olimpikenocalbania.org/wp-content/uploads/2016/02/revista-web...sprovë e madhe para lojërave...

46
Botim i Komitetit Olimpik Kombëtarë Shqiptar REVISTA 2015

Upload: others

Post on 17-Jan-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Botim i Komitetit Olimpik Kombëtarë Shqiptar

Revista

Olimpike 2015

2 Revista Olimpike 20152 Revista Olimpike 20152 Revista Olimpike 2015

Revista Olimpike 2015 3

Përmbajtja

koordinatore

enkelejda çaushi gazetare

aida tuci

dizajner

florenc elezi

Viti i Lojërave të I-ra Europiane Historike, Shqipëria në ‘Euro 2016‘ “Pescara 2015”, risia e vitit

Edukimi Olimpik HeForShe edhe në Sport Paketa Olimpike nis implementimi në shkolla Ditët Olimpike, traditë që konsolidohet vit pas viti

trajnime Kualifikime Fillon edicioni i ASMC 3 Çertifikohen Administratorë të rinj Sportivë Kualifikime ndërkombëtare, atletikë, hark. çiklizëm

Politikat Sportive EOC në Tiranën Komitetet Olimpike të rajonit mblidhen në Tiranë Konsulencë ndërkombëtare për legjilsacionin sportiv

aktivite Federatat Sportive Sportet në një vit

Sporti Elitar

[email protected]

grupi i botimit

2 Revista Olimpike 2015 Revista Olimpike 2015 3

Përmbajtja

koordinatore

enkelejda çaushi gazetare

aida tuci

dizajner

florenc elezi

Viti i Lojërave të I-ra Europiane Historike, Shqipëria në ‘Euro 2016‘ “Pescara 2015”, risia e vitit

Edukimi Olimpik HeForShe edhe në Sport Paketa Olimpike nis implementimi në shkolla Ditët Olimpike, traditë që konsolidohet vit pas viti

trajnime Kualifikime Fillon edicioni i ASMC 3 Çertifikohen Administratorë të rinj Sportivë Kualifikime ndërkombëtare, atletikë, hark. çiklizëm

Politikat Sportive EOC në Tiranën Komitetet Olimpike të rajonit mblidhen në Tiranë Konsulencë ndërkombëtare për legjilsacionin sportiv

aktivite Federatat Sportive Sportet në një vit

Sporti Elitar

[email protected]

grupi i botimit

2 Revista Olimpike 2015

4 Revista Olimpike 2015

Editorial

Viron BezhaniPresident i Komitetit Olimpik Kombëtarë Shqiptar

Ka kaluar një vit i gjatë dhe i mbushur me sfida për Shqipëri-në dhe plot sfida ka patur edhe

sporti, që ka ditur t’i përballojë ato me sukses dhe të thotë fjalën e tij.

Ka plot sportistë, trajnerë, drejtues e njerëz që me sportin kanë lidhur jetën, me të cilët ne krenohemi dhe shohim me optimizëm edhe të ardhmen. Janë këta njerëz, rezultatet e tyre ata që na kanë bërë të ndihemi krenarë përgjatë vitit 2015. Në Shqipërinë që ndryshon dhe i afrohet gjithnjë e më shumë ëndrrës së saj Europiane edhe sporti ka hedhur hapat e tij drejt kësaj ëndrre. Madje spor-ti ka mundur t’i bëjë këto ëndrra realitet, ndaj dhe ndihemi krenarë që ky komu-nitet ka mundur të jetë pararojë në këtë drejtim. Gjatë këtij viti që po mbyllim ke-mi arritur shumë suksese në sport, të cilat i kemi ndarë së bashku dhe kemi festuar. Por do të veçoja tri prej tyre, si ngjarjet më të rëndësishme të sportit tonë të vitit 2015:

-Kualifikimi i Shqipërisë në Europia-nin e futbollit, një ngjarje historike, që si kurrë më parë na ka bashkuar të gjithëve rreth ngjyrave kuqezi. Ju faleminderit dje-ma, përgëzime Federatës e shpresoj të na sillni të tjera emocione gjatë vitit që po vjen.

-Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria merr medalje në një aktivitet Olimpik, siç janë Lojërat Olimpike Euro-piane. Madje edhe një medalje ari me Lu-

iza Gegën. Kemi prekur majat e Olimpizmit në këtë aktivitet dhe kjo na bën optimist edhe për Olimpiadën e Rios 2016.

-Sporti shqiptar, më në fund do të ketë shtëpinë e saj, Parkun Olimpik që aq shumë e kemi ëndërruar, dëshiruar dhe kërkuar në gjithë këto vite. Por këtë vit ne hodhëm themelet e para të realizimit të kësaj ëndrre, të shtëpisë tonë të për-bashkët, për ta ngritur sportin shqiptar në një nivel tjetër.

Përmenda vetëm këto tri ngjarje, por

momentet e bukura të sportit shqiptar, në cdo disiplinë, janë të shumta, duke marrë vlerësime dhe kemi ecur me kokën lart. Natyrisht jo gjithnjë kemi festuar, pa-si edhe kemi gabuar, zhgënjyer apo luftu-ar fort për të kaluar pengesa. Shpesh na është dashur të punojmë fort për të tri-umfuar, por ky është sporti dhe të gjithë e dimë mirë se pa mund, djersë, sakrifica e mbështetje financiare nuk arrihet te suk-sesi.

Gjithnjë kam folur për bashkëpunim, për ndarje mendimesh dhe idesh, për të qenë të bashkuar dhe ndihmuar e përkra-hur njëri-tjetrin, pasi vetëm kështu mund të bëjmë hapa përpara, pa i kthyer kurri-zin njëri-tjetrit. Dhe vazhdoj të jem i kësaj ideje, pasi si një njeri i sportit e di mirë se pa bashkëpunim nuk ka fitore. Të gjithë ne aktorët e sportit, ju sportistë e tra-jnerë, drejtues federatash, të Komitetit Olimpik dhe qeveritarë, jemi ata që for-mojmë hallkat e këtij zinxhiri të fuqishëm dhe që na jep mundësi të ecim përpara. Së bashku kemi diskutuar për sportin, kemi bërë ligje për ecjen e tij përpara dhe ngritjen e tij në nivele të larta. Ky bashkë-punim i bërë gjatë këtij viti, që u pasqyrua në rezultatet e përmendura, jam i bindur se do të vijojë edhe gjatë vitit 2016 e më tej. Sporti ecën me projekte dhe ashtu si një ditë do të festojmë në shtëpinë tonë të përbashkët, në Parkun Olimpik, ashtu edhe sporti shqiptar do të dijë të dalë fitues, duke nderuar flamurin kuqezi.

Sfidat e sportit drejt “Rio 2016”

Sporti shqiptar, më në fund do të ketë shtëpinë e saj, Parkun Olimpik që aq shumë e kemi ëndërruar, dëshiruar dhe kërkuar në gjithë këto vite. Por këtë vit ne hodhëm themelet e para të realizimit të kësaj ëndrre, të shtëpisë tonë të përbashkët, për ta ngritur sportin shqiptar në një nivel tjetër.

Revista Olimpike 2015 5

Stavri BelloSekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtarë Shqiptar

Duke lënë pas një tjetër vit të rëndësishëm, të karakterizuar nga ngjarje dhe aktivitete të

shumëllojshme, viti në vijim do të jetë shumë i rëndësishëm për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe për anëtarët e tij, të cilët janë të fokusuar në përgatitjen e Lojërave Olimpike të “Rio 2016” që zhvillohen në Brazil nga data 5-21 gusht. Në këto Lojëra, Skuadra Olimpike Shqiptare do të konkretizojë mundin, punën dhe sakrificat e përgatitjes disavjecare të sportistëve, trajnerëve, dre-jtuesve të klubeve e federatave sportive. Përqëndrimi konkret i KOKSH por dhe i Federatave Sportive, shkon në përgatitjen dhe organizimin sa më të mirë të delega-cionit shqiptar që do të marrë pjesë në këtë eveniment me rëndësi ndërkom-bëtare, e duke qëndruar tek veprimtaria më e madhe e Familjes Olimpike, jam i sigurtë se Lojërat Olimpike “Rio 2016” do të jenë një eksperiencë e pa-harrueshme, eksperiencë e cila do të ketë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e çdo pjesëmarrësi. Dhe, meqënëse po flasim për eksperiencë, viti 2015-të ishte mbushur me eksperienca të reja për spor-tistët e ekipit shqiptar. Kam parasysh kë-tu pjesëmarrjen në Lojërat e I-ra Europi-ane që ishte një ndër sfidat më të rëndë-sishme për ekipin shqiptar, për të vijuar

me Lojërat Mesdhetare në Plazh që u zh-villuan në Pescara. Në të dy këto evente që organizoheshin për herë të parë, pjesë-marrja e ekipit tonë ishte dinjitoze edhe pse mundësitë e sportistëve tanë kam bindjen se janë shumë më të mëdha. Pikërisht në prag të mbylljes së vitit 2015-të, mesazhi ynë është i qartë: e duam dhe e respektojme sportin e si rrjedhojë, të gjithë përpiqemi për të promovuar vlerat dhe cilësitë e tij, për të kontribuar gjith-një e më shumë në Lëvizjen Olimpike Shqiptare. Sporti ka qenë dhe mbetet një gjuhë e përbashkët për kulturën dhe ko-munitetin në përgjithësi, madje është një nga elementët kryesorë në zhvillimin e shoqërisë dhe një lidhje e rëndësishme jo vetëm sociale, por edhe personale. Uri-met e mia më të mira shkojnë tek armata e sportistëve ,trajnerëve dhe specialistëve të sportit në Shqipëri, tek ata që me mund e sakrifica, kontribuojnë në jetën sport-ive shqiptare dhe që me performancën e tyre të lartë sportive u përfaqësuan gjatë këtij viti që lamë pas në nivele ndërkom-bëtare. Gjej rastin të uroj edhe Ekipi Kombëtar të Futbollit, që për herë të parë bëri realitet ëndrrën 85-vjeccare të shqiptarëve; pjesëmarrjen në finalet e Kampionatin Europian. Dhe në fund uroj që në të ardhmen të tjera histori suksesi të shkruhen për sportin shqiptar.

