhjeve të zhvillimit për të arritur stacionin e dëshiruar, për kapjen e të cilit ka shumë mundësi, megjithëse ai mbetet i njëjtë.

Ndërsa adoleshentët që janë në “nivel bllokimi” ende nuk kanë filluar asnjë lloj eksplorimi të nevojshëm për të formuar një identitet origjinal. Kështu, identifikimi me njerëz të tjerë të afërt e të rëndësishëm qëndron si e vetmja alternativë për të zgjidhur problemin, për t’u rritur në kuptimin e vertetë të këtij koncepti.

Ekziston një anologji ndërmjet “vonesës dhe përhapjes”. Të dyja janë indikatorë të një mungese impenjimi të saktë në drejtim të identifikimit të realitetit në të cilin veprojmë. Në fazën e vonesës kemi një lloj sforcimi eksplorimi drejt roleve shoqërore konveniente e të përshtatshme me natyrën e veçoritë individuale të çdo subjekti.

Përhapja i korrespondon fazës që shoqërohet me identifikime të zbehta dhe të momentit, pa zhvillimin e një interesi të vërtetë, i cili çon në marrjen e impenjimeve moshore.

Pengesat drejt fitimit të identitetit  janë të shumta. Disa janë të lidhura me një lloj sjelljeje të karakterit mbrojtës të familjes, e cila e detyron dhe e bën individin të mos dijë, të mos jetë i aftë të kapërcejë  identifikimet fëminore. Rezultati i kësaj gjendjeje është mungesa e eksplorimit, bllokimi i identitetit në një nivel zhvillimi të karakterit pothuajse primitiv. Mbrojtja që u bëhet të rinjve nga prindërit e tyre, mbajtja nën kontroll për gjithçka në jo pak raste, jep ndikime negative në edukim.

Ndoshta është paksa paradoksale, por e njëjta gjë ndodh dhe kur individi jeton në mjedise jashtëzakonisht të varfra me pak mjete nxitëse. Kjo gjendje përgatit një tip të veçantë mjedisor, nga i cili adoleshenti nuk mund të shkëputet lehtë. Kështu, duke qenë se nuk ka alternativa të tjera për të zgjedhur, adoleshentit i mbetet të përcaktojë identitetin e tij në të vetmen mënyrë që kushtet i mundësojnë.

Shpërndarja është niveli në të cilin individi nuk arrin të kalojë të bëjë dallimin ndërmjet vetes reale dhe ideales.

Page 5: 006. p   morali

Ai nuk merr përsipër detyra, pasi mendon se do të gjejë diçka më të rëndësishme për t’u përshtatur me normat shoqërore. Nga ana tjetër, nuk arrin të eksplorojë alternativat, që ka përpara, sepse zotërohet nga ankthe të shumta dhe konflikte të brendshme, të cilat pengojnë procesin normal të zhvillimit të individit.

Vonesa  është faza në të cilin individi ëndërron, ka objektiva gjithnjë e më ambicozë. Mbase për këtë, nxitja dhe eksplorimi në një farë mase janë të bllokuara. Kjo kohë mund të vlerësohet si momenti kur individi përpiqet të dallojë në vetvete realen dhe idealen. Nëse njeriu do të dijë të shfrytëzojë paknaqësinë që lind nga shkaqe të ndryshme, pa i lënë vend zhgënjimit, ndjenjës së impotencës, pamundësisë etj., sforcimi i tij mund të ndihmojë për të fituar identitetin. Kjo shoqërohet edhe me përcaktimin e projekteve ambicioze për jetën. Ndërsa përzgjatja e kësaj faze do t’i ngjajë një periudhe përhumbëse, e cila do të shoqërohet me një frustacion, që shkaktohet prej mundësive të pashfrytëzuara.

Të gjitha këto procese mund t’i shpjegojmë me pak fjalë me këto argumente:

Nëse ka shqetësime të dukshme në rrugën e zhvillimit të konceptit të vetvetes në moshë të re, krijmi i identitetit do të shoqërohet me komplikime, të cilat janë pasojë e tyre. Këto shqetësime mund të vijnë si rrjedhojë e paaftësisë. Prandaj zhvillimi në një moment të caktuar lidhet me mjedisin shoqëror, mund të jetë edhe rrjedhojë i limiteve të rënda që vijnë nga vetë mjedisi që na rrethon.

Mundësia e të përballuarit në mënyrë pozitive me këto dhe vështirësi të tjera të mëdha në dukje, lehtësohen nga mbështetja shoqërore. Në jetën e çdo njeriu, zgjidhja e detyrave të zhvillimit, nga më të lehtat gjerë tek më të vështirat, realizohet falë mbeshtetjes shoqërore, tek e cila individi shpreson dhe pret ndihmë konkrete. Parësore është familja, e cila është përgjegjëse kryesore. Por për realizimin e procesit të edukimit, ka edhe mjaft faktorë të tjerë, vlera e të cilëve është e madhe dhe në momente të caktuara mbetet vendimtare. Përfitimi i identitetit zgjat shumë. Ai arrihet pas përvojash e identifikimesh, duke provuar, si një aktor, situata reale, njohje personash, vëzhgime, shfaqje ndjenjash të ndryshme: habi, irritim e kënaqësi.

Page 6: 006. p   morali

NGA VIJNË MAKTHET?

 

     Edhe ëndrra më e keqe është shpesh një ëndërr e mirë që na bën të kuptojmë më mirë veten dhe të nxisim ndryshime pozitive në mënyrën e të menduarit dhe vepruarit. Kjo vjen sepse ëndrrat tona janë personale dhe pavarësisht nga fakti nëse e duam apo jo ajo vetëm na mëson si të ndryshojmë.