Kontribuojmë gjithnjë e më shumë në Lëvizjen Olimpike Shqiptare

Pikërisht në prag të mbylljes së vitit 2015-të, mesazhi ynë është i qartë: e duam dhe e respektojme sportin e si rrjedhojë, të gjithë përpiqemi për të promovuar vlerat dhe cilësitë e tij, për të kontribuar gjithnjë e më shumë në Lëvizjen Olimpike Shqiptare

6 Revista Olimpike 2015

Lojërat e I-ra Europiane ishte një ndër sfidat më të rëndësishme për vitin që lamë pas, jo vetë, për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar por dhe për sportin dhe sportistët tanë. Kjo sepse këto Lojëra përveçse organizoheshin për herë të parë ishin një test për një nga ngjarjet më të mëdha të Olimpizmit botëror që organizohen në 2016-ën; Lojërat Olimpike të “Rio 2016” . Për këtë arsye Lojërat Europiane ishin si një trampolinë e mirë e rrugës së çdo sportisti për në Lojërat Olimpike. Shqipëria ishte pjesëmarrëse në “Baku 2015”me 28 sportistë në 9 disiplina sportive; atletikë, boks, xhudo, çiklizëm, taekëondo, karate, qitje, not dhe mundje. Përveç përvojës konkurruese në një ngarje të madhe multisportive ekipi ynë arriti të evidentohen si një ekip me prespektivë në arenën ndërkombëtare. Në këtë pjesëmarrje sporti i atletikës pati një përfaqësim më të sukseshshëm në pjesëmarrjen e Shqipërisë në Lojërat e I-ra Europiane, “Baku 2015”. Atletët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj ishin sportistët me përformancën më të mirë të ekipit shqiptar. Luiza Gega doli e para në garën e 1500 m dhe e dyta në garën e 800 metrave ndërsa atleti shkodran Izmir Smajlaj doli i dyti në kërcim së gjati. Dy arritjet e sportistëve na bëjnë krenarë për sportin shqiptar në një evenimet sportiv të rëndësishëm siç janë Lojërat Europiane. Sigurisht që rezultatet e mira të Luiza Gegës dhe Izmir Smajlit janë vetëm fillimi i një rruge të gjatë për sportistët tanë. Gjithsesi Lojërat Europiane ishin një mundësi që iu dha sportistëve tanë për tu ballafaquar me elitën e sportit eurpian dhe për të punuar edhe më shumë në përmirësimin e cilësisë sportive. Për shumë sportistë kjo ishte një sfidë dhe një sprovë e madhe para Lojërave Olimpike Botërore që do të mbahen në Brazil më 2016-ën.

Viti i Lojërave të I-ra EuropianeShqipëria mes më të mirëve

sporti elitar

Revista Olimpike 2015 7

100 ditë për të shkuar përpara Lojrave të i Evropiane "Baku 2015"!

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka festuar 100 ditë për të shkuar para të lojës 1 Evropian në Baku, në një shkollë të kryeqytetit shqiptar, Tirana. Një program i pa-sur dhe të ndryshme është dhënë, në sajë të pjesëmar-rjes së të gjithë fëmijët. Valle, lojra, demonstrim karate dhe madje pikturë me boks dorashka ishin pjesë e aktiv-iteteve, e cila u zhvillua me gëzim dhe gëzim. Ngjyrat shq-iptarë kuq e zi tradicionale si dhe maskota Baku ishin të përfshirë në sfondin e të gjitha këtyre aktiviteteve të përgatitura nga vetë fëmijët, Komiteti Olimpik Kom-betar Shqiptar është i lumtur për të promovuar këto Games 1st evropiane, një ngjarje e madhe që do të vijnë. Numërimi i fundit ka filluar. 100 ditë për të shkuar tani!

KOKSH në përfundim të Lojërave të I-ra Eu-ropiane “Baku 2015” organizoi një tryezë të rrumbullakët qëllimi i së cilës ishte analiza e pjesëmarrjes së Ekipit Shqiptar. Kjo analizë u realizua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Federatave të disiplinave përfaqesuese në Lojërat Europiane “Baku 2015”. Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani në fjalën e tij duke falenderuar pjesëmarrësit theksoi se rezulta-tet e kësaj analize janë shumë të rëndësishme për të vlerësuar anën pozitive ashtu dhe ato negative të punës së përbashkët, të marrëd-hënieve dhe të komunikimit KOKSH, Feder-atë dhe sportistë. Këto rezultate është e rëndë-sishme të ndihmojnë në përmirësimin e pu-nës sonë për aktivitetin më të madh të radhës Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Secila nga Federatat prezantoi angazhimin para Lo-jërave Europiane për pregatitjen si nga ana financiare ashtu dhe ajo teknike, u analizuan objektivat dhe rezultatet e arritura në këto Lojëra. Çdo federatë kishte plotësuar dhe dorëzoi një pyetsor të pregatitur nga KOKSH për analizën e pjesëmarrjes së secilës Feder-atë në “Baku 2015”.

KOKSH analizon pjesëmarrjen në Lojërat “Baku 2015”

8 Revista Olimpike 2015

Nuk kish ndodhur para 11 tetorit të vitit 2015 që Shqipëria të kualifikohej në njërin prej turneve më të rëndësishëm të futbol-lit botëror. Ekzaktësisht në këtë datë Kombëtarja Shqiptare e Futbollit u kualifikua për herë të parë në fazën finale të Kam-pionatit Europian. Më në fund Federata Shqiptare e Futbollit, bashkëthemeluese e UEFA-s në 1954 dhe anëtare e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar arriti të realizonte ëndrrën e shq-iptarëve; kualifikimin në “Euro 2016”. Pakkush besonte se Shq-ipëria do të arrinte një sukses të tillë, me skuadra si Portugalia, Danimarka dhe Serbia, skuadra këto që në nisje të këtyre elim-inatoreve vlerësoheshin si favoritet kryesore. Ekipi shqiptar ar-riti të mblidhte pikë të rëndësishme në grupin jo të lehtë për-ballë Portugalisë, Danimarkës, Serbisë, dhe Armenisë. Kom-bëtarja jonë u kualifikua e dyta në grupin I, pasi grumbulloi 14 pikë në 8 ndeshje. Nga shumë media të huaja, ky sukses është konsideruar surprizë, për faktin se Shqipëria bënte pjesë në një grup të vështirë, me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë, por duke zënë vendin e dytë u kualifikua direkt, pa pasur nevojë edhe për “play-off”. Shqipëria pati një kualifikim të vështirë. Por pavarësisht vështirësive, kuqezinjtë ia doli mba-në të realizonte ëndrrën europiane që bashkoi edhe më shumë shqiptarët. Kualifikimi i saj zuri vend thuajse në të gjitha me-diat e rëndësishme europiane, të cilat nënvizonin faktin e pjes-marrjes së saj për herë të parë në një finale europiani, e duke quajtur këtë “historike” për kombëtaren e Shqipërisë.

HIStOrIKE, SHqIpërIa në ‘EurO 2016‘Realizohet ëndrra e madhe Europiane e kuqezinjve

Shqipëria bëri realitet ëndrrën e saj 85 vjeçare, që prej krijimit të FSHF për të marrë pjesë në finalet e një kampionati evropian futbolli

Revista Olimpike 2015 9

KOKSH, rikthen traditën e 10 sportistëve më të mirëAta janë sportistët më të mirë të vitit sipas disiplinave. Kanë dhënë rezultate më të mira në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Në një mbremje «Gala», Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka shpallur 10 sportistët më të mirë të vitit duke rikthyer kështu dhe traditën e lënë në harresë për të shpallur më të sukseshmit e vitit në sport. E para që morri trofeun e më të mirës ishte atletja Luiza Gega e cila premtoi që do arrijë në finale të Lojërave Olimpike 2016. Në boks triumfoi Arjan Kaloshi i Vllaznisë, në çiklizëm Redi Halilaj, në not Nikol Merizaj, në peshëngritje Briken Calja, në xhudo Jon Vrenozi,volejboll Anton Qafarena,Taekëondo Egers Aliu. Basketbollisti i Tiranës Redi Vogli morri një çmim të veçantë atë Fair-play ndërsa Sabien Lilaj futbollisti i Skënderbeut u shpall sportisti më i mirë i vitit 2015.

Këta sportistë janë vlerësuar për rezultatet e larta që kanë arritur në aktivitete kombëtarë dhe ndërkombëtare. Në mbrëmjen “Gala”, organizuar me këtë rast, ishin të ftuar personalitete të shquara të sportit, sportistë dhe trajnerë, akademikë, përfaqësues të Ministrisë së Sportit, gazetarë, politikanë dhe të ftuar nderi nga Kosova. Ndarja e çmimeve u shoqërua me emocione të forta. Personalitete të fushave të ndryshme si; Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, Zv. Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, Prof. Dr. Shezai Rrokaj, Zv.President i KOKSH, Genc Ruli, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe personalitete të fushës së sportit si Marjeta Zaçe dhe Agron Cuka u kanë dorëzuar trofenë sportistëve më të mirë të vitit. Emocione kanë përcjellë edhe 10

sportistët fitues, të cilët kanë falenderuar mbështetësit e tyre dhe kanë treguar edhe rrugën e vështirë drejt suksesit. Sportistët që merituan trofeun për rezultate më të mira të arritura gjatë 2015-ës janë:

Luiza Gega - atletikë

Arjon Kaloshi - boks

Redi Halilaj - cciklizëm

Sabien Lilaj - futboll

Nikol Merizaj - not

Briken Calja - peshëngritje

Egers Aliu - taekëondo

Anton Qafarena - volejboll

Jon Vrenozi - xhudo

Redi Vogli - çmimi fair play

Më të sukseshmit e vitit në sport

10 Revista Olimpike 2015

“pEScara 2015”, rISIa E VItItShqipëria këtë vit ishte pjesëmarrëse në Edicionin e I-rë të Lojërave Mesdhetare në Plazh që u zhvilluan në Pescara të Italisë në data 28 Gusht deri më 6 shtator. Shqipëria ishte një ndër 24 shtete pjesëmarrëse në këto Lojëra që simbol bashkimi kishin Detin Mesdhe. Shqipëria u përfaqësua në këto lojëra në 4 disiplina sportive: Beach Volley me ekipin e femrave dhe të meshkujve, hendboll në plazh, mundje në plazh dhe futboll në plazh. Rezultati më i mirë i shënuar në këto Lojëra është ai i sportistit të mundjes Osman Hajdari i cili i dhuroi Shqipërisë një medalje argjendi. Sportisti Hajdari ishte dhe flamurmbajtësi i ekipit shqiptarë në ceremoninë e hapjes së Lojërave

Mesdhetare në parakalimin e shteteve pjesëmarrëse shoqëruar nga ekipi i hendbollit dhe i mundjes. Këto Lojëra zhvillohen nga Komiteti Ndërkom-betar i Lojërave Mesdhetare, ndërsa Komiteti Organizator mbështet nga Komiteti Olimpik Italian, Qarku i Abrucos dhe Bashkia Pescara. Qyteti Pescara bëhet kështu për herë të dytë bëhet qendër e Lojërave Mesdhetare pas suksesit të tyre në vitin 2009-të. Edicioni i parë i Lojërave Mesdhetare të Plazhit ishte një veprimtari që iu përkushtua ekskluzivisht sporteve të plazhit e ku Shqipëria u përfaqësua në këto sporte: në sportin e volejbollit të plazhit me lojtaret Ergysa Blloku e Adelajda Abazi (Prenga) për vajza dhe Amarildo Deliu e Rejdo Koçi për djem.

Në mundjen e plazhit u përfaqësua me të vetmin medalist të këtyre lojërave Osman Hajdarin dhe sportistin tjettër Klodian Bulica, ndërsa morën pjesë edhe dy ekipe, ato të hendbollit dhe e futbollit në plazh që për herë të parë përfaqësohej në një event të këtij niveli. Qëllimi i organizimit të këtyre lojërave vetëm për sportet e plazhit ishte të fes-tohej së bashku kultura dhe sporti në një event të vetem dhe të paharrueshëm me objektiva të qarta si: përfshirjen e sportistëve më të mirë në 11 disiplina të sportit në plazh dhe përmes tyre bashkimin e njerëzve në një mjedis të sigurt dhe zbavitës për një eksperience të veçantë në një kompeticion të nivelit ndërkombëtar.