         

 

            Ëndrrat janë zakonisht një bekim i madh që i kemi jo vetëm nga fëmijëria e hershme por bile edhe nga barku i nënës.

             Por fatkeqësisht njeriu i sotëm ëndrrat dhe porosit e saja i lënë pas dore, dhe këtë dhuratë aq e çmueshme nuk di ta shfrytëzojë për të mirën dhe për harmoninë e vetvetes si dhe të rrethit ku jeton.

            Truri i njeriut është mjaft i komplikuar edhe gjatë gjumit ai punon pa ndërpre shpeshherë pa ndonjë logjikë. Por truri na i dërgon shumë porosi duke na përkujtuar se çfarë po ndodh me neve!

            Pavetëdija e jonë është mjaft këmbëngulëse posaçërisht kur vuajmë nga ndonjë problem, konflikt, shqetësime e mëdha emocionale, brenga dhe të gjitha ato që na pengojnë rrugën tonë të zhvillimit mendor dhe shpirtëror.

            Në rastet e tilla aktivizohet pavetëdija dhe na i dërgon sinjalet dhe porosit nëpërmes ëndrrave të cilat zakonisht përsëriten disa herë gjatë natës apo zgjatë një jave por pak a shumë me të njëjtën përmbajte dhe janë të ngjashme njëra me tjetrën.

            Po qe se këto porosi nuk i kuptojmë ose nuk ja vëmë veshin ose prapë fare nuk i njohim, atëherë pas disa kohëve rishtas aktivizohet pavetëdija e jonë dhe këtë radhë ëndrrat do të jenë të frikshme, të rënda me një fjalë na kaplon makthet siç e përshkruat ju shumë bukur me tekniken bardh e zi.

            Ashtu na ndodh se zgjohemi nga gjumi duke bërtitur (piskat) në zë, jemi krejtësisht të djersitur, frymëmarrja e përshpejtuar, po ashtu rrahurit e zemrës është i përshpejtuar. Ëndrra që e kemi parë na duket si të ishte një realitet, ashtu nuk e dallojmë kufirin mes gjumit dhe fjetjes, jemi të vetëdijshëm siç e shkruat se ku gjendemi, në cilin

Page 7: 006. p   morali

shtrat, dhomë, nuk mund të lëvizim pjesët e trupit, na paraqitën pamjet e tmerrshme etj.

            Zakonisht njerëzit ëndërrta e tilla dëshirojnë sa më shpejt t’i harrojnë, kjo është mjaft gabim. Makthi i natës është si ajo nëna e mirë e cila na përkëdhelë flokët dhe na dëshiron një ditë të këndshme dhe të mirë, kurse baba dëshiron dhe na këshillon si dhe na ndihmon për t’i zgjedhur konfliktet, problemet, çrregullimet tjera emocionale, brengat e shtypura.

            Po sa shpejt i kemi zgjedhë problemet e shtypura, brengat, konfliktet etj, makthi i natës zbehet dhe zhduket vetvetiu.

            Po e përsëris se ëndrrat e frikshme dhe shqetësuese përçojnë mesazhe të ndryshme te njerëz të ndryshëm. Për disa prej nesh ato sinjalizojnë një mosveprim lidhur me ngjarjet e jetës së përditshme, për të tjerë ato sinjalizojnë një mbi veprim të tejmbushur me emocione. Nëse injorojmë eksperiencat e dhimbshme apo të vështira gjatë ditës, atëherë jam të destinuar t'i përjetojmë ato gjatë natës. Ëndrra të tilla na paraqesin sërish ndjesi të cilat nuk kemi dashur t'i marrin parasysh, në mënyrë që të bëjmë ndryshime në jetën e përditshme.

            Duke e parë situatën nga një këndvështrim krejt tjetër, shumë njerëz i kthejnë problemet e jetës së përditshme në një "ferr personal" duke u shqetësuar, duke u ankuar, duke u bërë me fiksime dhe duke imagjinuar situata më të këqija deri sa flejë.           Makthet e tyre janë reflektim i problemeve të egzagjeruara dhe një jete të vështirë e të lodhshme. Ne duhet të kuptojmë se ç'po ndodh në jetën tonë të përditshme për të ditur nëse makthet po na japin sinjal mosveprimi apo teprimi.

            Por, edhe ëndrra më e keqe është shpesh një ëndërr e mirë që na bën të kuptojmë më mirë veten dhe të nxisim ndryshime pozitive në mënyrën e të menduarit dhe vepruarit. Kjo vjen sepse ëndrrat tona janë personale dhe pavarësisht nga fakti nëse e duam apo jo ajo vetëm na mëson si të ndryshojmë.

            Në disa raste ëndrrat e këqija bëhen ëndrrat që na mësojnë shumë gjëra; ne arrijmë të shpëtojmë nga një vështrim në jorealen e rrezikut; ne çlirohemi nga frika e rrëfimit. Në disa raste ne mund të kapërcejmë rrezikun në ëndërr dhe të zgjohemi me një ndjesi më të fuqishme dhe autosufiçente.

            Ëndrrat e frikshme janë mundësi për të tejkaluar frikën dhe dobësinë. Ne mund të mendojmë se ç’ndodhi në ëndërr dhe si vepruam dhe më pas të pyesim veten "si mund ta ndryshoj këtë ëndërr"?. Më pas mund të vëmë në zbatim mësimet e nxjerra nga ëndrra.

            Ne e quajmë një ëndërr "të keqe" pasi nuk na pëlqen ajo që ndodh në ëndërr. Por, në vend që ta bëjmë këtë duhet ta konsiderojmë atë si një ëndërr të vlefshme.