Revista Olimpike 2015 11

Festivalin Olimpik rinor Europian, përvoja vazhdonShqipëria ishte pjesëmarrëse në Festivalin Olimpik Rinor Europian në datat 26 korrik deri më 1 gusht, në Tbilisi të Gjerogjisë. Ekipi shqiptar mori pjesë me 3 sportistë të rinj të cilët garuan në 2 disiplina sportive; not dhe xhudo. Në sportin e notit përfaqësuesit tanë ishin Alesia Neziri dhe Kevin Duraku, ndërsa në xhudo Idajet Dollomaja. Pjesëmarrja e sportistëve të rinj shqiptare në këto lojëra nuk ka lënë asnjë gjurmë. Nga tre sportistë që morën pjesë; Kevin Duraku u dëmtua gjatë garës së parë,

çka solli tërheqjen e tij nga konkurrimi. Notarja Alesia Neziri, e cila garoi në 50m dhe 100m stil i lirë, nuk arriti rezultatet e pritshme në këtë përfaqësim. Sportisti Idajet Dollomaja, i vetmi përfaqësues i ekipit tonë në sportin e xhudos, garoi në peshën 73 kg. Për shkak të shortit ai kaloi direkt pa u ndeshur në turin e dytë, por aty u ndal nga përfaqësuesi i Zvicrës, Lukas Philipp Wittwer. Pavarësisht rezultateve aspak të kënaqshme për përfaqësesit tanë në këto lojëra, një aktivitet i tillë u ka

shërbyer sportistëve tanë në aspektin kulturor dhe edukativ sepse aktivitete të tilla kanë si synin të afrojnë të rinjtë nga e gjithë bota që të merren me aktivitete sportive në të mirë të shëndetit dhe në të njëjtën kohë ju ofron mundësi njohjeje dhe socializimi me njëri-tjetrin. Përveç garës, këto evente integrojnë një program kulturor dhe edukativ unik, bazuar në pesë shtylla kryesore: Olimpizmin, përgjegjësinë sociale, zhvillimin e aftësive, mirëqenien dhe stilin e një jete të shëndetshme.

12 Revista Olimpike 2015

sporti ELitar

Revista Olimpike 2015 13

14 Revista Olimpike 2015

Edukimi olimpik

HeForShe edhe në Sport Solidaritet për Barazi Gjinore

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar mbështet Lëvizjen e Solidaritetit për Barazinë Gjinore #HeForShe në të gjitha sporte

#HeForShe; Lëvizja e Solidaritetit për Barazinë Gjinore shtrihet edhe në sport. Komiteti Olimpik Kombëtar Shq-iptar (KOKSH) në bashkëpunim me UN Ëomen i janë bashkuar nismës #HeForShe me organizimin e një sërë aktivitetesh sensibilizuese. Në kuadër të kësaj nisme duke filluar nga data 5 Nëntor në ambjentet e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Feti Vogli” në Bal-dushk në Tiranë, u zhvillua një aktivitet me të rinjtë e të rejat e kësaj shkolle, me qëllim promovimin e Lëvizjes Glo-bale #HeforShe për mbështetjen e bara-zisë gjinore edhe në Sport.

#HeForShe është një përpjekje në mbarë botën për të angazhuar djemtë dhe burrat, në heqjen e barrierave so-ciale dhe kulturore, të cilat pengojnë gratë dhe vajzat, në arritjen e potencia-leve të tyre, dhe si rrjedhojë së bashku të zhvillojnë shoqërinë. KOKSH si part-ner i kësaj lëvizjeje nëpërmjet me-sazheve të Ambasadorëve të saj; Luiza Gega (Atlektikë) dhe Erkand Qerimaj (Peshëngritje) synuan të përfshijnë sa më shumë djem e burra në mbështetje të barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në tërësi në shoqëri, dhe në veçanti në sport. Kampionia e Atle-tikës, Luiza Gega pasi përcolli me-sazhin e saj para nxënësve të Shkolles se Bashkuar Baldushk për t’ju bashkuar

Revista Olimpike 2015 15

lëvizjes Hefor She, vrapoi së bashku me nxënësit në një kros demostrativ ku secili djalë kishte në krah të tij një vajzë dhe duke mbështetur njëri-tjetrin vrapuan së bashku. Aktivitetet e zhvilluara me të rinj dhe të reja kishin si qëllim ndërgjegjësi-min dhe nxitjen e të rinjve në mbështetjen e barazisë gjinore përmes aktiviteteve sportive. Për këtë, nxënësit e Shkollës së Baldushkut zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive duke i gërshetuar me mesazhet në mbështetje të barazisë gjinore. Sporti është një fushë e rëndësishme e jetës, është mënyrë jetese , është mjet edukimi dhe KOKSH përpiqet të tregojë se si në sport arrihet barazia gjinore. Qëllimi i KOKSH është që të tregojë me anë të de-mostrimeve dhe aktiviteteve të ndryshme sportive se si respektohet dhe realizohet barazia gjinore. Ndaj dhe ky projekt ishte ndërtuar me pjesëmarrja e barabartë e va-jzave dhe djemve. Po ashtu dhe vlerat e re-spektit , mirëkuptimit, fair play, jo dhunës dhe diskriminimit, janë vlerat olimpike të

cilat u shpalosën në të gjitha aktivitete e programuara dhe ishin vlerat të cilat iu bashkuan synimit të këtij aktiviteti. Përsh-endetën aktivitetin dhe theksuan rëndësi-në e tij në fjalët e tyre Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani, Zv. Ministri i Sporteve z. Rauf Dimraj dhe Znj. Estela Bulku Kor-dinatore e Programit Kombëtar /Un Ëo-

men. Gjithashtu ishin të pranishëm duke ndjekur dhe përkrahur aktivitetin anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, Presi-dentë dhe Sekretarë të Federatave Sport-ive Shqiptare, përfaqësues të komunitetit sportiv, përfaqesues të ambasadave të ndryshme në vend si dhe përfaqësues të UN Women në vend.

Në informacionet e publikuara nga Komitetit Olimpik Ndërkom-bëtar është pasqyruar edhe aktiviteti “HeforShe” i organizuar nga KOKSH , në shkollën “Feti Vogli” Baldushk. Që prej hapjes së saj nga Kombet e Bashkuara, në 20 Shtator 2014, nga Drej-torja Ekzekutive e UN Women, Phumzile MlamboONgcuka, Sek-retari i Përgjithshëm Ban KiOmoon, dhe Ambasadorja e Vullne-tit të mirë për UN Women Emma Wattson, qindra mijëra djem e burra, nga e gjithë bota, përfshirë edhe krerë shtetesh, drejtues kompanish, dhe liderë nga fusha të ndryshme janë zotuar për barazi gjinore. HeForShe ka qenë gjithashtu subjekt i më shumë

se 1.2 miliardë bisedave në mediat sociale, duke arritur të gjitha cepat e globit. Ambicja jonë është të sigurojmë 1 miliardë djem e burra të cilët mbështesin barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në shoqëri. Duke nisur me një zotim i thjeshtë pozitiv, dhe me kalimin e kohës duke rritur angazhimin e ndërmarrë veprime konkrete që kontribuojnë në ndryshimet sociale. Djemtë dhe burrat që i bashkohen fushatës numërohen nëpërmjet aktiv-izimit të teknologjisë ‘mobile’ dhe ‘online’, si dhe aktiviteteve në zonat rurale dhe urbane. Historitë e tyre po regjistrohen dhe ndarë për të inspiruar dhe ndërgjegjësuar me tej shoqërinë.

“Heforshe in sport”, modeli shqiptar që duhet ndjekur

paketa në shifradhe fakte1. KOKSH realizoi prodhimin

e 2000 copë Paketave

2. U shpërndanë në të gjithë shkollat 9 vjecare të vendit 1830 copë Paketa

3. U realizua procesi i promovimit, shpërndarjes,trajnimit dhe monitorimit të implementimit, në periudhën 5 Mars -15 Qershor 2015

4. U realizua trajnimi i 450 mësuesve për implementimin e Paketës në 6 | (gjashtë) Qarqe te vendit në bashkëpunim me DAR përkatëse: Durrës, Tiranë , Vlorë, Elbasan , Lezhë dhe Shkodër

Revista Olimpike 2015 17

tivitetit “Java Olimpike “ në të gjitha shkol-lat në Shqipëri.

Çdo shkollë është planifikuar të ketë një paketë , por materialet japin mundësi që të ndahen dhe të shumfishohen, apo të përdoren pjeserisht nga mesues te ndry-shëm.Promovimi dhe shpërndarja e Pak-etës Olimpike ishte dhe faza e parë e pro-jektit. Ky proces filloi gjatë 2015 në bash-këpunim me Ministrinë e Arsimit , Drej-torinë e Arsimit Parauniversitar dhe Dre-jtorine e Sporteve me një takim me pjesë-marrjen e Drejtorëve të Drejtorive Arsi-more Rajonale dhe Zyrave Arsimore në të gjithë vendin. Faza pasuese ishte Shpërndarja dhe Trajnimi i mësuesve. KOKSH në bashkëpunimin me çdo Drej-tori Arsimore Rajonale, me Akademinë Olimpike dhe Komisionin Sport për të Gjithe realizuan trajnimi i 450 mësuesve për implementimin e Paketës në 6 ( gjashtë) Qarqe te vendit në bashkëpunim me DAR përkatëse: Durrës, Tiranë , Vlorë, Elbasan , Lezhë dhe Shkodër. Koordina-tore e këtij projekti është Eda Çaushi, Kor-dinatore Marketingu pranë KOKSH.

18 Revista Olimpike 2015

Traditë që konsolidohet vit pas vitiParku Arkeologjik Amantia, ky qytet antik i shek të 4 p.e.s me një stadium i cili ka shërbyer për gara vrapimi, mundje, hedhje disku etj, priti më 14 prill 2015 Ditët Olimpike, të parat aktivitete që hapën sezonin e një sërë aktivitesh të tilla që do të zhvilloheshin gjatë gjithë vitit në gjithë Shqipërinë. Pikërisht në këtë stadium të lashtë u zhvilluan veprimtaritë e Ditës Olimpike me pjesëmarrjen e rreth 300 nxënësve nga disa shkolla 9-vjeçare të Vlorës. Nxënësit bënë parakalimin e shkollave veshur me bluzat e Ditës Olimpike nën tingujt e Himnit Olimpik. Midis shkollave u zhvilluan gara vrapimi, stafeta, gara shpejtësie, ushtrime me fjongo, kërcim së larti, kalim pengesash, volejboll, ndeshje futbolli, kampionat midis shkollave pjesëmarrëse dhe ndeshje boksi. Lojërat popullore ia shtuan larminë aktivitetit. Për nxënësit e shkollës së Vlorës ishte emocion i

veçantë, jo vetëm sepse ishin në një qytet të trashëgimisë sonë kombëtare por edhe sepse me pjesëmarrjen në këtë aktivtet demostruan aftësitë e tyre fizike sportive. Aktivitetin e shoqëroi fryma e miqësisë, respektit dhe lojës fair-play. Nga ky staium i lashtë nisi dhe rrugëtimin puna e KOKSH për promovimin e vlerave olimpike në gjithë Shqipërinë, madje në disa qarqe këtë vit organizohehsin për herë të parë aktivitete në kuadër të Ditëve Olimpike. Kështu Qarku i Shkodrës priti këtë vit për herë të parë Javën Olimpike ku morën pjesë rreth 50 shkolla. Nxënësit organizuan një sërë aktivitetesh sportive duke u jjohur kësisoj me olimpimzin dhe duke u edukuar permes tij. Gjithashtu Qarku i Elbasani organizoi për herë të parë Ditën Olimpike ku u përfshinë 15 shkolla. Të rinjtë dhe të rejat e përcollën këtë aktivitet me një emocion të veçantë. Qarku i Lezhës organizoi Javën

Olimpike me pjesëmarrjen e 32 shkolla dhe për të pestin vit rradhazi organizoi Ditën Olimpike duke e zhvendosur në 2015-ën në bregdetin e Shëngjinit me qëllim edhe promovimin e Lojërave të Plazhit. Qyteti i Durrësit promotori i kësaj nisme organzioi Ditën Olimpike për të katërtin vit rradazi me pjesëmarrjen e rreth 20 shkollav3e, buzë detit në shëtitoren Taulantia. Qyteti i Tiranës gjithashtu organizoi Ditën Olimpike për të katërtin vit rradhazi duke përfshirë nxënësit e rreth 50 shkollave mes tyre dhe të gjimnazeve të kryeqytetit. Pogradeci, organizoi Ditën Olimpike për të dytin vit radhazi me pjesëmarrjen e 9 shkollave, ndërza Përmetit organizoi Ditën Olimpike në qendër të qytetit me pjesëmarrjen e 14 shkollave. Kështu promovimi i vlerave olimpike tek të rinjtë vazhdon të mbetet një traditë e aktiviteteve të KOKSH-it q ëpo konsodilohet vit pas viti.

18 Revista Olimpike 2015

Traditë që konsolidohet vit pas vitiParku Arkeologjik Amantia, ky qytet antik i shek të 4 p.e.s me një stadium i cili ka shërbyer për gara vrapimi, mundje, hedhje disku etj, priti më 14 prill 2015 Ditët Olimpike, të parat aktivitete që hapën sezonin e një sërë aktivitesh të tilla që do të zhvilloheshin gjatë gjithë vitit në gjithë Shqipërinë. Pikërisht në këtë stadium të lashtë u zhvilluan veprimtaritë e Ditës Olimpike me pjesëmarrjen e rreth 300 nxënësve nga disa shkolla 9-vjeçare të Vlorës. Nxënësit bënë parakalimin e shkollave veshur me bluzat e Ditës Olimpike nën tingujt e Himnit Olimpik. Midis shkollave u zhvilluan gara vrapimi, stafeta, gara shpejtësie, ushtrime me fjongo, kërcim së larti, kalim pengesash, volejboll, ndeshje futbolli, kampionat midis shkollave pjesëmarrëse dhe ndeshje boksi. Lojërat popullore ia shtuan larminë aktivitetit. Për nxënësit e shkollës së Vlorës ishte emocion i

veçantë, jo vetëm sepse ishin në një qytet të trashëgimisë sonë kombëtare por edhe sepse me pjesëmarrjen në këtë aktivtet demostruan aftësitë e tyre fizike sportive. Aktivitetin e shoqëroi fryma e miqësisë, respektit dhe lojës fair-play. Nga ky staium i lashtë nisi dhe rrugëtimin puna e KOKSH për promovimin e vlerave olimpike në gjithë Shqipërinë, madje në disa qarqe këtë vit organizohehsin për herë të parë aktivitete në kuadër të Ditëve Olimpike. Kështu Qarku i Shkodrës priti këtë vit për herë të parë Javën Olimpike ku morën pjesë rreth 50 shkolla. Nxënësit organizuan një sërë aktivitetesh sportive duke u jjohur kësisoj me olimpimzin dhe duke u edukuar permes tij. Gjithashtu Qarku i Elbasani organizoi për herë të parë Ditën Olimpike ku u përfshinë 15 shkolla. Të rinjtë dhe të rejat e përcollën këtë aktivitet me një emocion të veçantë. Qarku i Lezhës organizoi Javën

Olimpike me pjesëmarrjen e 32 shkolla dhe për të pestin vit rradhazi organizoi Ditën Olimpike duke e zhvendosur në 2015-ën në bregdetin e Shëngjinit me qëllim edhe promovimin e Lojërave të Plazhit. Qyteti i Durrësit promotori i kësaj nisme organzioi Ditën Olimpike për të katërtin vit rradazi me pjesëmarrjen e rreth 20 shkollav3e, buzë detit në shëtitoren Taulantia. Qyteti i Tiranës gjithashtu organizoi Ditën Olimpike për të katërtin vit rradhazi duke përfshirë nxënësit e rreth 50 shkollave mes tyre dhe të gjimnazeve të kryeqytetit. Pogradeci, organizoi Ditën Olimpike për të dytin vit radhazi me pjesëmarrjen e 9 shkollave, ndërza Përmetit organizoi Ditën Olimpike në qendër të qytetit me pjesëmarrjen e 14 shkollave. Kështu promovimi i vlerave olimpike tek të rinjtë vazhdon të mbetet një traditë e aktiviteteve të KOKSH-it q ëpo konsodilohet vit pas viti.

Revista Olimpike 2015 19

Shifra dhe fakTe

• Dita Olimpike 2015 u çel për herë të parë në Qarkun e Vlorës me

pjesëmarrjen e 9 shkollave

• Qarku i Shkodrës organizoi Javën Olimpike në rreth 50 shkolla

• Qarku i Elbasanit organizoi Ditën Olimpike në 15 shkolla

• Qarku i Lushnjës organizoi Ditën Olimpike në rreth 30 shkolla

• Qarku i Lezhës organizoi Javën Olimpike në 32 shkolla

• Qyteti i Durrësit organizoi Ditën Olimpike në 20 shkolla.

• Qyteti i Tiranës organizoi Ditën Olimpike në rreth 50 shkolla.

• Qyteti i Pogradecit organizoi Ditën Olimpike në 9 shkolla.

• Qyteti i Përmetit organizoi Ditën Olimpike me pjesëmarrjen e

14 shkollave.

Dita Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe PaqeKomiteti Olimpik Kombetar Shqiptar festoi për të dytin vit radhazi  me datë 6 prill “Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe” me organizimin e një sërë aktivitetesh sporitve. Aktivitetet e garave të atletikës që u zhvilluan me këtë rast në stadiumin “Qemal Stafa”,  përcollën përmes fëmijëve, mesazhet e paqes, të drejtën për tu marrë me sport, duke e parë sportin si mjet i zhvillimit të progresit, barazi gjinore dhe një botë më të mirë.

20 Revista Olimpike 2015

Edukmi oLimpik

Revista Olimpike 2015 21

20 Revista Olimpike 2015

Edukmi oLimpik

Revista Olimpike 2015 21

22 Revista Olimpike 2015

Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar vazhdon të ecë i sigurtë në rrugën e nisur për organizimin e kurseve për të certifikuar menaxherët e ardshëm të sportit shqiptar. Ceremonia e fillimit të Kursit të Avancuar për Menaxhmin Sportiv, Edicioni i 3-te, i njohur ndryshe si ASMC ka nisur këtë vit me të tjerë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme të sportit dhe jo vetëm. Në ambjentet e Hotel Mondial ku startoi ASMC3 ishin të ftuar jo vetëm pjesëmarrësit e edicionit të tretë, por edhe të diplomuarit e ASMC 1 dhe 2, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH. Presidenti i KOKSH z. Bezhani, theksoi në fjalën e tij rëndësinë e këtij kursi për njohuritë

që merren në fushën e menaxhimit sportiv, në mënyrë që këto njohuri ti shërbejnë zhvillimit të sportit në Shqiperi duke përmirësuar menaxhimin e organizatave sportive. Ndërsa Drejtori i Programit të ASMC z. Stavri Bello, theksoi se ASMC si një program trajnimi i Komitetit Olimpik

Ndërkombetar (IOC), i strukturuar nga ekspertë ndërkombëtarë me emër në fushën e Menaxhimit Sportiv, ka garancinë e njohjes dhe vlefshmërisë së Diplomës në të gjithë botën. Qëllimi dhe metoda e ASMC është shkëmbimi i informacionit, të mësuarit nga njëri- tjetri, si dhe krijimi i rrjetit të administratorëve sportivë që tashmë KOKSH ka arritur ta krijoje me të diplomuarit në kurset e ASMC dhe KOMPAS. ASMC 3 do të zhvillohet në 6 module dhe 1 modul shtesë që do të jetë projekt tema përfundimtare ku çdo pjesëmarrës do të realizojë në funksion të organizatës sportive ku aderon.

Rrugëtimi me Kursin e Avancuar për Menaxhimin sportiv

FiLLon Edicioni i asmc 3

traJnimE kUaliFikime

Revista Olimpike 2015 23

Organizohet forumi i parë në Kurset e Menaxhimit sportivSi pjesë e vazhdimësisë së kontirbutit dhe vlerave që përçon rrejti i të diplomuarve në Kurset e Menaxhimit Sportiv të ogranizuar nga KOKSH: KOPMAS 1 dhe 2 dhe ASMC 1 dhe 2 është organizuar këtë vit dhe Forumi i parë i këtyre kurseve. Tematikat e Forumit ishin:

Mirëqeverisja e Organizatave Sportive, Legjislacioni i Sportit në Europë dhe sfidat e tij si dhe Agjenda 2020 dhe Vizioni i Lëvizjes Olimpike. E ftuar në forum ishte zonja Lina Muzumarra, përfaqësuese e Sutdios Ligjore Partnere e Komitetit Olimpik Italian (CONI). Ky

Forum ishte i vlefshëm vetëm për pjesëmarrësit e diplomuar në Kurset e Menaxhimit Sportiv të ogranizuar nga KOKSH: KOPMAS 1 dhe 2 dhe ASMC 1 dhe 2. Pjesëmarrësit dhanë kontributin e tyre duke diskutuar në lidhje me teamtikën e përcatkuar të Forumit.

24 Revista Olimpike 2015

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, vijon angazhimin e tij për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit, me synim përmirësimin me njohuri, të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat dhe Klubet Sportive. Në përmbushje të këtij qëllimi, KOKSH ka zhvilluar Kurse për Administratorët Sportivë edhe përgjatë vitit 2015. Kështu këtë vit janë çertifikuar 21 pjesëmarrësit në Kursin e Administratoreve

Sportive organizuar nga KOKSH në datat 16-18 Prill 2015 në Tiranë. Pjesëmarrësit nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë mundën të merrnin në 3 ditë njohuri në çështje të ndryshme për sa i përket Administrimit dhe Menaxhimit në sport. KOKSH shpreson se administratorët e rinj do të kontribuojnë me njohurite e marra për të përmirësuar punën e tyre dhepërmes saj të japin kontributin në organizatat ku bëjnë pjesë. Kurset e Administratorëve Sportivë

organizuar nga KOKSH, synojnë pjesëmarrjen e anëtarëve e bordit, kryesisë ose stafit të Federatave sportive por edhe anëtarët e bordeve të shoqatave ose klubeve sportive të cilat janë anëtare të Federatave Spotive. Gjithashtu pjesë e këtyre kurseve bëhen edhe individëqë kanë lidhje me sportin, por që nuk janë pjesë e organizatave sportive; si mësues të edukimit fizik, persona përgjegjës që ushtrojnë detyrën e tyre në institucione publike dhe që mbulojnë fushën e sportit, etj.