            Nëse mësojmë prej saj, nëse bëhemi më të fortë dhe më të zgjuar për shkak të

Page 8: 006. p   morali

saj, ne duhet të bindemi se ëndrra e keqe ishte një ëndërr e mirë. Në fakt, ajo ishte ëndrra e duhur dhe perfektë në atë moment të veçantë të jetës sonë.

 

            Ja disa dukuri të çrregullimit të gjumit:

            Parasomia

            Parasomia nuk është asgjë tjetër përveç çrregullimi i fjetjes që ndërlidhet me daljen e gjumit gjatë natës herë pas herët.

            Kjo dukuri tek fëmija moshës fëmijërore është e natyrshme përkatësisht normale, kurse tek mosha e rriturve është një çrregullim ose sëmundje që e ngarkon njeriun si të tilë që ankohet gjatë ditës në pagjumësi.

            Ecja në gjumë (somnambulizëm)

            Disa njerëz me çrregullimin e somnambulizmit gjatë gjumit ata bëjnë disa lëvizje motorike në mënyrë automatik. Disa të tjerët e lëshojeë shtratin e tyre dhe ecin nëpër dhomë. Disa të tjerët e lëshojeë shtëpinë. Kurse komunikimi me të është i pamundshëm. Zakonisht nga ky çrregullim vuajnë fëmijët dhe adoleshentët. Shkaku i këtij çrregullimit ende nuk dihet mirë.

            Ëndërrimet gjatë gjumit (pavor nocturnus)

            Ky lloj çrregullimit zakonisht lajmërohet te fëmija e vegjël – pas disa orë fjetjes fëmija papritur fillon të bërtasë, djersitet, frymëmarrja është e përshpejtuar po ashtu edhe rrahja e zemrës.

            Shumë vështirë zgjohet fëmija, por në mëngjes fare nuk di se çfarë ka ndodhur me të, çfarë ëndrrash ka pa, ose çfarë paraqitjeve ka përjetuar, ashtu nuk i kujtohen asgjë.

            Agresiviteti gjatë gjumit

            Ky çrregullim zakonisht lajmërohet tek meshkujt e moshës së mesme dhe tek pleqtë dhe shumë radhë tek femrat apo grupmoshat e tjera. Zakonisht lajmërohet tek

Page 9: 006. p   morali

njerëzit që vuajnë nga sëmundjet neurologjike.

            Dallimi në mes çrregullimit ecjes gjatë gjumin dhe agresivetiteti është se këta të fundit kur zgjohen nga gjumi ju kujtohen ngjarjet e natës, zakonisht flasim për ëndrrat e tmerrshme, frikshme.

            Mendohet shkaktari i këtij çrregullimit është sëmundja neurologjike që e çrregullon një pjesë të trurit, pikërisht atë pjesë nuk pengon për ta çliruar muskujt e trupit gjatë gjumit.           Ky lloj çrregullimit zakonisht shërohet me medikamente ashtu të quajtura KLONAZEPAM.

            Përtypja e dhëmbëve gjatë gjumit (Bruksizëm)

            Bruksizizmi përkatësisht përtypja e dhëmbëve gjatë gjumit është mjaft i fortë saqë ndihen fërkimi i dhëmbëve në dhomën e fjetjes.

            Ky çrregullim është i pavetëdijshëm që lajmërohet nga mosha 17 ose 20 vjeçare dhe zgjatë deri pas moshës 40 vjeçare që zhduket në mënyrë spontane.

            Mendohet se shkaku është në renditjen e dhëmbëve dhe pozita e tyre jo natyrshme.Së fundit kemi edhe biseda me zë gjatë gjumit etj.

MORALI, ETIKA DHE NDËRGJEGJA

 

     Sot duket se këto rregulla, sjellje, parime e  ndjenja dhe këto veti pozitive të njeriut as që duken në horizont, as që janë prezente në jetën tone. Sikur të ketë rënë një breshër dhe t'i ketë zhdukur nga faqja e dheut këto veti pozitive njerëzore. Pra sot as që mund të flitet për moral apo rregulla a parime apo norma njerëzore.

          

 

Page 10: 006. p   morali

            Morali

 

            Morali është një rregull, parim ose normë e sjelljes, e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerëzit e arsyeshëm; ose mësim i vlefshëm në mirësjellje, etikë ose domethënie praktike e shprehur apo e nënkuptuar në një histori, fabul, ose ngjarje.

            Pra, morali është tërësia e parimeve, e normave edhe e rregullave që janë krijuar historikisht në kushte të caktuara ekonomiko-shoqërore dhe që përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve në shoqëri, vetë sjellja e njeriut sipas këtyre parimeve, normave e rregullave. Sjellje që lidhet me nderin, sjellje e ndershme, tërësi e forcave të brendshme që e shtyjnë njeriun të veprojë, të qëndrojë a të plotësojë një detyrë, gjendja shpirtërore e dikujt.

            Morali ka edhe kuptime të tjera:

            -Çështje a shqetësim me gjykimin e veprimit dhe karakterit të mirë apo të keq të njeriut: mëdyshje morale; shqyrtim moral,

            -Mësim ose shfaqje e mirësisë ose përpikërisë së karakterit dhe sjelljes: mësim morali,

            -Në përputhje me standardet e asaj çka është e drejtë ose e mirë në sjellje: virtyti, jeta morale,

            -Ngritja nga ndërgjegjja ose kuptimi i së drejtës dhe gabuarës: detyrim moral,

            -Pasojat e qarta shpirtërore sesa trupore: përkrahje morale,

            -Bazimi në mundësi të fuqishme ose bindje të fortë, sesa në dukshmërinë e së vërtetës: siguri morale.