Çertifikohen 21 administratorë të rinj Sportivë Vijon angazhimi i KOKSH për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit

Revista Olimpike 2015 25

kuaLiFikimE në nivELE

ndërkOmbëtareShqipëria ka nevojë për kualifikim dhe trajnimin e trajnerëve, ndaj Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar u ofron çdo vit federatave mundësinë e organizimit të kurseve trajnuese. Kjo ëhstë padyshim një nga kushtet e arritjeve në nivelet e përfaqësimit në evenimentet e rangut më të lartë Europian dhe Botëror. Por sidomos këto kurse trajnimi dhe kualifikimi në mënyrë të veçantë i shërbejnë Federatave si shembull për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të kualifikimit

të vazhdueshëm të trajnerëve. Në këtë kuadër vitin 2015-të KOKSH e nisi aktivitetin e tij pikërisht me organiz-imin e Kursit Teknik për Trajnerët e Atletikës. Në bashkëpunim dhe mbështetje e Federatës Shqiptare të Atletikës ky kurs që u zhvillua me mbështetjen e Solidaritetit Olimpik dhe Federatës Botërore të Atletikës (IAAF) shërbeu për kualifikimin e trajnerëve tanë me çertifikatën e nivelit të parë të IAAF që është e unifikuar ndërkombë-tarisht. Për të drejtuar këtë kurs erdhën

në Shqipëri dy ekspertë të IAAF: Bostjan Bradesko nga Sllovenia dhe Vahida Kozic nga Bosnja. Në këtë kurs u trajnuan 24 trajnerë dhe fokusi kryesor ishte programi Kids Athletics të IAAF.

Presidenti i FSHA-së Gjergj Ruli dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello përshëndetën organizimin e këtij kursi dhe shprehen rëndësinë e trajnimit të burimeve njerëzore për një sport më cilësor bazuar në metodata dhe standartet botërore.

Funksionimi i sistemit të vazhdueshëm të kualifikimit të trajenerëve

Nga programet e zhvillimit të Solidaritetit Olimpik, KOKSH ka ofruar projektin e Zhvillimit të Strukturës Kombëtare Sportive në mbështetje të Federatës Shqiptare të Baskëtbollit. Ky projekt synon ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm për trajnimin dhe kualifikimin e trajnerëve të basketbollit brenda sistemit të Federatës. Për zhvillimin e këtij programi në Shqipëri FIBA ka dërguar ekspertin nga Belgjika z.Pascal Meurs i cili në katër faza do të vlerësojë, trajnojë dhe do ti rekomandojë FSHB për implementimin e një programi të qëndrueshëm të kualifikimit të trajnerëve në nivele të ndryshme. Programi është zhvilluar pjesërisht përgjatë vitit 2015 duke realizuar dy fazat e para të tij, dhe do të vijojë përgjatë 2016 me dy fazat e tjera ku edhe do të finalizohet.

KUALIFIKIMI I TRAJNERËVE TË BASKETBOLLIT

28 Revista Olimpike 2015

traJnimE dHE kuaLiFikimE

Revista Olimpike 2015 29

Revista Olimpike 2015 29

30 Revista Olimpike 2015

Komteti Olimpik Europian, zgjodhi për të tretin vit Tiranën si vendin ku do të mbahej mbledhja e komitetit ekzekutiv. Kjo erdhi pas kërkesës së Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për të mirëpritur sesionin e tretë vjetor të EOC-it. Presidenti i EOC Z. Patrick Hickey dhe Presidenti i KOKSH z. Vi-ron Bezhani mirëpritën gjatë mbajtjes së këtij sesioni, Kryeministrin e Shq-ipërisë Z. Edi Rama, i cili ishte i pra-nishëm në çeljen e punimeve. Z Rama përshëndeti nismën e KOKSH për or-ganizimin e këtij eventi në Tiranë dhe prezantoi një panoramë të zhvillimit të sportit në vend, si dhe planet e afërta të bashkëpunimeve të KOKSH dhe MAS. Z. Rama ftoi të pranishmit për një viz-itë të ardhshme në Shqipëri me rastin e inagurimit të Parkut Olimpik në Tira-në. “Pa dyshim, në të njëjtën kohë, ne kemi nevojë të përmirësojmë infra-strukturën e sportit edhe për sa u për-ket profesionistëve, jam i sigurt që e di-ni situatën që ka Shqipëria me federa-tat. Vetëm Federata e Futbollit ka një in-frastrukturë të denjë për sa u përket zyrave dhe vendeve ku zhvillojnë aktiv-itetet e tyre. Tani po ndërtojmë një qendër të re që e kemi quajtur me am-bicie Parku Olimpik i Tiranës, ku çdo federatë do të ketë hapësirën e saj. Do të jenë të gjitha bashkë, përveç futbollit, që nuk është vetëm sport, por një indus-tri. Në këtë mënyrë krijojmë kushte shumë të mira pune për Federatat dhe

EOC zgjedh Tiranën mipkëritëse e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv

poLitikat Sportive

Revista Olimpike 2015 31

Me inisiativë të KOKSH, u organizua një tryezë e rrumbullakët

Komitetet Olimpike të rajonit mblidhen në Tiranë

Komitetin”, shpjegoi Rama, i cili ftoi pjesëmarrësit e EOC të kthehen në Shq-ipëri për përurimin e këtij kompleksi. Presidenti i EOC z. Hickey i dorëzoi Kryeministrit Rama targetën e dedi-kuar të EOC. Targetat me dedikim të EOC ju dorëzuan në vazhdim Presi-dentit të KOKSH z. Bezhani dhe Sekre-tarit të Përgjithshëm të KOKSH z. Stavri Bello, ashtu si dhe njëditë më parë ju dorëzua Ministres së Sportit Znj. Lindita Nikolla. Komiteti Ekzeku-tiv i EOC vazhdoi më tej punimet sipas axhendës. Ndërkohë ekzekutivi i EOC ka pasur një axhendë të ngjeshur, pasi janë diskutuar arritjet e zhvillimit për herë të parë të Lojërave Olimpike Eu-ropiane, të cilat u zhvilluan në Baku të Azerbajxhanit. Presidenti i KOKSH, z.Viron Bezhani, shprehu kënaqësinë e tij që një mbledhje e këtij rangu zhvil-lohet në kryeqytet, duke deklaruar se marrëdhëniet mes KOKSH-it dhe EOC janë të shkëlqyera. Kjo u evidentua ed-he në një bashkëpunim më të gjerë në të ardhmen, nisur nga miratimi i tri projekteve për të ardhmen. Projekte që përfshinë sportet e çiklizmit, qitjes dhe atij të harkut, për t’i shtrirë e mbështe-tur ato me bazë materiale. Jo vetëm kaq, por mbështetja e EOC-it për olimpiz-min shqiptar do të jetë edhe më e mad-he në të ardhmen, për shtrirjen e spor-tit në Shqipëri. Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të EOC çeli punimet në Ti-ranë, më datë 17 Shtator 2015.

Me inisiativë të KOKSH me datë 11 dhjetor 2015 u zhvillua në Tiranë, një tryezë e rrum-bullakët me përfaqësuesit e Komiteteve Olimpike të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Shqipërisë, në përmbushje të filozofisë Olimpike bazuar në vlerat e miqësisë së mirë dhe bashkëpunimit dhe në kuadrin e zbatim-it të orientimeve dhe detyrave të “Axhendës Olimpike 2020”. Në këtë takim të rëndë-sishëm, përfaqësuar në nivel Presidenti dhe Sekretari të Përgjithshëm të Komiteteve Olimpike respektive, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndry-shme dhe veçanërisht theks u vu te:

• -rritjaepërfshirjessëtërinjvenësport;• -zhvilliminekuadritdhelidershipitnë

sport,• -trajniminespecialistëvetësportit,• -zgjerimineaktivitetesportivetë

përbashkëtakutëpromovohenVleratOlimpike.

Në takim, të gjithë palët u shprehën poz-itivisht për këtë nismë dhe vlerësuan si një domosdoshmëri dhe në kohën e duhur , nismë e cila duhet të zgjerohet dhe të ftojë në këtë tryezë edhe shtete të tjera. Nismat e para të bashkëpunimit do të jenë me fokus tek të rinjtë. Palët ranë dakord që projekti i parë i bashkëpunimit do të jetë një program edukativ i orientuar tek menaxhimi në sport i titulluar “Lidershipi i të Rinjve në Sport”. Për këtë projekt modeli do të jetë një pro-gram edukimi dhe shkëmbimi me përzgjed-hjen e 5-6 pjesëmarrësve nga cdo Komitet

Olimpik (mundësisht sportistë aktiv ose në përfundim të karrierës) nga mosha 18-25 vjec, në të cilën do të ndërthuret edukimi dhe shkëmbimi i kulturave. Programi do të shtri-het në 6 muaj ose një vit dhe cdo NOC do te mirëpresin organizimin e një moduli për një javë.Iniciativa e bashkëpunimit synon të jetë e vazhdueshme, pa kufizim kohor. Për këtë iniciativë është folur me Solidaritetin Olimpik dhe në parim janë dakord të mbësh-tesin idetë dhe projektet tona të bashkëpun-imit. Programet vijuese të sugjeruara në ta-kim janë me fokus te kurset e teknike për trajnerë, aktivitete sportive ndërkufitare, etj. Për aktivitetet ndërkufitare u sugjerua që mund të dialogojmë edhe me EOC EU-Office në Bruksel për të mbështetur aktivitetet e përbashkëta.

Një tjetër ide që u propozua dhe u prit me shumë interes nga palët ishte shtrirja e bashkëpunimit shumëpalësh nga Komitetet Olimpike në atë të federatave sportive. në detaje u diskutuan inisiative që bëjnë të mun-dur këtë bashkëpunim duke filluar me zhvil-limin e turneve rajonale në sporte të caktu-ara apo krijimi i Ligave për disiplina të ve-canta sportive.

Në vijim palët ranë dakord që të hartohet një projet i përbashkët i cili do të marri mi-ratimin e palëve përpara se të paraqitet në Solidaritetin Olimpik.

Në përfundim tryeza u mbyll vendimin për realizimin e mbledhjes së ardhshme në Podgoricë ku do të zyrtarizohet kjo inicia-tivë me nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi

Revista Olimpike 2015 33

Gjatë ditëve të zhvillimit të Lojërave Europiane në Baku, Sekretari Pergjithshëm i KOKSH, z. Stavri Bello ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të federatave sportive europiane. Në takimin e zhvilluar me Presidentin e COE , z.Patrick Hickey u diskutua mbi axhendën e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të COE që do të zhvillohej në Tiranë, në datën 17 shtator 2015. Në takimet me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Europiane të Xhudos, z. Envic Galea u diskutua mbi programet e kualifikimit të trajnerëve, me Presidentin e Federatës Europiane të Çiklizmit z David Lappartien, rikonfirmoi mbështetjen për ndërtimin e një piste BMX në Tiranë. Me Presidentin e Federatës Europiane të Notit, z. Paolo Barelli u diskutua mundësia e organizimit të kurseve kualifikuese në Tiranë etj. Në takimin me përfaqësues të Federatës Europiane të Basketbollit z.Bello informoi mbi ecurinë e kursit të kualifikimit për trajner që po zhvillohet në Tiranë.