            "Përpjekja më e rëndësishme njerëzore është orvatja për moralitet në veprimet tona. Baraspesha jonë e brendshme dhe madje bash qenësia jonë mvaret nga kjo. Vetëm morali në veprimet tona mund t´i japë bukuri dhe dinjitet jetës". (Albert Ajnshtajn)

            "Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e vesit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të përmbajtur duke bërë vepra të matura, trima duke bërë vepra guximtare". (Aristoteli)

Page 11: 006. p   morali

            Por e zezëdita se sot duket se këto rregulla, sjellje, parime e  ndjenja dhe këto veti pozitive të njeriut as që duken në horizont, as që janë prezente në jetën tone. Sikur të ketë rënë një breshër dhe t'i ketë zhdukur nga faqja e dheut këto veti pozitive njerëzore. Pra sot as që mund të flitet për moral apo rregulla a parime apo norma njerëzore.

 

            Etika

 

            Etika është shkenca që studion moralin, parimet, normat dhe rregullat e sjelljes së njerëzve në shoqëri. Morali i një shoqërie, i një klase apo edhe i një grupi shoqëror.

            Etika në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standardi i sjelljes që njerëzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lëndë e shtrëngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjesëtarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njëjtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet në etikë normative dhe etikë e zbatuar.

            ”Asgjë që është e gabuar moralisht mund të jetë politikisht e drejtë". (William E. Gladstone)

            "Ata që kultivojnë rrëmujë morale për përfitim duhet të kuptojnë këtë: ne do t´i përmendim emrat e tyre dhe do t'i korisim ata siç e lypin të koriten". (Bob Dole)

            Por fatkeqësisht edhe kjo shkencë sot është hequr nga përdorimi dhe nuk gjen zbatim në jetën e përditshme përderisa edhe morali ka renë dhe nuk behët fjalë për norma amorale apo rregulla morale, pra edhe kjo shkencë ka renë në gjumë, sepse nuk kam e çka të merret.

 

Page 12: 006. p   morali

   ÇFARË MENDOJNË FEMRAT E VETMUARA?

 

            Shpesh herë një femër e vetmuar mendon se asnjë burrë nuk është i interesuar të dalë me të. Por nuk duhet të trishtoheni, sepse edhe shpirti juaj binjak mund të jetë fshehur në ndonjë cep të botës, vetëm se është pak e vështirë për ta gjetur.

 

 

            Shpesh herë një femër e vetmuar mendon se asnjë burrë nuk është i interesuar të dalë me të. Por nuk duhet të trishtoheni, sepse edhe shpirti juaj binjak mund të jetë fshehur në ndonjë cep të botës, vetëm se është pak e vështirë për ta gjetur.

 

          Nga trishtimi shihni femrat e tjera dhe të gjitha ju duken të bukura, të zonjat dhe më simpatike se ju. Ndiheni mbretëresha e femrave të shëmtuara, një Bridget Jones e dëshpëruar. Por mos u shqetësoni, sepse nuk është kështu.

 

            Merrni në dorë jetën tuaj dhe ndryshoni stilin e jetesës. Nuk ka rëndësi se ku jetoni, në një qytezë të vogël apo në një qytet të madh: diku atje përtej qëndron një burrë i cili është i gatshëm t‘ju takojë! Sigurisht që po qëndruat mbyllur në shtëpi, nuk mund të njihni ndonjë mashkull e aq më pak të krijoni një lidhje.

 

            Kështu që jepini larmi jetës suaj shoqërore, dilni me miqtë dhe krijoni lidhje të reja. Një gjë tjetër që mund të bëni është ta “hiqni” atë fytyrë të dëshpëruar. Meshkujt e nuhasin dëshpërimin me kilometra larg dhe asnjë prej tyre nuk dëshiron të dalë me një femër të tillë.

 

            Jeni e fiksuar pas jetës suaj sentimentale? Sapo i keni kaluar të 35-at dhe nuk bëni gjë tjetër veçse mendoni se sa do të dëshironit ta sistemonit jetën tuaj, të krijonit

Page 13: 006. p   morali

një familje dhe të gëzonit si të gjitha femrat e tjera? Gjithsesi nuk mund të pretendoni që në takimin e dytë të flisni për pushimet dhe t‘i planifikoni bashkë, apo në të tretin t‘ia prezantoni të dashurin prindërve tuaj dhe ai t‘ju prezantojë te të vetët. Dhe në takimin e katërt të jeni me unazë në gisht. Kjo është e gabuar. Duhet të dini që kjo sjellje nuk është aspak e hijshme dhe çdo mashkull do të refuzonte të qëndronte me ju. Ajo që duhet të bëni është shijoni momentin: jeta jetohet tani! Vetëm kështu do të mundeni ta largoni mendjen nga “data e skadencës suaj” (ndoshta do ta hiqni nga mendja mendimin që ju jeni ‘kos‘) dhe do të shihni që do të jeni më tërheqëse në sytë e meshkujve.

 

            Nëse jeni me të vjetrën, atëherë përpiquni t‘i shkëpusni lidhjet me të kaluarën. Ndoshta me fjalë jeni gati për të bërë para, hiqeni si femër moderne dhe thoni që ndiheni mirë. Por në fakt nuk është kështu. E vërteta është se në kokën tuaj mendimet janë monopolizuar nga ish i dashuri juaj: me shpirt dhe mëndje ende nuk i keni dhënë fund lidhjes suaj të mëparshme. Nuk është e nevojshme të ndiqni domethënien e fjalës e urtë popullore: “Gozhda nxirret me gozhdë”. Bëjini gjërat më me kujdes, jepini vetes kohë për të shëruar plagët e vjetra dhe pastaj fokusoheni te dikush që ju pëlqen. Edhe kur të krijoni një lidhje të re, duhet të bëni kujdes. Dashuria kthehet në një fiksim më shpejt nga sa ju mendonit dhe kjo nuk është aspak e mirë.

 

            Një tip tjetër gruaje e vetmuar është ajo që pretendon të pamundurën. Mendoni se jeni guraja perfekte, princesha mbi bizele? Në këtë pikë nuk po kërkoni një partner, por po përzgjidhni kandidatët me kurrikulum në dorë. E doni të gjatë, bukurosh, simpatik, rrezatues, të diplomuar, me master, që të flasë anglisht rrjedhshëm, të ketë një pozicion të mirë, të ketë trup të bukur me muskuj, të zotërojë një apartament, familjen ta ketë në një fshat të largët, kilometra larg shtëpisë së tij, të ketë makinë luksoze, motor, barkë dhe asnjë kafshë shtëpie, sepse jeni alergjike ndaj tyre.

 

Page 14: 006. p   morali

 

            Në fund janë femrat të cilave u pëlqen shumë vetja. Pasi keni mbyllur lidhjen me ish të dashurin tuaj, keni vuajtur pak, por jeta juaj ka marrë një kthesë pozitive. Keni ndërruar shtëpi, ndoshta keni bërë edhe hapin e madh duke e blerë atë. Shtëpia juaj është e ngrohtë dhe ka aromë të mirë. Jeni rilidhur me miqtë e vjetër që i kishit humbur për shkak të një raporti të sforcuar. Më në fund keni mundësi të qëndroni me mikeshat tuaja të ngushta që ish-partneri juaj nuk i duronte. Puna juaj ju pëlqen. Në fundjavë bëni gjërat që dëshironi, ndiheni e lirë më shumë se kurrë. Me pak fjalë, jeni e lumtur dhe po e shijoni jetën në maksimum.

 

            Gjithsesi kjo nuk do të thotë të lini pas dore jetën sentimentale. Herët ose vonë do të keni nevojë për dikë që t‘ju qëndrojë pranë, apo jo? Tashmë marrëdhëniet mes meshkujve dhe femrave kanë ndryshuar, edhe pse shumë kritere përdoren ende për të lidhur shumë martesa. Mënyra e gjykimit ka ndryshuar, por njerëzit nuk e kanë harruar ende zakonin për t‘u dhënë një votë pozitive ose negative sjelljeve të njëri-tjetrit.

Page 15: 006. p   morali

            Ndërgjegjja

 

            Ndërgjegjja është forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv si veçori e veprimtarisë së trurit të njeriut dhe si funksion i tij.

            Sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerëzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojmë ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve të tilla. Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegjja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerëzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara.

            Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritshme dhe të mendueshme të pasojave. Shkencëtaret e sotëm të fushës së etologjisë dhe psikologjisë zhvilluese kërkojnë t´a shpjegojnë ndërgjegjen si një funksion të trurit njerëzor që u zhvillua të aftësojë altruizmin e dyanshëm brenda shoqërisë. Si e tillë mund të jetë vetështytëse ose e mësuar. Pra aftësia për të kuptuar vendin dhe detyrën në jetën shoqërore, kuptimi i qartë i vetive kryesore e dalluese që përcaktojnë qëndrimin dhe sjelljen e njeriut në jetën shoqërore, vetëdije, ndjenjë vetjake e përgjegjësisë morale për sjelljen e veprimet përpara shoqërisë, qëndrimi i drejtë në punë e në jetë, që niset nga kjo ndjenjë. Materia është parësore ndërsa ndërgjegjja është dytësore.

            Por si duke edhe kjo sot ka humbur nga horizonti, jo vetëm tani por ka filluar që ka kohë.

Page 16: 006. p   morali

MIQËSIA, SEKRETI I JETËGJATËSISË

 

 

            Besoj se të gjithë e keni kuptuar se bëhet fjalë për miqtë. Edhe pse përvoja na ka treguar se shoqëria e miqve na bën të ndihemi mirë dhe të harrojmë shumë gjëra, vetëm tani shkencëtarët kanë nisur ta përqendrojnë vëmendjen e tyre mbi rëndësinë që miqësia dhe raportet sociale në përgjithësi, kanë mbi shëndetin.

 

 

 

            Për të pasur një shëndet të mirë, pjesa më e madhe e njerëzve u drejtohet mjekëve, psikologëve, librave apo përdorin produkte bimore. Megjithatë, shpesh njerëzit lënë pas dore një armë të fortë, e cila mund të jetë vërtet efikase për të luftuar sëmundjet dhe depresionin, mund të ngadalësojë procesin e plakjes dhe për më tepër mund të na zgjasë jetën.

            Besoj se të gjithë e keni kuptuar se bëhet fjalë për miqtë. Edhe pse përvoja na ka treguar se shoqëria e miqve na bën të ndihemi mirë dhe të harrojmë shumë gjëra, vetëm tani shkencëtarët kanë nisur ta përqendrojnë vëmendjen e tyre mbi rëndësinë që miqësia dhe raportet sociale në përgjithësi kanë mbi shëndetin.

            Kështu, nga një studim i bërë në Australi për dhjetë vjet rresht, doli se personat e moshuar në moshë, të cilët kishin shumë miq dhe kalonin kohë të gjatë nën shoqërinë e tyre, kishin 22 për qind më pak probabilitet për të vdekur gjatë kësaj periudhe, në krahasim me ata që kishin një numër të kufizuar miqsh. Një tjetër studim i zhvilluar në 2007-ën ka treguar se ka një rrezik prej 60 për qind për zhvillimin e obezitetit tek ata që kanë miq të shëndoshë.