Sekretari i kOkSh Stavri Bello takime me përfaqësues të federatave europiane

Mundësi bashkëpuniMi

presidenti i kOksh virOn bezhani në azerbajxhanPresidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, ka zhvilluar disa takime pune me homologët e tij, takime që kanë si synim jo vetëm forcimin e marrëdhënieve sportive mes dy shteteve por edhe krijimin e kushteve më të mira për stërvitje të sportistëve tanë. Qëllimi i Bezhanit në këto takime është garantimi i kushteve optimal për stërvitje për sportistët kandidatë për Olimpiadën e Rios, që zhvillohet pas një viti. Një takim të rëndësishëm Presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani, zhvilloi dhe më me Presidentin e Azerbajxhanit z. Ilham Aliyev ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sportit.

34 Revista Olimpike 2015

Një humbje të madhe ka shenjuar viti 20015-të për Komitetin Olimpik Kom-bëtar Shqiptar. Pas një sëmundje të pashërueshme më 3 nëntor të 2015-ës u nda nga jeta Gëzim Panariti, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH. Gëzimi siç të gjithë e njihnin të afërm, miq, shokë dhe bashkëpunëtorë, ishte një person me botë dhe vizion. I lindur në Tiranë më 11.05.1959, Gëzimi si të gjithë femijët dashuroi sportin e basketbollit dhe me përkushtim iu dedikua atij duke qenë lojtar i ekipit të Tiranës. Sporti ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së Gëzimit. Kontributi i tij i veçantë do të shenjohej në angazhimin si anëtar i Komitetit

Ekzekutiv të KOKSH, Kryetar i Komis-ionit Finance Marketig, Kryetar i Komis-ionit të Kulturës, Lektor në Kurset e Ad-ministratorëve Sportivë që nga viti 2001.

Njëkohësisht me karrierën sportive arsimimi i tij u fokusua në ekonomi-fi-nancë në Universitetin e Tiranës për të vijuar më tej me mbrojtjen e gradës Doktor i Shkencave. Për karrierën e tij profesionale dhe shkencore ka ndjekur trajnime dhe kualifikime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Arti ka qenë gjithashtu bashkëudhëtare në jetën e Gëzim Panaritit. Gjatë karrierës së tij profesionale në Galerinë Kombëtare të Arteve, arti ndikoi në botëkuptimin dhe

estetikën e tij si person. Gëzim Panari-ti punoi në GKA nga viti 1989 deri në vi-tin 2012, në realizimin e shumë projek-teve, ekspozitave dhe konkurseve kom-bëtare e ndërkombëtare. Një pjesë të jetës së tij ja dedikoi edhe jetës aka-demike duke qenë pedagog në Akade-minë e Arteve. Largimi i tij i para-kohshëm ishte një humbje e madhe për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar si një njeri me vlera të veçanta njerëzore dhe gjithashtu të anëtarit dhe bashkë-punëtorit që në këto vite ka kontribuar për sportin dhe Lëvizjen Olimpike në Shqipëri.

U prehsh në paqe Gëzim Panariti.

Lamtumira e anëtarit të komitetit ekzekutiv z. Gëzim panariti

34 Revista Olimpike 2015

Një humbje të madhe ka shenjuar viti 20015-të për Komitetin Olimpik Kom-bëtar Shqiptar. Pas një sëmundje të pashërueshme më 3 nëntor të 2015-ës u nda nga jeta Gëzim Panariti, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH. Gëzimi siç të gjithë e njihnin të afërm, miq, shokë dhe bashkëpunëtorë, ishte një person me botë dhe vizion. I lindur në Tiranë më 11.05.1959, Gëzimi si të gjithë femijët dashuroi sportin e basketbollit dhe me përkushtim iu dedikua atij duke qenë lojtar i ekipit të Tiranës. Sporti ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së Gëzimit. Kontributi i tij i veçantë do të shenjohej në angazhimin si anëtar i Komitetit

Ekzekutiv të KOKSH, Kryetar i Komis-ionit Finance Marketig, Kryetar i Komis-ionit të Kulturës, Lektor në Kurset e Ad-ministratorëve Sportivë që nga viti 2001.

Njëkohësisht me karrierën sportive arsimimi i tij u fokusua në ekonomi-fi-nancë në Universitetin e Tiranës për të vijuar më tej me mbrojtjen e gradës Doktor i Shkencave. Për karrierën e tij profesionale dhe shkencore ka ndjekur trajnime dhe kualifikime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Arti ka qenë gjithashtu bashkëudhëtare në jetën e Gëzim Panaritit. Gjatë karrierës së tij profesionale në Galerinë Kombëtare të Arteve, arti ndikoi në botëkuptimin dhe

estetikën e tij si person. Gëzim Panari-ti punoi në GKA nga viti 1989 deri në vi-tin 2012, në realizimin e shumë projek-teve, ekspozitave dhe konkurseve kom-bëtare e ndërkombëtare. Një pjesë të jetës së tij ja dedikoi edhe jetës aka-demike duke qenë pedagog në Akade-minë e Arteve. Largimi i tij i para-kohshëm ishte një humbje e madhe për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar si një njeri me vlera të veçanta njerëzore dhe gjithashtu të anëtarit dhe bashkë-punëtorit që në këto vite ka kontribuar për sportin dhe Lëvizjen Olimpike në Shqipëri.

U prehsh në paqe Gëzim Panariti.

Lamtumira e anëtarit të komitetit ekzekutiv z. Gëzim panariti

Revista Olimpike 2015 35

Asambleja e 18-të të Përgjithshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u mbajt më datë 17 Mars 2015, në Durrës. Asambleja u çel me respektimin e Him-nit Kombëtar dhe atij Olimpik, dhe më pas Presidenti Bezhani kërkoi nga pjesë-marrësit të nderojnë figurat që kanë dhënë kontribut jo vetëm në të shkuarën por dhe aktualisht për sportin shqiptar dhe zhvillimin e Lëvizjes Olimpike në vend . Të ftuarit nderuan me një minutë heshtje kujtimin e ish Presidentit të R/Amatorizmit z. Miftar Fana i cili është larguar nga kjo jetë vitin e kaluar. U nde-ruan me Urdhërat Olimpikë për kontrib-utin e tyre te padiskutueshëm për zhvil-limin e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri :Vangjel Zhapa (pas vdekjes) filantrop dhe kontribues në idealet e shpirtit Olimpik, Vangjel Koja, mjeshtër dhe me shumë kontribute në sportin e Volejbol-lit. Fidel Ylli, ish anëtar i Komitetit Ekze-kutiv të KOKSH dhe kontribues për zh-villimin e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri. Genc Boga, ish anëtar i Komitetit Ekze-kutiv të KOKSH dhe kontribues për zh-villimin e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri. Ju dhanë çmime 10 sportistëve më të mirë të vitit 2014, sportistë vetë propo-

zuar nga Federatat për rezultatet e tyre të larta në disiplinat përkatës. Në Asam-ble u prezantuan raportet mbi aktivite-tin vjetor të KOKSH 2014 si dhe raporti i Auditit të Pavarur. Anëtarët e Asam-blesë diskutuan gjithashtu edhe për pro-jekt ligjin “Për Sportin” i cili është përgat-itur nga Ministria e Arsimit dhe Sport-eve. Pritet që të gjitha Federatat sport-ive të japin opinionet e tyre rreth këtij projekt ligji, në mënyrë që ai të plotëso-het dhe të jetë i vlefshëm dhe i pran-ueshëm për të gjithë.

10 sportistët më të mirë të vitit 2014Ndërkohë që KOKSH-i dha edhe disa çmime për 10 sportistët më të mirë të vitit 2014, të propozuar nga vetë federa-tat përkatese, me motivacionin “Për re-zultatet e tyre të larta në disiplinat për-katese. Luiza Gega në atletikë, Migena Plasa në basketboll, Jurgen Uldedaj në boks, Klinti Grembi në ciklizëm, Alban Hoxha në futboll, Noel Borshi në not, Suela Mëhilli në ski, Endrit Cullhaj në xhudo, Ada Demneri në taekwondo dhe Erblira Bici në volejboll, ishin 10 spor-tistët më të mirë të vitit 2014 që KOKSH-i I nderoi me dhënien e çmime-ve në disiplinat e tyre.

Puna e KomisionevePranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar kryejnë veprimtarinë e tyre disa komisione si; Komisioni Teknik, Komisioni Femra dhe Sporti, Komisioni i Kual-ifikimit, Komisioni i Sportistit, Komisioni i Edukimit dhe Kulturës, Komisioni i Sportit për të Gjithë, Komis-ioni Financë Marketing dhe Komisioni i Etikës dhe Juridik. Aashtu si çdo vit edhe gjatë 2015-ës këto Komisione kanë vijuar punën sipas axhendës vjetore për orientimin e politikave sportive në sektorët që mbulojnë. Në fokus të punës së Komisionit Teknik gjatë vitit 2015-të ka qenë përfaqësimi i Shqipërisë në eventet e rëndësishme olimpike si Lojërat e I-ra Europiane “Baku 2015”, Lojërat e I-ra Mesdhetare të Plazhit etj. Një vit intensiv ka patur dhe Komaisioni i Kualifikimit me projektet sipas axhendës vjetore. Komisioni i Sportit për të gjithë në mbledhjen e vitit bëri prezent rendin e ditës në të cilin u diskutuan pro-jektet e afërta të KOKSH. Anëtarët e komisionit shprehën edhe një herë kontributin me idetë dhe pjesëmarrjen e tyre në realizimin e këtyre aktiv-iteteve.

Krijohet Komisioni i EtikësE veçantë e Asamblesë së 18-të të Përgjithshme

të KOKSH, ishte edhe krijimi i Komisionit të Etikës i cili do të jetë një Komision i pavarur nga Komiteti Ekzekutiv dhe do të raportojë punën e tij vetëm për-para Asamblesë. Anëtarët e Asamblesë ia besuan kryesimin e këtij Komisioni avokatit z.Vojo Malo. Ky komision ngrihet duke ndjekur parimet e Kartës Olimpike dhe orientimet e IOC-s sipas rekomandi-meve të Agjendës Olimpike 2020.

asambleja, nderon figurat që kanë dhënë kontribut në sport

36 Revista Olimpike 2015

poLitikat sportivE

Revista Olimpike 2015 37

36 Revista Olimpike 2015

poLitikat sportivE

Revista Olimpike 2015 37

38 Revista Olimpike 2015

FEDERATA SHQIPTARE E JUDO-SInvEstIm tEK E ardhmja Për vitin 2015, në zbatim të kalendarit sportive, Federata Shqiptare e Judo-s ka marrë pjesë dhe ka organizuar një sërë aktivitetesh sportive në rang kombëtar, ballkanik europian dhe botëror. Ndër aktivitetet Kombëtare përmendim; Kupën e Republikës, Kampionatin Kom-bëtar Senior M&F, Kampionatin Kom-bëtar për Fëmije dhe Turneun e 13-të Mbarëkombëtar. Ndër aktivitetet në rang ballkanik përmendim përfaqësimin në Kampionatin Ballkanik Cadet U-18 (Kra-iov, RUMANI)/ Kampionati Ballkanik Fsmije U-15 (Zabiak, MAL I ZI)/ Kam-pionati Ballkanik Te Rritur (Sofie, BUL-LGARI). Ndër aktivitetet e tjera në rang europian dhe botëror këtë vit sportistët tanë të jud-s janë përfaqësuar në: Euro-pean Judo CUP, (Sarajeve, BIH)/ Junior European Judo CUP (Athine, GREQI), 1st European Games (Azerbaijan), European Judo OPEN (Napoca, RUMANI) një aktivitet kualifikues për «Rio 2016», European Judo Cup Senior (Celje, SLLOVENI), European Championship Cadet (Sofie, BULLGARI), EYOF (Tbili-si, GJEORGJI) mbështetur nga KOKSH, Grand Prix (Zagreb, KROACI), Grand Prix (Budapest, HUNGARI), Ëorld Championship Senior (Astana, KAZ) të trija këto aktivitete kualifikuese për “Rio 2016”si dhe Ëorld Championship Cadet (Sarajeve, BIH), Gjatë 20015 kjo Feder-atë ka organizuar dhe ka qenë pjesëmar-

rëse në një disa turne rajonal dhe ka or-ganizuar kapme trajnimi për sportistët e rinj. Një projekt mjaft interesant këtë vit ka qenë projekti I J F “Judo per Femije” që është zhvilluar në shumë qendra publike dhe shkolla në disa qytete të

vendit si në Lezhe, Laç, Kamëz, Vaqarr, Tiranë dhe Elbasan. Është shfrytëzuar grumbullime në vende publike ku janë promovuar vlerat e sportit te Judo-s.Për këtë projekt është firmosur dhe mar-reveshja e bashkëpunimit ndërmjet Min-

Federatat sportive si anëtare të KOKSH kanë gjetur gjithmonë frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjes në projekte të ndryshme, kualifikime, mbështetje financiare etj. Ky bashkëpunim ka vazhduar edhe këtë vit ku KOKSH ka mbështetur Federatat në punën e tyre.

Sportet në një vit

aktivitEtEt E Fedetarave

Revista Olimpike 2015 39

istrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Feder-atës Shqiptare të Judo-s. FEDERATA SHQIPTARE E HANDBALL-IT FItOrja E Parë në një KOmPEtIcIOn ndërKOmbëtar Kalendari i aktiviteteve në Federatan e Henbollit ka nisur në Pallatin e Sportin “Tomorr Sinani” Elbasan , me zhvillimin e Kampionatit të të Rinjve në Handball. Në këtë aktivitet morën pjesë 4 ekipe dhe në finale mbërriti dyshja Elbasani-Vlora. Fitues i këtij kompeticioni u shpall Elba-sani. Gjatë muajit korrik 2015-të, Ekipi Kombëtar Shqiptar i Handball-it mori pjesë për herë të parë në Kampionatin Botëror të Vendeve në Zhvillim. Kjo ishte një eksperiencë e re për ekipin. Në këtë turne u arrit dhe fitorja e parë në një kom-peticion ndërkombëtar ku Shqipëria mundi Armeninë. Kjo fitore ishte një suk-ses për Kombëtaren e Handball-it. Në shtator 2015-të, Ekipi Kombëtar i Han-dball-it mori pjesë gjtihashtu për herë të parë në Lojërat Mesdhetare të Plazhit, të cilat u zhvilluan në Pescara të Italisë, “Pe-scara Mediterranean Beach Handball”. Në këto lojëra Ekipi Kombëtar bëri një paraqitje dinjitoze në përballjet me eki-pet më të mira të Beach Handball-it. Ka-lendari i aktiviteteve u mbyll në muajin tetor 2015-të në Elbasan në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” u Kupa në nder të Kostandin Ktona, konsideruar si babai i Handball-it në Shqipëri. Në këtë kompeticion që organizohej për herë të parë morën pjesë 6 ekipe. Finalja i takoi Elbasani-Vllaznia, ku fitues doli ekipi shkodran. FEDERATA SHQIPTARE E BODYBUIDING & FITNESS  më shumë FEmra të PërFshIra në Këtë sPOrt Federata shqiptare e Bodybuiding & Fit-ness organizoi më datë 16 Tetor 2016 në sallën e Univesitetit të Arteve të Tiranës, Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding dhe Fitness. Në këtë eveniment të rëndë-

40 Revista Olimpike 2015

sishëm morën pjesë 70 sportistët më të mirë nga qytete te ndryshme të Shq-ipërisë, ku spikatën më tepër sportistët e Tiranës, Fierit, Vlorës etj. me më shumë pjesmarrje dhe cilësi. Në këtë kampionat dominoi konkurimi kategorive të fitnesit me pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe nivel të lartë pregatitje kryesisht për djem. Gjithashtu pati pjesmarrje në dy kategori për femra Ëoman Fitness me kampionen nga Vlora Kristina Sinanaj dhe Ëoman Fitness Bikini me Kampionen Eranda Sh-uaipi dhe Ersiada Gremin, të cilat me per-formancën e tyre i dhanë vlera më shumë këtij spektali sportiv duke u bërë shem-bull dhe motivuese për vajza të tjera në përfshirjen e femrave në këtë sport. Në kategorine Bodybuilding Junior, Master dhe Senior vlen për tu theksuar hapi i madh cilësor i sportisteve që janë baza e ekipit tonë kombëtar në aktivitetet ndërkombëtare. FEDERATA SHQIPTARE E PING PONGUTFEmrat të trEtat në ballKan

Federata Shqiptare e Ping Pongut gjatë vitit 2015-të ka zhvilluar këto aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Në mua-jin qershor sportistët e ping pongut morën pjesë në kampiontin e 23-të Ball-kaniu U-18, i cili u zhvillua në Prishtinë, Kosovë. Kombëtarja Shqiptare e të Re-jave U18, në garën ekipore u rendit në vendin e 3-të, në Kampionatin e 23-të Ballkanik të të Rinjve. Ekipi Kombëtar Shqiptar u drejtua nga mjeshtri i sportit z.Musa Terniqi dhe përbëhej nga spor-tistët Liridona Rexhaj, Alba Xhupi dhe Emirjeta Isufi. Në Tiranë, më 19-20 shtator 2015, u zhvilua Kampionati Kombëtar Individual të Rritur, ku talenet e reja si Liridona Rexhaj (16 vjeç) e ekipit të Durrësit dhe pingpongisti 20-vjeçar, Nikolla Haxhillazi i ekipit të Elbasanit, kampion i moshave ndër vite u shpall Kampion Kombëtar për vitin 2015-të. Ekipi i Tomorrit, shpallet ekipi Kampion në Kampionatin Kombëtar Ekipor dhe Kupën e Republikës për të rritur për vi-tin 10-të rrjesht. Ekipi i Tomorrit drejto-het nga tranjeri i mirënjohur Xhorxhi Skufi dhe përbëhej nga sportistët, Ilir

40 Revista Olimpike 2015

sishëm morën pjesë 70 sportistët më të mirë nga qytete te ndryshme të Shq-ipërisë, ku spikatën më tepër sportistët e Tiranës, Fierit, Vlorës etj. me më shumë pjesmarrje dhe cilësi. Në këtë kampionat dominoi konkurimi kategorive të fitnesit me pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe nivel të lartë pregatitje kryesisht për djem. Gjithashtu pati pjesmarrje në dy kategori për femra Ëoman Fitness me kampionen nga Vlora Kristina Sinanaj dhe Ëoman Fitness Bikini me Kampionen Eranda Sh-uaipi dhe Ersiada Gremin, të cilat me per-formancën e tyre i dhanë vlera më shumë këtij spektali sportiv duke u bërë shem-bull dhe motivuese për vajza të tjera në përfshirjen e femrave në këtë sport. Në kategorine Bodybuilding Junior, Master dhe Senior vlen për tu theksuar hapi i madh cilësor i sportisteve që janë baza e ekipit tonë kombëtar në aktivitetet ndërkombëtare. FEDERATA SHQIPTARE E PING PONGUTFEmrat të trEtat në ballKan

Federata Shqiptare e Ping Pongut gjatë vitit 2015-të ka zhvilluar këto aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Në mua-jin qershor sportistët e ping pongut morën pjesë në kampiontin e 23-të Ball-kaniu U-18, i cili u zhvillua në Prishtinë, Kosovë. Kombëtarja Shqiptare e të Re-jave U18, në garën ekipore u rendit në vendin e 3-të, në Kampionatin e 23-të Ballkanik të të Rinjve. Ekipi Kombëtar Shqiptar u drejtua nga mjeshtri i sportit z.Musa Terniqi dhe përbëhej nga spor-tistët Liridona Rexhaj, Alba Xhupi dhe Emirjeta Isufi. Në Tiranë, më 19-20 shtator 2015, u zhvilua Kampionati Kombëtar Individual të Rritur, ku talenet e reja si Liridona Rexhaj (16 vjeç) e ekipit të Durrësit dhe pingpongisti 20-vjeçar, Nikolla Haxhillazi i ekipit të Elbasanit, kampion i moshave ndër vite u shpall Kampion Kombëtar për vitin 2015-të. Ekipi i Tomorrit, shpallet ekipi Kampion në Kampionatin Kombëtar Ekipor dhe Kupën e Republikës për të rritur për vi-tin 10-të rrjesht. Ekipi i Tomorrit drejto-het nga tranjeri i mirënjohur Xhorxhi Skufi dhe përbëhej nga sportistët, Ilir

Revista Olimpike 2015 41

Shabani, Dorian Tapia dhe Andi Kola. FEDERATA SHQIPTARE E ATLETIKëSsuKsEsEt E vItI që lamë Pas

Sportistja shqiptare më elitare e këtyre viteve të fundit i përket atketikës. Sukse-set e këti viti për Federatën e Atletikës mbajnë firmën e saj. Luiza Gega fitoi medaljen e artë në garën e 1500 metrave në Kampionatin Ballkanik të Atletikës, që u zhvillua në Pitesti të Rumanisë. Vetëm 24 orë pasi kishte rrëmbyer medaljen e argjendtë në 800 metra, Ge-ga konfirmoi se në 1500 metra është e pakonkurrueshme në Ballkan. Në pistën ku garonin 11 atlete nga vende të ndry-shme si Rumania, Sllovenia, Turqia, Ser-bia, Maqedonia apo Moldavia, Gega e ndali kronometrin në kohën 4’08”78, duke e lënë pas me pothuajse 8 sekonda turken Songul Konak, që zuri vendin e dytë. Kështu, Luiza Gega bën “bis” pas Lojërave Europiane “Baku 2015”, ku fitoi po ashtu vendin e dytë në 800 metra dhe të parin në 1500 metra. Një tjetër at-let i sukseshëm i vitit është dhe Izmir Smajlaj i cili gjithashtu u rendit i dyti në Lojërat e I-ra Euripiane që u mbajtën në Baku të Azerbajxhanit. Gjithashtu ai ës-htë dhe fitues i Kupës së Shqipërisë. Pjesëmarrje tjetër e shënuar gjatë 2015-ës nga Federata e Atletikës është dhe “In-ternational Meeting Mario Pescan-te”, aktiviteti i zhvilluar nga Mario Pe-scante ku edhe Komiteti Olimpik Kom-bëtar Shqiptar dhe mbështetjen e tij fi-nanciare.