            Në fund, vitin e kaluar, një grup shkencëtarësh të "Harvardit" arritën në përfundimin se lidhjet e forta sociale me siguri mund të përmirësojnë gjendjen mendore që dalëngadalë dobësohet. Në librin e tij të ri, titulluar "The girls from Ames: A story of Women and 40-year friendship", Jeffrey Zaslow tregon historinë e 11 mikeshave të fëmijërisë, që nga Ajua transferohen në tetë shtete të ndryshme. Por, pavarësisht largësisë, miqësia e tyre vazhdon t‘i rezistojë kohës, duke përdorur letrat, takimet, kartolinat, albumet e fotografive dhe ditarët e ndryshëm të protagonisteve.

Page 17: 006. p   morali

            Zaslow ka zbuluar me detaje se në çfarë mënyre miqësia e thellë mes këtyre grave ka ndikuar në jetën e tyre, sidomos për të përballuar momentet më të vështira. Roli që miqësia luan për shëndetin dhe mirëqenien e tyre shihet qartë në çdo kapitull të librit. Dy prej tyre kohët e fundit zbulojnë se vuajnë nga tumori i gjirit. Kelly Zwagerman i tregon autorit se kur mjeku i tregoi diagnozën në shtator të vitit 2007, e këshilloi që të qëndronte gjatë gjithë kohës me njerëz të dashur për të. Por, ajo preferoi që t‘u drejtohej mikeshave të fëmijërisë, edhe pse jetonin larg: "Dashuria që ditën të më transmetojnë ka qenë e jashtëzakonshme".

            Kur më pas nisi të ankohej se kurat të cilave u ishte nënshtruar i shkaktonin plagë të dhimbshme në gojë, një prej shoqeve i dërgoi nga larg disa receta bimore dhe ilaçe të cilat i kishte përgatitur në një farmaci të shtrenjtë, për t‘i lehtësuar dhimbjen shoqes, ndërsa tjetra i bëri një kapele me shtiza, duke e ditur që shumë shpejt do t‘i binin flokët. Të tjerat i dërguan një kostum gjumi të realizuar me fije speciale për të larguar djersën dhe për të fjetur qetë gjatë natës.            Nga ana tjetër, Zwagerman tregon se ndihej më mirë të fliste me shoqet, se sa me mjekët, për ta përballuar sa më lehtë sëmundjen e saj. Jo më kot vazhdon të mbetet e gjallë edhe sot thënia e famshme e Aristotelit:"Miqësia është një virtyt, e përveç kësaj, gjëja më e nevojshme në jetë". Në fakt, askush nuk do të zgjidhte të jetonte pa miq, edhe sikur të kishte gjithë të mirat e kësaj bote (koha ka treguar se pikërisht pasanikët dhe ata që kanë çdo gjë në jetë, kanë më shumë se të tjerët nevojë për miq).

            Janë ata të vetmit që mund t‘u besosh në varfëri dhe fatkeqësi të tjera. Fëmijët kanë nevojë për miqësinë që të mos gabojnë; të moshuarve për t‘u qëndruar pranë e për t‘u shërbyer kur kanë nevojë, për shkak se mosha nuk i lejon; ndërsa atyre që janë në moshën e rinisë, për veprime të bukura.

 

            Nga miqësia në dashuri

            Sipas psikologëve, ngaqë miqësia ka një rëndësi kaq të madhe në jetën e njerëzve, është më e lehtë që ajo të shndërrohet në dashuri. Sipas një studimi të gjerë të kryer vite më parë me më shumë se 500 çifte, u pa se pjesa më e madhe e tyre kishin qenë miq që në fëmijëri, një miqësi që me kalimin e kohës ishte shndërruar në diçka më shumë - në dashuri.

            Po ashtu, studimi tregoi se çiftet që kishin qenë miq prej kohësh, kishin një lloj tjetër raporti, më të hapur dhe më të sinqertë. "Ata ishin më të lirë që të diskutonin çdo lloj problemi me njëri-tjetrin, madje të kishin një marrëdhënie më të pastër, sepse i njihnin njëri-tjetrit çdo detaj", tregon ekipi i psikologëve që u mor me këtë studim.

            Një prej tyre, që psikologët e merrnin edhe si shembull, ishte çifti Smith, David dhe Natali, të cilët këtë vit festonin 50-vjetorin e martesës. Të dy i kishin pasur shtëpitë

Page 18: 006. p   morali

afër, prindërit kishin qenë miq me njëri-tjetrin dhe fëmijët kishin një raport të veçantë. "Unë dhe David kemi qenë gjatë gjithë kohës bashkë, thuajse që kur kemi lindur. Që të vegjël shkonim në të njëjtën çerdhe, pastaj në të njëjtin kopsht e shkollë.

            Në të një njëjtin gjimnaz dhe universitet. Kemi qenë miq të ngushtë me njeri-tjetrin dhe problemet e adoleshencës, më shumë se me prindërit, i kemi ndarë me njëri-tjetrin. Deri në universitet kemi qenë vetëm miq të mirë, pastaj kuptuam se mes nesh kishte lindur një tjetër ndjenjë, që shkonte përtej miqësisë. Kishte lindur dashuria", tregon Natali.

            Çifti, që feston këtë vit 50 vjet martesë, ka dy fëmijë dhe e di më mirë se kushdo tjetër që miqësia mund të kthehet në dashuri pa asnjë lloj problemi. Çifti Smith tregon gjithashtu që vazhdojnë të ruajnë ende miqësinë me shokët dhe shoqet që nga koha e shkollës. "Thuajse çdo fundjavë na vizitojnë ose vizitojmë miqtë tanë, duke iu nënshtruar edhe aktiviteteve të ndryshme në grup".

SI TU REZISTONI TUNDIMEVE

 

 

            Është shumë e rëndësishme të dominosh mbi seksin, urinë dhe zemërimin, sepse fiton sukses dhe gëzon një shëndet më të mirë. Por për t‘i arritur të gjitha këto nuk mjafton vetëm edukimi. Ja sekretet e vetëkontrollit.

 

 

 

            "Mund t‘i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit”, thoshte shkrimtari irlandez Oscar Wilde. Fraza e thënë në vitet 1800 u shndërrua në moton e epokës sonë.

            Gjithsesi, shkenca ka zbuluar se vetëkontrolli, aftësia për t‘u vënë frerë impulseve (urisë, seksit, agresivitetit, dëshirës për të shpenzuar, dembelizmit…) është

Page 19: 006. p   morali

primare, jo vetëm “për të shpëtuar shpirtin”, siç thonë shumë besime, por edhe për arsye të tjera, si për shembull të gëzosh shëndet të mirë dhe të fitosh më shumë.

 

            Efektet anësore

 

            Vetëkontrolli është shumë i rëndësishëm për projektet që zgjasin gjatë: të diplomohesh, të heqësh dorë nga duhani, të shkruash një libër… Avantazhet janë të mëdha: kush praktikon forcën e vullnetit në një fushë të caktuar (në mbajtjen e një diete) bëhet më i vendosur edhe në fusha të tjera (të mësojë të luajë në piano). Pra, vetëkontrolli mund të ushtrohet. Nuk mund t‘u rezistojmë tundimeve pa bërë pak praktikë. Por për t‘u rezistuar tundimeve nuk mjafton vetëm edukata. Duke hedhur një vështrim mbi studimet e fundit, e përjavshmja angleze “New Scientist” ka zbuluar se vetëkontrolli varet nga faktorë të tjerë të padyshueshëm, nga seksi te rezervat e sheqerit. Ja disa faktorë që nxisin vetëkontrollin.

 

            1) Lobet frontale: frenat e trurit

 

            Hapësirat që rregullojnë vetëkontrollin janë ato të lobeve frontale, sidomos i djathti. Kur këto hapësira dëmtohen, njerëzit bëhen të paaftë të kontrollojnë emocionet dhe humbasin frerët pengues. Këto zona frontale janë edhe vatra e kujtesës operative, një regjistër mendor, ku mbajmë informacionet për kohën që na nevojitet për kryerjen e një detyre. Kur kujtesa operative është shumë e angazhuar në një detyrë (për shembull përgatitja për një provim në fakultet) vetëkontrolli është më i vështirë dhe priremi më tepër ndaj tundimeve, nga zemërimi e deri te e ngrëna pa limit.

 

            Censurimi

            Lobet frontale maturohen rreth moshës 20-vjeçare dhe me kalimin e moshës bëhen më pak funksionuese. Kjo shpjegon faktin se përse adoleshentët nuk janë aq të disiplinuar sa të rriturit, apo që të moshuarit shpesh shprehen pa u menduar.

 

 

            Drogat

Page 20: 006. p   morali

            Një neuroshkencëtar amerikan ka zbuluar se edhe te personat që varen nga kokaina, zonat frontale janë më pak aktive se sa pjesa tjetër. Por nuk dihet ende nëse kjo anomali shkaktohet nga droga, apo se personat me një kontroll të ndryshuar të impulseve janë më të prekshëm nga drogat.

 

 

            2) Fëmijëria: hiq dorë nga karamele sot, që të kesh sukses nesër

 

            Vetëkontrolli zhvillohet gjatë viteve të para të jetës. Një psikolog nga Universiteti Kolombia (SHBA) ka studiuar aftësitë e vetëkontrollit të 650 fëmijëve për 4 vjet. Psikologu u kërkonte fëmijëve t‘i rezistonin tundimit për të ngrënë një karamele, ndërkohë që u premtonte atyre se kur të kthehej pas një minute do t‘u jepte dy qese me karamele.

 

 

            Pritja

            Me kalimin e viteve, fëmijët që kishin ndjekur këshillën e studiuesit (65 për qind), kishin arritur rezultate maksimale për të hyrë në universitet, punonin në një punë me pagë të lartë, kishin një martesë të lumtur dhe gëzonin shëndet të mirë.

 

            Koha

            Mundësia për të shtyrë një dëshirë varet nga faktorë të ndryshëm. Përveçse dëshirës për një çmim (më mirë dy karamele se një), faktorët e tjerë po kaq të rëndësishëm ishin: zgjatja e kohës së pritjes (sa më shumë prisnin, aq më pak rezistonin) dhe mundësia për të parë shpërblimin (pritja bëhet më e thjeshtë kur çmimi shihet menjëherë).

 

            Enigma

            Por, pavarësisht kushteve, disa fëmijë arrinin t‘i kontrollonin më shumë impulset e tyre. Kjo varet nga edukata, por ndoshta edhe nga trashëgimia gjenetike. Mesa duket shkenca ka ende shumë punë për të bërë.

Page 21: 006. p   morali

 

            3) Zemra në provë

 

            Forca e vullnetit ka edhe baza fiziologjike. Një psikologe nga Universiteti i Kentukit (SHBA) ka theksuar se personat më të rezervuar kanë një rritje provizore të frekuencës kardiake, pikërisht kur forca e tyre e vullnetit është vënë në provë. Ky ndryshim i rrahjeve të zemrës tregon sforcon që bën zemra në tentativë për të injoruar atë që dëshirojmë, duke u përqendruar kështu tek ajo që është më e mirë për ne.

 

            Frekuenca

            Njerëzit që kanë natyrshëm një frekuencë të lartë kardiake u rezistojnë më tepër tundimeve të të tjerëve. Prova e fundit është se këta lloj njerëzish kanë një veti më shumë për t‘i frenuar impulset e tyre.

 

            4) Seksi: meshkujt më impulsivë, por…

 

            Aftësia për t‘u rezistuar tundimeve paraqet shumë ndryshime mes meshkujve dhe femrave. Nga studime të ndryshme është vënë re se në krahasim me femrat, meshkujt janë më të paaftë të kontrollojnë impulset e tyre dhe kjo është e dukshme që në moshën 4-vjeçare.