FEDERAT SHQIPTARE E AERONAUTIKëSshqIPërIa nga ajrI

Federata Shqiptare e Aeronautikës ka uh-dëtuar në qytete të ndryshme të Shq-ipërisë me Kampionatin Kombëtar. Në muaj in mars është organi zuar «Gjirokastra Open Air» për të vijuar në Vlorë me Albania Open, në muajin gusht në Korçë me «Korça Open Air» për ta mbyllur në nëntor me «Tirana Open Air». Gjatë muajit gush është zhvilluar

42 Revista Olimpike 2015

edhe Kupa e Kombit ku përveç sportit janë promovuar edhe bukuritë natytore të Llogarasë. Për ta mbyllur vitin e aktiv-iteteve me “Albanian Coast trip” që u or-ganizua nga Velipoja në Butrint.

FEDERATA E ALPINIZMIT drEjt majavE më të larta Federata e Alpinizmit ashtu si çdo vit ak-tivitetet e saj i ka shenjuar me një tema-tikë të caktuar. Në muajin mars 20015-së u organizua nga Federata e Alpinizmit aktiviteti me tematikë «Kacavjerja Shkëmbore» në Bovillë. Ky aktivitet u drejtua nga prof.Aleksandër Bojaxhi.Po në muajin mars u organizua aktiviteti “Ngjitje në Nemerçkë” maja e Papingut nga ana e Permetit. Ky aktivitet u drejtua nga presidenti Federatës së Alpinizmit, Jani Ziso me ngjitjen e tij aktive dhe me guida alpino nga alpinistët përmetare Robert Tabaku dhe Shkëlqim Hasani  FEDERATA SHQIPTARE E SHAHUTshau në shKOlla rIsIa E vItIt 20015-të Federata Shqiptare e Shahut vitin 2015-të, e filloi me organizimin e Asamblesë Kom-bëtare dhe miratimin e aktivitetit vjetor, ob-jektivave vjetore e synimeve, për të vazhduar më pas me organizimin e aktiviteteve dhe kampionateve kombëtare, pjesmarrje në aktivitete ndërkombëtare, si dhe në Asambletë e FederataveEuropiane dhe Botërore ECU dhe Fide. Në organiz-imin e aktiviteteve kombëtare si; Kampio-nati Kombëtar për të rinj dhe grupmosha, Kampionati Kombëtar Individual, Ekipor dhe Blitzi&Rapidi. Pjesëmarrja dhe rezul-tatet e vitit ishin të mira dhe u finalizuan me fitues Franc Ashiku (M), Alda Shabanaj (F). Në rang ekipir fitues u shpall ekipi i Butrintit dhe Llambi Pasku (Blitz) e Timo-leo Mico (Rapid).

Vlen të theksohet pjesmarrja e të rinjve në Kampionatet Europiane e Botërore, nën dre-jtimin e trajnerit Shkëlqim Çela, ku lojrat, re-zultatet dhe renditja përfundimtare ishin din-jitoze dhe të suksesshme për të gjitha grup-moshat. Këto rezultate kulmuan me renditjen në vendin e 3-të për femra të shahistes BrunaTuzi dhe në vendin e 2-të të shahistit Xhuljo Shkurta për meshkuj, në Kampio-natin Mesdhetar U-20, zhvilluar në Greqi.

42 Revista Olimpike 2015

edhe Kupa e Kombit ku përveç sportit janë promovuar edhe bukuritë natytore të Llogarasë. Për ta mbyllur vitin e aktiv-iteteve me “Albanian Coast trip” që u or-ganizua nga Velipoja në Butrint.

FEDERATA E ALPINIZMIT drEjt majavE më të larta Federata e Alpinizmit ashtu si çdo vit ak-tivitetet e saj i ka shenjuar me një tema-tikë të caktuar. Në muajin mars 20015-së u organizua nga Federata e Alpinizmit aktiviteti me tematikë «Kacavjerja Shkëmbore» në Bovillë. Ky aktivitet u drejtua nga prof.Aleksandër Bojaxhi.Po në muajin mars u organizua aktiviteti “Ngjitje në Nemerçkë” maja e Papingut nga ana e Permetit. Ky aktivitet u drejtua nga presidenti Federatës së Alpinizmit, Jani Ziso me ngjitjen e tij aktive dhe me guida alpino nga alpinistët përmetare Robert Tabaku dhe Shkëlqim Hasani  FEDERATA SHQIPTARE E SHAHUTshau në shKOlla rIsIa E vItIt 20015-të Federata Shqiptare e Shahut vitin 2015-të, e filloi me organizimin e Asamblesë Kom-bëtare dhe miratimin e aktivitetit vjetor, ob-jektivave vjetore e synimeve, për të vazhduar më pas me organizimin e aktiviteteve dhe kampionateve kombëtare, pjesmarrje në aktivitete ndërkombëtare, si dhe në Asambletë e FederataveEuropiane dhe Botërore ECU dhe Fide. Në organiz-imin e aktiviteteve kombëtare si; Kampio-nati Kombëtar për të rinj dhe grupmosha, Kampionati Kombëtar Individual, Ekipor dhe Blitzi&Rapidi. Pjesëmarrja dhe rezul-tatet e vitit ishin të mira dhe u finalizuan me fitues Franc Ashiku (M), Alda Shabanaj (F). Në rang ekipir fitues u shpall ekipi i Butrintit dhe Llambi Pasku (Blitz) e Timo-leo Mico (Rapid).

Vlen të theksohet pjesmarrja e të rinjve në Kampionatet Europiane e Botërore, nën dre-jtimin e trajnerit Shkëlqim Çela, ku lojrat, re-zultatet dhe renditja përfundimtare ishin din-jitoze dhe të suksesshme për të gjitha grup-moshat. Këto rezultate kulmuan me renditjen në vendin e 3-të për femra të shahistes BrunaTuzi dhe në vendin e 2-të të shahistit Xhuljo Shkurta për meshkuj, në Kampio-natin Mesdhetar U-20, zhvilluar në Greqi.

Revista Olimpike 2015 43

Nisur nga objektivi për implementimin e sha-hut në shkolla dhe rikthimin e vëmendjes së pushtetit qendror e lokal dhe organizmave të tjera, ndaj sportit të shahut duke synuar rik-thimin e traditës, si dhe për nisjen e një rrugëtimi të ri drejt masivizimit,veçanërisht në shkolla. Kjo e fundit ka ecur njëkohësisht me punën disa mujore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Sportit pranë MAS, Fide & ECU, për përgatitjen e Draft- Marrëveshjes së Bashkëpunimit ku Federata e ndihmuar nga Mjeshtrat Dervishi, Muço, Seitaj, si dhe bashkëpunëtorëve të tjerë e aktivistëve të saj, organizoi një sërë aktivitetesh masive e simultane në qytetet Tiranë, Durrës, Lushnjë, Berat, Kavajë si dhe në qendra dhe institucione si Forcat e Armatosura dhe Burgu i Vaqarit. Përpjekjet e mësipërme u finalizuan me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkë-punimit me MAS, për mësimet e shahut në shkolla, si lëndë edukative ekstra kurikulare. Nga ana tjetër duke i dhënë rëndësi kualifi-kimit të specialistëve, falë bashkëpunimit dhe mbështetjes të organizatave të rëndësishme ku ne aderojmë; Fide, ECU dhe KOKSH, si dhe punës së Federatës së Shaut, u realizua për herë të parë Seminari Ndërkombëtar për trajnerë Fide me lektorë, GM Antoaneta Ste-fanova, (Kampione e Botës) në përfundim të të cilit u arritën 3 tituj- Trajnere Fide, 9 tituj-Fide Instruktor; 11 tituj- Trajner National; 2 tituj Instrutors zhvillues. Gjithashtu GM Ste-fanova, zhvilloi një simultane me nxënës të shkollave të Tiranës.

FEDERATA E ÇIKLIZMITrIvalItEt ballKanIK në garën më të rëndësIshmE ÇIKlIstIKE

Rrethi i 72-të Ciklistik i Shqipërisë, mbetet padyshim, aktiviteti më i rëndësishëm i Federatës Shqiptare të Ciklizmit. Këtë vit është dhe 90 vjetori i Rrethit të parë çiklistik që u zhvillua në Shkodër në vitin 1925. Në këtë aktivitet morën pjesë 40 ciklistë, që përfaqësonin 10 ekipe. Nga këto, 7 ekipe ishin vendase, ndërsa 3 të tjerë vinin nga Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia. Rrethi Ciklistik i Shqipërisë u zhvillua i ndarë në 6 etapa me një gjatësi prej 689,2 kilometra. Ajo që ra në gjatë këtij Turi ishte ndryshimi i itinerarit të Turit Çiklistik 2015, për etapën Durrës-Vlorë. Për arsye fondesh u vendos nga Federata të shkurtojë këtë etapë dhe në vend të saj u zhvillua një etapë e improvizuar, Lushnjë-Përmet. Etapa e 6-të dhe e fundit e Turit, Përmet-Fier, 125km e gjatë, kurorëzoi

kampionin e ri. Çiklisti serb i ekipit Novi Pazar, Marko Stankoviç është fituesi i këtij viti. Ai korri suksesin e dytë personal në edicionin e 72-të të Turit Çiklistik të Shqipërisë, duke fituar që në etapën e 5-të Lushnjë-Përmet. Ai fitoi duelin e shpejtësisë me rivalët e tij, duke lënë pas Besmir Banushin e Apolonisë me një sekondë më shumë dhe Sefedin Hoxhën e Teutës me 2 sekonda më shumë.

FEDERATA E HARKUTvItI I ndryshImEvE në sPOrtIn më të rI në vEnd

Viti 2015 ka qenë viti i ndryshimit dhe më dinamiku për sportin e Harkut në Shqipëri. Ndryshimet janë nga ato organizative, rritjes së anëtarësisë, përmirësime teknike, kualifikim të burimeve njerëzore si dhe shtim të aktiviteteve të promovimit të këtij sporti relativisht të ri në Shqipëri. Ndryshimet organizative konfirmuan lidershipin e

organizatës si njerëz me pasion dhe energji për ta zhvilluar dhe çuar këtë sport përpara. Nën drejtimin e Presidentit Av. Vojo Malo dhe aktivitetit të bordit drejtues të Shoqatës Shqiptare të Harkut, përgjatë vitit 2015 u arritën të realizohen dhe përmbushen objektivat e vendosura ndër të cila më kryesoret janë; Intensifikim i Komunikimit me partnerët Kombëtarë dhe Ndërkombetar ku kemi rivendosur kontakte intensive me partnerët ndërkombëtarë si Federata Botërore dhe atë Europiane të Harkut të cilat bënë të mundur anetaresimin me të drejta të plota të Shoqatës Shqiptare të harkut në Federatën Botërore dhe Europiane, si dhe u vendosën ura të bashkëpunimit dhe zhvillimit të sportit të Harkut në Shqipëri. Bashkëpunimi me KOKSH që mundësoi të kualifikojmë 16 instruktorët e parë (meshkuj dhe femra) të certifikuar nga Federata Botërore e Harkut nëpërmjet Kursit Teknik për Trajnerë. Organizimi i Aktivitete të ndryshme për promovimin e Harkut në qytete të ndryshme si dhe në shkolla.

44 Revista Olimpike 2015

aktivitEtEt E FEdEtaravE

44 Revista Olimpike 2015

aktivitEtEt E FEdEtaravE

Revista Olimpike 2015 45

Botim i Komitetit Olimpik Kombëtarë Shqiptar

Revista

Olimpike 2015Botim i Komitetit Olimpik Kombëtarë Shqiptar

Revista

Olimpike 2015