 

            Koha

            Ky ndryshim i detyrohet në një farë mënyre edhe faktorëve shoqërorë: krahasuar me djemtë, vajzat janë më të bindura.

 

            Hormonet

            Është e vërtetë që meshkujt kanë një probabilitet më të lartë për të mos e kontrolluar agresivitetin e tyre dhe përdorimin e drogave. Mos vallë përgjegjëse janë hormonet e meshkujve? “Kjo nuk është e thënë”, bën të ditur një psikolog. Zakonisht në periudhën para ciklit menstrual, vetëkontrolli i femrave nuk është edhe aq i lartë

Page 22: 006. p   morali

       SINQERITETI, GËNJESHTËR APO REALITET I ZBUKURUAR?

      Sinqeriteti me vetveten është më e vështira në këtë dilemë. Dhe drejt asaj duhet fillimisht të luftojmë. Është luftë mjaft e vështirë por mund të luftohet. Fillo shiko vetveten me një sy kritik dhe me një sy ideal. Ky balancim të sjell shumë gjëra të sinqerta afatgjate.

 

 

           Sa sinqeritet mjafton? Ose sa gënjeshtër nuk është mëkat? Të gjithë jemi të sinqertë aq sa kemi gënjyer ndonjëherë ose kemi fshehur në ndajnë rast disa pjesë të një ngjarjeje nga frika e pasojave. Rasti më i njohur është kur një bujk para gjyqit thotë me një shikim të butë e engjëllor që pa një litar që ishte i lidhur në një lis, zgjidhi litarin nga lisi dhe e mori me vete, pa e thënë që lidhur në litar ishte një lopë...

            Sinqeriteti i plot dhe i përhershëm nuk është i mundur por edhe i dëmshëm. Pse? Në punë, në shoqëri, në lidhje dashurie përjetojmë që sinqeriteti në shumicën e rasteve nuk është i dëshiruar por edhe na sjell konflikte, na humb shoqëri, na humb vende pune. Po t'i them shefit tim se çka mendoj për kompetencat e tij dhe vlerat udhëheqëse që i ka si shef, unë brenda një ore do humb vendin e punës. Po t’i them shoqes sime se nuk duket bukur, ajo nuk më lajmërohet më kurrë. Po t’u them shumë njerëzve që më rrethojnë që bisedat e tyre  janë të kota dhe më kanë lodhur, i kam problemet e mia, do ngelem shpejt e vetmuar... Ky është çmimi i sinqeritetit të plot. Pra, pse mos të gënjejmë?! Sepse nuk është e sinqertë. Nuk është realiteti. Vetëm mbi sinqeritet dhe realitet ndërtohet besimi, dhe pa besim nuk mund të ketë lidhje të sinqerta dhe afatgjate.

Page 23: 006. p   morali

Cili është pra çmimi i gënjeshtrës?

            Me gënjeshtra dhe manipulime mund të bësh pallate, mund të bësh karrierë, mund të kesh një lidhje dashurie që gjithmonë e ke dëshiruar POR, të gjitha janë kohëshkurtër dhe kaluese. E vërteta do të ballafaqon dhe do të tejkalon një ditë, s'ka rëndësi se sa shpejt ti vrapon duke i ikur asaj. Dhe pallati i ndërtuar nga ajri i gënjeshtrës zhduket, karriera përfundon në dështim, dhe lidhja e dashurisë përfundon në zhgënjim dhe në qartësi që nuk ishte kurrë dashuri.

 

            Si mund të gjendet një mënyrë pa paguar ato çmime të shtrenjta, si për sinqeritet ashtu edhe për gënjeshtër? Zgjidhja më e mirë është që të jesh i sinqertë kur është e domosdoshme për arsyet që i ceka më lartë, por mos ta thuash gjithmonë atë që e mendon dhe e ndjen sepse ashtu humb shumë, lëndon kot dhe nuk arrin asgjë! Ka një arsye pse mendimet që na sillen nëpër kokë dhe atë që ndjejmë janë të përcaktuara për vetën tonë e jo për të gjithë, përndryshe mendimet dhe ndjenjat do të kishin zë... Nëse pyetesh për diçka që është shumë delikate dhe përgjigja do të kishte pasoja të mëdha për ty, ke të drejtë të thuash që kësaj pyetjeje nuk dua t’i përgjigjem, është shumë e sinqertë dhe e drejta jote personale, ose mund të ndërrosh temë me shumë mençuri pa iu përgjigjur pyetjes. Nëse do të kritikosh sinqerisht, mos harro gjithmonë të cekësh që është vetëm mendimi yt personal. Si mund pra të fillojmë dhe të punojmë drejt "sinqeritetit ideal"?

 

 

 

            SINQERITETI ME VETVETEN është më e vështira në këtë dilemë. Dhe drejt asaj duhet fillimisht të luftojmë. Është luftë mjaft e vështirë por mund të luftohet. Fillo shiko vetveten me një sy kritik dhe me një sy ideal. Ky balancim të sjell shumë gjëra të sinqerta afatgjate. Tjetra është se, nëse je i sinqertë sikur me vetën, do të jesh edhe me të tjerët, pra në mënyrë shumë njerëzore dhe të dashur. Sinqeriteti duhet të filloj tek vetja, pastaj në lidhje me të tjerët, dhe më në fund në të dy botërat më të mëdha të gënjeshtrës: në politikë dhe ekonomi.

            Pra, mjafton të jesh aq i sinqertë sa bën ndryshime në shoqëri pa bërë luftë dhe bën të gënjesh sa të shpëtosh vetën pa i bërë dëm askujt.